Dosja e fshehtë: Si u themelua Shteti Islamik

Revista gjermane “Der Spiegel” ka arritur të shtjerë në dorë dosjet sekrete të një ish-oficeri irakian, që ishte koka e krjimit të Shtetit Islamik në Siri dhe që humbi jetën në janar të vitit 2014.
Nga Christoph Reuter

Ato portretizojnë një organizatë, e cila ndërsa në pamje të parë duket se nxitet nga fanatizmi fetar, në të vërtetë bën llogaritje shumë gjakftohta. Dhe, duke ndjekur “parimet” që i lexon tek George Orwelli, ka krijuar një strukturë të ngjashme me STASI-n e Gjermanisë Lindore

I përmbajtur. I sjellshëm. Miklues. Jashtëzakonisht i vëmendshëm. I pandershëm. I padepërtueshëm. I lig. Rebelët në Sirinë e veriut, duke kujtuar takimet muaj më vonë, kujtojnë aspekte krejtësisht të ndryshme të tij. Por bien dakord mbi një gjë: “Ne kurrë nuk e dinim saktësisht, se cilin kishim përballë”.

Në fakt, as ata që e qëlluan dhe e vranë, pas një përleshje të shkurtër me armë në qytetin e Tal Rifatit në një mëngjes janari të vitit të shkuar, nuk e dinin identitetin e vërtetë të njeriut rreth të pesëdhjetave. Ata ishin vetëm në dijeni, se kishin vrarë liderin strategjik të grupit që e quan veten “Shteti Islamik”. Fakti që kjo ndodhi ishte rezultat i një llogaritje të gabuar, të rrallë, por fatale, nga ana e projektuesit të shkëlqyer. Rebelët lokale e vendosën kufomën në një frigorifer, në të cilin ata synonin ta varrosnin. Vetëm më vonë, kur e kuptuan sa i rëndësishëm kishte qenë ai njeri, ata e zhvarrosën trupin.

Samir Abd Muhammad Al-Khlifavi ishte emri i vërtetë i irakianit, por askush nuk e njihte me këtë emër. Edhe pseudonimi i tij më i njohur, Haxhi Bekri, nuk ishte i njohur gjerësisht. Por kjo ishte pikërisht pjesë e planit. Ish-koloneli në shërbimin e inteligjencës së forcave ajrore të mbrojtjes të Sadam Hyseinit, tërhoqi në fshehtësi fijet tek ISIS-i, për vite me rradhë.

Ish-anëtarët e grupit e patën përmendur në mënyrë të përsëritur si një nga figurat e tij kryesore. Megjithatë, nuk ishte e qartë se cili ishte saktësisht roli i tij. Por kur arkitekti i Shtetit Islamik vdiq, ai la pas diçka që kishte për qëllim ta mbante rreptësisht të fshehtë: projektin për këtë shtet. Kjo është një dosje e plotë e shkruar me dorë nga listat organizative, rekruktimet, shantazhi, vrasjet, të cilat përshkruajnë si një vend mund të nënshtrohet gradualisht… Bota.al

http://www.bota.al/2015/04/dosja-e-fshehte-si-u-themelua-shteti-islamik/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>