Fintet e Erdoganit

Turqia është partner i rëndësishëm i BE-së për shkak të pozitës gjeopolitike. Por interesa të tjera të përbashkëta thuajse nuk ka. BE-ja duhet ta pranojë këtë gjë.

erdoganVërtet që mund të dyshojmë me të drejtë nëse është një e vërtetë e padiskutueshme, kur Bundestagu gjerman shprehet për gabimet historike të kombeve të tjera. Teatri që po bën pala turke që nga rezoluta e Bundestagut për Armeninë është megjithatë i tepruar. Pas sulmeve të papranueshme në të gjitha aspektet të Erdoganit ndaj deputetëve gjermanë me origjinë turke tani po pasojnë shigjeta diplomatike. Të mos i lejosh një sekretari parlamentar të hyjë në bazën ajrore të përbashkët, është një akt me të vërtetë i paimagjinueshëm mes aleatësh. Në fund të fundit Bundeswehri ka ruajtur deri pak kohësh kufirin tokësor turk me Sirinë Dhe avionët e zbulimit që nisen nga Incirliku për në Siri dhe Irak, i shërbejnë edhe sigurisë së Turqisë.

Qëllimi Erdoganit është i lehtë të kuptohet: ai dëshiron ta mbajë ndezur çështjen për arsye të brendshme politike, por tregohet mjaft kujdesshëm që të mos e dëmtojë operacionin ushtarak. Sepse personelit të nevojshëm për operacionin ushtarak, nuk i refuzohet hyrja. I ngjashëm është dhe sugjerimi për të zhvilluar në Turqi një plebishit në lidhje me vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në. Ky mund të shërbejë si një valvul për ta shkarkuar presionin e brendshëm në drejtim të Evropës, por nuk duhet të merret seriozisht. Praktikisht çdo qeveri në BE do të jenë të lumtur nëse Turqia do t’i ndërpriste nga ana esaj negociatat për anëtarësim. Dhe për çfarë do të bënte reklamë vetë presidenti? Për negociata të mëtejshme me një klub të cilin e fyen në mënyrë periodike?

Turqia konsiderohet në Perëndim si një partner i rëndësishëm. Kjo lidhet në thelb me vendndodhjen e saj gjeopolitike dhe anëtarësinë e saj në NATO. Me krizën e refugjatëve është shtuar një fushë tjetër bashkëpunimi. Ngjarjet e javëve të fundit kanë treguar se përtej këtyre ka vetëm pak interesa të përbashkëta, për të mos folur pastaj për vlera të përbashkëta. Një gabim kardinal i politikës së zgjerimit ishte besimi se vendet me të cilat BE-ja bashkëpunon për shkaqe strategjike, duhet të bëhen gjithashtu anëtarë të plotë të saj. Pranimi i këtij gabimi është një nga shumë detyrat që janë në listën e detyrave të politikës evropiane. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>