Përsëri probleme me financat në Greqi dhe taktikës së papërshkrueshme të bisedimeve. Tani Athina vendosi të paraqesë një ofertë për të cilën mund të negociohet.
Tek ideologët e majtë në qeverinë greke duket se pak para përfundimit të afatit po shfaqet diçka si realizëm. Pasi kryeministri Tsipras e drejtoi vendin e tij pothuajse në falimentim, ekonomia filloi të tkurret përsëri, njerëzit të tërheqin paratë e tyre nga bankat dhe shoqëritë turistike të frenojnë rezervimet e tyre, lojtarët e Athinës kanë vendosur të paraqesin një ofertë, për të cilën mund të negociohet. Më në fund, mund të thotë dikush.
E gjithë kjo dramë nuk do të kishte qenë e nevojshme. Për zgjidhjen që po shfaqet tani, qeveria greke mund të kishte rënë dakord që në prill. Nëpërmjet taktikës së papërshkrueshme të bisedimeve ajo ka humbur pothuajse çdo lloj besimi tek partnerët evropianë, apo tek Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe tek investitorët e huaj. Ndërkohë që besimi është i vetmi burim që ka ky vend, i cili është i varfër në burime.
Po bëhet qesharake
Me dorëzimin shumë të vonë të pozicionit negociuese, qeveria greke e humbi këtë të hënë rastin, edhe pse tani mund të ishte marrë një vendimi. Ministrat e Financave të euroonës u larguan pak a shumë pa mbaruar punë përsëri, sepse nuk kishte ndonjë dokument të pjekur. Samiti i jashtëzakonshëm i kryetarëve të shteteve dhe qeverive, që në fakt duhet të ofronte një triubunë për rastin, u tkurr prej regjisë joprofesionale në një “samit konsultimi”. Kjo është një kategori e re, që e shpiku kancelarja Merkel për të mbuluar ngjarjen e turpshme. Po të mos ishte kaq e trishtuar gjendja në Greqi dhe eurozonë, për këtë mund të qeshej.
Reputacionin si menaxhere e krizës, Angela Merkel nuk e justifikoi si duhet. Ajo kishte pak përgjigje për shumë pyetje, dhe dukej në mëdyshje. Aleksis Tsipras i la partnerët evropianë përsëri të prisnin, dhe duket se i tërheq ata prej hunde. Ai e di mirë se ata nuk do ta lenë të falimentojë në fund, sepse pasojat për projektin e unifikimit të euros do të jenë ndoshta të pallogaritshme. Pra, një tjetër raund negociatash, edhe një samit të enjten.
Ndërkohë momenti po sjell orën e së vërtetës, rreziku i largimit nga zona e euros pas 30 qershorit. Të paktën, qeveria greke duket se e ka kuptuar se një zgjatje e programit të ndihmës së tanishme është përsëri i nevojshëm dhe se ajo do të lejojë një disbursimin teknikisht të fondeve. Kjo presupozon se ekziston një marrëveshje në 48 orët e ardhshme. Aleksis Tsipras ka marrë prej 18 udhëheqës të tjerë, po të flasim në mënyrë figurative, një shkelm në prapanicë. Ai tani duhet të marrë përgjegjësi dhe nuk mund të kërkojë më shumë para, tha Presidenti lituanez Grybauskaite i cili u mban anën grekëve. Nëse Alexis Tsipras mund të zbatojë koncesione të mundshme në shtëpi? Askush nuk mund të thotë me siguri
Nuk durohet më gjatë
E sigurt është një gjë: tragjedia greke është ende larg përfundimit. Nëse ka një marrëveshje për programin e dytë të ndihmës, ky do ta nxjerrë Greqinë për shkak të gjendjes së dëshpëruar të financave, vetëm disa javë. Vetëm atëherë vijnë negociatat me të vërtetë të vështira për një zgjidhje të qëndrueshme për problemin e borxhit. Atëherë është fjala për lehtësimin e borxheve ndoshta të nevojshme, përjashtimin dhe reformat e gjera të strukturave shtetërore në Greqi. Pra, kjo është ende për të ardhur. (dw)