Grushti i shtetit në Turqi, shkarkohen edhe 8 mijë policë

turqiiiiNuk po njeh kufij kundërpërgjigjia e qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit, që rezultoi me një bilanc tragjik prej më shumë se 260 të vdekurish dhe e zhyti në kaos vendin anëtar të NATO-s.

Autoritetet thanë se të paktën 8 mijë zyrtarë të policisë ishin pezulluar, nën dyshimin se kishin lidhje me puçin e dështuar, në fundjavë. Rreth 6 mijë pjestarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, përfshirë gjeneralë janë vënë në pranga, ndërsa udhëheqësi turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të pastrojë organizmat shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën dhe kërkoi ritkhimin e dënimit me vdekje.

Dënimi kapital u hoq në 2004 si pjesë e ambicieve të Turqisë për t’ju bashkuar BE-së dhe askush nuk është ekzekutuar në vend që prej 1984-s.

“Si shteti dhe qeveria juaj ne e degjojmë kërkesën tuaj për rikthimin e dënimit me vdekje. Në demokraci çdo gjë që kërkon popullit duhet të zbatohet. Besoj se qeveria do të diskutojë lidhur me çështjen me partitë opozitare dhe më pas do të merret një vendim sa më shpejt. Puçistët do të paguajnë çmimin që meritojnë”.

Qeveria turke pretendon se pas komplotit qëndron kleriku Fetullah Gulen që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Media shtetërore raportoi të hënën se mbi 100 gjeneralë dhe admiralë ishin arrestuar pas bastisjeve rreth vendit.

Një zyrtar tuk tha se të arrestuarit dhe të shkarkuarit ishtin të përfshirë në përpjekjen e dështuar për grusht shteti, ose kishin lidhje me puçistët. Duke ju përgjigjur kritikave të ndërkombtarëve, ai tha edhe pse numri dukej ecesiv, ata duhet të bënin gjithçka për të parandaluar një valë të re sulmesh kunder civilëve dhe godinave qeveritare.

“Natyrisht do të jenë gjykatat që do të shqyrtojnë provat dhe të arrijnë në përfundime”, ishin fjalët e tij, që duket se nuk i kanë bindur ndërkombëtarët që po ndjekin të alarmuar zhvillimet.

Ndërkohë një video është publikuar së fundmi, ku shfaqen disa prej atyre që thuhet të jenë ideatorët e puçit, tashmë të prangosur dhe pas hekurave. Me shenja dhune në fytyrë, ata thonë emrat e tyre, në pasthirrmat fyese dhe tallëse të hetuesve. (Top Channel )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>