EMA: AstraZeneca është e sigurtë

Rregullatori i Bashkimit Evropian për Barnat tha të enjten se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe e efektshme, një pohim që zyrtarët shpresojnë të zbutë shqetësimet për efektet e mundshme anësore dhe të rralla si mpiksja e gjakut.

Ata shpresojnë gjithashtu se kjo do të lejojë shtetet të cilat e ndaluan përdorimin e AstraZeneca-s që ta shtojnë përsëri vaksinën në arsenalin e tyre për të luftuar koronavirusin, i cili është rigjallëruar në këto vende.

Megjithatë, Rregullatori i Barnave tha se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme mes rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës.

Udhëheqësit e vendeve, kryesisht evropiane, që ndaluan përdorimin e vaksinës, e morën vendimin e tyre si një hap që synonte të siguronte publikun se të gjitha shqetësimet po trajtoheshin seriozisht.

Shumica e këtyre vendeve sinjalizuan se mund t’i rifillonin vaksinimet me AstraZeneca kur agjencia e barnave të jepte siguri se vaksina ishte e sigurt.

Deri tani nuk është vërtetuar ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë mes mpiksjeve të gjakut ose hemoragjive të rënda dhe vaksinës AstraZeneca.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>