SHBA, për shtimin e pranisë ushtarake në Evropën Lindore

ushtare usaPolonia thotë se po negocion me Shtetet e Bashkuara mundësinë e vendosjes përgjithmonë të armëve të rënda amerikane brenda kufijve të saj, si pjesë e një plani të SHBA për të rritur praninë në Evropën Lindore dhe shtetet baltike për të penguar agresionin e mundshëm rus.

Ministria polake e Mbrojtjes  thotë se plani do t’i kërkojë SHBA të vendosë tanke dhe pajisje të tjera luftarake në Poloni. Ministri i Mbrojtjes Tomasz Siemoniak tha se e diskutoi planin me zyrtarët ushtarakë amerikanë në Uashington muajin e kaluar dhe u sigurua se një vendim do të merret së shpejti.

“Ky është një hap tjetër për të rritur praninë amerikane në Poloni dhe në rajon”, tha Ministria polake e Mbrojtjes.

Nëse miratohet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter dhe presidenti Barak Obama, Shtetet e Bashkuara do të vendosin automjete dhe më shumë si 5.000 trupa në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Rumani, Poloni dhe ndoshta Hungari, që të gjitha vende të ish-sferës sovjetike.

Kjo do të jetë hera e parë që SHBA vendos një prani të tillë ushtarake në rajon që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dhe është pjesë e planit të aleancës ushtarake të NATO-s për të zhvilluar forca të shpejta për të penguar çdo ndërhyrje të mëtejshme ruse pas aneksimit vitin e kaluar të gadishullit të Krimesë, si dhe një sinjal se SHBA do të vihet në mbrojtje të aleatëve të saj të NATO-s në Evropën Lindore.

Shqyrtimi amerikani i angazhimit ushtarak është përgjigje ndaj marrjes së Krimesë nga Rusia dhe i këmbënguljes së Perëndimit se Moska vazhdon të mbështesë kryengritësit pro-ruse kundër forcave të Kievit për kontrollin e Ukrainës lindore, argument që presidenti rus Vladimir Putin e hedh poshtë.

“Nëse diçka ndodh, ne nuk mund të presim ditë ose javë për më shumë pajisje. Ne duhet të reagojmë menjëherë”, tha Raimonds Vejonis, ministër i Mbrojtjes i Letonisë për gazetën The New York Times, e cila për herë të parë shpalos shqyrtimin mbi shtimin trupave amerikane në këto vende. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>