Produktet e reja të kompanisë Apple

tableti appleFirma Apple, gjigandi amerikan i teknologjisë, paraqiti dje një sërë produktesh të reja, përfshirë edhe tabletin e saj më të madh, iPad Pro. Tableti do të ketë një shpejtësi më të madhe madje edhe se një pjesë e mirë e kompjuterave portativë. Kompania Apple prezantoi gjithashtu dy iPhone të rinj, dhe një version më të fuqishëm të Apple TV.

Prodhimet e reja u paraqitën nga drejtuesi i kompanisë Apple, Tim Cook, në San Francisco.

“Sot, kemi lajmin më të madh rreth iPad-it dhe jam i gëzuar t’jua tregoj. Ky është iPad Pro.”

Zëvendëspresidenti Phil Schiller shpjegoi se iPad Pro ka një ekran prej 32.7 centimetrash, krahasuar me 24.6 centimetra të iPad-it aktual. Ai gjithashtu paraqiti tastierën smart.

“Nuk keni parë kurrë një tastierë të tillë. Është e mbuluar me një cohë të prodhuar prej nesh, që krijon edhe strukturën e butonave, dhe janë të mrekullueshëm për të shtypur.”

Zoti Schiller tha se iPad Pro mund të blihet në nëntor me një çmim fillestar prej 799 dollarësh.

Telefonat e rinj 6S dhe 6S plus, ofrojnë prekje 3D, një teknologji ekrani që reagon në mënyra të ndryshme në varësi të forcës me të cilën shtypim ekranin.

Kompania Apple mbështetet shumë tek shitja e iPhone-ve, që zinin pothuajse dy të tretat e të ardhurave të kompanisë në tremujorin e fundit.

Gjithashtu, Apple TV është i rikonceptuar duke u përqëndruar të përmbajtja, duke i shtuar një App store, dhe kërkimin me zë nëpërmjet Siri-t, që do të kërkojë për video në iTunes, Netflix, Hulu etj. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>