Kategoritë: Analiza

Associated Press: Në Serbi po ringjallet Millosheviçi

Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se ka shqetësime se Serbia po i “kthehet sundimit të hekurt të nacionalizmit”. “Gjuha e urrejtjes është në rritje. Propaganda anti-perëndimore mbush valët ajrore. Gazetarët liberalë hiqen nga puna. Nacionalistët flasin për ripërcaktim kufijsh në Ballkan. Vrasjet në stilin e mafias, diçka me të cilën njihen vitet e pushtetit të Sllobodan Milosheviçit, po rikthehen. Derisa Rusia dhe Perëndimi përplasen për Ukrainën, Serbia po hyn vendosmërisht në kampin e mentorit të saj tradicional – Moskës, madje edhe në kohën kur po përpiqet të avancojë rastin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

AP vlerëson se Serbia, “stabiliteti i së cilës është jetësor për paqe në Ballkanin e brishtë, po vëlon qëkur tensionet etnike dhe sociale shpërthyen” pas ndeshjes në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016. Loja u pezullua në minutat e fundit të pjesës së parë, për shkak të tensioneve në stadiumin e Beogradit.

“Retorika e zhurmshme dhe në rritje e nacionalistëve serbë, e toleruar, në mos e trimëruar nga qeveria, ka nxitur te shumëkush dyshimet për kthimin e politikave të njohura të Millosheviçit, me gjithë qëndrimin pro-BE të proklamuar nga qeveria aktuale e djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksandër Vuçiç

Partizanët e Qeverisë dhe të pushkatuarit e Bashkisë

Nga Kolec TraboiniËshtë për të ardhur keq në këtë dualitet tashmë çerek shekullor që na shfaqet edhe këto ditët e fundit të nëntorit, ku njëra palë e politikes konfliktuale feston 70 vjetorin e çlirimit, ndërkaq pala tjetër që në vend të opozitës ka zgjedhur bojkotin, e kjo e fundit pra radhit emrat e fotot e të pushkatuarve në një tabelë të madhe elektronike, fare pranë e përballë njëra-tjetrës në qendër të sheshit “Skënderbeg” Tiranë. Kthen kokën qytetari për andej e sheh partizanë me pushkë por ndonjë edhe me top, kthen vështrimin në kahje tjetër portretet e të pushkatuarve në diktaturë. Tund kokën qytetari e thotë “Çfarë bëhet”. Kë të besojë se është çlirim apo është pushtim. A thua ende jemi në Luftën Civile të pas Mukjes, alias Luftës së Klasave, që përpiqemi ti mbulojmë me fjalë sikur nuk ka ekzistuar kurrë, por ja ku e kemi ende dhe sot e kësaj dite midis nesh. Por ajo çfarë na bën përshtypje është se në list-fotot që shfaqen nga Bashkia e Instituti i të Përndjekurve Politikë, në ekran elektronik krahas emrave te njohur të pushkatuarve vëmë re se ka mungesa të mëdha, ka emra martirësh të njohur që nuk janë vendosur në atë ekran elektronik, ndërkohë lexojmë disa emra që nuk e di ku i kanë gjetur që i kanë vënë si të pushkatuar. Mesa duket edhe për të hyrë në listën e të pushkatuarve duhet një ndërmjetës në Bashkinë e Tiranës, apo Institutin e të Përndjekurve Politikë, vër këtë e vër atë, vër edhe kushëririn a krushkun, që mund edhe të kenë vdekur në burg, mund të kenë qenë viktima të jenë viktima por të pushkatuar me vendim gjyqi dhe të ekzekutuar nuk janë. Por duke e ditur se bëhen gabime edhe mund të pranojmë ndonjë “lajthitje” bashkiake apo me ata që punojnë nëpër zyrat e të persekutuarve politikë, por kur lexon edhe emrin e mësuesit tënd a një të afërmi tënd që kanë vdekur në shtëpi të vet, nuk të mbetet veç të vësh duart në kokë. Kësisoj na dalin të pushkatuar mësuesi Gjush Sheldia, me emër dhe fotografi, kur mësuesi im ka lindur në 1902 dhe ka mbyllur sytë nga një vdekje natyrale në 1976. Rezulton i pushkatuar nga diktatura në tabelë elektronike Dom Nikoll Mazrreku, kur ai ka vdekur në Shkodër pranë familjes në vitin 1996. Në tabelë elektronike rezulton i pushkatuar Gjergj Çamuku, i cili vërtetë ka qënë i burgosur politik por ka pasur vdekje natyrale pak vjet më parë. Rezulton i pushkatuar në tabelë elektronike Ernest Përdoda i cili ka qënë gjallë të paktën deri në 12 gusht të vitit 1994 kur policia e Berishës e goditi me mjete të rënda në Shkodër si pjesëmarrës në grevën e urisë të përndjekurve politikë. Pikërisht këtë person që doli kundër Berishës dhe e goditi policia e Berishës, e djathta i konsideruaka të pushkatuar nga diktatura komuniste. Çfarë bëhet zotërinj të zyrave të përndjekurve politikë? Kaq të paaftë të jeni sa të mos dini se kush ishte Ernest Përdoda? Po le të shkojmë më tej, rezulton e pushkatuar në tabelën elektronike Gjyzepina Andrakja. A e dinë hartuesit e këtyre listave kush ka qenë Gjyzepina Andrakja? Kush e pushkatoi?! Se pari nuk ka ekzistuar kurrë në Shqipëri një person me emrin Gjyzepina Andrakja. Nëse është fjala për Gjyljana Çoba- Andrakja, ajo vërtetë ka qenë e dënuar politike, por nuk është pushkatuar. Ka ndërruar jetë para pak vitesh në Shkodër. Ai që kanë vrarë në burg prej kësaj familje ka qenë vëllai i saj Monsinjor Ernest Çoba që duhej të ishte në tabelën elektronike. Mark Gjonmarkaj që shënohet në tabelë elektronike i pushkatuar, ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë kuislinge në kohën e fashizmit dhe është vrarë në luftime kundër forcave të ndjekjes në Fan të Mirditës. Në asnjë vend të botës ata që bien në luftime nuk konsiderohen të pushkatuar, por të rënë në luftë, në fushë të betejës. Dhe shkojmë më tej, një personi me emrin Kostandin Kota, pushkatuar në vitin 1945, i vihet fotografia e poetit Genc Leka pushkatuar më 17 korrik 1977. Mirë bëjnë që i evidentojnë figurat e atdhetarëve martirë për sakrificat që kanë bërë, por duhet të jemi të saktë sepse kësisoj historia shkruhet sipas orekseve të nëpunësve të vegjël nëpër institucione ku kanë zënë vendet punës në saj të lidhjeve e tarafeve, të shërbimeve partiake apo çdo shkak tjetër por jo të kulturës e dijes apo përgatitjes profesionale. Kësisoj të pushkatuarit e diktaturës harrohen e në vend të tyre vihen emra të tjerë që nuk janë vënë para togës së ekzekutimit por janë ndarë nga kjo botë rrethuar nga njerëzit e tyre të dashur dhe, siç thuhet në këto raste, se kështu deshi perëndia.

JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE

Nga ZEQIR LUSHAJ Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,
Data e kuqe njëzetetetë (28),
E Nëntorit të historisë,
Dita e madhe, e Pamvarësisë,
Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,
Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

Ooo…Flamuri i Atdheut,
Prush, i zemrës së Skënderbeut.
Kur t’valvite, Ty flladi i malit,
Shohim dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë, penda e Naimit,
Flakë, naganti i Boletinit.

Gjithë shqiptartë – zemërliri
Nëpër breza t’majtën n’gji,
Zemrat gjakun ta kanë dhanë,
Hallall Shqipes, gjithë tuj thane,
I lidh brezat, besa e burrit,
Na lidh puthja, n’palë t’Flamurit.

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,
Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,
Mbi lahutë e n’djep të fmijës,
Je, simbol i shqiptarisë,
Veç një gjak, na rrjedh ndër vena,
Gjaku i shqipes me dy krena.
./.
Tiranë, 1985. Nga libri “Fjala mbi tel…”.
nga Shengjini, 28 Nentor 2014)
ZEQIR LUSHAJ

Të rrethuar nga gënjeshtarët

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në mënyrë të tillë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku për marrje në përgjegjësi fundoset, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës.Liderët që gënjejnë

Liderët shqiptarë gënjejnë, për njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë tjetër?

Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme, mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot, model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë.

***

Bekimi i pabesë?

Koha kur aleancat politike dhe besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike.

Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”. Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar!

Pabesia politike e përhapur

Lojaliteti është një ushtrim i vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp, dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë, dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit) midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe e zamit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur.

***

Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria e politikanëve shqipfolës

Pse është ky emërtim që u përshtatet partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa është politikisht i përshtatshëm?

Pse të mos dënohet partia kur premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?!

Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të vetë.

Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve, jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime private.

***

Mbrojtja dhe përforcimi

Të gënjyerit mund të jetë një mjet për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal.

Çka nëse strukturat ku njerëzit e rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të mbijetojnë në punë?

Liderët e ndonjë institucioni ose sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca.

Gënjeshtra është përdorur dhe përdoret si një mjet për përfitime personale.

Arsyet për të gënjyer

Një gënjeshtër është një pohim i rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë. Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë.

Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje. Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t’ua themi të vërtetën në dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme.

***

Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte.

Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t’i shfrytëzojmë për të përligjur sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik. Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës.

Dallimi midis interesit personal e atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t’ia përshtat politikën e vet rrethanave. Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.

Megjithatë, interesi i përbashkët ka gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat.

***

Shqiptarët doemos të braktisin imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s’është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues.

***

Urime Festa e Flamurit

Përshëndetje dhe mirënjohjet më të thella për udhëheqësit e faqeve të internetit që i botojnë letrat e mia, dhe për simpatizuesit e shumtë që më shkruajnë. Një fjalë miqësore nuk kushton asgjë, megjithatë është më e bukur se të gjitha dhuratat.

PS: Kuptimi i jetës time është për të lënë një gjurmë…

Natën (ditën e mirë) dhe respekt për ju.
Aureli

Kim Mehmeti: Ja kush janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve

Ka ardhur koha që të zbardhet portreti i shqiptarëve të Maqedonisë, vlerëson shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti. Ja se cfarë shkruan ai në rrjetin social facebook:Është krejt normale që zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës, para së gjithash, të kontaktojnë me të zgjedhurit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë. Por është e çuditshme se si burrështetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës – për dallim nga përfaqësuesit e huaj – pasi dëgjojnë zërin e injorancës, mosdijes dhe inferioritetit politik – atë të kryesuesve të BDI-së dhe zërin e ‘rrugaçërisë’ partiake – atë të ‘pronarit’ të PDSH-së, kurrë nuk ndjejnë nevojë të dëgjojnë edhe jehonën e mençurisë dhe të diturisë së shqiptarëve të Maqedonisë e të takohen edhe me artistë, aktivistë politikë, opinionistë, botues e ekspertë të këtushëm, si për shembull me Abdylmenaf Bexhetin, Izet Zeqirin, Visar Ademin, Salajdin Saliun, Fatmir Sulejmanin, Arsim Zekollin, Ramadan Ramadanin, Artan Dikën, Adnan Ismailin, Fejzi Hajdarin, Ziadin Selën, Zeqirija Ibrahimin ……., me çka do e kuptonin pse shqiptarët e këtushëm ndjehen si të papërfaqësuar dhe pse ata kanë përshtypjen se BDI-ja e PDSH-ja paguhen nga VMRO-DPMNE-ja vetëm për ta shëmtuar portretin grupor të shqiptarëve të këtushëm: për ta ngjyrosur atë me bojërat e injorancës dhe ‘rrugaçërisë’ politike!

Kim Mehmeti: Kosova, viktimë e disa “hienave’ politike!

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka reaguar ndaj vendimit të dy partive politike në Kosovë, për bashkëqeverisje.Në një postim në Facebook, ai ka konstatuar se u deshën gjashtë muaj pritje që të shihej më qartë diçka që dihej prej moti: se disa partiakë, Kosovën e ndjejnë si pronë të vetën.

Ja postimi i plotë i tij:

“Thonë se PDK-ja e LDK-ja më në fund janë marr vesh si do e sundojnë Kosovën! Në ndërkohë, u deshën gjashtë muaj pritje që të shihej më qartë diçka që dihet prej moti: se disa partiak të atjeshëm, Kosovën e ndjejnë si pronë të veten! Sa keq për rininë e mrekullueshme kosovare, rini që jeton e izoluar nga e tërë bota, rini të cilës ia harxhuan shumë nga vlerat me të cilat mburrej shqiptaria, përfshi edhe atë më të vlefshmen: se burri nuk vdes kur jep shpirt, por kur nuk ka turp nga asgjë! Pra, sa keq për rininë që duhej të jetonte në Kosovën e ëndrrave të paraardhësve të tyre, por e cila Kosovë gjithnjë e më shumë i ngjanë viktimës së lënë në mëshirën e disa “hienave’ politike!” (sic) /Telegrafi/

Pazari me dosje

Fjala e Albin Kurtit në Konferencën për 35 të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Qeverisja me PDK-në shënon vazhdimin e agonisë për popullin e Kosovës. Nuk do të ketë kurrfarë shansi për luftim të krimit e të korrupsionit s’e lëre më për çështjet e tjera si zbutja e papunësisë apo reformat në arsim. Kolaboracionizmi i Isa Mustafës me PDK-në do t’i bëjë të korruptuarit edhe më të pasur, kriminelët edhe më të mbrojtur, të varfrit edhe më të mjerë, klasën e mesme edhe më të varfër, SHIK-un edhe më të fuqishëm, Mitrovicën edhe më të ndarë, Serbinë edhe më të pranishme.

Për pesë muaj rresht e kemi pamundësuar PDK-në. Kemi dëshmuar që është i mundshëm ndryshimi. Kemi dëshmuar që PDK-ja është pakica që e ka kapur shtetin. Asnjërin prej 63 deputetëve PDK-ja nuk ka arritur as ta frikësojë dhe as ta blejë. Kthesa e mbrëmshme sjell dëm të pallogaritshëm për Kosovën. Nuk do të ketë as hetim të privatizimeve të egra e as të pazareve me Serbinë. Do të ketë edhe më shumë gjëra të njëjta në rrugën e njëjtë të Thaçit.

Ditëve të fundit, ambiciet e pakontrolluara dhe apetitet e papërmbajtura për pozitën e Kryeministrit e rrënuan bashkëpunimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në kuadër të luftës për t’ia ngritur pazarin vetes dhe për t’ia zbritur tjetrit, dy pretendentët brenda LAN-it e sollën mundësinë për takime e marrëveshje me Thaçin të cilën e maskonin me konsultime strukturash të partisë. Madje, nuk bëhet fjalë për pushtet partie por vetëm për pushtet personal sepse realisht nuk u diskutuan koalicionet por pozita e Kryeministrit. Mbrëmë te Presidentja vazhduan njësoj e ndanë qeverinë me thikë porsi tortën (po të ishin fëmijë, sepse, në fakt, Qeverinë e ndanë si plaçkë).

Për ne është e qartë se mbrëmë te Presidentja është bërë pazari me dosje: Isa Mustafa e amniston PDK-në dhe SHIK-un për krimet dhe korrupsionin kurse Ambasadorja amerikane ia ngrin ato 70 lëndë për krimet në komunë që mund të shpiejnë te përgjegjësia e Isa Mustafës. Vetëm dy ditë pasi që Ambasadorja ia përmendi publikisht Isa Mustafës ato 70 lëndë, ajo shkoi në vizitë te u.d. të kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha. Porosia ishte e qartë.

Me vendimin e mbrëmshëm Isa Mustafa i ka hyrë rrugës së Behgjet Pacollit. Kryeministri në Qeveri me PDK-në e ka fatin e Pacollit kurse partinë e tij e pret fati i AKR-së. Nga PDK-ja kanë dalë edhe Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Lumnije Morina. Atje ka shkuar vetëm Ramiz Kelmendi. PDK-ja kurrë s’ka qenë më e keqe se tash dhe mu kësaj PDK-je iu bashkëngjit Mustafa.

Ne nuk e kemi votuar Isa Mustafën më 17 korrik për Kryeparlamentar. Gjithmonë e kemi marrë me shumë rezervë atë. Po ashtu, nuk i kemi besuar marrëveshjes deri kur është nënshkruar me 10 shtator, fundja atë që u patëm marrë vesh në mbrëmje me 16 korrik e anuloi në mëngjes me 17 korrik. Një marrëveshje të shkëlqyeshme si ajo e 10 shtatorit na e kanë rezistuar plot 3 muaj. Megjithatë, nuk jemi pishman: jemi të bindur që më mirë që kemi qëndruar kështu pesë muaj sesa e gjithë kjo të kishte ndodhur qysh në qershor.

Nga marrëveshja e mbrëmshme te Presidentja Jahjaga, janë inkurajuar strukturat e krimit dhe të korrupsionit. Mirëpo, ne atdhe tjetër nuk kemi. Duhet ta vazhdojmë luftën kundër tyre. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha forcave kundër këtij pushteti dhe të gjithë qytetarëve që i duan ndryshimet të bashkohen me neve në përpjekjet në Kuvend e jashtë tij që sa më parë ta heqim qafe këtë regjim.

20 nëntor 2014

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Koment: Si të veprohet me të përjashtuarin

Presidenti rus, Vladimir Putin po izolohet gjithnjë e më tepër. Kjo mund ta bënte atë edhe më agresiv. BE duhet t’i përmbahet një linje të përbashkët, mendon Christoph Hasselbach.Vladimir Putini i ka bërë me sa duket dy herë gabim llogaritë. Izolimi i tij ndërkombëtar pas aneksimit të Krimesë nuk mbeti i kufizuar te G-8-a ekskluzive. Jo, edhe në grupin më të madh, G20 ai është i huaji, ngatërrestari. Dhe tani probleme ekonomisë ruse po i shkaktojnë jo vetëm sanksionet e BE, por edhe rënia e madhe e çmimit të naftës. Dhe nëse në plan afatgjatë bie standardi i jetesës në Rusi, mbështetja e popullit për Putinin shpejt mund të marrë fund.
Koncepti i shpërdoruar i realpolitikës
Për fat të keq, konflikti me Rusinë nuk do të zgjidhet në formën, që Putini, pasi ta jetë menduar me mendje të kthjellët të arrijë në përfundimin se kostoja e politikës së tij deri tani ka qenë shumë më e lartë se fitimi. I vënë me shpatulla pas muri ai mund të bëhet përkundrazi, më agresiv. Bëhet fjalë për çështje prestigji, për krenari të plagosur nacionale, për ruajtjen e fytyrës. Pjesërisht kemi të bëjmë edhe me një njeri që nuk shpëton dot më nga “shpirtrat që ka thirrur vetë”.
Në BE ka njerëz që ngulin këmbë që t’u jepet së shpejti fund të gjitha sanksioneve; ata do të ishin të gatshëm që t’i pranonin Rusisë një sferë ndikimi. Sipas kësaj, shtetet e kësaj zone do të kishin vetëm një sovranitet të kufizuar, nuk do të ishin të lira t’i zgjidhnin lirisht aleancat e tyre. Për lëshime të tilla shpërdorohet koncepti i realpolitikës. Në të vërtetë këtu do të kishim të bënim me një shitje të vlerava demokratike, një deklarim falimentimi i Berlinit.
Sferë ndikimi ruse në Ballkanin Perëndimor?
Kancelarja federale, Angela Merkel tha në fjalimin e saj në Sidney në mënyrë të pazakontë të ashpër, se çfarë është në lojë për të. Ajo, që shmang çdo fjalë të pamenduar, që edhe në Brisbane kërkoi të bisedonte me Putinin, e di si ish-qytetare e RDGJ-së që ka qenë se çdo të thotë të jetosh në sferën e ndikimit rus. Ajo druhet se Rusia, po të shpëtojë paq me aneksimin, furnizimin me armë dhe destabilizimin e Ukrainës mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Gjeorgji dhe në Moldavi. Edhe vetë në Serbi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra në një territor të rrethuar me shtete të BE, ajo nuk e përjashton një politikë të qëllimshme interesash të Rusisë, për ta penguar afrimin e rajonit me BE. Kaq larg nuk ka shkuar askush nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të vjetra të BE. Është e padrejtë, por po ta kishte bërë deklaratën e Merkelit një President i shteteve baltike, atë do ta akuzonin shumë shpejt për paranojë dhe përhapje paniku. Duket se ndërkohë edhe Merkeli llogarit më të keqen nga Putini.
Vendimtar është shtrëngimi i radhëve
Me fjalimin e saj, Merkeli donte jo së fundi të forconte shtrëngimin e radhëve në Evropë. Sepse ajo e di, që Putini përpiqet të përçajë. Në BE ishte shumë e vështirë që të miratoheshin sanksionet e gjera ekonomike. Sa më shumë që zgjat konflikti, aq më e vështirë mund të bëhet mbajtja e sanksioneve. Po nuk bëhet fjalë për asgjë më pak se për mbrojtjen e rendit të paqes të shtetit juridik, në të cilin kufijtë nuk mund të shtyhen thjesht me dhunë. Një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Perëndimi e përjashton. Sanksionet janë mjeti më i ashpër që ka ai. Por ato kanë efekt vetëm në plan afatgjatë. Pra nevojitet durim. (dw)

Gjermania e shqetësuar me ndikimin rus në Serbi

Një intervistë e Vladimir Putinit për televizionin ARD ka shkaktuar reagime të shumta në Gjermani. Kancelarja Merkel paralajmëron për shtimin e influencës ruse në disa vende – ndër to edhe në Serbi.Të gjithë pjesëmarrësit e samitit në Brisbane e kanë shfrytëzuar shansin që t’ia thonë mendimin e tyre presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Ndërsa në fillim të kësaj jave sërish në rend janë ministriat e jashtëm të BE, të cilët do të vendosin për hapat e tjerë, që duhen ndërmarrë ndaj Rusisë. Fati që edhe shefi i Kremlinit kishte një qëndrim refuzues ndaj të gjithë liderëve perëndimorë në Australi, nuk e lehtëson fare punën e ministrave. Kancelarja Angela Merkel, për të cilën thuhet se ka ndoshta raportet më të mira me Putinin, u largua nga një takim disaorësh me presidentin rus pa asnjë koment. Por ajo komentoi më vonë deklaratat e tij të bëra në një intervistë për televizionin e parë gjermanë ARD. Putin justifikoi në këtë intervistë ndërhyrjen në Krime, me shpjegimin se këtë e ka kërkuar populli i atjeshëm.

Frika nga influenca e madhe në Serbi
Ishte kjo hera e parë që Putin shumë hapur foli për anektimin e kësaj pjese të Ukrainës. Por edhe për gjendjen në lindje të Ukrainës, me fjalët se atje duhet vendosur një lloj federalizmi dhe duhet evituar ndërhyrja e njësive ukrainase. Putin sërish e ka krahasuar gjendjen në Krime dhe në Ukrainë me atë në Kosovë. Qarqet perëndimore kanë frikë se Putin dhe Rusia nuk do të ndalojnë vetëm me ndërhyrjen në Ukrainë. Ka dhe vende të tjera, ku ai po përpiqet të shtojë influencën. Kancelarja Merkel në një fjalim të mbajtur në Australi ka tërhequr vërejtjen për ndikimin e Rusisë në vende të caktuara evropiane dhe sidomos në Serbi, Moldavi dhe Gjeorgji.
“Do të duhej që vetëm ky fakt të na bindë, se sa e rëndësishme është politika e përbashkët evropiane”, ka thënë Merkel. Ngjashëm me fjalët e kancelares janë shprehur edhe disa 35 gjermane, të cilat paralajmërojnë se Putini po ndjekë një strategji të qartë ndaj Ballkanit perëndimor. Sipas revistës Der Spiegel Rusia është koncentruar maksimalisht që të rrisë “ndikimin strategjik në Ballkanin Perëndimor”. Në artikullin me titull “Ndikimi i Rusisë në Serbi” thuhet se “objektivi i Putinit është që përmes një bashkëpunimi të ngushtë ushtarak mes Moskës dhe Beogradit të arrihet që Serbia të qëndrojë sa më larg integrimit në Bashkimin Evropian”. Ndërkohë që Rusia po përpiqet ta lidhë Serbinë për vete edhe përmes bashkëpunimit ekonomik dhe gazit. Gazetat në Serbi shkruajnë se e njejta strategji po zbatohet edhe në Bosnje-Hercegovinë, sidomos në pjesën e banuar me serbë, në Republika Srpska.
Qeveria gjermane dhe vendet perëndimore ende nuk kanë gjetur një përgjigje konkrete ndaj sfidave më të reja, por në Beograd po qëndron edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, i cili do të bëj të qartë se perspektiva e Serbisë është afrimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me BE-në.

Obligimet e ministrave të jashtëm

Ndërkohë minsitrat e jashtëm në Bruksel duhet të trajtojnë mundësitë për masat ndaj Moskës. Por për momentin përjashtohet ashpërsimi i sanksioneve. Kjo temë nuk është në rend dite, tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier: “Por do të trajtohet gjendja në lindje të Ukrainës dhe do të shqyrtohet mundësia e izolimit të mëtejmë të liderëve të seperatistëve atje”.
Po pse Perëndimi po reagon kaq butë ndaj zhvendosjes së anijeve luftarake të Rusisë në afërsi të bregdetit australian, apo fluturimeve të avionëve rusë përgjatë kufirit të vendeve të NATO-s? Vendet perëndimore ende nuk kanë rënë dakord për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë. Diplomatët në Bruksel mendojnë se Perëndimi duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet diplomatike, para se të merren masat e tjera ndëshkuese.
Efektet e dobëta të sanksioneve
Sanksionet deri tani nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Por diplomatët thonë se edhe në Moskë ka zëra të ndryshëm, të cilët mendojnë se sansksionet në shtigje afatgjata do të japin rezultate.
Disa mendojnë se Rusia që tani po paguan një çmim të lartë. Ndërsa vetë Putini thotë se sanksionet do të godasin njëjtë si Rusinë, ashtu edhe vendet perëndimore.
Giles Merrit nga “Institut Security and Defence Agenda”, mendon se sanksionet kanë filluar të japin rezultatet e para. Por Kremlini ende nuk është i shqetësuar shumë për këtë punë. Ai po përpiqet të mobilizojë njerëzit pas vete me fjalët se sanksionet nuk do të japin rezultatet e pritura dhe se ato janë të padrejta. Putin tha se Rusia po shënon rritje ekonomike edhe nën sanksione dhe se kjo rritje në dy vitet e ardhshme do të jetë edhe më e lartë.

Evropës i duhet më shumë unitet
Ekologjistja Rebecca Harms, anëtare e Komisionit për Ukrainën në PE, thotë: “Duhen rishikuar të gjitha masat për gjetjen e një zgjidhje jo ushtarake”, sepse prej fillimit “ka qenë e qartë se sanksionet do të veprojnë ngadalë”. Megjithatë efektet e para janë prezenete. Rubla ruse ka shënuar një rënie prej 40% prej fillimit të sanksioneve. Kjo ka të bëjë edhe me uljen e eksportit të gazit, sepse Rusia varet kryesisht prej këtij eksporti. Evropianët duhet të bëjnë të qartë dy gjëra, mendon politikanja ekologjiste. Së pari, se sanksionet do të vazhdojnë dhe se të gjithë i mbështesin ato. Dhe së dyti, vendet e BE nuk duhet të bëjnë asnjë biznes të madh me Rusinë. (dw)

Branko Gerovski: nuk e bëj hesap për shqiptar serioz atë që përkrah këtë qeveri

Branko Gerovski ka shpërthyer kundër Ali Ahmetit dhe shqiptarëve që e përkrahin qeverinë Gruevski. Në kolumnën e tij të fundit kryeredaktori i “Sloboden Pecat”, Branko Geroski ka shkruar për ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë dhe rolin e faktorit shqiptarë në shtet.
Sipas tij, shqiptarët duhet të hidhërohen vetëm me vetën dhe përfaqësuesit e tyre në qeveri të cilët po e mbajnë qeverinë e Gruevskit, qeveri kjo që nuk i llogaritë shqiptarët.

“Qenka shqetësuar ministri Neziri dhe paska thënë se nga Qeveria do të kërkojë përgjegjësi nga që MPB dhe DHP kanë organizuar aksion me forcat policore.

Po shohë se Qeveria është “dridhur” nga kërcënimet e ministrit ri dhe talent. Unë e kuptoj shqetësimin e Nezirit që rrjedh nga shqetësimi i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë, nuk e kam të qartë pse ju hidhërohen DHP-së dhe MPB-së. A nuk ka BDI zëvendës nëpër këto resore ? A e di Neziri se në këtë qeveri askush s’i bënë hesap dhe së pari duhet të merret vesh me shefin e tij Ali Ahmeti, i cili kuptohet shumë mirë me Gruevskin, njëjtë sikur në një kohë Rrahman Morina me Slobodan Millosheviqin.

Cdo shqiptarë duhet ta kuptojë se duke e përkrahur qeverinë e Gruevskit dhe përfaqësuesit e tyre në qeverinë Gruevski-Ahmeti nuk kanë të drejt t’i hidhërohen askujt, Më vjen keq që këtë duhet tua them drejtpërdrejt por un atë shqiptar që përkrah këtë qeveri nuk e bëj hesap për njeri serioz, shkruan Geroski. (klan)