Teknologji e re për prodhimin e energjisë bërthamore

energjia berthamoreduring its inauguration at the European Organization for Nuclear Research (CERN) in Meyrin near Geneva, Switzerland, M

Shembja e një tuneli me mbetje radioaktive në një objekt të shtetit Uashington, ku dikur prodhohej plutonium për armët bërthamore, ringjalli shqetësimet për teknologjinë e vjetëruar bërthamore.

“Askush nuk e di se për sa kohë ka qenë i hapur tuneli. Ata thonë se asgjë nuk ka dalë prej andej, por kjo është gënjeshtër”, thotë Lonnie Rouse, ish-punonjës në këtë zonë.

Në momentin e shembjes nuk pati persona të pranishëm, prandaj askush nuk u ekzspozua ndaj rrezatimit. Por, autoritetet pranojnë se shumë prej uzinave të vjetra bërthamore kanë degraduar përtej pikës së riparimit.

“Do të bëjmë një studim për të kuptuar si ndodhi dhe si ta parandalojmë në të ardhmen. Për më tepër, duhet të mendojmë se si t’i menaxhojmë këto mbetje”, tha Sekretari i Energjisë, Rick Perry.

Duhet shumë kohë dhe fonde për të zbatuar masa të rrepta sigurie gjatë pastrimit të ish-reparteve bërthamore, dekontaminimit të zonës, si dhe depozitimit të sigurtë të mbetjeve bërthamore.

Në Itali, 30 vjet pasi qeveria vendosi të mbyllë të katër centralet e saj bërthamore, puna ende vazhdon në ish uzinën Garigliano.

“Synimi është të arrijmë të ashtuquajturën ‘fushë të gjelbër, pra ta lëmë zonën të disponueshme për ndërtim apo aktivitete civile”, thotë Alessandro Dodaro, i Autoritetit Bërthamor të Italisë.

Në Kinë, gjenerata e re e stacioneve bërthamore shikohet si zgjidhja më e mirë për problemin madhor të ndotjes së ajrit. Gjatë një ekspozite në Pekin, kompani kineze dhe ndërkombëtare konkuruan duke paraqitur teknologjinë e tyre më të fundit.

“Ka presion të jashtëzakonshëm për të ulur ndotjen dhe zgjidhja më e mirë është zhvillimi i energjisë së pastër. Energjia bërthamore, si një ndër energjitë kryesore të pastra, ka avantazhin e saj. Ajo është më e qëndrueshmja dhe mund të ofrojë elektricitet 24 orë në ditë”, thotë Zhang Huazhu, i Shoqatës Kineze të Industrisë së Energjisë Bërthamore.

Sidoqoftë, pas incidentit të vitit 2011 në Fukushima të Japonisë, publiku në Kinë, ashtu si në Itali, është ende i shqetësuar për sigurinë.

“Jemi gjithnjë të shqetësuar, megjithëse centrali nuk funksionon më”, thotë Rodolfo Tirimbo, banor në zonën pranë uzinës Garigliano.

Ekspertët e energjisë bërthamore thonë se një mundësi për të zbutur shqetësimet ndaj energjisë bërthamore do të ishin ndoshta uzinat që pluskojnë në det, larg zonave të banuara. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>