Teknologjia dixhitale në prodhimin bujqësor

fermaËshtë një nga sfidat më të mëdha të shekullit të 21: si të ushqesh një popullsi gjithmonë në rritje, pa dëmtuar mjedisin. Inteligjenca artificiale na vjen në ndihmë. Kostot e ulta dhe teknologjia e përparuar në dispozicion të fermerëve.

Ranveer Chandra dikur punonte katër muaj të vitit në fermën e familjes së tij, në Indi.

Sot, ai punon për Microsoft-in, si drejtues kërkimor.

“Merrem me rrjetet, sistemet, kërkimet etj. Kjo punë më ka kthyer sërish te rrënjët e mia.”

Chandra dëshiron të ndihmojë fermat e vogla që të përballojnë një nga sfidat më të mëdha të shekullit: të sigurojë ushqim për të gjithë, por pa e shkatërruar planetin.

Çka do të thotë, të shfrytëzojë në maksimum çdo metër katror tokë të fermës.

Për ta arritur këtë, fermerëve u duhet më shumë informacion për çdo metër katror.

“Këtë informacion mund ta përdorësh pastaj për trajtime specifike të tokës. Për shembull, të vadisësh vetëm aty ku duhet apo të përdorësh plehra e pesticide vetëm kur është e nevojshme.”

Pajisjet e shtrenjta të teknologjisë së lartë sigurojnë u vijnë në ndihmë sidomos fermave të mëdha.

Chandra dëshiron të përdorë teknologjinë për të ulur kostot, falë një programi në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme, të quajtur Interneti i Gjërave.

Agroteknologjia fillon me sensorët e thjeshtë të tokës, të cilët instalohen në disa pika rreth fermës.

Këta sensorë lidhen me internetin, madje edhe në largësi të mëdha apo zonat rurale, duke përdorur kanalet e lira të televizioneve.

“Ta zëmë se kanali 7 është i zënë. Kanali 8, i lirë. Kanali 9, i zënë. Mund të hyjnë me sinjalin wifi në kanalin 8, pa u përzier me ato çka transmetohen në kanalet 7 dhe 9.”

Për më tepër informacion vijnë në ndihmë fotot nga ajri. E për këtë nuk duhet me patjetër një dron. Mjafton të montosh smartphon-in tënd në një balonë me helium.

“Balonën e ngre 30-40 metra nga toka, pastaj i bie rreth e qark fermës me të.”

Më pas, fotot nga ajri krahasohen me të dhënat që sigurojnë sensorët dhe kështu mund të plotësosh informacionin, si dhe të sigurosh harta të detajuara se ku toka është acide apo ku ajo ka nevojë për ujë.

Agroteknologjia po provohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe Indi.

Chandra shpreson t’i ulë kostot e kësaj metode nën 100 dollarë. Vetëm atëherë, ajo mund të përdoret edhe nga komshinjtë e tij të vjetër në Indi.

“Do doja të kthehesha në vendlidje e të shikoja karakteristikat e tokës që mund të masim me këtë sistem: A po mbjellin fermerët gjërat e duhura për llojin e tokës? A po përdorin ata teknikat e duhura? Si mund ta rrisin prodhimin?”

Microsoft, Google dhe Amazon janë ndër kompanitë që e shikojnë agrikulturën si një “tokë pjellore” për revolucionin dixhital. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>