Kategoritë: Analiza

Rohrbacher me aktivistë të diasporës: Shqiptarët nuk janë mirë në Maqedoni

Diaspora shqiptare në SHBA sërish ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.Një grup veprimtarësh të diasporës me origjinë nga Maqedonia të bashkërenduar me ish-kongresimin shqiptaro – amerikan Joseph DioGuardi, ditëve të fundit janë takuar me kongresmenin amerikan Dana Rohrbacher i cili njihet si një mik i madh i shqiptarëve.

Në këtë takim janë shprehur shqetësime, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë në gjendje të rëndë dhe se vazhdimisht po rritet diskriminimi i tyre, dhe majorizimi i të drejtave kombëtare.

Një nga veprimtarët Destan Aliu theksoi se ka kërkuar nga kongresmeni Rohrbacher që të marrë parasysh gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe mosrealizimin e të drejtave të tyre. Ai nënvizon se nga kongresmeni amerikan ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në Maqedoni dhe respektimi i të drejtave të tyre të ngritet edhe në Kongresin Amerikan.

“Të gjitha partitë shqiptare janë korruptuar dhe janë në shërbim të plotë të partive maqedonase, populli nuk mundet ta durojë dhe ta ndalojë këtë. Alteranative e vetme për Maqedoninë është federalizimi i saj. Kërkuam nga kongresmeni Rohrbacher të ndërmarrë hapa për ta parandaluar këtë gjendje e cila mund të dalë nga kontrolli në çdo moment. Shqiptarët duhet të kenë të drejtën për Parlament dydhomësh federal, buxhetin e garantuar dhe të drejtat e tjera. Marrëveshja e Ohrit, për të cilën vetëm po flitet, është e varrosur nga vetë institucionet atje dhe këtë duhet ta pranojnë të gjitha partitë dhe politikanët atje”, theksoi veprimtari i çështjes kombëtare Destan Aliu, një i burgosur kërçovar, i cili jeton në SHBA.

Ai u ndal edhe tek zhvillimet e fundit lidhur me daljen në dritë të fatit të shqiptarëve ortodoks që janë të asimiluar dhe të frikësuar për të shprehur të drejtën e tyre të deklarimit të identitetit kombëtar.

“Ata janë rreth 350 mijë shqiptarë ortodoksë që jetojnë në Maqedoni, të asimiluar dhe të frikësuar për të deklaruar identitetin e tyre të vërtetë kombëtarë. Ata kërkojnë përkujdesje, integrim dhe siguri. Por edhe praktikimi i fesë së tyre qoftë edhe një kishë e vetme shqiptare”, deklaroi Aliu.

Edhe veprimtari Nazim Alimi theksoi se shqiptarët në SHBA janë të shqetësuar për situatën që po ndodhë në Maqedoni dhe se gjitha shqetësimet i janë shprehur kongresmenit Rohrbacher.

“Kemi pasur një bisedë vëllazërore, kemi pasur përkrahje dhe mirkuptim nga kongresmeni Rohrbacher. Kemi folur për çështjen shqiptare në përgjithësi, e sidomos atë në Maqedoni. Ne jemi takuar edhe me kongresmen të tjerë për çështjen shqiptare. Është e kotë, në Ballkan nuk mund të ketë qetësi përderisa sjanë çliruar dhe nuk janë realizuar të drejtat e shqipëtarëve”, tha Nazim Alimi një veprimatr i palodhur për çështjen kombëtare shqipëtare.

Në këtë takim sipas pjesëmarrësve, kongresmeni amerikan është shprehur se mbështetet çdo e drejtë e shqiptarëve për liri, demokraci dhe barazi në trojet e tyre etnike. Këto mesazhe janë shprehur edhe nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi, i cili ka paralajmëruar aktivitete intensive për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke alarmuar institucionet amerikane. (B.S/INA)

Letër e hapur e Albin Kurtit drejtuar aktivistëve dhe qytetarëve

Të dashur aktivistë të Lëvizjes,

Të nderuar qytetarë të Republikës,Si në aspektin politik e institucional, po ashtu edhe në atë ekonomik e shoqëror, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq që prej se është shpallur pavarësia shtatë vite më parë. Koalicioni qeverisës që kushtëzohet prej Beogradit nëpërmjet Listës Serbe po e kthen prapa Kosovën në një shtet vasal të Serbisë, me varfëri e papunësi në popull, me krim e korrupsion në qeveri. Kur kësaj i shtohet edhe emigrimi i shtuar i të rinjve e të moshuarve, i grave, burrave e fëmijëve që kalojnë nëpër Serbi drejt Evropës perëndimore vetëm për të ikur nga Kosova, kuptojmë që e keqja në realitetin tonë e ka tejkaluar edhe imagjinatën më të errët.

Në anën tjetër, VETËVENDOSJE! asnjëherë nuk ka pasur më shumë simpati e vota në popull sesa në këtë kohë kur jemi në prag të shënimit të dekadës së parë të Lëvizjes sonë. Mirëpo, këtij aprovimi popullor që e gëzojmë kudo në Kosovë nuk i korrespodon një organizatë me struktura të fuqishme e rrjet të gjerë të aktivistëve dhe anëtarëve. Për pasojë, miratimi që koncepti, qëndrimet dhe aktivitetet tona hasin te qytetarët nuk po shoqërohet me përkrahje aktive e me angazhim konkret të tyre. Sot, nuk na nevojiten ide e program i ri, por një organizatë e re, që dëshirat i bën vullnet, ankesat i bën kritikë, e zemërimin e bën aksion.

Në Kosovë nuk ka zgjidhje pa popull dhe populli nuk është spektatori para televizorit por qytetarët në shesh. Popullsia si shoqëri është e ndarë në klasa dhe ne përgjithësisht e kemi mbështetjen e klasës së mesme. Sfida jonë vendimtare është mbështetja e domosdoshme nga të varfërit, nga ata që mezi mbijetojnë e kryesisht nuk e kanë as shkollimin e mesëm. E kemi obligim politik e moral, e kemi detyrë shoqërore e kombëtare që t’iu ndihmojmë të varfërve. Pa të varfërit në Kosovë nuk jemi me masat dhe vetëm masat i bëjnë transformimet e mëdha për të cilat Kosova ka nevojë jetike. Regjimi në fuqi nuk bie pa u ngritur të varfërit. Të varfërit nuk janë të përfaqësuar në institucione. Institucionet kanë pak ndjeshmëri për të varfërit. Prandaj, ne nuk duhet thjesht ta marrim pushtetin porsi një stafetë nga koniuktura e sotme, ne duhet edhe të krijojmë pushtet të ri. Për botëkuptimin e VETËVENDOSJE!-s, pushteti nuk është sikur ajo monedha e vjetëruar, për të cilën flet Mallarmé, e që pasohet në qetësi nga dora në dorë. Pushteti është infrastruktura institucionale e një bote të nesërme shoqërore që e përfytyrojmë qysh sot në betejë e sipër.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që përfundoi me 11 janar 2015, morëm vendimin që ta vazhdojmë edhe për një vit ristrukturimin nëpër Qendrat tona. Po ashtu, thamë që unë do të kthehem në bazë sepse aty nevojitem më së shumti në një kohë kur Kosovës i nevojitet më së shumti vetëvendosja. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo për organizatën tonë. Mirëpo, që të bëhet e mundur një gjë e tillë, kam vlerësuar që nuk duhet të jem kryetar edhe këtë mandat. Thjesht, është e pamundur të punoj në bazë, me Qendrat e Pikat tona, me aktivistët që edhe e përbëjnë organizatën politike edhe e bëjnë një komunitet njerëzish, nëse në të njëjtën kohë jam edhe kryetar që duhet ta drejtoj e udhëheq të gjithë Lëvizjen. Nga menaxhimi prej lart duhet të kthehem te puna poshtë në mënyrë që ta lartësoj organizimin. Me fjalë të tjera, duhet zvogëluar aspekti reprezentativ për ta rritur atë organizativ.

E kuptoj brengën e shumë prej jush – se a thua ҫka mund të ndodh me Lëvizjen pa mua si kryetar i saj. Mirëpo, unë kam besim të pamatshëm në Lëvizjen dhe në të gjithë juve. Nuk mund të ketë vështirësi që na ndalin a sulme që na zmbrapsin.

Ky vendim është i jashtëzakonshëm. Sepse unë i përkas një Lëvizjeje të jashtëzakonshme siҫ është VETËVENDOSJE!. Unë s’kam qenë asnjëherë kryetar i zakonshëm. Dhe, tash, s’mund të jem zakonshëm kryetar.

Shteti republikan për drejtësi dhe bashkim dhe socialdemokracia për zhvillim e barazi nuk kanë alternativë. VETËVENDOSJE! është alternativa!

Përzemërsisht,

Albini

SHPATA E SKËNDERBEUT MË E MPREHTË SE SHPATA E DEMOKLEUT

Shkruan: Bejtullah Sadiku

Disa nga partitë politike të cilat gjatë kohë kanë qëndruar e “sunduar”, duke patur edhe mbështetjen e institucioneve shtetërore, kuptohet se nuk e kanë edhe aq lehtë lëshimin apo dorrëzimin e pushtetit qeverisës, qeveritar e shtetëror, duke menduar se janë të pazëvëndësueshëm, se duhet edhe gjatë kohë të kenë monopolin politik në koalicionet qeveritare. Kjo ka mundur të qëndron kështu, deri atëherë përderisa kanë patur mbështetjen e qeverisë apo të shtetit, kuptohet me të gjitha format dhe mekanizmat shtetërore, gjë që u pa deri më tani në shumë raste, ku si ma te fresketa jane ngerçet e paraqitura politike gati në të gjitha trevat shqiptare, e të cilat zgjaten e po zgjasin akoma si raporte kundërthënëse brenda mazhorancës dhe opozitës.

Por, në momentin kur fillojnë të luhaten edhe vetë aparatet shtetërore, duke humbur imazhin dhe besimin e popullit dhe partive të ndryshme politike që duhet të mbrrojnë interesat e këtijë populli, automatikisht në mënyrë të automatizuar vijnë e erdhën në lojë format, normat dhe rrugët (jo) demokratike, sa që vëndet, qeveritë, kuvëndet dhe partitë politike bien në njefar lloj dakordimi, që edhe pa përfunduar mandatet e mëparshëme qeveritare apo parlamentare, të jepen e lansohen ide të ndryshme deri në propozimin e zgjedhjeve të reja, që këtu-aty e në vazhdimësi me shprehje e gjoja me kerkesa të reja, por si gjithëmonë me avaze të vjetra!…

Te ne edhe kjo gjë ndodh si shpesh, ku në një anë sjell relaksim politik e shtetëror të vëndit, kurse në anën tjetër, sjell idhërime e mosmarrëveshje të niveleve të ndryshme, sa të ulët po aq edhe të lartë, por më të dëmshme për të gjithë shumicën popull, ngase bëhet fjalë për prishje raportesh brënda partiake e ndërpartiake, në mes të të njejtit tabor politik, apo taborit tjetër kundërshtues, poashtu me interesa të kundërta nacionale, ekonomike e politike.

Kjo që ndodhi gjetiu, gati ne te gjitha trojet tona, kuptohet ku ma shumë e ku më pak, me rryma apo frakcione të reja ndërpartiake, me parti apo levizje të reja partiake, ku si vazhdimësi po ndodhin dhe do të ndodhin edhe ma tutje, për aq herë, me aq sa herë elektorati apo shumica popull do të ballafaqohen me problemet e jetës sociale, egzistenciale, ekonomike, kulturore e politike, që iu bënë shumë të njohura opinionit vendor, evropjan e ndërkombëtar, sa për të mirë, po aq edhe për të keq, me lavdata aty ku e merituan, dhe me kritika për ate që ndodhi, aty e atje ku ndodhën. Në përgjithësi, krahas sukseseve që u fituan dhe mësuan nga gabimet, mbeten e ngelën edhe shumë punë, gabime e lëshime, akoma ma të freskëta të tolerancës së tepruar në një anë, e shtërngimit të stërtepruar të anës tjetër,që lindi antagonizma të reja koalicionuese me ndreqje e prishje, me hyrje e dalje, me bashkimin e të vjetrave me te rejat, konstituime e zgjidhje/zgjedhje (jo) adekuate etj. ku gabimet e lëshimet që u bërën edhe u panë, me PRO dhe ANTI, hyrje e dalje e deri edhe në qërrim hesapesh fizike të këmbimit të grushtave e fjalëve fyese, pa e ditur fajin e jo fajin, pasqyra dhe fotografia shembull e mbrojtësve të interesave të popullit ra nën nivelin e duhur të kërkesave demokratike dhe vetë fjalës demokraci.

Kjo ndryshe mund të duket apo të thuhet se: o bëhet fjalë për kundërthënje që burojnë nga mbrojtja e interesave të elektoratit e popullit, o bëhet fjalë për ruatjen e interesit personal të kolltukut, gjë që është detyrë hulumtimi e atyreve që duhet të jenë ma kompetent dhe që dijnë të japin konkluzionet e sakta përfundimtare, që njera anë të shpërblehet e tjetra të ndëshkohet. Populli thot se „faji është jetim“ andaj mund të thuhet se: të gjithë kanë të drejtë e të gjithë janë të shtrembërt. Ata/ato qe mund të largohen kërkojnë edhe të mbrohen, ndërsa ata qe zgjidhen apo rizgjidhen i kualifikojnë si jo meritorë.

Vallë, edhepse kjo mund të quhet pjesë e lojrave demokratike, bojkotimi, largimi, mosnjohja e tjetrit e kështu me rradhë, mund vetëm të shtojnë e thellojnë jazin e mosmarrëveshjeve në raportet shqiptare si dhe interesat e brëndshme të popullit shqiptar.
Në këto dhe për këto momente, idetë shpeshëherë janë edhe sa përsëritëse, si nga individ, intelektual, akademik e veprimtar të çështjes kombëtare, se është kohë e rizgjedhjes së një trupi kombëtarë, që do dije të artikulon proceset, sa shoqërore e shtetërore, po aq edhe në nevelin e mbrojtjes së atyreve kombëtare, si çeshtje i35te parësore, si domosdoshmeri kohore, që ma mos nëpërkëmben të drejtat e lirive dhe interesat kombëtare, jo nga vetë shqiptarët, po assesi edhe nga pala tjetër që e ka dominancën e fjalës fundit, se për neve vetem ata dijnë të vendosin, a siç dihet se vendimet dhe vendosmëria e tyre shton dhe dyfishon probleme te reja e shumë më të rënda se ato që ishin, e të cilat mund të pasqyrohen me shembujt e fundit të mësyemjes nga vende të ndryshme të Europës. Ky është një problem i ri i kohës se re, që kërkon zgjidhje akute dhe urgjente nga shumë faktorë vendimmarës, vendorë e ndërkombetarë.

Jemi dëshmitarë edhe të kohës kur jetojmë në një botë që për aq sa është e zhvilluar në tërsi, po aq edhe problemet i ka akoma më të mëdha, sa që e bëjnë të brishtë, jo të sigurt, me antagonizma e kundërthënje të natyrave të ndryshme, si ekonomike, financiare, valutore, ushtarake, politike, religjioze etj. etj., ku kryqëzohen dhe kacafyten interesat e këtilla të nduarnduarshme, që për ti zgjidhur duhet kohë, durim, tolerancë, respekt reciprok etj., pa shkelur dinjitetin e askujt, as politik, as ekonomik, as financiar, as ushtarak, as religjioz dhe assesi ate kombëtarë, që mendoj se është çelësi i burimeve kryesore, që hap kriza dhe mbyll kriza, si afer njashtu edhe largë.

Më këte deshta vetëm që të rikujtoj se, është koha që dikuj që i ka mbyllur sytë, mos të harron se do t´ia hapi dikush tjetër?! Ai që i ka mbyllur veshët, mos të harron se do ta detyron dikush që t´ia pastron poashtu vetë, dhe të ndëgjon shumë më mirë se ç´ka ndëgjuar?! Ai që e ka patur trurin të shpërlarë me ujë jo të pastër e të gabuar, le ta rishpërlanë me ujë të pastër të burimeve te pastra nga pijnë e gjithë bota e civilizuar.

Kurdoqoftë, kushdoqoftë e sidoqoftë, ndryshimet që bëhen në një vënd, bëhen për popull, ngase ia kërkon vetë po ai popull. Andaj edhe duhet respektuar, a njëherit edhe duhet punuar në realizimin e kërkesave të popullit, por sot koha kërkon që kjo të bëhet pa inatin e vjehrrës që kishte pas thënë se: inati i resë, më vdektë djali”, tjetri qe ka ndonjë timon veprimi, vepron jashtë objektivave normale e reale, në ate formen ku për dikend bëhet nënë e për dikend mjerkë, dhe kështu problemet jo se nuk zgjidhen, por dita ditës do thellohen e do bëhen shumë më të mëdha se sa ishin e i kishim. E Ju z. lider partiak, aderues, simpatizant, burrështetas e të tjerë, nëse vërtet ia doni të mirën njerëzimit, veproni dhe punoni ashtu si ka nevojë ky njerezim, ngase është e ditur, thellimi i një krize, i kujt do natyre qoftë, sjell dyfishimin e tyre, që vështirë dot gjindet zgjidhje e duhur dhe meritore. Ngase kudoqoft, kur ndodh populli si shumicë, historikisht ka rrezuar sisteme e pushtete, sa që nuk kanë mund ti ndali as maqineria ma e fuqishme ushtarake. E shembuj te ketillë kemi në gjithë botën, sidomos në njëzetëvjeteshin e shek.XX dhe pesëmbëdhjetëvjetëshin e fundit të shek.XXI.

Fuqinë popull nuk ka mundur ta mposhti as shpata e tiranit Dionizija Damoklo, as regjimet ma të egra, po as teknika më e sofistikuar e kohës ma te re, e assesi dhe aq më pak ndonjë kryetar bashkije. Sistemet politike vijnë e shkojnë, pushtetarët kane afat të caktuar udhëheqësi dhe nuk janë më, Kryetarët ndërrohen me mandat të caktuar, por populli është i pa ndërruar dhe i pa zavendësuar. Historikisht vazhdon te mbetet aty ku ka qenë gjithemonë.

Do e përfundojë këte shkrim me një citat nga psikologjia: “Të gjithë njerëzit jetojnë nën të njejtin qiell, thithin të njejtin ajr, por nuk janë njësoj”- Teofrasti

Respekt ndaj të huajës, por duaje të veten!

“Bashkimi bënë fuqinë”!

Krefeld,17 Janar 2015

S H K O M B Ë T A R I Z I M

Nga Fatmir Sulejmani*

Sihariq! 3439 qytetarë shqiptarë të Shkupit, Tetovës e Kumanovës kanë ndërruar emrat shqip“për shkak të bindjeve fetare ku ndikim më të madh kanë hoxhallarët”Kjo përbën thelbin e lajmit të publikuar më 12 janar 2015, nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, që konfirmohet edhe nga këshilltarja për informim e MPB-së, Dejana Nedelkoviç, e cila flet për interesin e madh të qytetarëve shqiptarë për ta ndërruar emrat…

Besoj është e qartë: nuk bëhet këtu fjalë për vullnetin e lirë të qytetarëve – për të drejtën e tyre legjitime që të pagëzojnë fëmijët ashtu siç dëshirojnë, as për rastet e veçanta kur dikush bezdiset nga emri shqip të cilin ia kanë vënë prindërit dhe e ripagëzon vetveten me emer tjetër. Këtu është fjala për fushatë antishqiptare, për zgjatimin e dhunës së mirënjohur të ushtruar deri dje nëpër zyra çinovnikësh bolshevikë sllavë, që, çuditërisht, njësoj si bashibozukët shqipfolës, i patën halë në sy emrat e bukur në gjuhën shqipe – njërës prej më të lashtave e më të veçantave që Zoti e bëri kismet për ne.
E them këtë për të hequr qafe paraprakisht paralelizmat inekzistentë që sigurisht do të përpiqen ta relativizojnë edhe këtë gjenocid shpirtëror të bërë mbi kurrizin e etnisë, me keqpërdorim flagrant të ndjenjës fetare dhe të nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të një pjese të popullatës sonë.
I pabesueshëm ky mjerim! Historia njeh shumë shkombëtarizime, por jo dhe llojin e turpshëm të aktit shkombëtarizues të shqiptarëve të Maqedonisë, për të cilin dikush mban përgjegjësi. Imagjinoni si do të reagonin fqinjët tanë po të guxonte dikush t’ua bëjë të njëjtën gjë? Atyre duhet hjekur kapelat, sepse gjithçka kënë vënë në shërbim të formimit të kombit dhe të mbijetesës së shtetit e vatanit, përfshirë këtu dhe religjionin.

Priftërinjtë serbë, bie fjala, janë të obliguar që 50 % të emrave të foshnjave që pagëzohen në kishë, t’i lidhin me gjuhën, kulturën dhe historinë serbe, kurse pjesa tjerët mund të jenë emra fetarë dhe internacionalë. Nuk them se është diçka që duhet marrë si yrnek, po jam i bindur se edhe kjo bën pjesë në gjërat që na dallojnë nga serbët, në tiparet që na kanë bërë tim për tim të humbim nga një Mollë të kuqe me sipërfaqe Kosove.

Shtrohet pyetja: përse dikujt i pengojnë emrat shqip, po jo dhe emrat arabë, turkë e hebraikë, që i bartin me shumicë shqiptarët muslimanë?

A e sqaron dikush: përse është i pranueshëm emri Ajdin dhe i papranueshëm emri Driton, përse është i mirë emri Akif e nuk bën emri Qëndrim, përse janë më hyjnorë emrat: Atie, Azem, Baftiar, Baki, Behlul, Fazile, Fazli, Fevzi, Hajdar, Hajri, Jashar, Nefise, Neriman, Neshet, Nurie, Sevdije, Sherif, Demir… në krahasim me emrat me domethënie të njëjtë në Gjuhën e nënave shqiptare: Dhuratë, Besnik, Fatmir, Jeton, Gëzim, Emira, Shkëlqim, Shpëtim, Luan, Jeton, Bukurie, Trim, Arsim, Drita, Shpend, Dashnore, Fisnik, Hekuran e hajt bir?

A bien ndesh këta emra me fenë? A është gjynah të pagëzosh fëmijët dhe të bartish me nder emrat e tillë? A ka kush të sqarojë ç’lidhje kanë me Zotin emrat turko-arabo-hebrenj që lidhen me koncepte politike, me gjallesa të ndryshme me gjymtyrë të trupit, me profesione dhe pasione njerëzore, si: Mazllum = Padrejtësi/ Dhunë, Amir = Kolonist, Maliq = Sundues, Feta = Pushtues, Musli = Reformator, Hamza = I ashpër, Hafije = Sekrete, Kapllan = Tigër, Tosun = Mëzat, Dudije = Papagalle, Dervish = Fukara/ I varfër, Ethem = Zeshkan, Nazif = Pedant, Bahri = Detar, Namik = Shkrimtar, Nashid = Poet, Remzi = Alegorik, Sadrie = Gjoks, Rrustem = Shtat, Sefer = Zemër (kërkoj ndjesë nga ata që mund të ndjehen të prekur, sepse nuk e bën emri njeriun, po njeriu emrin…) e shumë e shumë të tjerë, të cilët mund të gjenden lehtësisht në fjalorë të përpiluar për ata që e dinë se E-ja me dy pika përsipër është Ë.

Të merremi vesh. Ekzistojnë njëmijë argumente që dëshmojnë se, më shumë se gjithçka tjetër, shqiptarëve të Maqedonisë u rrezikohet gjuha si shenjë e parë e etnisë. Tjetër punë nëse vendosim të jemi qeniet e vetme në rruzullin tokësor që hjekin dorë vullnetarisht nga lejenjoftimi etnik, aq i urryer prej pushtuesve tanë. Kombi dhe fetë e shqiptarëve kanë bashkëjetuar me shekuj në harmoni të përkryer, sepse respektet per to janë të veçanta dhe të pangatërrueshme. Telashet lindin vetëm kur ato instrumentalizohen dhe vihen në pozicione kundërthënëse, si në rastin e vakisë shkombëtarizuese nëpërmjet propagandave antiemrave shqip, të bëra në emër të fesë. Prandaj, nëse është e vërtetë ajo që shkruan “Zhurnali”, e para që duhet të reagojë e të distancohet nga misioni zuzar i cilitdo përfaqësues të saj, është Bashkësia Islame, që paguhet nga populli për t’predikuar Zotin, jo për të nxitur asimilimin. Duhet të reagojë me urgjencë edhe lidershipi shqiptar (pozitë e opozitë bashkë), të pozocionohen qartë ata që merren dhe ata që e kanë ndër mend të merren me sinqeritet me fatin tonë kolektiv, intelektualët dhe rinia studentore, sepse vetëm bashkë do ta pengojmë shkombëtarizimin e turpshëm.

Mercenarëve që sot ju shkon kungulli mbi ujë dhe e keqpërdorin shkallën e emancipimit kombëtar e politik të shqiptarëve, duhet thënë: BOLL MË se ia nxorrët bojën! Ata duhet ta dinë se, pavarësisht nënsjetullave të sigurta të padronëve dhe donatorëve, pavarësisht punëve të pista që kanë marë mbi vete, një ditë do t’ju pëlcasë tollumbaci dhe të gjithë do ta kuptojnë se prapa nuk u qëndron religjioni, po armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Të tillët nuk mund të fshihen pafundësisht prapa Fesë dhe prapa Zotit, sepse janë më të pafe dhe më të paZot se çdo krijesë njëqelizore që ka krijuar i Madhërishmi.

*Autori është Doc. dr, Dekan i Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Jeta para vdekjes

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Gjyshi im (oficer në pension) ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943). Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë shqiptare. Tani është i moshuar, megjithatë poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare. Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Mallëngjehem për katër stinët në Shqipëri. Mallëngjehem për të gjitha rrugët dhe të gjithë njerëzit atje, për Shkodrën time. Kur unë mendoj për Shqipërinë, unë shoh shumë fotografi të gëzimit dhe lumturisë në mendjen time. Unë gjithashtu mendoj se shteti është atje. Për shkak të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha varret e tyre. Një gjë është se unë nuk isha aty kur ata vdiqën. Problemi është se unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem me ta në jetën para vdekjes.

Ndoshta ti nipi im je kureshtar se pse unë shkruaj disa gjëra të këqija nga atdheu im, por ti duhet ta mbash mend se unë e dua Shqipërinë. I dua të gjithë njerëzit atje por kam problem edhe me qeverinë e tanishme të korruptuar dhe antikombëtare. Nëse do të kishim burrështetas të mirë, shqiptarët do të mund të jetonin në atdheun tonë. Shqipëria natyrale boshatiset, zotëron mjerimi, rinia ikën në Perëndim, nataliteti zvogëlohet. Së fundi, kur unë mendoj për Shqipërinë kam kujtime të dyfishta, të mira dhe të këqija, por zemra ime rreh për Shqipërinë. Shqipëria, atdheu im.”

***

Jam lindur në Sydney, Australi, Nëntor 1976 dhe prej moshës 8 vjeçare kryesisht jetojë në USA. Me prindërit u shpërngula nga vendlindja ime, qyteti im, miqtë e mi dhe çdo gjë tjetër të dashur për mua. Vendlindjen të cilën sipas gjasave do ta përkujtojë në pjesën tjetër të jetës sime.

Prindërit e mi sakrifikuan shumë për mua dhe vëllain, motrën time. Unë jam mirënjohës dhe i kënaqur që jetoj në një vend si USA. Unë ndoshta nuk kam një emër tipik amerikan, një pamje angleze. Ndoshta nuk kam një besim tradicionalisht të lidhur me SHBA, një gjuhë amtare të lidhur me SHBA-të, megjithatë unë jam amerikan – dhe australian. E dua shumë Australinë dhe Amerikën por njëherësh e dua shumë edhe atdheun e gjyshërve të mi. Shqipëria është ende atdheu i tyre. Gjithashtu i imi

Kur disa dëgjojnë se unë jam shqiptar etnik me prejardhje, më pyesin për vlerat shqiptare. Unë jam rritur me vlerat si: ndershmëri, tolerancë për njerëzit e tjerë, barazisë, bamirësi, se duhet të punojmë shumë, se familja është e rëndësishme, që ne kujdesemi për fqinjët, se nuk duhet të dëmtojnë askënd, të respektojmë të moshuarit etj. Këto janë vlerat që prindërit mi dhanë mua, dhe këto janë vlerat sipas së cilave unë jetojë. Këto janë vlera të mirëfillta shqiptare. A nuk janë këto edhe vlera të mirëfillta amerikane?

Unë kam gjak shqiptar në venat e mia, por unë jam njësoj si një amerikan i mirëfilltë këtu. Unë nuk jam një prej tyre, unë jam njëri prej nesh. Është një ditë kur unë festoj atdheun tim Amerikën apo Australinë. Ditën tjetër festoj atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë – është ajo dita kur unë jam një njeri patriotik shqiptar.

***

Çfarë është një – diaspora?

Diaspora, fillimisht një term për hebrenjtë e përhapur në mesin e kombeve të tjera. Tani paraqet gjithashtu pakicat fetare apo kombëtare që jetojnë në një mjedis të panjohur.

Diaspora ishte rezultat i dëbimeve dhe arratisjes, por edhe emigracionit vullnetar për të kërkuar fatin në tokë të huaj.
Diaspora shpesh përkufizohet si një grup që e kanë lënë atdheun e tyre, herë pas here në rrethana dramatike. Njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendin e tyre për shumë arsye, duke përfshirë: për shkak të konflikteve, për të kërkuar punë, për mundësi më të mira tregtare apo për të kolonizuar territore të tjera.

Për t’u përcaktuar si diasporë duhet që një grup të ketë një mit të përbashkët në lidhje me vendin e tij, ta idealizoj atë dhe të jenë të gatshëm për të mbështetur atë, nëse është e nevojshme edhe me jetën.

Një grup i tillë duhet të ketë gjithashtu plane për t`u riatdhesuar, kanë një identitet të fortë etnik, dhe herë pas here një marrëdhënie problematike me vendin pritës nëse ai vend ka një politikë jomiqësore ndaj atdheut të tyre; dhe tregojnë solidaritet me anëtarët e diasporës në vendet e tjera. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shkalla e organizimit të këtij grupi, si në vendin e tyre të ri pritës dhe në aspektin ndërkombëtar. Sipas një qasje të tillë të gjitha grupet etnike jashtë vendit nuk mund të konsiderohen si diasporë, vetëm ata që plotësojnë kërkesat e mësipërme.

Diaspora është një lëvizje, emigrimi apo shpërndarjeje e një populli nga vendlindja e tyre ose nga tokat e tyre stërgjyshore. Termi ka ardhur për të referuar në emigrimet historike, të dhunshme, dramatike në shkallë të gjerë dhe shpërndarja e njerëzve me rrënjë të përbashkëta, sidomos lëvizjet të cilat në thelbin e saj janë të pavullnetshme si për shembull dëbimin masiv nga trojet e veta të shqiptarëve për në Turqi, etj.

***

Historia e gjyshit tim është e rrallë, ai do të vriteshe sikur të vizitonte prindërit, e tani kohërat kanë ndryshuar. Emigrantët që nuk kontaktojnë-vizitojnë prindërit nuk mund të arsyetohen para vetes dhe Perëndisë.

Një numër i konsideruar i prindërve të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mbetur të braktisur, gjatë kohë shtrihen të vdekur në shtëpitë e tyre pa ditur dikush në lidhje me të.

Karakteristika të përbashkëta të shumë prej atyre që pas shumë kohe janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, është se ata jetonin të vetmuar. Disa ishin pa familje të ngushtë.

Shumë emigrantë u premtojnë prindërve që do t`i vizitojnë ama “nuk mund të gjejnë kohë” për të sëmurët dhe të moshuarit e tyre. Por, kur vjen puna për të trashëguar, papritmas gjejnë kohë me tepricë, i blejnë lulet për në varrezë dhe udhëtojnë në atdhe me taksistin e parë që e takojnë në rrugë. Të vdekurit kishin me u thënë: “Duheshe të gjendesh afër meje, të më ndihmosh dhe të më japish lule kur unë jetoja, e tani pasi kam vdekur kisha me dashur të më lavdërosh vetëm për atë që unë jam.”

Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni. Njerëzit e vetmuar nuk marrin një urim për Krishtlindje, për Bajram, për Vitin e Ri apo një telefon kur ata jetojnë, por kurora të mëdha dhe fjalët lavdëruese se si ata ishin të mrekullueshëm dhe se sa shumë ata u mungojnë – pas vdekjes së tyre.

Ismail Kadare flet ekskluzivisht në Express për sulmin terrorist në Paris: Shqiptarët janë komb i vetëdijshëm europian

Shkrimtari më famë botërore, Ismail Kadare, ka folur shkurt, pas atentatit që ka ndodhur në Paris, me ç’rast kanë mbetur të paktën 12 të vdekur e disa të plagosur.Në një bisedë ekskluzive për Gazetën Express, Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

Sipas tij, shqiptarët identifikohen dhe janë europianë me rrënjë, gjuhë e histori

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare europian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”, ka thënë Kadare, për Gazetën Express, të enjten.

“Kombi shqiptar duhet të bindet se është europian dhe s’ka të bëjë me këto. Është europian, ka rrënjë europiane, ka histori europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Shkrimtari më i përkthyer shqiptar, në më shumë se 45 gjuhë të huaja, disa herë është përfshirë në debate sa i përket identitetit të shqiptarëve dhe ndikimin e Turqisë në Shqipëri e Kosovë.

Kadare në paraqitjen e fundit kishte kritikuar deputetë, udhëheqës të Shtetit për tjetërsim të identietit të shqiptarëve.

“Dhe pyetja: ç’po ndodh? është e natyrshme”, ka shkruar Kadare, në librin “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Në të njëjtin libër shkruan edhe: “Në 620-vjetorin e Luftës së Kosovës, një deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasës të myslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër Tirana shpallet i themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshon thirrjen “Kosova është Turqi”. Së fundi, qershia mbi tortë, vijnë lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadist në Siri. Të dy krahët, njëri qetësues (gjëra të rastit marrëzira qe s’duhen marrë seriozisht) tjetri alarmues (ç’gjëra të rastit, ky është fundi i botës), e shoqërojnë pa pushim këtë mishmash. Ka gjasë që të dy teprojnë, çka është gjithmonë më e lehtë në gadishullin tonë. Megjithatë, zhurma nuk është pa gjë”. (Express)

Pirro Prifti, njeri i çmendur në kohën e duhur

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Akoma nuk kam hequr dorë nga mendimi se kam diçka të rëndësishme dhe origjinale për të shprehur. Nëse rrugët tona janë të ndryshme nuk mund të përpilojmë plane të përbashkëta. Një hartë udhëzuese nuk është e mjaftueshme si prijë për veprimin; shqiptari ka nevojë edhe për një pikësynim që i thotë se ku të shkoj.Përfaqësuesit e vërtetë ortodoks shqiptarë argumentojnë se:
1. Janullatos është agjent i Shërbimit Informativ kombëtar grek
2. Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri është më i rrezikshëm se ai islamik

Ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik shumë më të madh se ai islamik sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e Jugut, por që po punon për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare. Ajo është 100 vjet luftë për të veçuar Vorio-Epirin dhe për t’ia bashkangjitur shtetit grek. Kësaj i shërben edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatosi. Shteti grek dhe kisha greke janë një, dhe këto 100 vjet kanë thurur lloj-lloj planesh për të aneksuar Jugun e Shqipërisë. Qëllimi i tyre është që të gjithë ortodoksët shqiptarë, të quhen ortodoksë grekë. Autonomia e Kishës Ortodokse Shqiptare humbi me ardhjen e Janullatosit në Shqipëri 1992, duke ngritur një principatë greke brenda shtetit shqiptar. Së pari, njerëzit që ai ka afruar janë mbeturina prej maskarenjsh. Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë. Përse Janullatos dëshiron të vdes në Shqipëri? Po punon që ai të bëhet shenjtor në Shqipëri, që eshtrat e tij përfundimisht të prehen në tokën shqiptare dhe ai të shpallet martir i shenjtë i Kishës Ortodokse, që është filial i Kishës greke. Kjo do të thotë të falsifikosh historinë. Është investuar në botimin e veprave të tij, duke e zëvendësuar bibliotekën e Fan Nolit me atë të Janullatosit.

Indiferentizmi i politikës shqiptare dhe i akademikëve shqiptarë i ka hapur rrugë këtij përçudnimi. Politika shqiptare është e kapur jo vetëm nga kisha greke, por dhe shteti grek.

Janullatos domosdoshmërish të abdikoj dhe kreun e kësaj kishe ta marrë ndonjë prift legjitim me gjak shqiptari.

***

Misioni sekret i këshilltarit të Janullatosit dhe anëtari i këshillit të ortodoksëve të Shqipërisë, komunistit dhe ateistit Pirro Prifti është:
• të ndihmoj mumien ateist Janullatos në tjetërsimin e Kombit tonë nëpërmjet përçarjes, prishjes së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare midis vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture: myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoks dhe protestantë që dallojnë vetëm nga formaliteti se Zotit i falen ndryshe.
• konvertimi me dhunë të shqiptarëve myslimanë në ortodoksi, ose dëbimi i tyre për në Turqi.
• unifikimin e katolikëve me ortodoksinë
• ortodoksizimin e Shqipërisë, historisë dhe heronjve të saj – në ritin ortodoks grek etj.

***

Pirro Prifti është një nga personalitetet më komplekse, më të çmendur dhe të çuditshëm që ndonjëherë kanë ushtruar propagandë dhe spiunim politik në Shqipëri – në favor të Shërbimeve Sekrete të boshtit pan-ortodoks Athinë-Moskë-Beograd. (Spiunazh është mbledhje informacionesh nga burimet e hapura dhe të mbyllura të kryera në fshehtësi. Vëzhgimi bëhet në mënyra të ndryshme dhe nga shumë subjekte. Spiunazhi bëhet nga shtetet, nëpërmes kompanive dhe organizatave të të gjitha llojeve dhe nga individët).

***

Pushtetari i botës së civilizuar, punët dhe përgjegjësitë që i ngarkohen i merr me seriozitet të jashtëzakonshëm. Në botën shqiptare ndodhë e kundërta, është krijuar një zbrazëti rreth e rrotull nesh. Nga natyra nuk e duroj gënjeshtrën prandaj edhe angazhimi im modest në kërkim të së vërtetës, të kontribuoj për të vënë çështjen shqiptare brenda kornizave kontrolluese.
Verifikimi i pikëpamjeve është me rëndësi edhe për letrat që i botojmë në internet, e jo t’ia futim kot. Nëse kalemxhinjtë mendojnë se janë në ballë të lojës, duhet të informojnë popullatën ku na çalon puna, të mësojmë ku të kërkojmë pengesën.

Përfaqësuesve fals ortodoks: Pirro Prifti, Vangjel Dule, Panajot Barka, Elsa Ballauri, Thoma Miço…nuk duhet t’u jepet terren propagandimi në mediume. Domosdoshmërish t’i largojmë nga loja sa më shpejt duke i hedhur në koshin e plehrave. Kjo sepse përveç tjerash i gënjejnë vëllezërit tanë ortodoks me doktrina të bazuara në superioritetin e rremë racor grek.

A është jo-tolerancë për të mbrojtur qenien, atdheun, kulturën tënde? Dhe a duhet ne të toleromë ata që nuk na tolerojnë?

***

Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maskarenjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj ta njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar.

***

Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim midis shpresave të njerëzve në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve.

Është e lehtë të besosh se çfarëdo që ti mbron përfaqëson të vërtetën përfundimtare. Më vështirë është të mbrohet një formë organizimi shoqëror që bazohet në njohjen e mundësisë se mund të jesh i gabuar. Duhet ta pranojmë se e vërteta përfundimtare është e paarritshme. Kjo kërkon shumë kohë sepse për të arritur deri tek ajo njeriu domosdoshmërish të kalojë nëpër argumente të pakontestueshme. Por koha rrjedh e ikën shpejtë, sidomos kur diskutojmë me kryelakrat që nuk argumentojnë por menjëherë me budallallëqe qëllojnë. Nëse edhe ne shqiptarët duam një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jemi në gjendje që më përpara ta fitojmë atë duke eliminuar nga karrigia mafiozët. Dhe, pastaj duhet të jemi të përgatitur për ta mbrojtur, sepse ajo do të ishte si një e mirë e përgjithshme, së cilës domosdoshmërish t’i nënshtrohen interesat e individit.

***

Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi.

***

Shqipërisë natyrale i nevojitet një ide e shëndosh me prijës të shëndosh për të nxitur dhe përforcuar ndjenjat patriotike, atdhedashurinë, për ta frymëzuar Kombin në krijimin e një forme organizimi shoqëror që garanton obligimet dhe të drejtat e barabarta të çdo qytetari.

A mos po luftojë për një ëndërr të parealizueshme?

Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme ku fuqitë e mëdha të tilla si Rusia dhe Kina sfidon SHBA-n dhe Evropën dhe vlerat e saj. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Me erën e qumështit të nënës

Sa herë që dëgjoj të flitet për shumëfetarizmin e shqiptarisë, më rikujtohet rrëfimi i gjyshes sime për një katragjyshe tonën të kohëve të Perandorisë Osmane, nga Reka e Epërme në afërsi të Dibrës. Ai rrëfim, i rrokullisur nëpër shekuj e i ardhur në veshët e mi fëmijëror, mbase është edhe i zbukuruar dhe nuk e përshkruan ngjarjet ashtu siç ka ndodhur, por besoj se me asgjë nuk e ka të lënduar thelbin e së vërtetës që përcjell.

Telegrafisht treguar, rrëfimi i gjyshes përshkruan jetën e vështirë të katragjyshes sonë të mbetur pa burrë, e cila ishte pajtuar me vendimin e djalit të saj të pamartuar që të pranonte fenë myslimane, mbase pse kishte besuar se ashtu më lehtë do e përballte varfërinë dhe do e shpëtonte fenë e vet dhe të djalit më të madh me dy fëmijë. Rrëfimi pastaj thotë se përderisa kishte qenë gjallë, ajo të premteve kishte pastruar xhaminë e porsandërtuar të fshatit, e të dielave kishën e katundit. Dhe atyre që e pyesnin pse pastronte edhe xhaminë, ajo u thoshte se xhamia e kisha ishin faltoret e djemve të saj.

Kur katragjyshja jonë ishte ndarë nga kjo botë, atë e kishin varrosur së bashku, djali i saj i madh ortodoks dhe ai më i riu mysliman. Dhe kuptohet, njëri i ishte lutur Allahut që nënën e tij ta shpërblente me Xhenet e tjetri, duke bërë kryq, i ishte përgjëruar Zotit që e ëma të bëhej banore e Parajsës. Dhe pasi kishin pëshpëritur lutjet kuranore e biblike, ata ishin përqafuar me njëri-tjetrin dhe kishin dhënë besën se kurrë nuk do e tradhtonin qumështin e nënës së tyre.

Pastaj çdo gjë e ka rrjedhën e njohur të degëzimit të familjeve shqiptare, por me të veçantën e hapësirave të Rekës së Epërme, ku sipas rrëfimit të gjyshes, pasardhësit e djalit të madh që nuk kishin ndërruar fenë, më vonë ishin davaritur në detin e valëzuar të sllavëve të jugut, ku kishin harruar gjuhë e etni. Dhe kur e pyesnim gjyshen pse na rrëfente për këtë degëzim të trungut tonë familjar, ajo na thoshte se këtë e bënte sa të na e rikujtonte që të ruanim dallueshmërinë, që të ruanim gjuhën e qumështit të nënës, që të mbeteshim mysliman të devotshëm, të mos bëheshim “shkije”, si dhe që ta dinim se mes atyre që nuk flisnin shqip, ishin strukur edhe kushërinjtë tanë, edhe pasardhësit e djalit më të madh të katragjyshes sonë nga Reka e Epërme.

Dhe, kështu, qysh fëmijë, ne u mësuam që hatri i kushërinjve tanë të asimiluar në mesin e tyre, të mos i urrenim as “shkijet” sllavë, e le më të bënim atë që bënin ata: të vrisnim nëna e fëmijë të pafajshëm vetëm pse nuk i takonin fesë sonë apo vetëm pse nuk flisnin shqip!

Kështu ne rriteshim pranë baballarëve tanë që bartnin kapela të zeza, të cilat nuk u pëlqenin sllavëve ngaqë e kishin zbuluar se ashtu burrat e atjeshëm mbanin zi për plisin që u ishte ndaluar ta vinin mbi kokë. Dhe të vërtetës për kapelat e zeza, si dhe rrëfimit të gjyshes sime, gjithmonë ia bashkëngjis edhe kujtimet nga vitet e rinisë sime, kur ne jetonim duke ëndërruar sa të lumtur ishin vëllezërit tanë të Shqipërisë, me të cilët na ndante muri i Enverit, ai mur i patejkalueshëm që na bënte të ndihemi si fëmijë bonjakë, për të cilët nuk kujdesej askush.

Asokohe, ne shpesh shkonim në Stamboll. Edhe atë jo pse atje nuk kishte sllavë që na urrenin, por që t’i vizitonim kushërinjtë tanë që i kishte dëbuar socializmi jugosllav dhe të cilët kishin shpëtuar fenë, por kishin humbur gjuhën e etninë. Dhe atje takoheshim ne shqiptarët, me kushërinjtë tanë që ishin bërë turq. Në Stamboll ne shkonim edhe kur vdiste ndonjë i gjakut tonë dhe atje e lusnim Allahun që të ndjerit për të cilin lotonim, t’ia falte mëkatet e ta shpërblente me Xhenet. Kuptohet pasi e varrosnim të dashurin tonë, ne përqafonim dhe ngushëllonim njëri-tjetrin në shqip e turqisht, por duke mos harruar erën e qumështit të nënave shqiptare dhe rrëfimin për degëzimin e fisit tonë.

Rrëfimit të gjyshes sime për katragjyshen tonë, si dhe kujtimeve nga vitet e rinisë sime të hershme, më vonë iu bashkëngjitën ngjarjet që kishin të bëjnë me betejat e mia publike, që me aq sa mundem, ta mbroja shqiptarinë nga qarqet antishqiptare. Gjatë betejave të tilla, e kuptova sa e përhapur është në Ballkan sëmundja e urrejtjes ndëretnike e ndërfetare, por edhe e shijoja ndjesinë njerëzore si pjesëtar i popullit që kurrë nuk kishte vuajtur nga kjo sëmundje kolektive. Pra ndihesha superior ndaj kundërshtarëve të mi, ngaqë si shqiptar mysliman, isha mëkuar me qumështin shumëfetar të shqiptarisë. Dhe ndërkohë, rendja tutje që të arrij këtu ku ndodhem sot, e ku herë-herë, më duket se ne shqiptarët edhe e meritojmë urrejtjen e disa qarqeve sllave, ngaqë sa herë që na shohin, ata përballen me atë që ne e ruajtëm, e ata e humbën përgjithmonë – fytyrën e njerëzores. Pra, për disa qarqe antishqiptare, ne jemi si pasqyrë ku ata e shohin shëmtinë e tyre, përfshi edhe të vërtetën se e keqpërdorën fenë për të asimiluar shqiptarë.

Sido që të jetë, kur i ndërthur rrëfimin e gjyshes me përjetimet e mia rinore dhe me ato të viteve të pjekurisë, më bëhet gjithnjë e më e qartë se jo rrallëherë, duke mbrojtur fenë, ne e kemi humbur shqiptarinë, por kurrë nuk ka ndodhur e kundërta: që duke mbrojtur shqiptarinë, dikush të ketë humbur fenë. Pra, duke na joshur me afërsinë fetare, shumë nga popujt fqinjë asimiluan me qindra mijë shqiptarë, e ne, edhe duke i pasur në trungun tonë etnik edhe fetë e tyre, kurrë nuk tentuam ta shqiptarizonim joshqiptarin. Por edhe nga shqiptarët, të cilët për shkak të fesë e dhanë shqiptarinë, ne fituam diçka: vetëdijen se te shumë nga popujt fqinjë, ka me qindra mijë shqiptarë të asimiluar, e me çka mbase mësuam që më shumë ta duam njeriun sesa tokën dhe se edhe shqiptari mysliman edhe ai i krishterë duhet të mbrojë atë që ia mbron të gjitha – shqiptarinë!

Dhe sot, sa herë që dëgjoj të flitet për shumëfetarizmin e shqiptarisë, mua më duket e paktë ta vlerësosh si tolerancë e harmoni ndërfetare. Më duket e paktë ngaqë toleranca mund të jetë edhe e imponuar, si për shembull kur duhet ta durosh më të fortin që të dhunon, por që s’ke si e kundërshton. Pastaj edhe jetesa në harmoni me tjetrin, mund të jetë diçka që mësohet, si për shembull kur e mëson macen të jetojë në paqe me qenin. Andaj besoj se trungu ynë shumëfetar kombëtar, nuk mirëmbahet as nga diçka e imponuar, e as nga diçka që mësohet, por nga era e qumështit shekullor të nënave shqiptare. Dhe trupi etnik i mëkuar me atë qumësht, nuk ka si mos e kuptojë se Zoti e shpërblen devotshmërinë ndaj tij, por edhe e dënon atë që shkel mbi njerëzoren dhe që tradhton qumështit amënor të shqiptarisë. Dhe kjo është ajo që neve na ka bërë të këtillë siç jemi: ta duam njeriun dhe ta kemi të vulosur mendësinë se bëmat e kësaj bote të shqiptarit mysliman, njësoj si edhe ato të atij të krishterë, vlejnë vetëm aq sa peshojnë në kandarin e njerëzores dhe në atë të shqiptarisë! (Kim MEHMETI)

Konfrontimi i rrënjëve të tatëpjetës së Kosoves

Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës. Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme me 8 qershor dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partise së tij, Partisë Demokratike të Kosove (PDK), e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të dyshimtë sekret (SHIK) si Kryetar i Parlamentit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet. Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Përëndimi ende ka për ti dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim. Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre. Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj. Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40% (është mbi 60% në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zdhedhjeve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicioinin dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorrin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.

Bashkimi Evropian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës. BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britaneze se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre. BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit evropiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – diçka që Parlamenti i Kosovës duhet të shqyrtojë menjëherë.

Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonimik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej. Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato ti veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamikë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike muslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.

Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit, Perëndimi dështoi që të shrytëzonte expertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve kosovarë. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosshmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj egzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqëndrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qëndror.

Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellur para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqëndrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.

Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situatata dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja. (Shirley Cloyes DioGuardi /AACL)

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës, ju të trojeve etnike.

Agjenci turistike kriminele në bashkëpunim me gazeta shqipfolëse kriminele, të dirigjuara nga agjentët e huaj serbo-grek, mashtrojnë shqiptarët e pashkolluar kinse do të fitojnë ndonjë azil në Perëndim. Qëllimi: të bëjnë pastrimin etnik të shqiptarëve, azil nuk do të fitojnë asnjëherë.Do të terrorizojnë vetveten si budallenj por më tepër do të terrorizojnë fëmijët dhe gratë e tyre dhe në fund këta “burra” do të dëbohen. Shqiptarët krye lakra akoma nuk e kanë kuptuar se Perëndimi ka pranuar punëtorë deri në vitin 1978 herën e fundit. Por ajo kohë ka kaluar.
Shqiptarët aventuristë nuk e kanë kuptuar se të drejtë pune dhe qëndrimi në Perëndim kanë vetëm qytetarët e shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian, edhe atë me disa kushte: ndonjë prej qytetarëve të BE që është i interesuar për punë në një shtet tjetër Perëndimor, ka të drejtë të udhëtoj atje ku donë dhe të kërkon punë, por nëse nuk gjen punë brenda 3 muajve është i detyruar të rikthehet në shtetin e vet. Dhe, nëse gjen punë mund të qëndroj aty vetëm derisa ka punë, nëse e humbën punën dhe nuk mundet të punësohet sërish, doemos të rikthehet në atdheun e vet.
E tani, për të gjet ndonjë punë duhet të jetë ndonjë specialist i madh, i tipit që mungon në vendin që punë kërkon edhe atë nëse e zotëron mirë gjuhën e atij vendi. Perëndimit nuk i nevojiten: pastruesit, muratorët, elektricistët, automekanikët, mësuesit, mjekët, inxhinierët, ekonomistët, shitësit, punonjësit e restoranteve, bujqit, barinjtë, shoferët, pilotët, samarxhinjtë, tërkuzaxhinjë e huaj. Kjo sepse ka me miliona njerëz të tillë të papunë nga radhët e veta të cilëve patjetër të iu jap ndihma sociale si të papunësuar, por ndihma sociale është me kusht që personi i papunë të ri-shkollohet dhe të jetë aktiv në kërkimin e punës. Të tillët, çdo muaj lypset të shkruajnë lutje për vazhdimin e ndihmës sociale por edhe të raportojnë me dokumentacion se ku kanë kërkuar punë etj. Dhe, kur enti social gjen punë për ta, i detyron ta pranon atë punën përkundër faktit se i papunësuari është për shembull mësues tani detyrohet të punoj si pastrues ose humbën ndihmën sociale. Shtetet Perëndimore nuk janë budallenj siç mendoni ju, të paguaj kot të papunësuarit e vet kurse vendin e lirë të punës të ia japi ndonjërit prej juve që pikë së pari jo vetëm se nuk keni haber me gjuhën e tyre por nuk e kuptoni edhe shqipen si duhet. E pastaj, Perëndimorët janë më të kualifikuar për punë se shqiptarët e trojeve etnike, pse të ju japi punë juve e pse jo të vetëve? Për ju nuk përgjigjet dhe as që ka ndonjë obligim, kurse për të vetët po. Por mos harroni më kryesoren; më përpara se të kërkoni punë ju medoemos të keni leje qëndrimi, dhe leje qëndrimi nuk u japin asnjëherë sepse ju ikni në Perëndim ilegalisht dhe trojet shqiptare nuk janë anëtare e BE-s.
Gazetat shqipfolëse, si psh Bota Sot, i mashtroi njëherë shqiptarët kinse ka punë për ta në Suedi, në vendin ku 40% e rinisë nën 30 vjet vetë nuk kanë punë; pastaj pasi u mbushën autobusët me budallenj shqiptarë, e botuan një Lajm tjetër, demek, Australia ka punë për ta…e kohën e fundit kinse Zvicra ka punë për ju. Këto janë rrena të fëlliqura, mos bini pre e këtyre mashtrimeve dhe të shitni edhe atë pasuri që u ka mbetur për të bërë leverdi për antishqiptarët. Më vjen keq se shumë prej kombit të cilit i takoj vet, gjenden në një gjendje të keqe ekonomike, dhe mu për atë arsye i shkruaj këto rreshta, dhe unë nuk u mashtrojë, e them të vërtetën: Mos lëshoni vendin sepse do të ktheheni prapa kundër vullnetit të juaj, ndërtoni vendin e juaj, kërkoni përgjegjësi dhe llogari prej politikanëve të juaj kriminel, janë ata fajtorët e mjerimit të juaj.
Gëzuar Vitin e Ri 2015, përpiquni ta bëni më të rehatshëm për ju dhe fëmijët e juaj.