Rritja e nivelit të deteve po shkakton përmbytje gjithnjë e më të shpeshta në shumë komunitete bregdetare amerikane. Shtimi i përmbytjeve po dëmton tregun e shitblerjes së shtëpive po rrit siguracionet dhe po dëmton një industri të re që ka për synim kufizimin e dëmeve dhe kostos. Ekspertët kanë dhënë alarmin se situata mund të përkeqësohet.
Rritja e nivelit të deteve i ka bërë më të shpeshta dhe serioze përmbytjet në qytetet bregdetare që nga Florida e deri në Nju Jork.
Në Norfolk të shtetit Virxhinia, deti, gjiri dhe lumenjtë për shekuj me rradhë sollën begati si rezultat i transporti detar, bazës ushtarake dhe shumë bizneseve të bazura në aktivitete detare.
Por rritja e niveleve po bëhen problem në rritje për shumë lagje bregdetare.
Shtëpia e Karen Speights u përmbyt tre herë gjatë viteve të fundit. Për dhjetra vite ajo nuk kishte probleme, ndërsa rritja e baticës ishte një surpizë e padëshiruar në shtëpinë e saj.
“Sendet filluan të pluskonin ndërsa uji u fut brenda sikurse valët e detit që rrahin bregun. Kështu nxituam të shpëtonin ç’të mundnim.”
Hulumtuesi me Universitetin “Old Dominion”, Ray Toll thotë se niveli i ujit ka kohë që po rritet dhe ai shqetësohet se problemi mund të përkeqësohet me shpejtësi.
“Çdo njëzet vjet niveli rritet me këtë lartësi në bazë të 100 viteve të fundit. Aktualisht po shqetësohemi nga përshpejtimi i rritjes sepse nuk është rritje konstante dhe mund të përshpejtohet.”
Eksperti për pasuritë e patundshme, Daren Blomquist, thotë se shtëpitë bregdetare zakonisht kushtojnë më shtrenjtë. Por përmbytjet po i largojnë blerësit.
“Kjo nuk është diçka që po parashikohet nga njerëzit por aktualisht po ndodh. Shtëpitë po shkatërrohen nga këto fatkeqësi natyrore. Ndaj mendoj se kjo është arsyeja që po fillojmë të shohim ndryshime.”
Disa pronarë i ngrenë shtëpitë mbi nivelet e mundëshme të përmbytjeve, duke ulur edhe koston për siguracionet.
Tubacionet dhe drenazhimi bën të mundur që uji i përmbytjeve të futet dhe largohet nga nivelet e ulta të banesave. Por ngritja e një stukture është procedurë e kushtueshme dhe e komplikuar dhe nuk është e përshtatshme për disa ndërtesa.
Për një pallat shekullor, pajisjet shtëpijake, kabinat elektrike dhe sende të tjera duhet të vendosen mbi nivelin e parashikuar të përmbytjeve, thotë eksperti Mike Vernon.
“Duhen zhvendosur matësit e energjisë elektrike dhe të ujit, si dhe sistemit të kullimit dhe pastrimit të mjedisit.”
Kufizimi i dëmtimeve nga përmbytjet shkurton koston e siguracionit, e cila në të kundërt e bën të vështirë shitjen e shtëpisë me kosto të përballueshme nga blerësit.
Problemet financiare nxisin qeveritë, drejtuesit ushtarakë, shitësit e shtëpive, siguracionet dhe shkencëtarët që të punojnë së bashku në mënyrë që të përcaktohen rregulla më të efektshme për ndërtimet e reja me synim minimizimin e dëmeve që u shkaktohen komuniteteve ekzistuese. (voa)