Këshilltari i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump iu përgjigjën dje artikujve ku njoftohej se Presidenti Donald Trump u tregoi informacion të klasifikuar të nivelit të lartë zyrtarëve rusë me të cilët u takua në Zyrën Ovale.
Cilat janë nivelet e informacionit të klasifikuar në SHBA?
- Tepër Sekret
- Sekret
- Konfidencial
Çfarë domethënieje kanë këto kategori klasifikimi?
Nivelet përfaqësojnë rëndësinë e informacionit të klasifikuar për sigurinë kombëtare, përfshirë planet ushtarake apo sistemet e armatimit, informacione të qeverive të huaja, aktivitete zbulimi, burimet dhe metodat e tyre, marrëdhëniet me jashtë dhe aktivitetet ndërkombëtare të SHBA-së, ose çështje shkencore dhe teknologjike të lidhura me sigurinë kombëtare.
Nxjerrja e të dhënave nga këto kategori mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme:
Tepër sekret – dëmtohet jashtëzakonisht rëndë siguria kombëtare
Sekret – dëmtohet seriozisht siguria kombëtare
Konfidencial – dëmtohet siguria kombëtare
Si janë përcaktuar nivelet e klasifikimit të informacionit?
Kategoritë e klasifikimit janë përcaktuar në Urdhërin Ekzekutiv 13526, nënshkruar në dhjetor 2009, nga Presidenti Barack Obama. (voa)