Dita e Gagarinit në hapësirë

GagarinSot është Dita Ndërkombëtare e Fluturimit të Njeriut në Hapësirë, e vendosur më 12 prill për të kujtuar momentin në këtë ditë në 1961 kur kozmonauti sovjetik, 27-vjeçari Juri Gagarin u bë njeriu i parë në hapësirë.

Fluturimi i tij historik në orbitë rreth Tokës me anijen Vostok 1 me një shpejtësi 27 mijë e 400 kilometra në orë zgjati vetën 108 minuta, por hapi një kapitull gjigand në historinë e njerëzimit – atë të eksplorimit të hapësirës.

Para fluturimit të Gagarinit, udhëtimet në hapësirë i bënin vetëm personazhet e librave fantastiko-shkencorë.

Vetë kozmonauti Gagarin nuk kishte në dorë kontrollin e anijes. Ajo kontrollohej nga një kompiuter që i dërgonte komanda mjetit Vostok 1, me anë të valëve të radios. Por në anije kishte një pult komandimi që Gagarini mund ta përdorte nëse ishte e nevojshme.

Kryeministri sovjetik Nikita Krushov i dha atij titullin Hero i Bashkimit Sovjetik. Ai mori më pas epitetin “Kristofor Kolombi i Kozmosit”.

Fluturimi i tij i ndezi amerikanët, duke bërë që të përshpejtonin programin e tyre të eksporimit të hapësirës. Pak javë më pas, astronauti amerikan Alan Shepherd u bë amerikani i parë në hapësirë. Në shkurt të vitit të pasoi, austronauti John Glenn i bë amerikani i parë në orbitë rreth Tokës. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>