Samsung përkohësisht pezullon prodhimin e telefonit Galaxy Note 7

samsungThe burned Samsung Note 7 smartphone belonging to Brian Green is pictured in this undated handout photo obtained by Reuters, Oct. 6, 2016.

Media në Korenë e Jugut thotë se gjigandi elektronik, Samsung ka pezulluar prodhimin e telefonit inteligjet Galaxy Note 7, pas njoftimeve për probleme me këtë model telefoni.

Agjencia koreane e lajmeve, Yonhap, citonte një burim të paidentifikuar brenda kompanisë Samsung, të ketë thënë se pezullimi ishte bërë në bashkëpunim me agjencitë rregullatore të sigurisë së konsumatorëve nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Këtu përfshihet edhe një fabrikë e Samsungut në Vietnam e cila merret me shpërndarjen në shkallë globale, citohet të ketë thënë burimi. Kompania Samsung nuk ka komentuar mbi njoftimet e agjencisë Yonhap.

Trajtimi i incidenteve me telefonin që digjet dhe paisjen zëvendësuese që duket se kanë të njëjtin problem, e kanë zhytur kompaninë në krizën më të madhe në vite. Gjigandi koreano-jugor i teknologjisë është përballur me problemin e telefonit Galaxy Note 7 që merr flakë që nga dalja në treg në muajin gusht. Firma konfirmoi problemet me baterinë duke tërhequr 2,5 milion telefona në muajin shtator. Njoftimet e medias thonë se edhe telefonat zëvendësues po marrin flakë. Disa foto të telefonave të djegur janë postuar në median sociale. Një javë më parë, një aeroplan i linjës ajrore Southwest u detyrua të evakuohet kur një telefon Galaxy Note 7 kishte filluar të nxjerrë tym. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>