Ndalohen projektet e armatimeve me Turqinë

tanku leopardBerlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve.

Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i rishikojmë të gjitha kërkesat për armatime”, thotë një zëdhënëse e ministrisë për Ekonomi në Berlin. Ajo nuk saktësoi detajet e këtij vendimi, por gazeta “Bild” raporton për ndryshimin e kursit të bashkëpunimit.

Qeveria gjermane  prej fillimit të 2016 ka refuzuar 11 marrëveshje, por ka lejuar një volum bashkëpunimi në vlerë prej më shumë se 100 milionë euro. Zyra për Ekonomi dhe Kontrollin e Eksporteve (Bafa) duket se nuk do të lejojë më asnjë eksport. Por kjo nuk do t’i prekë mbase projektet e dakorduara më parë, sepse kundër Turqisë ende nuk janë futur sanksione ekonomike ndërkombëtare. Në rast të stopimit të njëanshëm të eksporteve qeveria cenohen nga kërkesa për dëmshpërblim.

Von der Leyen: “Pa probleme”

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen theksoi se bashkëpunimi ditorë ushtarak me Turqinë po zhvillohet “pa fërkime” serioze, pavarësisht krizës së shtuar politike. Kjo vlenë për luftimin e bandave të kontrabandistëve në Egje dhe bazën ushtarake në Incirlik, ku ende gjenden nëntë ushtarë gjermanë, në bazën e NATO-s në Konya.

“Kontratat e mëparshme ushtarake do të plotësohen, si në luftimin e IS ashtu edhe marrëveshjet tjera në kuadër të NATO-s”, tha von der Leyen. “Ushtarët gjermanë në Turqi janë mirë”, citohet të ketë deklaruara ministrja për DPA.

Si reagim ndaj arrestimit të aktivistit për të drejtat e njeriut Peter Steudtner dhe shtetasve të tjerë të Gjermanisë, qeveria gjermane ka paralajmëruar riorientimin e politikës gjermane ndaj Turqisë. Ministria e Jashtme i ka ashpërsuar rregullat për udhëtime në Turqi. Për shkak të ndalimit të vizitës së deputetëve gjermanë tek ushtarët e këtij vendi në Incirlik, Bundeswehri ka zhvendosur ushtarët e vet prej kësaj baze në Jordani, që është një procedurë shumë e shtrenjtë.

Ndërsa në bazën e NATO-s në Konya ende gjenden disa ushtarë të Bundeswehrit. Por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar kërkesën e deputetëve gjermanë të vizitojnë edhe këta ushtarë. “Është mirë që NATO po zhvillon bisedimet të shumta me Turqinë, sepse nga grindjet në NATO do të përfitonte vetëm Rusia dhe IS”, theksoi von der Leyen. bc/jj/hk (rtr, afp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>