Pandemia: Rriten infeksionet dhe vdekjet në SHBA e Spanjë

Covid 19Një nga anëtarët kryesorë të Task Force të Shtëpinë së Bardhë për virusin Corona parashikon miliona infeksione. Spanja ka vendosur një tjetër rekord të zymtë për numrin ditor të vdekjeve.

Shteti i New York regjistroi 7.195 infeksione të reja nga virusi Corona në 24 orët e kaluara, duke e çuar totalin në mbi 59.500, tha guvernatori i shtetit Andrew Cuomo të dielën (29.03). Ai tha se 237 vetë vdiqën nga virusi në 24 orët e mëparshme, për një numër të përgjithshëm vdekjesh prej 965. 1.175 të tjerë u shtruan në spital. New York City, qyteti më i populluar në SHBA, është një nga pikat e nxehta të virusit të ri. Më parë, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se qyteti do të furnizohet me maska, veshje izoluese dhe mjete të tjera themelore spitalore deri të dielën e ardhshme, dhe se shumë sa më shpejt nevojiten edhe aparatura respirimi shtesë.

De Blasio kërkoi ndihmë dhe tha se qyteti gjithashtu ka nevojë për më shumë mjekë, infermierë dhe personel tjetër mjekësor. “Ne kemi nevojë për t’i lehtësuar ata që punojnë aktualisht,” tha de Blasio CNN. “Ata nuk mund të vazhdojnë me këtë ritëm për javë dhe javë e ne të presim prej tyre të shpëtojnë jetë ashtu si na duhet.”

SHBA tani ka mbi 124.000 infeksione dhe 2.190 vetë kanë humbur jetën.

Ndërkohë Spanja në fundjavë pati një rekord të ri tragjik vdekjesh nga virusi COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 838 të vdekur në 24 orë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë ka arritur në 6.528.

Mediat spanjolle  raportojnë, se punonjësit e shëndetësisë janë prekur nga virusi Corona. Sipas gazetës El Pais ata përfaqësojnë 14% të totalit të rasteve me infeksion. Dyfishi i numrit në Itali. Punonjësit janë ankuar për mungesën e mjeteve të nevojshme mbrojtëse siç janë maskat. Shumë prej tyre kanë frikë se mund të infektojnë familjet e tyre dhe ata me të cilët jetojnë.

Farmacitë, të cilat janë ende të hapura dhe shpërndajnë ilaçe, gjithashtu po ankohen për mungesat e materialeve. “Nuk ka maska, nuk ka doreza, nuk ka dezinfektues, as alkool, as termometra,” i tha Vicente J. Baixauli, nënkryetari i agjensisë kombëtare të farmacive, El Pais.

Ministri Spanjoll i Financave Maria Jesus Montero tha, se qeveria po përballet me të njëjtat mangësi materiale si çdo vend tjetër, sepse kërkesa thjesht tejkalon prodhimin. Zyrtarët e qeverisë së Madridit janë duke përgatitur morgje të përkohshme për të lehtësuar varrezat tashmë të mbingarkuara. Më shumë se 3.082 – ose 47% – e 6.528 vdekjeve të Spanjës kanë qenë në kryeqytet.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>