Evropa nuk mund të “mbështetet më plotësisht” tek SHBA-ja dhe Britania e Madhe pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump dhe pas Brexit, kështu ka thënë kancelaria gjermane Angela Merkel.
Merkel ka thënë se dëshironte marrëdhënie të mira me SHBA dhe Rusinë, megjithatë tani Evropa duhet të luftojë e vetme për fatin e vet, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Takimin e samitit G7, Merkel e cilësoi si të vështirë duke e përmendur edhe dështimin për ndryshimet klimatike që u nënshkrua në Paris në vitin 2015, gjë për të cilën Trumpi ka thënë se do të jap vendimin përfundimtar gjatë javës së ardhshme.
Prioritet për të, Merkel ka thënë se do të jenë marrëdhëniet mes Berlinit dhe presidentit të ri francez Emmanuel Macron.
Sondazhet e fundit në Gjermani tregojnë se Angela Merkel do të marrë edhe një mandat të katërt si kancelare gjermane, në zgjedhjet e shtatorit. (koha)