Eklips dhe Superhënë, një fenomen i rrallë astronomik

eklipsiNjerëzit në mbarë botën i mbajtën mbrëmë sytë të drejtuar nga qielli, për të parë një fenomen të rrallë astronomik, kur eklipsi i plotë i Hënës përkon me fenomenin e Superhënës.

Njerëzit dolën mbrëmë vonë dhe sot në orët e para të mëngjezit, sipas vendit ku ndodheshin, për të parë momentin kur Toka lëshon një shkëlqim të kuqërremtë tek Hëna, rezultat i një kombinimi të rrallë të  eklipsit me hënën e plotë që ndodhet më pranë Tokës se asnjëherë tjetër gjatë vitit.

Kjo ngjarje qiellore, e njohur si “Hëna blu”, u pa në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, në pjesë të Europës, në Afrikën Veriore dhe në Azinë Perëndimore.

Fenomeni i Superhënës ndodh kur Hëna ngjan më e madhe dhe më e shkëlqyeshme se zakonisht, kur ajo arrin në atë pjesë të orbitës që është më e afërt me Tokën.

Për shkak se orbita e Tokës nuk është e rrumbullakët në mënyrë të përkryer, distanca e saj nga Toka varion me rreth 40 mijë 900 kilometra, ndërsa i vjen rrotull planetit çdo 27 ditë.

Në pikën e saj më të afërt, të njohur si perigje, Hëna i afrohet Tokës në distancën 363,104 km. Në pikën e saj më të largët, të njohur si apogje, Hëna është në distancën 406,696 kilometra larg Tokës. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>