McCain kritikon përpjekjet ruse për ndërhyrje në Ballkan

McCainSenatori amerikan John McCain përgëzoi Malin e Zi për anëtarësimin e pritshëm në NATO dhe kritikoi përpjekjet e dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan.

Senatori McCain, ish- i burgosur lufte në Vietnam, është një ndër mbështetësit më të fortë të zgjerimit NATO-s në Evropë.

Ai tha të mërkurën në Mal të Zi se “sjellja nga ana e rusëve, në të gjithë rajonin dhe botën, nuk është e pranueshme.”

Senati e mbështeti pranimin e Malit të Zi në NATO muajin e kaluar, një mesazh ky se SHBA do t’u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin në Evropë.

Presidenti Donald Trump e nënshkroi ratifikimin të martën.

Zoti McCain tha se sjellja e Rusisë kërkon solidaritetin dhe forcën e SHBA.

NATO-ja e ftoi Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake më 29 dhjetor 2015. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>