Superkompjuteri “Watson”, i krijuar nga IBM, ka zgjidhur në 10 minuta një rast klinik që kishte lënë pa fjalë për muaj me radhë mjekët e Universitetit të Tokios. Kompjuteri ka përcaktuar diagnozën e një gruaje, e cila vuante nga një formë e rrallë e leucemisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë “Efe News” një prej pjesëtarëve të stafit. Mjekët kishin përcaktuar se gruaja 60-vjeçare vuante nga leucemia mieloide akute, por asnjë prej trajtimeve nuk ka rezultuar efikas.
Atëherë ata i kanë kërkuar ndihmë kompjuterit “Watson”, i cili po testohet në disa qendra onkologjike në SHBA.
Pasi është analizuar databaza prej 20 milionë rastesh, superkompjuteri ka formuluar diagnozën e re, një formë shumë të rrallë të leucemisë.
Ai ka sugjeruar edhe një kurë të re, e cila deri tani ka rezultuar efikase. / G.S. /