Regjistrimi për Lotarinë amerikane nga e para

lotaria amerikaneTë gjitha regjistrimet e deritanishme për lotarinë e vizave amerikane të shumëllojshmërisë kanë humbur për shkak të një problemi teknik dhe procesi do të rifillojë nga e para.

Personave që kanë kryer aplikimet deri tani, u kërkohet të aplikojnë përsëri.

“Regjistrimet e kryera gjatë periudhës 3 deri 10 tetor nuk janë të vlefshme. Ato nuk do të llogariten si një aplikim i dyfishtë”, thuhet në një mesazh në faqen në internet të Departamentit amerikan të Shtetit.

Periudha e re e regjistrimit për lotarinë e vizave do të jetë nga 18 tetori deri më 22 nëntor.

“Çështja teknike është zgjidhur dhe një periudhë e re e regjistrimit do të fillojë të mërkurën më 18 tetor 2017 dhe do të zgjasë deri të mërkurën më 22 nëntor 2017″, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, duke udhëzuar aplikantët të “hedhin poshtë” çdo numër konfirmimi apo dokumentacion të lidhur me aplikimin të dorëzuar mes datave 3 dhe 10 tetor.

Departamenti i Shtetit do t’u dërgojë njoftime të gjithëve atyre që aplikuan në fillim të tetorit, duke i udhëzuar të kontrollojnë faqen e internetit dvlottery.state.gov “për një njoftim të rëndësishëm”, i tha “Zërit të Amerikës” nëpërmjet një njoftimi me email zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

“Do të punojmë gjithashtu nëpërmjet ambasadave dhe konsullatave tona për të informuar aplikantët lidhur me situatën dhe periudhën e re të regjistrimit duke përdorur mediat sociale ato lokale”, shkruante ajo.

Megjithëse periudha e aplikimit është zgjatur, ekspertët kanë frikë se shumë pjesëmarrës mund të mos dinë të riaplikojnë.

“Të paktën ata e zgjatën periudhën e aplikimit duke e bërë një muaj të plotë përsëri, por kam dyshime se mijëra aplikantë nga bota e tretë, të cilët nuk e kontrollojnë internetin çdo ditë, nuk do të mund të informohen se regjistrimi i tyre i parë, nuk është më i vlefshëm”, tha për “Zërin e Amerikës” Kenneth Rinzler, një avokat i emigracionit në Uashington, DC.

Për ata që aspirojnë të bëhen amerikanë dhe që nuk kanë familje në SHBA, një punëdhënës për t’i sponsorizuar, apo që nuk janë refugjatë, ajo që njihet so llotaria e vizave, është e vetmja mundësi. Për t’u kualifikuar mjafton vetëm një diplomë e shkollës së mesme ose disa vjet përvojë pune.

Në vitin 2015 Shtetet e Bashkuara lëshuan 48.097 viza shumëllojshmërie, nga një total prej 531.463 vizash emigrimi. Fituesit e lotarisë aktuale do t’i marrin vizat e tyre gjatë vitit fiscal 2019, që shtrihet nga 1 tetori 2018 deri më 30 shtator 2019. (voa)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>