Rëndohet situata e COVID-19 në një numër vendesh

Situata e COVID-19 po rëndohet në një numër vendesh të botës. Ministria shëndetësore e Indisë njoftoi të dielën se kishte regjistruar 39,000 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa Rusia njoftoi 23,000 raste të reja.

Ndërkaq, popullata në shumë vende po shfaq rezistencë ndaj rikthimit të masave izoluese. Në Francë, 230,000 vetë marshuan të dielën në qytete të ndryshme kundër vaksinimeve si dhe kërkesës për të paraqitur çertifikatën e imunizimit për të hyrë në objekte publike.

Si rrallë herë, këto protesta janë përqafuar nga një spektër i gjerë ideologjik, që nga ekstremi i majtë e deri tek ekstremi i djathtë.

Punonjësit e shëndetësisë në Francë kanë afat deri më 15 shtator të bëjnë vaksinën ose do të pezullohen nga puna.

Ndërkaq, disa vende evropiane e kanë përqafuar pa shumë rezistencë idenë e pasaportës së vaksinimit. Në Danimarkë dhe Austri këto pasaporta përdoren gjerësisht për të frekuentuar hotele, objekte sportive, sallone, etj.

Ndërkaq në Poloni, mijëra vetë marshuan të shtunën ndaj planeve që po shqyrton qeveria për të vënë apo jo kufizime ndaj personave të pavaksinuar.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>