Kompania SpaceX nisi sot herët në mëngjes një nga raketat e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Pak minuta pas fillimit të fluturimit nga baza ajrore “Cape Canaveral” në Florida, pjesa kryesore e raketës u nda, u rrotullua dhe u ul lehtësisht në tokë vetëm disa kilometra nga vendi i nisjes.
Në raketë ndodhen dy rrathë ankorimi për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, një hap i rëndësishëm ky në mundësimin e taksive hapësinore amerikane private për të transportuar astronautë në laboratorin orbital.
Pasi rrethi ankorues i bashkangjitet një porti ankorimi në stacion, ai do të shërbejë si vend parkimi për anije private të hapësirës, nën kujdesin e kompanive SpaceX dhe Boeing. Planifikohet që anijet të fillojnë fluturimet provë vitin e ardhshëm.
Vitin e shkuar, një raketë SpaceX-it me një nga këta rrathë ankorimi u rrëzua pak pas nisjes.
SpaceX ka arritur me sukses ulje vertikale të raketave fillestare katër herë që nga muaji dhjetor. Kompania shpreson të nisë për fluturim këtë vit raketën e parë të ricikluar. (voa)