Situatë e rëndë me koronavirus në Gjermani

test centerKancelarja Angela Merkel e cilësoi si dramatike situatën me koronavirus në Gjermani.

Ajo bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i shpërndarjes së dozës përforcuese, ndërsa skeptikëve të vaksinimit u tha se nuk është vonë të ndryshojnë mendje.

“Na duhet përparim urgjent me vaksinat. Do të doja të përfitoja nga ky rast për të bërë një thirrje. Nuk është aspak vonë që të vendosni të vaksinoheni me dozën e parë, sepse ashtu mbroni veten dhe të tjerët”, thotë ajo.

Zonja Merkel kërkoi që të shfrytëzohen përvojat e vendeve tjera.

“Izraeli dha një shembull se si mposhtet vala e katërt me dozë përforcuese. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj në menaxhimin logjistik, në mënyrë që të përballojmë javët e vështira që po vijnë. Po e them këtë nga shqetësimi i thellë për situatën aktuale”, thotë zonja Merkel.

Sipas Institutit për sëmundje infektive Robert Koch, rastet e reja me COVID-19 në Gjermani janë shtuar me 52 mijë e 826, ndërsa vala e katërt e pandemisë ka goditur Evropën.

Shkalla e incidencës javore për 100 mijë banorë është rritur në 319.

Distrikti Meissen, në lindje të Gjermanisë, kryeson listën e Institutit me një normë incidence shtatë-ditore prej 1.304 rastesh.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania është vendi i pestë më i goditur në botë nga COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar më shumë se 5 milionë infektime dhe mbi 98 mijë vdekje.

Deri tani të vaksinuar plotësisht janë më shumë se 56 milionë banorë ose 67.7 për qind e popullsisë gjermane.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>