Kategoritë: Kosova

Lajmet nga Kosova

Më 17 shkurt – protestë gjithëpopullore

opozitaOpozita e bashkuar mbajti sot konferencë për media ku u bë e ditur data e protestës së ardhshme kundër “Zajednicës”, kundër Demarkacionit me Malin e Zi, dhe për largimin e kësaj qeverie që e ka shkelur Kushtetutën.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ora 14:00, do të mbahet protesta gjithëpopullore. “Të bashkohemi në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës, dhe në kërkesën tonë për largimin e kësaj qeverie që është shkelëse e Kushtetutës. Kemi zgjedhur këtë datë simbolike për të çuar mesazhin se qytetarët e Republikës së Kosovës, tetë vite pas pavarësisë, janë të pakënaqur. Tetë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në krye të Qeverisë vazhdojnë të jenë ata që kanë shkelur aktin më të lart juridik të shtetit, Kushtetutën. Qytetarët e Kosovës nuk pranojnë të udhëhiqen nga këta shkelës të Kushtetutës”, theksoi Limaj.

Visar Ymeri, Kryetar i VETËVENDOSJE!-s, tha se Qeveria e Kosovës që nga 9 janari është dashur ta kuptojë që populli i Kosovës nuk e ka ndërmend ta tolerojë një qeveri të tillë që e cenon rendin kushtetues për t’ia mundësuar Serbisë ndërhyrjen politike, ekonomike e territoriale në Kosovë, e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës. “Kjo Qeveri ka një afat të shtyrë deri më 17 shkurt, që ta kuptojë këtë gjë, që të largohet nga këto marrëveshje dhe të largohet nga pushteti i uzurpuar. Përndryshe, qytetarët e Republikës do të mblidhen prapë në sheshin e kryeqytetit të Republikës në Prishtinë, për të insistuar në këto kërkesa. Tetë vite më parë, në këtë shesh janë mbledhur qytetarë të shumtë të Republikës për ta festuar shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës ashtu siç ata e kishin pritur dhe ashtu siç ata e mendonin. Sot, pas tetë viteve, u kuptua që ky shtet nuk ka dalë ashtu siç donin qytetarët, por ashtu siç po e duan pushtetarët: shtet i dobët, me sovranitet të cunguar, me integritet territorial të paqenë, dhe që keqpërdoret nga klikat e pushtetarëve dhe bizneseve të tyre që të pasurohen për vete dhe ta varfërojnë edhe Republikën edhe popullin e kësaj Republike”, u shpreh Ymeri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se kundërshtimi i opozitës i përkrahur prej shumë qytetarëve u vërtetua se po fuqizohet më 9 janar. “Ne kemi qenë në këtë shesh më 9 janar, dhe të gjithë jemi ndier edhe krenar edhe të sigurt që ky kundërshtim po fuqizohet. I falënderojmë të gjithë ata që e kanë fuqizuar këtë kundërshtim të vendimeve të gabuara, si dhe kërkesën për llogaridhënie nga Qeveria që ka shkelur Kushtetutën. Nuk ka ditë më domethënëse në kalendarin tonë që po vjen sesa 17 shkurti, që ta rrisim edhe më tej këtë kundërshtim. Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim, që të bashkohemi më 17 shkurt, dhe ta fuqizojmë edhe më tutje këtë kundërshtim. Këta që janë në pushtet, dikur janë betuar për shtet me sovranitet. Ata e kanë thyer këtë betim, dhe e kanë shkelur Kushtetutën. Më 17 shkurt, qytetarët duhet t’iu japin përgjigje atyre”, tha në fund Haradinaj.

 

22 janar 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Bukoshi transferoi 500 milionë në Beograd, vëllai i Thaçit mori 8 milionë marka

ibrahim kelmendiIntervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi (2)

Treshja e Shtabit (Thaçi, Syla, Haliti) e sabotoi dhe e shpërdoroi luftën e UÇK-së

“Kosova Sot”: Edhe zëdhënësi i UÇKsë, Ali Uka u vra. Ai banonte me Hashim Thaçin, i cili kurrë nuk ka folur për këtë rast. Çka fshihet pas kësaj vrasjeje?

Ibrahim Kelmendi: Në prag të luftës pati ndodhur një vrasje goxha e bujshme në Tiranë, sidomos për shkak të barbarisë së saj. Është fjala për gazetarin Ali Uka, i cili në Tiranë po afirmohej si zëdhënës i UÇK-së. Për atë vrasje është dyshuar edhe Hashim Thaçi, shoku i Ali Ukës, meqë nuk duhet ta ketë duruar afirmimin e tij aksidental. Rastësisht pata takuar babanë e Ali Ukës, i cili kishte ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në gjykimin për vrasjen e djalit të tij. Atë e takova të bujtina e Tafilit, ku po flija edhe unë (meqë e paguanim krevatin 5 DM në natë për individ). Mënyra si u zhvillua seanca ishte një farsë që më irritoi. Aty nuk u fol fare me kë kishte banuar Ali Uka, as se ishte arrestuar si i dyshuar për vrasje Hashimi, por po kryhej një formalitet për të gjykuar atë vrasje, sikur e kishte bërë një kushëri i tij, që kishte ardhur në Tiranë nga Cyrihu. Atë e mbanin të burgosur në burgun psikiatrik në Elbasan dhe i kishin caktuar diagnozën e të sëmurit psikik. I kam harruar detajet, por di që pata raportuar gjerësisht për atë farsë gjyqë- sore në gazetën “Zëri i Kosovës” (mars ose prill 1998).

“Kosova Sot”: Po babai i Ali Ukës, te kush dyshonte për vrasjen e djalit?

Ibrahim Kelmendi: Nuk më kujtohet tamam.

“Kosova Sot”: Kush e ka dirigjuar në të vërtetë luftën e UÇK-së, këta që sot marrin merita e rrahin gjoks, apo ishin shërbimet sekrete, sidomos ai francez?

Ibrahim Kelmendi: Luftën e UÇK-së nuk e ka dirigjuar askush, por e ka bërë UÇK-ja e vegjëlisë çlirimtare në Kosovë, e cila ka sfiduar bandën sabotuese e komplotiste të treshes famëkeqe! UÇK-në, shpërthimi i kryengritjes së armatosur në mars të vitit 1998, pas plojës ose epopesë se Jasharëve, e zuri të goditur rëndë nga vrasjet e burgosjet që u kishin bërë forcat serbe pjesëtarëve të saj, si dhe sabotimi e komplotet që i kishin bërë Xhaviti e Azemi gjatë viteve 1994- 1998. Vegjëlia çlirimtare, kryengritëse, u vetë-organizua në zona, formoi shtabet e zonave, e bëri luftën siç diti e mundi, duke sfiduar sabotimet financiare, në armatim, organizim, që ia bënte “shtabi” i bandës së treshes, i cili e kishte selinë në hotele e restorante të Tiranës. Fatkeqësisht, ndërkombëtarët i afirmuan po këta tre, meqë i kishin kapur si marioneta të shërbimeve të huaja që duhet të kenë qenë. Mbaj mend kur me pati thënë Sekretari i Shtetit gjerman, Wolfgang Ischinger, se po i vinte gjynah për UÇK-në, si po e komprometonin çunat Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke i takuar të ngarkuarit ndërkombëtarë, duke marrë nga ata pyetje, duke simuluar sikur po i merrni përgjigjet nga Shtabi i Përgjithshëm dhe ua përcillnin atyre broçkullat e tyre…

Padronët i kanë dhënë garanci Thaçit

“Kosova Sot”: Cila ishte lidhja e Thaçit me shokë, me agjenturat franceze dhe a besoni se edhe sot e kësaj dite këto lidhje ekzistojnë?

Ibrahim Kelmendi: Hashim Thaçi kishte raporte “shoqërore” me francezin Arnaud, njësoj si ushtari me komandantin, që do të thotë, Hashimi vetëm ka zbatuar urdhrat e atij shërbimi filoserb, atëherë e sot. Nuk e di çfarë raporte duhet të kenë tani Hashimi dhe ai shërbim, por njihet praktika e shërbimeve të tilla – njëherë marionetë, përjetësisht marionetë (pos kur vetë shërbimet vendosin ta lirojnë). Mosbrengosja e Hashim Thaçit për Gjykatën Speciale, respektivisht angazhimi i tij që ajo të krijohet, përmban sigurinë që i është dhënë Hashimit nga padronët e tij! Unë kam përvojë si përkthyes në proceset gjyqë- sore në Gjermani. Për të zbuluar krimin e organizuar policitë hetimore fusin në radhët e tyre spiunë. Spiunit i lejohet për kamuflim të luajë rolin e narkodilerit, ta zëmë, por kur ndodh procesi gjyqësor, ai nuk gjykohet, e shumta ai duhet të dëshmojë për të bëmat e strukturave të kapura. Kështu parashikoj të ndodhë edhe me Hashimin, pa zhurmë publike, do të garantojë Franca se e kishin rekrutuar dhe plasuar në UÇK për t’u informuar për “veprimtaritë terroriste” dhe të “krimit të organizuar” në Kosovë.

“Kosova Sot”: A mund të jetë edhe situata në Mitrovicën e pasluftësndarja e këtij qyteti në dysh dhe krejt pjesës veriore me komunat e tjera të shumicës serbe, pasoja e lidhjeve të fshehta dhe pazareve të Thaçit me shërbimet franceze?

Ibrahim Kelmendi: Pasojë kryesore duhet të ketë qenë vendimmarrja e Shtabit të Ushtrisë Franceze, ndërsa Hashimi, si marionetë e saj, vetëm ka luajtur rolin diversionist për të penguar forcat e UÇK-së që të mos provonin të pozicionoheshin me kohë edhe në ato pjesë, të cilat po vazhdon t’i mbajnë të pushtuara Serbia dhe KFOR-i i vendosur në atë zonë.

“Kosova Sot”: Çfarë raportesh kanë pasur mafiozët e shtabit të UÇK-së me Adem Jasharin, me familjen e të cilit sot janë zbehur raportet?

Ibrahim Kelmendi: Uroj ta korrigjoni diskualifikimin e vrazhdë “mafiozët e shtabit të UÇK-së”. Nuk kam informacion të konkretizuar. Di që ai “shtab”, i cili përbehej nga Nait Hasani, Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, etj., “grupin e Drenicës”, siç e quanin diskualifikueshëm, që komandohej nga Adem Jashari, duhet ta kenë sabotuar dhe nuk e kanë integruar fare në UÇK. Kështu duhet t’i kishin urdhëruar bosët Xhaviti e Azemi. Qysh në vitin 1996, nga UÇK-ja e Drenicës, janë kërkuar ndihma nga Lëvizja dhe Fondi në Gjermani, meqë ai “shtab” po e sabotonte. Me Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij mbanin lidhje Ali Ahmeti, Fehmi e Ramiz Lladrovci. Xhaviti dhe Azemi po i sabotonin edhe përmes ndikimit të tyre në Kryesi të Lëvizjes. E kam me të dëgjuar, por jo të thashethemeve ordinere, se kundër Hashimit dhe Kadri Veselit UÇK-ja e Drenicës duhet të kishte marrë vendim që t’u ndalohet hyrja në atë zonë. Ali Ahmeti duhet të ketë intervenuar që ai dënim të anulohej… (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)  

Dënimi i Ivanoviqit me vetëm 9 vjet – poshtërim për drejtësinë

vetevendosjeDrejtësisë me komponent ndërkombëtare i janë dashur gjithsej 17 vite që ta shpallin të fajshëm personin përgjegjës për vrasjen, lëndimin, dëbimin dhe shkatërrimin e pronave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e doktrinës së Ilia Grashaninit – vrit dhe dëbo.

Shpallja e aktgjykimit ndaj Oliver Ivanoviqit shpërfaq edhe njëherë padrejtësinë ndërkombëtare. Me 9 vite burgim ndaj krimeve të kryera nga Ivanoviqit dhe shokët e tij është pasqyra më e mirë e (pa)drejtësisë e cila është duke e gjykuar popullin shqiptar për më tepër se një shekull. Të shqiptosh dënimin me burgim prej një kohëzgjatje prej 9 vitesh për krime të tilla, është treguesi më i mirë se sa është i gatshëm EULEX-i me komponent të tij ta mbrojë drejtësinë që ka karakter ndërkombëtar. Veprat për të cilat është gjykuar Oliver Ivanoviqi përbëjnë veprat penale të nivelit ndërkombëtar, e që konsiderohen si vlera të mbrojtura në të mirë të mbarë njerëzimit. Veprimet e grupit të Ivanoviqit nuk dhunuan vetëm vlerat e mbrojtura me ligjet vendore. Ata dhunuan vlerat e mbrojtura me katër konventat e Gjenevës dhe aktet e tjera që sanksionojnë veprimet të tilla si krime ndërkombëtare. Shqiptimi i një dënimi të tillë e tregon më së miri gatishmërinë që sunduesit e ligjit sa janë të gatshëm të mbrojnë postulatet më vlefshme dhe të mbrojtura në nivel ndërkombëtar.

Me dhjetëra dëshmitarë e prova materiale, gjyqtarëve të trupit gjykues nuk iu mjaftuan që të tregojnë barrën e vërtetë të Oliver Ivanoviqit i cili me veprimet e tij konkrete dhe me urdhrat e dhënë ka shkaktuar vrasjen 41 shqiptarëve, lëndimin e qindra të tjerëve dhe dëbimin e më shumë se 12 mijë qytetarëve shqiptarë. Ky trup gjykues e tregon standardin e shumëfishtë, ku për pjesëtarët e UÇK-së i mjaftojnë dëshmitë njëburimore, ndërkaq për gjykimin e kriminelëve të kalibrit të Oliver Ivanoviqit mjaftohen me shqiptimin e një dënimi i cili në vete paraqet poshtërimin më të ultë ndaj të gjitha viktimave që kanë pësuar nga veprimet e grupit të Ivanoviqit. Ky grup do të duhej të ishte përgjegjës jo vetëm për krimet e kryera ndaj popullsisë civile, por veprimet e tyre në mënyrë tipike paraqesin elementet e veprave penale të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit. E sigurisht që ata duhet të mbajnë përgjegjësinë edhe për trajtimin dhe zhdukjen e qindra robërve të luftës të cilët edhe në ditët e sotit nuk janë gjetur.

Përkundër padrejtësisë të vazhdueshme me të cilat ballafaqohen qytetarët, krimet e llojit të grupit të Ivanoviqit nuk parashkruhen asnjëherë. Për këtë popullit të Kosovës i mbetet që në një shtet të së drejtës ta mundësojë ndjekjen dhe gjykimin e të gjithë kriminelëve të luftës që ishin të komanduar drejtpërdrejt nga shteti i Serbisë.

21 janar 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kosovë: Oliver Ivanoviç dënohet për krime lufte

Një trup gjykues i kryesuar nga gjykatës të misonit EULEX dënoi politikanin lokal serb të Kosovës Oliver Ivanoviç me nëntë vjet heqje lirie. Ai u gjet fajtor për vrasjen e civilëve në vitin 1999.

oliver ivanovicGjykata Themelore e qytetit të Mitrovicës shpalli fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie njërin nga përfaqsuesit e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ivanoviçi u gjet fajtor për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1999-2000. Vendimi final i aktgjykimit u shpall nga Këshilli Gjyqësor i misionit të BE-së për Polici dhe Drejtësi EULEX, i kryesuar nga gjyqtarja Roxana Comsa.

Gjykata ndërkaq i shpalli të pafajshëm katër persona të tjerë, që përfshiheshin në aktakuzën kundër politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç. Zoti Ivanoviç, ishte në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore. Këto vepra penale janë kryer në shkurt të vitit 2000 në Veriun e Mitrovicës. Në këtë kohë gjatë trazirave e humbën jetën 10 civilë shqiptarë.

Familjarët e viktimave u shprehen të zhgënjyer me dënimin, siç thanë “të vogël që iu shqiptua Oliver Ivanoviçit”. Ata thonë se Ivanoviçi ka marrë pjesë në vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Veriu i Kosovës.

Qeveria serbe kritikon vendimin

Autoritetet në Serbi reaguan ashpër ndaj këtij vendimi të cilin e quajtën “të padrejtë dhe të njëanshëm”. Radio Televizioni i Serbisë citon zëvendëskryeministrin në qeverinë e Serbisë Rasim Ljajiç, i cili thotë se “vendimi mund të ketë një ndikim në atmosferën e përgjithshme në Kosovë duke shtuar se gjykimi ka të bëjë më shumë me politikë se sa drejtësi”.

“Të akuzosh Oliver Ivanoviçin për këto krime është e pakonceptueshme me atë që ai ka bërë, nga njëra anë në demokratizimin e gjithë shoqërisë, dhe nga ana tjetër që ka punuar për të zgjidhur problemet e Kosovës, dhe se ai kurrë nuk ka qenë në kundërshtim me parimet demokratike të zgjidhjes së çështjes me udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë”, citon RTS, zëvëndëskryeministrin serb Rasim Lajiç.

Edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se “aktgjykimi kundër Oliver Ivanoviçit nuk ka lidhje as me të drejtën dhe as me drejtësinë”. Sipas tij, Beogradi zyrtar duhet ta rishqyrtojë pjesëmarrjen e vet në bisedime me Prishtinën.

Politikani lokal serb Oliver Ivanoviç u përfshi në politikë menjëherë pas përfundimit të luftës, edhe si pjesë e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës që administroheshin nga UNMIK-u. Ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, që u mbajtën në nëntor të vitit 2013, Oliver Ivanoviç ishte kandidat për postin e kryetarit të Komunës së Veriut të Mitrovicës. (dw)

Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Parlamenti Evropian i hapi rrugën zbatimit të Marrëveshjes së Stabizlim Asocimit të Kosovës me BE-në që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar

PEParlamenti Evropian votoi të enjten në favor të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke i hapur rrugën procesit të hyrjes në fuqi të saj.

Votimi pasoi debatin e zhvilluar të mërkurën gjatë të cilit nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek,njëherësh raportuese për Kosovën, tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit “është një akt historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së sepse është dokumenti i parë që rregullon marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet tyre”.

Ndërsa komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, tha se “kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë” ndërsa ka shprehur bindjen se ajo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të ndihmonin për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Pas votimit në Parlamentin Evropian, Këshilli i BE-së duhet të vendose për përmbylljen marrëveshjes.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi në fillim të pranverës.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan MSA-në më 27 tetor dhe kjo u bë e mundur pas marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë, të cilat ndërkaq Serbisë, i siguruannegociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën më 14 dhjetor.

Por, marrëveshjet me Serbinë çuan në një krizë politike në Kosovë. Që nga 22 shtatori, parlamenti i Kosovës kaloi një periudhë tensionesh në seancat e të cilit u përshkuan me gaz lotsjellës e skena dhune edhe në rrugët e Prishtinës, gjatë protestave të opozitës kundër marrëveshjespër asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të jap dorëheqje dhe të hapet rruga për zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjidhje kjo sipas tyre e vetme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi se pjesë të marrëveshjes për asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria është zotuar se do të respektojë vendimin e gjykatës ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të heq dorë nga veprimet e dhunshme. (voa)

Në 10-vjetorin e vdekjes, çmohet lart filozofia politike e Rugovës

rugova homazheNë 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, në Kosovë të enjten është rikujtuar jeta, vepra dhe filozofia politike e tij.

Personalitetet më të larta të jetës politike e publike kanë bërë homazhe te varri i presidentit Rugova në Prishtinë, ndërkohë që janë organizuar edhe akademi përkujtimore dhe aktivitete tjera.

Formula politike e Rugovës, që Kosova të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe të ndërtojë miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vlerësua si busull orientuese në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se e çmonte lart rolin dhe kontributin e presidentit Rugova, në gjithë procesin e shtet ndërtimit të Kosovës.

“Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore, dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Jahjaga.

Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi edhe një Akademi Përkujtimore. Aty, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi se Rugova ishte jo vetëm një prijës politik, por edhe shpirtëror i Kosovës në kohët më të vështira drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Presidenti Rugova ishte prijësi me të cilin lidhet një epokë – epoka e pavarësisë. Ideja e pavarësisë së Kosovës hyn në domenin e ideve të mëdha, jetësimi i të cilave kërkon dije, kërkon urtësi e sakrifica të jashtëzakonshme”, ka thënë Mustafa.

Homazhe tek varri i Rugovës ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht zëvendëskryeministër i Kosovës, dhe kandidat për presidentin e ardhshëm të vendit.

Me këtë rast, Thaçi tha se Rugova ka një kontribut të gjithanshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot e nderojmë për kontributin e tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për vlerat euro-atlantike që i ka vënë në skenën politike kosovare, për kontributin e tij për rendin demokratik, për perspektivën euro-atlantike, për lirinë e vendit”, është shprehur Thaçi.

Nga partitë opozitare, homazhe te varri i presidentit Rugova ka bërë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti i ndjerë Rugova njihet si një prej politikanëve më të shquar të Kosovës. Së bashku me një grup intelektualësh, ai kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor të vitit 1989, për t’u vënë kështu në ballë të rezistencës paqësore, që synonte pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Pas luftës, ndërhyrjes së NATO-s dhe vendosjes së Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, Rugova u zgjodh president i Kosovës, por ai nuk e priti ditën e pavarësisë së saj, për të cilën ishte angazhuar aq shumë. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, më 21 janar të vitit 2006.

Rugova ishte shpallur hero i Kosovës nga ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. (rel)

Treshja Thaçi-Haliti-Syla grabitën milionat e UÇK-së

ibrahim kelmendiIntervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi

“Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente

“Banda e treshes duhet të ketë grabitur rreth 70 % të ndihmave financiare, të grumbulluara për UÇK-në. Secili shtab i zonave do të duhej të dëshmonte sa ndihma ka marrë nga ato mjete. Po të guxonin dhe të bëheshin të sinqertë, do të konkretizohej akoma më shumë ky sabotim. Ta zëmë, vetë i kam pyetur Sylejman Selimin dhe Agim Çekun për kohën që ishin komandantë të Shtabit të Përgjithshëm, nëse dinë diç për qarkullim të mjeteve financiare, respektivisht nëse kanë pasur kompetencë komanduese e kontrolle mbi mjetet financiare të UÇK-së, dhe që të dy janë përgjigjur se nuk u janë dhënë as të holla xhepi sa për të blerë cigare. Shtabet e zonave i kishin në dispozicion, si ndihma, vetëm mjetet financiare që nuk i kishte grabitur banda e treshes (Xhaviti, Azemi e Hashimi), e që ishin ndoshta rreth 30 % të mjeteve të përgjithshme”, ka thënë Kelmendi

Kosova Sot”: Këto ditë u lajmërua nga Holanda se po bëhet gati të themelohet Gjykata Speciale, e cila do të ketë të akuzuar ish-drejtues të UÇK-së. Kanë qarkulluar emra, por zyrtarisht nuk dihet se kush do të akuzohet. A keni ndonjë ide se kush mund të përfundojë në këtë tribunal për krimet e supozuara të luftës?

Ibrahim Kelmendi: Jo, nuk kam, pos atyre që janë përfolur gjatë debateve, kur është votuar në Këshillin Evropian, aty ku është vendosur që të hetohet krimi i supozuar për trafikim me organe, respektivisht e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë”. Unë qysh atëherë i kam dhënë intervistë gazetarit gjerman, Erich Ratfelder, për të dëshmuar të kundërtën e atyre akuzave, duke u thirrur në faktin se isha njëri nga administruesit e ndihmave të fondit “Vendlindja thërret” dhe po të kishim “shtëpi të verdhë” si bazë, do të isha i informuar.

“Kosova Sot”: A është e pritshme që kjo gjykatë do të arrijë t’i zbardhë edhe vrasjet politike të pasluftës, që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe të gjykojë shumë raste të tjera kriminale të fushave të ndryshme, të cilat lidhen me “peshqit ë mëdhenj” të politikës, e të cilat nuk e pati guximin t’i trajtojë gjyqësori i Kosovës, as në kohën e UNMIK-ut dhe as EULEXi dhe vendorët pas shpalljes së pavarësisë?

Ibrahim Kelmendi: Do të dëshiroja, por jam skeptik, meqë kjo gjykatë është më shumë zhurmim sesa sinqeritet e drejtësi. Përndryshe, nuk do të angazhoheshin edhe Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe të tjerë që ajo të miratohej nga Kuvendi i Kosovës. Dik Marty, Serbia, Rusia dhe miqtë e tyre e patën arritur qëllimin në Këshill të Evropës. Më shumë nuk duhet të jenë të interesuar. Pra, ata donin që të diskreditohej Aleanca, e cila kishte bombarduar Serbinë, sikur paskësh përkrah kriminelë që kanë bërë tregti edhe me organe të njerëzve. “Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente dhe nuk besoj se do t’i dënojnë marionetat e tyre.

“Kosova Sot”: Por, mos të harrojmë se një herë u vu në pikëpyetje nga PDKja votimi i Speciales, vitin e kaluar, dhe u desh ndërhyrja ndërkombëtare që të miratohej gjykata. Nga ana tjetër, tash Kuvendi duhet të ratifikojë një marrëveshje me Holandën për punën e Gjykatës dhe ende nuk dihet si do të shkojnë gjërat. Si e komentoni këtë fakt?

Ibrahim Kelmendi: Mund të jetë ashtu, meqë nuk i kam mbajtur mend detajet. E di që disa parlamentarë të PDK-së ishin kundër, meqë ata po i frikoheshin. Z. Hashim Thaçi dhe z. Xhavit Haliti angazhoheshin që t’i bindnin edhe ata deputetë të rebeluar që të votonin pro miratimit. Aktualisht Gjykata është çështje e koptisur. Duhet të ketë ngelur edhe ndonjë aspekt i natyrës organizative, financiare, teknike, do të thosha. Uroj që të hetohen, akuzohen dhe gjykohen vetëm ata që kanë bërë krime, me shpresë se nga gjykata politike, e cila qe imponuar në Këshillin e Evropës, të bëhet gjykatë që do të ndajë drejtësi. Fatkeqësisht, mandatin e ka për të gjykuar vetëm krimet e mundshme të pjesëtarëve të UÇK-së, por jo krimet monstruoze të forcave fashisoide serbe ndaj popullatës shqiptare.

UÇK-në e themeloi LPK-ja

“Kosova Sot”: T’i kthehemi pak themelimit të UÇK-së nga këndvështrimi juaj. Cili ka qenë roli i LPKsë në këtë ngjarje?

Ibrahim Kelmendi: Roli i Lëvizjes (LPK) ka qenë vendimtar. E para, Lëvizja në Kuvendin e saj të katërt, të mbajtur në verë 1993 në Prishtinë (në shtëpinë e bashkëveprimtarit Fatmir Brajshori), ka marrë vendim për të themeluar forcë të armatosur ushtarake, duke e ngarkuar ekipin që duhej të zbatonte vendimin. Meqë Lëvizjen në Kosovë e goditën përndjekje e burgosje të sforcuara të policisë serbe, kompetenca statutare për të zbatuar atë vendim i kaloi Lëvizjes, dega në emigracion (ose “jashtë vendi”, siç e quanim atëherë). Në vitin 1994 Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes (në emigracion) vendosi formimin e Sektorit për rëndësi të veçantë dhe e ngarkoi me kompetencë Kryesinë ta mbikëqyrë atë sektor. Gjithashtu, Këshilli i Përgjithshëm mori vendim për të formuar fondin “Vendlindja thërret”, që të mblidhnim ndihma për të ndihmuar UÇK-në financiarisht.

“Kosova Sot”: Si do të mbikëqyrej ai fond, a menduat ndonjëherë si do të bëhej transparenca e tij?

 

Ibrahim Kelmendi: Fondi qe themeluar nga Lëvizja dhe administrohej nga Lëvizja, deri në momentin kur ndihmat i dorëzoheshin UÇK-së. Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes ushtronte kontroll mbi strukturat e fondit “Vendlindja thërret”. Juridikisht, vetëm Lëvizjes i ka takuar, nëse do t’i bënte publike të dhënat. Gjithashtu, juridikisht ishin dhe janë kompetente institucionet kompetente të drejtësisë në shtetet ku ato fonde ishin të legalizuara. Tashmë Lëvizja dhe UÇK-ja kanë shkuar në histori, nuk ekzistojnë si subjekte. Dhe, prandaj nuk është dikush kompetent që t’i bëjë publike. Mundësia më praktike është që i gjithë dokumentacioni i Lëvizjes dhe i UÇKsë t’i dorëzohet Arkivit të Kosovës dhe aty të mund të konsultohej dhe t’i publikonin të dhënat ata që do të merreshin me hulumtime. Një pretendim i Shoqatës se veteranëve të Lëvizjes, e cila është në proces të formimit, është që të grumbullojë materialin arkivor dhe të organizojë hulumtimin e tij. Institucionet e drejtësisë në Kosovë, po të duan të hulumtojnë Fondin në Gjermani, mund të lusin Entin federativ të Kriminalistikës që t’ua japë një kopje të dokumentacionit, meqë atë ent e posedon krejtësisht. Edhe banka, ku ishte xhirollogaria e fondit, i ka të regjistruara të gjitha hyrjet dhe daljet, me emra konkretë. Kushdo që është i interesuar dhe mund të paguajë shërbimin e bankës, unë jam i gatshëm ta shoqëroj, meqë e kisha të deponuar nënshkrimin për tërheqje të ndihmave që kanë hyrë aty. Ndoshta edhe një detaj është me rëndësi: E kam lutur shërbimin për mbrojtje kushtetuese (si- është AIK në Kosovë), që t’i kontrollojë ndihmat që hynin në xhirollogari, nëse kishin prejardhje nga gjaku i bardhë (siç i quan në veteranë të devotshëm ndihmat e fituara me djersë).

“Kosova Sot”: A ka pasur luftë për pushtet ndërmjet aktivistëve të asaj kohe, për të marrë meritat e UÇK-së?

Ibrahim Kelmendi: Rëndom, edhe në familje goxha të vogla ka garë për primat e kuletë, e lëre më në organizime të mëdha. Në prag të kuvendeve të Lëvizjes dhe mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, kur paralajmërohej se do të zgjidheshin udhëheqës, ndodhnin të bëheshin lobime nga personat që dëshironin të zgjidheshin. Fatkeqësisht, gara dhe komplotet eskaluan në mars të vitit 1998, saqë u detyruam të mbajmë Kuvend të jashtëzakonshëm të Lëvizjes (në fillim të majit 1998). Në atë kohë si komplotistë u eksponuan Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi.

“Kosova Sot”: Kur thoni komplotistë, çfarë veprimesh bënë ata që i quani të tillë?

Ibrahim Kelmendi: Po numëroj vetëm disa më të rëndësishmet: sabotimin e ndihmës me armatim dhe financa të UÇK-së, qysh nga themelimi deri në tjetërsim të saj në TMK, komplotim të strukturave komanduese të UÇK-së, deri edhe të dyshimi për mënjanim fizik të atyre që kanë kundërshtuar “shtabin” e tyre, me seli në hotele e restorante të Tiranës. Banda e treshes duhet të ketë grabitur rreth 70 % të ndihmave financiare, të grumbulluara për UÇK-në. Secili shtab i zonave do të duhej të dëshmonte sa ndihma ka marrë nga ato mjete. Po të guxonin dhe të bëheshin të sinqertë, do të konkretizohej akoma më shumë kjo sabotazhë. Ta zëmë, vetë i kam pyetur Sylejman Selimin dhe Agim Çekun për kohën që ishin komandantë të Shtabit të Përgjithshëm, nëse dinë diç për qarkullim të mjeteve financiare, respektivisht nëse kanë pasur kompetencë komanduese e kontrolle mbi mjetet financiare të UÇK-së, dhe që të dy janë përgjigjur se nuk u janë dhënë as të holla xhepi sa për të blerë cigare. Shtabet e zonave kishin në dispozicion si ndihma vetëm mjetet financiare që nuk i kishte grabitur banda e treshes (Xhaviti, Azemi e Hashimi), e që ishin ndoshta rreth 30 % të mjeteve të përgjithshme.

“Kosova Sot”: A ka pasur, sipas jush, të infiltruar në këto organizime agjentë të UDB-së?

Ibrahim Kelmendi: Do të ishte tepër naive të mendojmë e besojmë që shërbimet serbe, me përvojë e profesionalizëm tepër të afirmuar në botë, të mos infiltronin marioneta e spiunë të tyre në radhë të Lëvizjes dhe UÇK-së. Por, unë nuk kam piketuar ndonjërin konkretisht. Por, edhe atëherë e kam shprehur shpesh se ndonjë devijant e destruktiv, ndonjë ahmak e egocentrik, ka bërë sabotazhe e komplote më të dëmshme sesa të kishin qenë njerëz të shërbimeve sekrete serbe. Ta zëmë, tre të apostrofuar kanë shkaktuar dëme tepër të mëdha.

Thaçi “humbi” në Zvicër, u bë agjent i shërbimit sekret ushtarak francez

“Kosova Sot”: Sot Hashim Thaçi është lideri kryesor në vend. Si e mbani mend ju angazhimin e tij?

Ibrahim Kelmendi: Kur Hashim Thaçi ka ardhur në Zvicër, unë kam pasur simpati e respekt, si për secilin bashkëveprimtar që arratisej nga Kosova. Fatkeqësisht, Lëvizja, Dega jashtë vendi, pati përvetësuar një praktikë tepër destruktive: kuadrot udhëheqëse të Lëvizjes në Kosovë, kur detyroheshin të arratiseshin, në degë sistemoheshin në këshilla popullorë, që ishin njësia bazike e organizimit. Aty të porsa të arratisurit duhej të fillonin veprimtarinë për t’u dëshmuar. Kundër kësaj praktike kam ngrit zërin edhe atëherë, me arsyetim se kuadrot udhëheqëse të Lëvizjes në Kosovë do të duhej të kooptoheshin menjëherë në Këshill të Përgjithshëm dhe në Kryesi, meqë Lëvizja në Kosovë ishte organizata kryesore, ndërsa Lëvizja jashtë ishte degë e saj. Edhe Hashimit i takoi e njëjta fatkeqësi. U sistemua në këshillë popullore (nuk me kujtohet në cilin qytet të Zvicrës) dhe nuk arriti të afirmohej për t’u votuar as për delegat kuvendësh, as për Këshill të Përgjithshëm. Kjo duhet ta ketë zhgënjyer atë dhe të jetë pasivizuar. Kështu mendoja atëherë. Më vonë me rezultoi se atë e kishte rekrutuar shërbimi sekret ushtarak francez (akronimi zyrtar: DGSE) dhe aty e tutje duhet t’u jetë nënshtruar specializimeve e disiplinës që kërkon një shërbim i tillë. Si dëshmi për këtë kisha “shoqërimin” e Hashimit me francezin ARNAUD DANJEAN, i cili ka qenë kuadër komandues në atë shërbim. Z. D. Arnaud e kam takuar e njohur personalisht. Me atë rast patëm edhe një përplasje aksidentale, e cila ndihmoi që ai të demaskonte veten e tij si kuadër i lartë i atij shërbimi. Për bindjen time, Hashimi gjatë gjithë Luftës vetëm ka zbatuar urdhrat e atij shërbimi. Misterioze për mua ishte, si e gjeti ai shërbim Hashimin, mos ndoshta ua kishte sugjeruar shërbimi simotër serb (?) Vazhdoj të kem bindjen se Hashimi, si marionetë e atij shërbimi, u ka shkaktuar dëme të mëdha UÇK-së, luftës së saj çlirimtare dhe Kosovës!

“Kosova Sot”: Megjithatë, sa mund të jenë bindëse këto që ju i thoni, nëse nuk ka një dokument që e vërteton të qenit agjent të Thaçit?

Ibrahim Kelmendi: Hahahaha, po më bëni të qesh. Cili shërbim sekret lëshon vërtetim për marionetat e tyre të kamufluara. Prandaj, ne na mbetet mundësia të bazohemi vetëm në zhvillimet në terren, siç thuhet, por edhe në deklarimet zyrtare të francezit Arnaud, i cili tani është parlamentar i Parlamentit të BE-së. Z. Arnaud e ka “shoqëruar” gjatë gjithë luftës dhe pastaj z. Hashim Thaçi. Nuk e besoj që ishin pederastë, për të pasur shoqërim aq të gjatë për marrëdhënie përkatëse.

Asnjë dyshim për Kadri Veselin

“Kosova Sot”: Po Kadri Veseli, që e udhëheq sot Kuvendin, si u ngjit në maje të SHIK-ut? Si u formua në fakt SHIK-u?

Ibrahim Kelmendi: Për Kadri Veselin nuk kam asnjë dyshim të konkretizuar. Atë duhet ta kem njohur qysh në vitet 1991 ose 92 në Tiranë, kur erdhi për studime. Atëherë ai ishte koleg dhe shok me vëllain tim, Qerimin, i cili më luti ta ndihmoja, meqë kishte edhe gjendje të keqe financiare. Vetëm para 4-5 viteve jam informuar që Kadriu ishte nip i shokut tim të ngushtë të studimeve në Prishtinë, tashmë të ndierit Fetah Kajtazi. Për shkak të rrezikimeve nga dekonspirimet, nuk ishte praktikë të pyesje për të dhëna familjare. Kur tamam është formuar SHIK-u dhe kush e ka formuar nuk e di. Pas lufte, meqë Azem Syla dhe të tjerë duhet të kenë komanduar pjesëtarë të SHIK-ut të më survejonin, e takova Kadriun dhe iu ankova. Ai me dha besë se vetëm përmbi kufomë të tij do të mund të më bënte ndonjë pjesëtar i atij shërbimi ndonjë sulmim fizik. I kam besuar, si edhe vetes time!

“Kosova Sot”: A i besoni edhe sot?

Ibrahim Kelmendi: Ka vite që nuk kam komunikuar me të. Besimi i ndërsjellë kultivohet vazhdimisht. Nuk kam arsye të mos i besoj. Por, tani nuk duhet t’ia kem nevojën, meqë Azemit e Xhavitit duhet t’u jenë konsumuar marionetat që i kanë shpërdoruar, falë edhe angazhimeve investiguese të shërbimeve, edhe ndërkombëtare. Por, po t’ia kisha nevojën, do t’i besoja.

Xhavit Halitit nuk ia kam besën 

“Kosova Sot”: Xhavit Haliti në disa intervista e nxjerr veten si të rrezikuar, por në fakt ishte në rrezik apo ishte rrezik për shumëkënd?

Ibrahim Kelmendi: Unë edhe atëherë, kur pat ndodhur një eksplodim në korridorin e pallatit ku jetonte, e pata shegarisë se nuk kishte ditur ta bënte profesionalisht atë truk për ta afirmuar veten si të rrezikuar. Përndryshe, është tepër naive të besohet se UDB-ja paska vendosur ta vriste, por nuk ia ka dalë. “Kosova Sot”: Çfarë raportesh keni pasur me Halitin? Ibrahim Kelmendi: Nga viti kur është emigruar në Zvicër (ndoshta viti 1986), deri në vitin 1991, kur u bë shkues i marionetës së shërbimeve të Beogradit, Hajdin Sejdia, e kisha shumë shok. Unë ashtu e dija. Ai mund që ka simuluar. Aty e tutje, kur u bë legen (ndoshta epror) i Hajdin Sejdisë, na janë ndarë rrugët. Por, ai qe pozicionuar mirë në udhëheqje të Lëvizjes, falë kryesisht Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit, Gafurr Elshanit, të cilët nuk dinin të më informonin përmes kujt Xhavit Haliti ishte futur në organizim klandestin (“ilegal”). Pra, nga viti 1991 e këtej kemi pasur vetëm marrëdhënie diplomatike, bile vetëm në nivel konsultash, nëse mund të përdor këtë lloj simbolike. Kurse nga marsi 1998 jam ruajtur të mos ia kthej shpinën.

“Kosova Sot”: Çfarë kontributi ka dhënë Azem Syla?

Ibrahim Kelmendi: Për kontribute të Azem Sylës nuk di. Jam përqendruar t’ia vëzhgoj vetëm sabotazhet dhe komplotet e tij, qysh gjatë vitit 1996 e këtej. Problem e kisha të identifikoj cili kishte gradë më të lartë në atë bandë, Xhaviti, Azemi ose Hashimi. Azemi e Xhaviti e kishin halë në sy Ilir Konushevcin ”

Kosova Sot”: Cila është e vërteta e vrasjeve që ndodhën në kohën e luftës në radhët e UÇK-së, si Konushevcit, Hallaçit, Shalës etj?

Ibrahim Kelmendi: Për disa vrasje gjatë luftës akoma kemi shqetësime e zhurmime, meqë ende nuk janë ndriçuar. Vrasja e Ilir Konushevcit (i njohur me nofkën komandant “Mërgimi”), më 9 maj 1998, ishte një goditje e rëndë për UÇK-në. Dorasit vrastarë janë identifikuar. Ishin vëllezërit Demiri nga Tropoja. Ata u dekonspiruan, meqë vëllai më i ri u plagos rëndë në pusinë që kishte zënë dhe vdiq gjatë transportit drejt spitalit në Bajram Curr. Ndërsa, vëllai i madh, Besim Demiri, duhet të jetë ekzekutuar pas ca ditësh nga Fatmir Haklaj, atë kohë i legjendarizuar. Meqë vrasësit nuk duhet të kenë pasur qëllim plaçkitjen ordinere, siç ndodhi atëherë në Shqipëri, mbeti për të dyshuar kush i kishte komanduar e paguar, meqë vëllezërit Demiri ishin afirmuar si kriminelë, që vrisnin me pagesë. Atëherë e deri tani kam shkruar disa herë se Azemi e Xhaviti i kishin halë në sy Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin dhe “Dilaverin” (nuk po me kujtohet emri i tij / është në FSK), meqë këta tre kishin ngritur rrjet më të sofistikuar logjistik për futje të armëve e municionit në Kosovë. Gjatë marsit dhe prillit e nuhata se Xhaviti dhe Azemi ishin të vendosur të eliminonin edhe fizikisht, kushdo që ua rrezikon primatin e tyre në UÇK. Me shpresë se do të evitohej ai rrezik e biseduam edhe me Ilirin që Qerimin përkohësisht ta largojmë nga Shqipëria, meqë gjykonim se ai ishte kryesori që po i irritonte Xhavitin, Azemin e Hashimin. Iliri ishte i bindur se pa praninë e Qerimit do të mund të gjente një kompromis me Xhavitin e Azemin. Për Ilirin dihej se ishte “deleguar” në “Shtab të përgjithshëm” nga Zona e Llapit, në vend të heroit Zahir Pajaziti, që ishte vrarë nga policia serbe. Atëherë dhe sot vazhdoj të dyshoj se urdhri për vrasje të Ilirit duhet të jetë marrë në Serbi, ndërsa pagesën financiare duhet ta kenë bërë Xhaviti dhe Azemi. Fatkeqësisht, hetimet për vrasje të Ilir Konushevcit dhe shoqëruesit të tij, Dr. Hazir Mala, i ka sabotuar ekstra kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano, me arsyetim se po u ndriçuan ato vrasje do të pasojnë vrasje hakmarrëse zinxhirore. Unë kam pasur rastin të shoh dosjen fillestare të hetimit, e “stazhionuar” në zyrë të kryeprokurorit të përgjithshëm (Sallaku) dhe jam bindur se hetimet fillestare janë ndërprerë me urdhër politik. Për vrasjet e Beadin Hallaçit dhe Shaban Shalës nuk jam i informuar konkretisht, prandaj nuk dua t’i shpërdoroj përfoljet për të sajuar spekulime.

“Kosova Sot”: A kanë lidhje këto vrasje me trafikun e armëve, që bëhej në atë periudhë?

Ibrahim Kelmendi: Jo, nuk kanë lidhje me trafikim armësh, meqë asnjëri nga të vrarët nuk është marrë me trafikim të armëve. Dyshoj se ata janë mënjanuar fizikisht për të mënjanuar konkurrencën.

“Kosova Sot”: Vrasje ndodhën edhe në Tiranë. Kush ishte i interesuar ta vriste ministrin e Mbrojtës në atë kohë të qeverisë ‘Bukoshi’?

Ibrahim Kelmendi: Për vrasjen e “ministrit të Mbrojtjes”, të ndierit Ahmet Krasniqi, është zhurmuar shumë, janë përhapur spekulime e shpifje nga më të ndryshmet. Unë përjashtoj mundësinë që vendimi për vrasjen e Ahmetit është marrë në Serbi, meqë Serbia nuk duhet të ketë qenë e interesuar të likuidojë marionetën e saj, të pozicionuar në pozicion aq me rëndësi. Edhe atëherë kur më ka kontaktuar z. Miftar Ziba, bashkëvendës i “kryeministrit” Bujar Bukoshi dhe shefit të kundërzbulimit të FARK-ut, i kam folur se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa duhet të kishin interesim të madh për ta vrarë Ahmetin, që të kamuflonin hajnitë që u kanë bërë ata financave të Fondit “shtetëror”, i njohur si “3 %-shi”. Përndryshe, siç kam shkruar, po të flitej me gjuhë ushtarake, vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë një fat i madh për luftën në Kosovë. Rreth dy muaj më parë ai dhe Tahir Zemaj organizuan një brigadë diversioniste dhe e futën në Dukagjin, për ta zhdukur UÇK-në e Dukagjinit, duke e minuar nga brenda, kurse forcat serbe duke e sulmuar nga jashtë. Kjo duhej të ndodhte që të priteshin rrugët e furnizimit të UÇK-së me armë nga Shqipëria dhe të nënshtrohej Zona me më se shumti ushtarë dhe armatim. Vazhdoj të kem dyshim se në atë komplot diversionist kishte gisht edhe banda e treshes (Xhaviti, Azemi e Hashimi), meqë në fshatin Jasiq UÇK-ja e Dukagjinit e ka ndaluar atë brigadë dhe ka dashur ta shpartallonte ose ta dëbonte mbrapa. Duhet të ketë ndodhur intervenimi i Xhavitit që të mashtrohej Shtabi i Zonës se Dukagjinit, sikur ishte miratim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së futja e asaj brigade, që komandohej nga famëkeqi Tahir Zemaj. Për këtë sqarim do të duhej të bëheshin të sinqertë komandanti Ramush Haradinaj, ushtaraku Sali Veseli dhe të mos vazhdojnë me taktizime, për hir të konjukturave politike. Ahmet Krasniqi nuk duhet të jetë vrarë si pasojë e ndonjë vendimmarrje të strukturave të UÇKsë, e as të institucioneve të Shqipërisë. Nuk dyshoj të jetë vrarë as në bazë të vendimmarrjes së bandës së treshes, meqë për bindjen time ata tre, plus Ahmeti, Tahiri, Agim Mehmeti dhe ndonjë tjetër, duhet të kenë qenë bandë e zgjeruar dhe e rakorduar për të komplotuar UÇK-në.

“Kosova Sot”: Përse Haradinaj nuk flet për këtë rast, sipas jush?

Ibrahim Kelmendi: Mendoj se Haradinaj për shkak të sedrës fodulle nuk do të rrëfejë se brigada diversioniste, e komanduar nga Tahir Zemaj, ia grabiti primatin në Dukagjin gjatë luftës, deri sa qe shpartalluar UÇK-ja në Dukagjin pothuajse krejtësisht. Pas luftës në Dukagjin ndikimin kryesor e kishte LDK-ja, prandaj Haradinaj taktizoi për hir të ardhjes në pushtet. Por, sa mbaj mend, për disa konflikte që i ka pasur me këtë treshe gjatë luftës ka rrë- fyer pjesërisht.

ASHAK-u, peng i mafiozëve të LDK-së

rexhep qosjaIntervistë me akademikun Rexhep Qosja (2)

Ligji i ri e dëmton rëndë Akademinë

“Kosova Sot”: Politika e ka kapur shtetin në çdo cep. Nuk e ka kursyer as Akademinë tonë të kapur. Sipas jush, si mund të depolitizohet ASHAK-u?

Rexhep Qosja: Kam shpresuar se Ligji i ri, të cilin në prag të Vitit të Ri e miratoi Kuvendi i Kosovës, do të parandalojë së pari politizimin, partisimin e plotë të Akademisë e, mandej, edhe të gjitha mënyrat e mjetet e privatizimit të saj, që kanë sjellë një poshtërim të saj. Por, Ligji i ri është ligj që lejon privatizim edhe më tepër se ligji i mëparshëm. Ai ishte ligj i bërë jo siç i duhet Kosovës, por siç i duhet atij grupi, që e ka uzurpuar dhe po e përdor Akademinë që më tepër se njëzet vjet. Ai ishte ligj me të cilin nuk mbrohen interesat shkencore, artistike e kulturore të Kosovës, por leverditë e atij grupi dhe të atyre heshtakëve që i shërbejnë atij grupi! Ligji në fjalë për Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës është bërë duke u marrë parasysh Ligji për Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kroacisë, por duke hequr prej tij çka nuk i ka pëlqyer këtij grupi dhe duke shtuar në të çka do t’i shërbejë këtij grupi partiak. Kështu, fjala vjen, derisa në Ligjin e Akademisë kroate as mosha më e shkuar nuk bëhet pengesë për pranim në Akademi, në Ligjin për ASHAK-un mosha mbi 65 vjet bëhet pengesë për t’u pranuar në Akademi! Prej të gjitha republikave jugosllave, vetëm Akademia sllovene e ka bërë moshën 75- vjeçare moshë mbi të cilën nuk mund të pranohesh në Akademi, kurse kjo e Prishtinës atë moshë e ka zbritur në 65 vjet! Dhe, pse e ka zbritur? E ka zbritur aq për të penguar pranimin në Akademi të atyre studiuesve shkencorë e krijuesve letrarë e artistikë që grupi mafioz nuk i duron dhe nuk i ka lejuar të pranohen as deri sot! E kush është ai që nuk e di se mosha midis 60- 75 vjetëve është mosha më e mirë për krijimtarinë shkencore dhe është kështu mosha më e mirë për shkak të përvojës së shtuar, për shkak të dijeve të reja të fituara me punë të gjatë, për shkak të lidhjeve të reja me studiues të vjetër e të rinj.

Injorimi i Shqipërisë

Në Ligjin e ri për ASHAK-un është një nen në të cilin flitet për bashkëpunim me akademitë në rajon e në botë. Në vend që të theksohet nevoja e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në këtë Ligj Akademia e Shqipërisë nuk përmendet fare! E si të përmendet? Anëtari kryesor politik i kësaj akademie, Isa Mustafa, u dëgjua para disa javësh kur tha: “Kosova s’ka nevojë për kurrfarë mësimesh prej Shqipërisë”! Klani që në Akademi e ka pranuar për arsye politike e jo për zero meritat e tij shkencore do ta ketë kuptuar porosinë: me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mund të bashkëpunohet aq sa mund të bashkëpunohet me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republika Srpskës. Kur kësaj “mençurie” të akademikut politik, Isa Mustafës, t’ia shtojmë mosdurimin e shprehur me shkrim të kryetarit të sotëm të Akademisë për akademikët e Shqipërisë atëherë mund të kuptojmë se pse në këtë nen të ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës nuk thuhet as një e vetme fjalë për bashkëpunimin mes dy akademive kombëtare shqiptare! Por këto urrejtje e marrëzira të kontrabanduara në Ligjin në fjalë nuk janë përmbysjet e vetme që e kanë pushtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. ASHAK-un mund ta shpëtojnë prej gjendjes në të cilën e ka katandisur LDK-ja dhe Grupi uzurpues vetëm në qoftë se kuadrot shkencore në fakultetet e Kosovës, bashkë me krijuesit në shoqatat e krijuesve, i bashkojnë mendimet, i angazhojnë edhe studentët të ngrenë zërin kundër privatizimit dhe poshtërimit të tillë të Akademisë sonë. Ndryshe partisimi, korrupsioni, plagjiaturat, padrejtësitë ndaj kuadrove shkencore, diletantizmi shkencor e artistik, intelektualët shpirtshitur, të zgjedhurit me konflikt interesi si Isa Mustafa do të bëhen fati i përhershëm i ASHAK-ut!…

(Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)  

Rexhep Qosja është përcaktuar: me opozitën kundër koalicionit PDK-LDK!

Rexhep-QosjaIntervistë me akademikun, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur, Rexhep Qosja

Shkelësit e Kushtetutës të japin dorëheqje, të ballafaqohen me drejtësinë

Protestat duhet të vazhdojnë deri në vendosjen e demokracisë dhe rrëzimin e Qeverisë antikushtetuese. Koalicioni PDK-LDK po e thellon përçarjen në Kosovë. Kurrë më keq nuk ka qenë situata dhe më i degraduar pushteti. Thaçi është i papërmbajtur për pushtet, Mustafa -fatkeqësi për vendin. Politikanët e opozitës japin shpresë për ndryshim. Vetëm shteti i së drejtës ua kthen shpresën qytetarëve. Akademik Rexhep Qosja komenton situatën aktuale ekskluzivisht për “Kosova Sot”

Kosova Sot”: Si e vlerësoni protestën e 9 janarit 2016?

Rexhep Qosja: Ishte protesta më e madhe, me numrin më të madh të pjesëmarrësve, që është mbajtur në Kosovë gjatë 15 vjetëve të fundit. Në të ishte shumë i madh numri i të papartishmëve. Ishte protestë me mesazhe shumë të qarta, që po u dërgoheshin pushtetarëve të shurdhër ndaj zërit të popullit!

“Kosova Sot”: A e kanë dëmtuar imazhin e kësaj proteste masive popullore disa incidente, sepse ende është e paqartë se kush i nxiti, pasi organizatorët e protestës bënin thirrje publike për përmbajtje të protestuesve nga dhuna?

Rexhep Qosja: Mbas fjalimeve të prijësve partiakë, kur edhe u shpall përfundimi i protestës, u bënë disa veprime që do të ishte më mirë të mos ishin bërë. Organizuesit e protestës, si, fjala vjen, Rexhep Selimi, kërkuan prej atyre që hidhnin kokteje molotovi dhe gurë të mos e bënin këtë, por ata nuk dëgjuan! Një mik imi më tha: Disa prej atyre djemve që hidhnin gurë e kokteje molotovi janë të lagjes sime, por asnjëri nuk është anëtar a përkrahës i ‘Vetëvendosjes’ apo i partive të tjera të opozitës: ata janë militantë të LDK-së. Po LDK-ja është e ushtruar kaherë që të bëjë të keqen e të fshehë dorën!

“Kosova Sot”: Edhe pas protestës, Qeveria nuk dha shenja tërheqjeje, por e akuzoi opozitën për dhunë dhe se qëllimshëm po nxit trazira që të vijë me dhunë në pushtet. Si e komentoni këtë qëndrim polarizues të pushtetit?

Rexhep Qosja: Sa po shoh e sa po dëgjoj, opozita po bën protesta jo për të marrë pushtetin, po kundër dy marrëveshjeve kundërkombëtare e kundërshtetërore: kundër Marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kundër Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Dorëheqja e Qeverisë prej këtyre dy marrëveshjeve apo prej njërës prej tyre objektivisht sjell rënien e saj. Ato që po i thotë Qeveria për protestën dhe për opozitën janë gënjeshtra të tejdukshme, të formuluara me naivitet dhe me arrogancë fajtorësh! Me këtë arrogancë të saj Qeveria po e shtyn Kosovën drejt konfliktesh shumë më të rënda! Burgosjet e opozitarëve, si në kohën e Milosheviqit

“Kosova Sot”: Gjykata Kushtetuese e vërtetoi se Qeveria e shkeli Kushtetutën, por dy liderët e koalicionit as nuk kërkuan falje e as nuk hoqën dorë nga Asociacioni i Komunave Serbe. Çka fshihet pas këtij qëndrimi antikushtetues?

Rexhep Qosja: Falje! Falje! Çfarë faljesh! Ku ndodh të shkelësh Kushtetutën e shtetit, të bësh politikë kundërkushtetutare e, mandej, të kërkosh falje? Jo, kjo as nuk kërkohet e as nuk ndodh kund. Për politikë që bie ndesh me Kushtetutën ose jepet dorëheqje ose, në raste më të rënda, shkohet në burg. Nënshkruesi i Marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund tërhiqen edhe pse Gjykata Kushtetuese e tha se ajo marrëveshje është fryt i një politike kundërkushtetuese, se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, se në një varg alinesh cenohet Kushtetuta, sepse ata bëjnë politikë jo siç e do vullneti i popullit po siç kërkojnë disa prej vendeve të Bashkimit Evropian.

“Kosova Sot”: Pushteti po përdor aparatin e dhunës për të arrestuar kundërshtarët politikë, por nuk po e bën të njëjtën gjë kundër të korruptuarve, banditëve etj. A jua kujton kjo situatë persekutimin në kohën e regjimit represiv të Serbisë millosheviqiane, me procese të montuara politike?

Rexhep Qosja: Me burgosjen e deputetëve më të shquar të opozitës dhe të një numri të madh të anëtarëve të opozitës, sidomos, të ‘Vetëvendosjes’, Qeveria po e thellon ndarjen, përçarjen, konfrontimin politik dhe jo vetëm politik, në njërën anë, kurse po e komprometon rëndë idenë e demokracisë në Kosovë, në anën tjetër. Me këto burgosje Qeveria synon dobësimin deri në shpërbërje të partive opozitare, por me këto burgosje Qeveria njëkohësisht po e komprometon rëndë veten. Këto burgosje nuk ka se si të mos na e sjellin në kujtesë dhe në ndjenja regjimin e Milosheviqit, në të cilin afër dhjetë vjet bënte pjesë e merrte mësim kryeministri i sotëm i Kosovës!.

“Kosova Sot”: A ju duket se opozita është unike, deri në rrëzimin e Qeverisë dhe krijimin e një mundësie për një qeverisje të mirë e transparente, jokorruptive dhe të ndershme, që punon për qytetarët dhe zhvillimin e vendit?

Rexhep Qosja: Opozita duket unike sot për sot, por nuk jam shumë i sigurt se do të qëndrojë si sot e bashkuar deri në fund, derisa të jetë politikisht dhe kombëtarisht e nevojshme për të qenë kështu e bashkuar, kështu e njëzëshme siç është sot. Mund ta marr me mend se prej anësh të ndryshme bëhen trysni për shpërbërje të opozitës! E ne, në veçanti dhe në përgjithësi, atyre që vijnë prej përjashta u falemi shumë më lehtë dhe shumë më përkulshëm se atyre që vijnë prej përbrenda. Është ky fati ynë historik si popull që ishim të sunduar me shekuj e ishim sundues ndonjë vit apo dhjeta vjet, kurse në Kosovë deri tani vonë sundues s’ishim asnjë vit! Në qoftë se nuk i vazhdon protestat, në qoftë se nuk e vazhdon revolucionin paqësor, demokratik derisa të bjerë Qeveria tashmë e paligjshme, opozita do të dështojë dhe do të dështojë edhe misioni i saj premtues, historik.

“Kosova Sot”: A mendoni se duhet të mbahen sivjet zgjedhje të reja, pasi Qeveria PDK-LDK e humbi legjitimitetin me keqqeverisje, antikushtetutshmëri, nepotizëm dhe korrupsion?

Rexhep Qosja: Sipas mendimit tim, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria është dashur të jepte dorëheqje dhe mandej të krijohej Qeveri teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e parakohshme. Por, Qeveria e sotme, pa përgjegjshmërinë që e karakterizon, pa koncept e pa ndjenjë për demokracinë, pa nderim për vullnetin e popullit dhe me shumë servilizëm kolonial ndaj faktorëve të jashtëm këtë nuk e bëri dhe nuk do ta bëjë, përpos në qoftë se do të detyrohet dhe në qoftë se ndonjë faktor ndërkombëtar më në fund do t’i thotë: ndërroje qykën se kështu siç po sillesh do t’i sjellësh Kosovës shumë të këqija!

Mustafa do ta tradhtojë edhe Thaçin

“Kosova Sot”: Si e shpjegoni që një përfaqësues politik i luftës si Hashim Thaçi është lidhur kaq ngushtë me një lider tipik komunist, hipokrit e inatçor si Isa Mustafa dhe nuk japin llogari për asnjë veprim të tyre institucional?

Rexhep Qosja: Emrat lider e komunist dhe cilësorët hipokrit e inatçor nuk janë emra dhe cilësorë, me të cilët mund të thuhet çka duhet të thuhet për karakterizimin e kryeministrit të sotëm të Kosovës. Jo. Ai është një fatkeqësi politike dhe morale në politikën e Kosovës, që në këtë politikë ka sjellë mjete të ndryshme kriminale me të cilat po i sendërton qëllimet e tij, me të cilat po i tendos deri në armiqësi marrëdhëniet politike në Kosovë! Duke u bashkuar me këtë njeri fatkeqësi të Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një gabim të pafalshëm për Kosovën dhe një gabim, unë lejohem të them, të rrezikshëm për vetveten. Para disa vjetësh, në një artikull kam shkruar se me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së ka depërtuar kriminaliteti në politikën e Kosovës. Dhe, kjo u pa e po shihet! Hashim Thaçit do t’i ndodhë ajo që është përsëritur më shumë herë në histori, edhe në historinë shqiptare: rënia e turpshme e komprometon ngritjen e lavdishme! Hashim Thaçi do të jetë i tradhtuar prej kryeministrit të sotëm të Kosovës siç ishin tradhtuar të gjithë ata që ishin ngritës të tij. Kryetari i Komitetit Krahinor të LKK-së, Mahmut Bakalli, e bëri këtë njeri kryetar të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës, por kur Mahmut Bakallit i erdhën ditë të vështira, ky njeri ia ktheu shpinën dhe u bë me ata që e përmbysën Mahmut Bakallin. Ata që u shquan në pushtet pas Mahmut Bakallit e bënë këtë njeri në dy mandate kryetar të qeverisë së Prishtinës, por kur këtyre u erdhën ditë të vështira politike, kur Milosheviqi e burgosi Azem Vllasin, ky njeri, kryeministri i sotëm i Kosovës, ia ktheu shpinën edhe Azem Vllasit dhe u bë me kryetarin e ardhshëm të LKK, Rrahman Morinën, i cili e bëri anëtar të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, domethënë ministër, që mori pjesë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë dhe në angazhimin e milicisë për shuarjen e demonstratave të rinisë sonë studentore e shkollore kur u vranë e u plagosën shumë të rinj. Kur Rrahman Morina vdiq, ndoshta pse e vrau ndërgjegjja për krejt çka po bëhej në Kosovë, ky njeri, ky kryeministër i sotëm i Kosovës, kërkoi e gjeti dhurues dhe sposorues të tjerë, por edhe të gjithë këta, njërin pas tjetrit, i tradhtoi për të tradhtuar, më në fund, edhe këta të fundit: ‘Vetëvendosjen’, AAK-në dhe Nismën e për t’iu bashkuar PDK-së e Hashim Thaçit! Me logjikën e tij të palogjikë dhe të paetikë ky kryeministër do të tradhtojë edhe Hashim Thaçin! Pse jo? Tradhtia është mjeti po natyra e kryeministrit të sotëm të Kosovës! Por, Hashim Thaçi me politikën e tij shpërfillëse, në të vërtetë fyese ndaj shumë njerëzve që kanë bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e me ngritjen e poltronëve të ndryshëm për nga dija e gjinia në pushtet ka krijuar shumë kundërshtarë dhe armiq, që do t’i ndihmojnë hapur a fshehurazi kryeministrit për ta tradhtuar edhe Hashim Thaçin!

Gjykata Speciale, e padrejtë 

“Kosova Sot”: Sivjet duhet të bëhet Gjykata Speciale, e cila pavarësisht zërave kundër, sikur e ka ngjallur një shpresë te qytetarët e zhgënjyer se do t’i marrë disa protagonistë e komplotistë të luftës, por edhe të pasluftës me bëmat e tyre, me uzurpimin, abuzimet, keqpërdorimet e tyre. A mund t’ua heqë qafe kosovarëve Gjykata Speciale të “fortët” “e “ish-komplotistët”, që janë mbi ligjin apo duhet vetë kosovarët t’i largojnë ata nga pushteti në mënyrën e tyre me ose edhe “pa ligj”?

Rexhep Qosja: Isha dhe jam kundër krijimit të Gjykatës së Veçantë për trajtimin dhe dënimin e drejtuesve të UÇK-së, domethënë të UÇK-së, të luftës sonë çlirimtare. Ku dhe kur në botë janë krijuar gjykata njëetnike a shumetnike kundër luftëtarëve që kanë mbrojtur vendin e tyre, familjet e tyre, shtëpitë e tyre prej pushtuesve dhe shfarosësve? Kurrë dhe kurrkund. Sa u përket shpërdorimeve të pushtetit, krimit të organizuar, korrupsionit, plaçkitjeve, vjedhjeve, nepotizmave e shumë të këqijave të tjera, që bëjnë e prodhojnë protagonistët e pushteteve primitive, kundërdemokratike – me të gjithë këta dhe me të gjitha këto merren prokuroritë dhe gjykatat e shtetit të së drejtës, shtetit ligjor, natyrisht, e jo gjykatat e krijuara prej të huajve!

“Kosova Sot”: Ka një monopol pushteti në partitë e mëdha, që në vend të demokracisë promovojnë autokracinë e oligarkinë kriminale. Ja shembulli: Thaçi do të bëhet president e Kadri Veseli, ish-kreu i SHIK-ut, lider i PDK-së dhe kryeministër. A ju duket kjo skemë si ajo ruse Putini -Medvedevi?

Rexhep Qosja: Nuk di për kombinimet politike që bëhen në çarshi. Dhe, nuk bëj krahasime politike e pushtetore midis Kosovës e Rusisë. Janë këto dy vende me ndryshime tepër të mëdha në madhësi, në histori dhe në mentalitetet politike, prandaj me ndryshimet e tilla i përjashtojnë gjykimet objektive për ngjashmëri midis tyre!

Kësi prishësie pushtetore nuk është parë ndonjëherë

“Kosova Sot”: Ky koalicion PDK-LDK veçmas ua ka humbur shpresën qytetarëve, sepse vetëm në një vit mbi 100 mijë qytetarë e braktisën Kosovën. Mijëra të tjerë janë të gatshëm të ikin. Si mund t’u kthehet shpresa njerëzve në këtë vend të uzurpuar nga mafia -politikanët dhe mafio-oligarkët?

Rexhep Qosja: Nuk duam të shohim, nuk duam të dëgjojmë, nuk duam të mendojmë sa duhet e si duhet për dramën që po ndodh në njëmendësinë kosovare sot! E vërteta, ndërkaq, s’mund të fshihet gjatë: numër i madh i qytetarëve janë të dëshpëruar dhe nuk kanë shpresë për jetë në Kosovë. Kjo, pashpresë, është e keqja më e madhe e Kosovës sot. Dhe, janë të dëshpëruar, dhe janë të pashpresë jo vetëm ata që jetojnë shumë keq, që nuk kanë punë, që nuk presin se do t’ua qesë pushteti dorën ndonjëherë, por dhe shumë nga ata që nuk jetojnë keq dhe nuk janë të papunë! Prishësi e papërjetuar, e papritur, e paparë pushtetore ua ka thyer iluzionet të gjithëve, të gjithëve, përpos disa naivëve, që kënaqen me gënjeshtrat dhe mashtrimet e pushtetarëve! Së shpejti i bëj tetëdhjetë vjet, në Prishtinë jetoj që gjashtëdhjetë e dy vjet, i kam përjetuar të gjitha pushtetet, të gjitha ndryshimet, të gjitha arnimet dhe çarnimet pushtetore, por kësi prishësie pushtetore si tani nuk ka pasur ndonjëherë! Për shkak të kësaj prishësie numri i atyre që do të kërkojnë mundësinë të ikin prej Kosovës do të vijë jo duke rënë po duke u shtuar. Si mund t’u kthehet dhe a mund t’u kthehet shpresa njerëzve? Mundet. Mund t’u kthehet shpresa njerëzve në qoftë se krijojmë shtet të së drejtës, në qoftë se largohen prej pushtetit bashibozukët e derisotëm, në qoftë se vijnë në pushtet të rinj – të rinj me mendime të reja, me sjellje normale, të pa frikësuar prej të diturve, prej të merituarve, prej të aftëve, prej atyre që kanë kokën të mendojnë me të, prej atyre që e duan Kosovën për popullin e saj e jo për xhepat e vet!

“Kosova Sot”: Kosova ka shumë të rinj e të reja të shkolluar, të formuar mirë, të dinjitetshëm, por asnjërit nuk i vjen radha e as mundësia të shprehë aftësitë e tij në shtetformim e në institucione, ku kriteri kryesor është servilizmi ndaj partisë. Nëse nuk i përket një grupi politik, nëse nuk je i inkriminuar me ta, nuk ke të ardhme në këtë vend. A duhet të ketë Kosova një ligj së pari për dekriminalizmin e plotë të institucioneve të shtetit?

Rexhep Qosja: Keni parë, besoj, se që sa kohë dhe se sa shumë po merret Shqipëria me çështjen e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore, madje të atyre më të lartave. Aspak më e vogël nuk është nevoja e Kosovës për t’u marrë me dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Ne mund t’i quajmë si të doni padrejtësitë, shkeljet e të drejtave të njeriut, nepotizmin, punësimet me miqësi, lidhje, farefisni, me ryshfet, mitosjet me xhep e me vithe. Mund t’i quajmë primitivizëm, mund t’i quajmë mentalitet fisnor, mund t’i quajmë perversion, mund t’i quajmë prostitucion e nuk e di si krejt ndryshe, por të gjitha këto, kur më pak e kur më shumë, përmbajnë veprime e pasoja kriminale. Ligji për dekriminalizimin me të cilin do të shërohej – e nuk do të mund të shërohen tash për tash – institucionet e tashme e me të cilin do t’i mbyllej dera kriminalizimit të mëtejmë është më i nevojshëm se çdo ligj tjetër.

“Kosova Sot”: Prej pasluftës, PDKLDK e kanë pasur gjithnjë peshën qendrore në Qeveri. Për shkak se erdhëm në këtë ditë, kur sovraniteti është vënë në dyshim, integriteti territorial po rrezikohet, varfëria ka kapluar popullin, pasuria kombëtare është rrëmbyer e plaçkitur, a është koha që PDK e LDK të dalin në opozitë dhe populli t’i ndëshkojë duke hapur rrugë për opozitën e reformuar dhe alternativa eventuale të reja?

Rexhep Qosja: Koha që këto dy parti të dalin në opozitë nuk do të vijë shpejt. Elektorati ynë nuk është elektorat as gjerman, as anglez, as francez, as italian, prandaj ndërrimet e pushtetmbajtësve nuk ndodhin kollaj. Qytetërimi nuk adhuron bajraktarët, po drejtësinë, të vërtetën, demokracinë, kurse tribalizmi, mentaliteti fisnor i përkulet bajraktarit, mendon për të dhe dëshiron të jetë i sunduar prej tij! Edhe në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë këto dy parti! Është me rëndësi, prandaj, të shkojnë këta që e kanë sjellë Kosovën në gjendjen, në të cilën është dhe në krye të këtyre dy partive e të institucioneve shtetërore të Kosovës të vijnë të tjerë. Edhe PDK-ja natyrisht edhe LDK-ja natyrisht, megjithëse të dyja kanë pësuar shpërfytyrim të thellë politik, shoqëror dhe etik, kanë njerëz, që mund të kihet besim në vetëdijen dhe në etikën e tyre pushtetore. Janë gjatë vështrues të heshtur të një politike, që i ka sjellë dëme të mëdha politike, shoqërore, ekonomike, shtetërore, morale Kosovës, por, megjithatë, s’janë protagonistë të saj.

Jahjaga gaboi, Thaçi i papërmbajtur për pushtet

“Kosova Sot”: Si e shihni rolin e presidentes Jahjaga, e cila me disa qëndrime të saj, duket se më tepër është bërë palë me Qeverinë, kundër opozitës së bashkuar, sesa ka luajtur ndonjë rol unifikues?

Rexhep Qosja: Kryetarja Jahjaga kohë pas kohe ka shprehur disa qëndrime të drejta, parimore, kurse për disa ngjarje këtu, në Kosovë, apo jashtë Kosovës, është paraqitur më dinjitetshëm e më pranueshëm se Kuvendi e Qeveria. Në fund, në situatën e mospajtimeve të opozitës me pozitën për shkak të Marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi ka mbajtur anën që nuk është dashur ta mbajë dhe nuk është dashur ta mbajë qoftë pse e drejta nuk është në anën e Qeverisë e të Kuvendit, qoftë pse historia shqiptare do ta ndëshkojë qëndrimin e Qeverisë e të Kuvendit për ato dy marrëveshje. Kryetarja Jahjaga ka këshilltar të aftë, Arben Vllahiun, i cili ka përvojë politike, i cili e njeh mirë historinë kombëtare, të sotmen e Kosovës, politikën e faktorëve ndërkombëtarë, por këshillat e tij të drejta mund të pengohen prej trysnisë së ndërkombëtarëve, së cilës i nënshtrohet kryetarja!

“Kosova Sot”: Tash, edhe pak ditë, mbaron mandati i Jahjagës dhe Thaçi e synon Presidencën. Çfarë pasojash do të ketë emërimi i Thaçit, duke pasur parasysh konfliktualitetin që ai ka nxitur gjithnjë sa ka qenë në pushtet?

Rexhep Qosja: Shikuar formalisht, përpjekjet e Hashim Thaçit për t’u bërë kryetar i Kosovës janë të ligjshme, por mënyra si po bëhen ato përpjekje nuk janë demokratike. Nuk ma do mendja kryetarin e shtetit që shpallet kryetar në bazë të të ashtuquajturës marrëveshje midis dy partive pa u vendosur kjo në Kuvend! Hashim Thaçi po e shpreh një etje të papërmbajtur pushtetore, që është gjithnjë e më pak e mirëkuptuar në botën demokratike dhe gjithnjë e më pak frytdhënëse në njëmendësinë politike e shoqërore. Historia na mëson se ata që i provojnë të gjitha pozitat më të larta në një shtet zakonisht nuk mbahen mend për të mirë, në qoftë se do të mbahen mend! Ka kaluar njëherë e përgjithmonë koha e Sali Berishëve!

Opozita, me politikanë shpresëdhënës

“Kosova Sot”: A shihni energji pozitive te liderët e opozitës për ndryshime vërtet pozitive, apo…?

Rexhep Qosja: Me gjithë nderimin që kam për rolin e tyre në luftën çlirimtare, mund të them se nuk i kam perceptuar me ndonjë interesim të veçantë në politikë pas luftës as Ramush Haradinajn e as Fatmir Limajn. Tani edhe Ramush Haradinaj, edhe Fatmir Limaj janë duke u paraqitur me një përgatitje shumë më të dukshme, shumë më përshtypje-bërëse dhe më të drejtë. Njëherë për njëherë edhe Ramush Haradinaj edhe Fatmir Limaj po shquhen si prijës partiakë shpresëdhënës. Në partitë e tyre shoh edhe djem të tjerë, edhe gra të merituara për t’u besuar pozita të larta politike e shtetërore. Po përmend deputeten Donika Kadaj-Bujupi. Paraqitjet e saj politike janë të veçanta: ajo gjykon me pjekuri politike, ajo gjykon me përgjegjshmëri të lartë shoqërore e kombëtare, ajo i shpreh mendimet qartë, në mënyrë shumë koncize, duke e paraqitur gjithnjë vetëm atë që është thelbësore. ‘Vetëvendosja’ ka një varg djemsh, kryesisht të rinj dhe disa gra, të reja, që me aftësitë e tyre, me përgatitjen e tyre profesionale, politike, dallojnë shumë ndër njerëzit politikë në Kosovë. Albin Kurti, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Aida Durguti e shumë të tjerë e të tjera përfaqësojnë nivelin më të lartë të prirjeve e të aftësive politike e të përgjithshme ndër njerëzit e politikës në Kosovë. Prej paraqitjeve të tyre shihet qartë se ata i shquan përgjegjshmëri e lartë për fatin e Kosovës dhe për gjendjen e qytetarëve të saj. Ata janë persona politikë me jetëshkrime të pastra, me qëllime të ndershme, gjithnjë të gatshëm që interesat vetjake t’ia flijojnë të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta

pdkMurat Jashari: Flitet se ke bashkëpunuar me KGB-në! Po cila dorë tradhtare shkrepi mbi Sali Çekun, Agim Ramadanin …

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës” nëpërmjet një letre publike ia ka parashtruar kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, por edhe disa figurave tani të NISMA-s si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Që nga koha kur janë bërë publike këto letra e deri më sot, asnjë prej atyre që u janë parashtruar pyetjet nuk janë përgjigjur. Ndoshta pas kaq kohe, ata mund ti kundërvihen Murat Jasharit, që edhe pse në Zvicër bën jetë të vështirë. Në këtë letër të gjatë publike Murat Jashari ia parashtron 510 pyetje, por që përmbajnë edhe përgjigje brenda tyre, për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin. Haliti së fundi është përfshirë në polemika të ashpra me Ibrahim Kelmendin, që ne i kemi quajtur, si një prag lufte ndërmjet këtyre dy klaneve të majta, që e kanë luftuar maksimalisht të djathtën dhe Rugovën.

Për Xhavit Halitin dhe mediave të shkruara dhe ato elektronike në gjuhën shqipe.

Letra Nr.5

Le ta quajmë edhe këtë: Letër e shenjtë!

“Shkrime-kujtime-testament“

Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Nji shok i Organizatës ka mbërrij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.

I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.

Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e muarëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zviceriane dhe u nisëm.

Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga nji kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga nji sendviç dhe u nisëm.

Udhëtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.

Aty afër mëngjezit mbëritëm në Richtersëil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qen me banim afër meje. Me një fjalë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka ndejtë me mue.

Unë kisha një dhomë e nji Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri mëngjesin dhe, pasi e konsumuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallonë.

Qëndruma në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.

Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u kthyen më. Jonuzin në fillim të shkurtit 1986 e arrestuan.

Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën, (Xhavit Haliti).

Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me ba këto pyetje, por populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.

Meqenëse na ka pas bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të Kosovo*1244:

1. Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as nji gjamb në kambë, si askush deri atëherë?

2. Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?

3. Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, capo…?

4. Ku ishe më 3 Nëntor 1985 ?

5. A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i radhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?

6. Kush ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin “Baca”?

7. Po personi me pseudonimin “Elezi”, kush ka qenë?

8. Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithsejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?

9. Elezi, vjen në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?

10. A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?

11. Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?

12. Dokumentet e Organizatës ruheshin te nji punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?

13. Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?

14. Rrusta, Muhameti, I.Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?

15. Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?

16. Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?

17. Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?

18. Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?

19. A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?

20. Anëtarësinë CHF 100.- si anëtar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?

21. Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jong?

22. Sa CHF i grumbulloje gjithsej në një muaj?

23. Po në vit?
24. Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?

25. Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?

26. Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyrih, në banesën time, a po jo ?

27. Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?

28. Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?

29. Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?

30. A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunuar me ato shërbime inteligente?

31. Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon?

32. Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?

33. Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?

34. Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?

35. A mund të na tregosh se çfarë grade ke?

36. Kush të vuri në kontakt me DBK-në?

37. Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?

38. Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me nji koferë libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me incizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?

39. Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrit materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?

40. Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

41. Kush na i dekonspiroi këta emna që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?

42. Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?

43. Cilin person e dojshe dhe e don ti?

44. A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogue?

45. A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me i liru ng burg ?

46. Pse atëhere Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

47. Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdinë e takove me presidentin Ramiz Alia?

48. Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

49. Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhinjtë e Kosovës?

50. Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

51 Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgu 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

52. A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?

53. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dijshë këtë?

54. Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

55. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë ?

56. Po ti, cilët persona i propozove?

57. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

58. Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?

59. Me çka të shpërblejshin?

60. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

61. Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së?

62. Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?

63. Po në Europë në cilët shtete e qytete u takojshit?

64. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumente për këto raportime?

65. Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

66. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

67. Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

68. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

69. Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?

70. A ke ndonji komandant që është mik i shqiptarëve?

71. A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i tåkon?

72. Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

73. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

74. Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?

75. Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

76. Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

77. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

78. Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

79. UDB i përcjellke se ku po lipen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

80. Kush ta dha këtë ide?

81. Sa kushtuan gjithë Telefonat Jaeger?

82. Ku i blejte Telefonat Jaeger?

83. Kush i kodoi Telefonat Jaeger?

84. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?

85. Qëllimi i yt dhe i komandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?

86. PSE?

87. Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?

88. Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?

89. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?

90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?

91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vaasje?

92. Rexhep Selimi doli ma inteligjent se ju e padronat tuaj, a është kështu?

93. A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë?

94. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanes?

95. Së paku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?

96. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?

97. Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më ndini?

98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllau im (Ismet Jashari) me Fatmir Limajn dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllaun. Dhe Ti më the : Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?

99. Të pyeta se pse nuk kanë shku shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U përgjigje shkurt: Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu ?

100. Mbasi u likuidue Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?

101. Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?

102. Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?

103. Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

104. Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?

105. Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokënd?

106. A e ftuat Ramush Haradinaj?

107. Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propongan?

108. Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?

109. Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?

110. Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, a po jo?

111. Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?

112. A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1.Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në terren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeni, apo jo?

113. Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona Operative, a po jo?

114. Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO Nr.4 Malësia e Madhe (në Mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?

115. Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?

116. Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?

117. A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?

118. A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?

119. Pse ja muarët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

120 Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

121. Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

122. A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?

123. Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?

124. Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?

125. Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresonte këta korrierët me këso çanta të vijshin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?

126. A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato çanta me pare?

127. Nëse jo, Pse jo?

128. Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu?

129. A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?

130. Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe në mënyrë të veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK për sa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?

131. Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?

132. Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?

133. A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?

134. Kështu përfundojnë të gjitha mafitë e diktatorët, a është kështu?

135. Programin e LPK-së e hodhët si pa vlerë, a po jo?

136. Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?

137. Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?

138. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?

139. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?

140. Cilit popull i takoni?

141. Shqiptar jo, a është kështu?

142. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?

143. Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç: Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Gani Krasniqit, Remit, Shukri Bujës, Zafir Berishës, Haxhi Shalës, nëse i keni informuar?

144. Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?

145. Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?

146. Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?

147. Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?

148. Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk e tradhtoi betimin për asnjë çmim, a po jo?

149. Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?

150. Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?

151. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejf në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë andrra e juaj, a ka qenë kështu?

152. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?

153. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgu ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhnoi me kriju atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkurt dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedu me komandantët e zonave të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?

154. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?

155. Prej kujt frikoheni dhe pse frikoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione?

156. Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?

157. Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?

158. Po të Kadri Zekës?

159. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?

160. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?

161. Apo për pushtet e pasuri personale?

162. Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?

163. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?

164. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpiat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?

165. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?

166. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra?

167. A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?

168. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?

169. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe ?

170. A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?

171. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?

172. A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku, shefi i UDB-s në Pejë?

173. A është e saktë që ishe në kontakt me Shefin e KOS-it në Kosovë?

174. A është e saktë se Serbia ka patur gjithë herë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?

175. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?

176. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë?

177. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut?

178. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?

179. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtonin? Cili është kontributi yt në këtë rast?

180. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi?

181. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?

182. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngushtë i Arkanit?

183. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?

184. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?

185. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?

186. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?

187. A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin?

188. Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?

189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?

190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?

191. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?

192. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?

193. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?

194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?

195. Do të thotë që Ramë Mara ( shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu?

196. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?

197. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?

198. Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?

199. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të themë UDB, promotor i vëllavrasjes?

200. Si po shihet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?

201. Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇK-në?

202. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën?

203. A e ke patur atë fuqi? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me do komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën?

204. Jo vetëm kaq, por edhe armatimin, e paguar 3 herë në Gjenevë të Zvicres, me Naim dhe Shaip Mujën, e ke hedh në det , apo jo?

205. Sot, armatimin e Shqipërisë je duke e shitur me Sllobodan Tesiqin nëpër vendet arabe, apo jo?

206. Ti, si njeriu i Serbisë, e ke patur mirë në kohën e Ramiz Aliut, në kohën e Sali Berishës dhe në kohën Fatos Nanos, apo jo?

207. Ti bile gjatë luftës ke patur më shumë pushtet në Shqipëri se vetë kryeministrat shqiptarë, apo jo?

208. Cilët ishin kushtet që të patën dhënë atë pushtet?

209. Kishe fuqinë, sepse ke patur Beogradin mbrapa, a po?

210. A është vërtetë se gjatë luftës ke fjetur në Hotel Rogner?

211. Pse në atë Hotel aq të shtrenjtë? Ku i gjejshe paret, ndërsa sot na thua se nuk kishim armatim e municion?

212. Fjetja në hotel a ishte për mos të përcilleshin veprimet dhe takimet e tua?

213. Me të kujt pare e paguajshe hotelin dhe ushqimin?

214. A është e vërtetë se në atë kohë ka patur në Hotel Rogner 2 agjentë të lartë të Serbisë për ndërlidhje?

215. A je takuar me ata nëpër dhomat e tyne dhe tënden?

216. A është kjo arsye pse nuk ke jetuar në banesë, sepse vëreheshe nga shqiptarët?

217. A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit dhe sa herë?

218. A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet me njerëz të Arkanit?

219. A është e vërtetë në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëjshe qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i rregullutë një prostitutë të tillë (infermiere) kur mbërriti në Tiranë?

220. Kur filloi lufta pse bëre Drejtorinë Politike të UÇK-së kur krah politik i UÇK-së ishte LPK-ja?

221. Apo e bëre qëllimisht për të mos i dhënë llogari askujt?

222. Duheshte ta dishe ti dhe ata të Drejtorisë Politike se LPK-ja thellë i ka rrënjët te opanga e popullit shqiptar liridashës, a është kështu?

223. Mos e bëre për të fshehur gjurmët?

224. A e dinë se 4 persona prej 5-ve të Drejtorisë Politike të UÇK-së i kanë lyer duart me gjakun e patriotëve ?

225. A mund të mendojmë se këta njerëz janë atdhetarë kur vrajnë patriota?

226. Interesi i kujt ishte që të likuidoheshin patriotat shqiptarë?

227. Natyrisht që dihet, ishte interesi i Serbisë, por a janë të njëjtit persona në G2 tani në SHIK?

228. Përsëri vjen pyetja, SHIK-u vrau Remzi Hoxhën (financues i UÇK-së), Ali Uka u masakrua (zëdhënës i UÇK-së), e vratë Ilir Konushevcin (Shef i Logjistik i UÇK-së), ai arrestoi disa here Adem Jasharin, gjoja gabimisht, si thu ty?

229. Çka është puna e SHIK-ut kur e mbyt njeriun që i prish marrëdhëniet me Serbinë dhe Greqinë?

230. Kur erdhi momenti për bisedimet në Rambuj, a je ti Xhavit Haliti që përcaktove përbërjen e delegacionit të UÇK-së, si dhe që i dhatë urdhër Jakup Krasniqit të ndryshonte deklaratën e par dhënë një ditë më parë lidhur me vajtjen në Rambuje?

231. Kur keni shkuar në Rambuje, a ke ditë se bisedimet ishin për një «Autonomi substanciale » do të thotë një “Autonomi e gjerë“ dhe se UÇK-ja do të shuhej???

232. A ka luftuar UÇK-ja për një Autonomi të gjerë në kuadër të Serbisë, apo për bashkim të Kosovës me Shqipninë???

233. Pse shkuat atëherë për të biseduar Autonominë?

234. Cili ishte ai organ institucional i popullit të Kosovës, i LPK-së apo i UÇK-së që ju urdhëroi të shkonit në emër të luftës, në emër të ushtarëve të lirisë, kur ato ditë pritej të mblidhej dhe të vendoste Asambleja Kombëtare, për të cilën patët autorizuar Adem Demaçin? Pse iu trembët asaj Asambleje që ishte parashikuar të mblidhej në 10 shkurt? Pse ajo ngutje?

235. Në Rambuje, a ke shkuar me atë mendim të nënshkrimit të Autonomisë?

236. Mos vallë për këtë arsye ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, i keni bllokuar gjitha armët nga Shqipëria dhe që i futët në Kosovë (në Kleçkë) në 15-20 qershor 1999 ? Për çarë diheshin atëherë, apo sa me gënjy luftëtarët ?

237. A është e vërtetë se 99% e parave të Fondit « Vendlindja Therret » janë vjedhur nga ju?

238. Personi që vjedhë paratë e ushtrisë çlirimtare gjatë luftës, çka i thuhet këtij njeriut?

239. A është tradhtar ky lloj njeriu?

240. Për tradhti në luftë, dënimi është me vdekje, a është kështu?

241. Apo për ju nuk është tradhti, nëse ju jeni përpjekur për ta realizuar Autonominë në kuadër të Serbisë?

242. A e dini si ka qenë betimi i ushtarëve të lirisë?

243. Do të thotë se ju, SHIK-u, PDK-ja keni vrarë patriotë, keni vjedhur paret e UÇK-së, keni bllokuar armët për UÇK në Shqipëri dhe mendoni që jeni atdhetarë?

244. Atdhetar ndoshta jeni por jo të shqiptarëve, a po?

245. Mos jeni atdhetar të Serbisë?

246. Në Francë, ku keni bërë konak?

247. A është e vërtetë se në Paris, Kadri Veseli vendin e kishte te Agron Hyseni, dhëndëri i Petrit Amit (shoku i Arkanit)?

248. Agron Hyseni i Mitrovicës është i konvertuar ne fe ortodokse serbe dhe mbanë kryqin serb në gjoks, apo jo?

249. Agron Hyseni është burgosur shume vite për drogë, apo jo?

250. A është e vërtetë se Kadri Veseli dhe Bardhyl Mahmuti vendin e strehimit në Paris e kanë pasur te Agron Hyseni?

251. A e shihni se çfarë shoqërie ka shefi i SHIK-t tuaj!?

252. Çdo punë e tyre lidhet me serbë, me serbofila, dhe me shërbime serbe, apo jo?

253. Në Rambuje a ishin Kadri Veseli dhe Ramë Mara?

254. Në Rambuje a ishte Frenki Simatoviç (Shërbimi i brendshëm i Serbisë) dhe bashkë më të edhe Xavier de Bou de Marnac (shef i shërbimit francez DGSE) dhe a u takuan Kadriu dhe Rama me ata?

255. A është e vërtetë se kur Marrëveshja për Autonomi u nënshkrua, Bou de Marnac ka kërcyer prej gëzimit?

256. A është e vërtetë se Bou de Marnac (tash shef i EULEX-it) ka thënë se UÇK-në do ta thyejmë në kurriz, do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë?

257. Kur pranuat parimisht në Rambuje Autonominë në kuadër të Serbisë, a u gëzuat?

258. Kur nënshkruat për të realizuar Autonominë, a ishte i shkrujtun obligimi për çarmatosjen e UÇK-së, parashikuar në Kapitullin 7 neni 3?

259. Për të realizuar autonominë, a ishte obligim grumbullimi i informacioneve për “terroristet” e UÇK-së, sipas Masave të Ndërtimit te Besimit, neni XIII?

260. Për të realizuar Autonominë, a është deshtë të vrahen patriotët, të arrestohen patriotët, sepse ata nuk luftuan për autonominë, apo jo?

261. A jeni ju që keni vrarë patriotë, që keni vjedhur paret e luftës, që keni bllokuar armatimin, që keni pranuar Kosovën në kuadër të Serbisë, që keni çarmatos UÇK-në, që keni shti nëpër burgjet e UÇK-së atdhetarë e çlirimtarë?

262. Në fund të marrëveshjes, a shkruet që kjo marrëveshje duhet rregulohet në OKB me një Rezolutë, nën Kapitullin 7, a do të thotë e obligueshme, apo jo?

263. Rambujeja e juaj a është bërë Rezoluta 1244, e cila nuk po na le me ngritur kryet, të cilën e konfirmoi edhe nji në datë 24 korrik 2012, Ban Ki Muni?

264. A është vërtetë që në Rambuje i kishit pranuar të gjithat gjatë raundit të parë të bisedimeve?

265. Por ju shkuat në Kosovë për t’i bindur të tjerët, si Sulejman Selimin, etj., si dhe për me shmang Jakup Krasniqin nga mandatar të Qeverisë së Përkohshme, sipas kushtit që pat pranuar Rugova?

266. A është e vërtetë se ju i shkruat një letër ministrit të punëve të Jashtëm të Francës Hubert Vedrine më 23 shkurt 1999?

267. A është vërtetë se në atë letër ju pranuat Autonominë?

268. Të njëjtën ditë, më 23 shkurt 1999, a është pranuar me u krijua Qeveria e Përkohshme?

269. Ju krijuat bashkë me LDK, LBD qeverinë e përkohshme?

270. Kush e kishte këtë ide?

271. Kur ratë dakord me e formu Qeverinë, a ishte prezent Simatoviçi dhe Bou de Marnac?

272. Kjo qeveri e përkohshme a ka pas mision të realizoj këtë « Autonomi » të nënshkruar të njëjtën ditë?

273. A është e vërtetë se Rambuje është qytet kapur me Versaille?

274. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani në të njëjtin vend e kishte bërë qeverinë e vetë tradhtare?

275. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani kishte patronë serbë dhe francezë?

276. A është e vërtet se ish- zëvendës drejtori i shërbimit francez (DGSE), Pierre Siramy, tash në pension, thotë haptas se Hashim Thaçi i është prezantuar francezëve nga shërbimi serb në fund të viteve të ’80-ta?

277. A është e vërtetë se Hashim Thaçi ka bërë presion tek DGSE Bou De Marnac për këtë punë?

278. A është vërtetë se ky njeri, Pierre Siramy, për këtë deklaratë, sot është në gjyq, në Francë?

279 A do të thotë kjo se shërbimi francez dhe serb janë promotorë të Qeverisë së Përkohshme për të realizuar këtë autonomi?

280. A është e vërtetë se gjithë ministrat e Qeverisë së Përkohshme janë sikur ti Xhavit?

281. A është e vërtetë se pas Rambujes Kadri Veseli, Ramë Maraj dhe Elmi Reçica kanë bërë disa trajnime në Francë?

282. Në Qeverinë e Përkohshme ti Xhavit nuk ishe zyrtarisht, apo jo?

283. Pse ministri i punëve të brendshëm, Rexhep Selimi, dhe Kadri Veseli të kane raportuar?

284. A do të thotë se ti ishe mbi SHIK-un, mbi qeverinë, apo jo?

285. A ishte e njëjta gjë edhe në Shqipëri?

286. Kush e zgjedhi Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, ti apo Simatoviçi?

287. Kush e zgjedhi Ramë Marën si shef të shërbimit të LDK-së, ti apo Simatoviçi?

288. Kur kishte nevojë për të likuiduar njerëz të mirë, ose pengesa mbrenda LDK-së? Ramë Mara a e konsultonte Kadri Veselin, apo kalonte përmes Genc Kelmendit?

289. Kur kishte nevojë për të likuiduar ushtarë lirie të UÇK-së, Kadri Veseli takonte drejtpërsëdrejti Ramë Marën apo përmes të Genc Kelmendit?

290. Takimet Kadriut me ta, a bëheshin në katin e dytë të Hotel Grandit, të cilin e menaxhonit ju Zekë?

291. Pas luftës a erdhi i ndjeri Jashar Salihu, kryetar i «Fondit Vendlindja Thërret» në Tiranë?

292. Jashar Salihu a kërkoi të bënte bilancën e Fondit, apo jo?

293. Si u përgjigjen Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi?

294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?

295. A kërkuan paret e fundit, 9 milion franga të Zvicrës?

296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?

297. A morri menjëherë kancerin?

298. Helmimi i Jashar Salihut a është bërë për të mos dhënë llogari?

299. Po Xheladin Gashi-Plakun si e helmuat dhe ku?

300. Zekë, shumë bukë ke ngrënë te Rexhep Halimi dhe shumë pare xhepi të ka dhënë. Po veç njeriu i pa shpirt dhe shumëfishë i shitur tek të huajt, mund ta bëjë atë që e ke bë ti! Si të shkojë mendja me e helmu?!

301. Shef të SHP të UÇK-së emëruat Byslim Zyrapin, apo jo?

302. Pse ishe i shërbimit ushtarak Jugosllavë e serbë, ndaj e emëruat?

303. Byslim Zyrapi ishte dëshmitari kryesor në Grupin e Sarajevës kundër kadetëve shqiptarë, apo jo?

304. Byslim Zyrapi që ka tradhtuar gruan dhe tre fëmijët, a është kështu?

305. Për të krijuar autonominë e nënshkruar erdh UNMIK-u, apo jo?

306. Për t’u krijuar kjo Autonomi, UNMIK-u rekrutoi njerëz lojalë të Serbisë, apo jo?

307. Sipas Catherine Limdal, zëvendëse e UNMIK-ut, për çdo shtyllë të institucioneve të Kosovës janë konsultuar me Beogradin, apo jo?

308. Gjithë drejtorët e policisë, prokurorët, gjykatësit, a janë propozuar me CV drejt nga Beogradi, apo jo?

309. Qëllimi a ishte Autonomia?

310. Pas luftës a është punuar në mënyrë intensive për të futur në burgje djemtë idealistë të UÇK-së, apo jo?

311. Ngaqë djemtë e UÇK-së janë pengesë për një Autonomi, apo jo?

312. A i fusni burgjeve dhe i provokoni djemtë e UÇK-së pse ata janë pengesë për rikthimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën

313. A ka deklaruar shumë herë Kadri Veseli se ka punuar me UNMIK-un dhe shumë herë edhe me agjentët e UDB-së?

314. UNMIK-u a ishte i kordinuar me Beogradin për të realizuar këtë autonomi?

315. Kadri Veseli ka deklaru se nuk punoj për Beogradin, por për UNMIK-un, a është kështu?

316. A është konfirmuar se SHIK-u ka mbledhë dosje për krimet e luftës ?

317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinajt?

318. A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidon Ramush Haradinajn?

319. A është e vërtet se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim Thaçi takoi Boris Tadiçin në Nju Jork?

320. A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion mbi OKB-në për të rigjykuar Ramush Haradinaj?

321. A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hages?

322. Tadiçi a deklaroi se duhet patjetër të bëhet apel?

323. Si patriot Ramush Haradinaj a është pengesë e politikës antishqiptare të Thaçit?

324. A është e vërtetë se, kur është liruar Ramush Haradinaj 200 000 serb manifestuan kundër tij prej hidhërimit?

325. A ka ndodhur në histori të Serbisë të dalin aq shumë publikisht kundër një shqiptari?

326. A ishte hidhëruar bashkë me Serbinë edhe Qeveria Thaçit (PDK) dhe presidenti Fatmir Sejdiu (LDK) të cilët nuk dolën në pritje?

327. A është arsyeja pse SHIK-u, UDB, AKI bëjnë një fushatë të dezinformimit ndaj atdhetarëve të Kosovës?

328. Me e keqja është se SHIK-u ka bërë propagandë kundër familjeve dhe individëve më patriote, apo jo?

329. Xhavit Halit, Azem Syle, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicër ashtu edhe me këlyshët tuaj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?

330. A keni shkuar tek arkatari i Lëvizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?

331. A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se kur është aty me një telefonat, kur don Serbia mund ta arrestoi, apo jo?

332. A keni thënë se si guxon me shëtit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo të bind se mund të jetë vetëm njeriu i Serbisë?

333. Ti Xhavit ke thënë se Ramush Haradinaj është tradhtar sepse është bërë me Rugovën apo jo?

334. Po kur ju u bashkuat para Ramushit në një qeveri me Rugovën, duke e zgjedhur atë po ju edhe President, kjo a ishte tradhti apo zbatim i detyrave të vëna nga shërbimi i fshehtë i Serbisë dhe i Francës, dhe s i tillë nuk bënte tradhti?

335. Po ato arrestimet spektakël të Agim Çekut nëpër aeroportet e Evropës dhe lirimet gjoja me ndërhyrjet e Kushnerit e të Fatos Nanos, ai ishin përmes lidhjeve tuaja me shërbimet e fshehta për me i dhanë autoritet Agim Çekut, ngaqë jini të dy prej Peje bashkë me Adem Grabovcin, e me rrëzu autoritetin e Ramushit?

336. Ju keni thënë Remzi Hoxha është spiun i serbëve dhe grekëve, apo jo?

337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, koordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?

338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po u mbajshin në Burgun e Kleçkës, a është kështu?

339. Si mundet me qenë spiun, kur ti vetë i ke nisur Behajdinit nji sasi të konsiderueshëm armatimi nëpërmjet punëtorëve që ishin në Zvicër, të rrethit të Prizrenit dhe Rahovecit, dhe asnji armë nuk është zbuluar dhe asnji veprimtar që bashkëpunonte me Behajdinin nuk është arrestuar, a është kështu?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr.61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?

341. Kush dha urdhër me u shkruajt kjo Komunikatë?

342. Në Komunikatë, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?

343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo?

344. Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo?

345. Ku janë varrosur?

346. Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hudhur në Furrë, apo jo?

347. Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun, apo, jo?

348. Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka patur magazin dhe është spiun, apo jo?

349. Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë se veç ju UDBashat, SHIKistat jini patriotë shqiptarë? Kuku, ç’na ka gjetë!?

350. A jeni ju patriotët e Serbisë që bëni këto punë?

351. Por a flet dikush për prindërit e juaj?

352. Të flasim për heroin tonë Hashim Tadiçin, a është e vërtetë se baba tij ishte në punë te shtetit si rojtar pylli?

353. A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej kohës së Rankoviçit?

354. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë oficer i OZNA-s, apo jo?

355. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sjellë në gishtë?

356. Është e vërtetë se Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejt Kosovën në gishtë?

357. A është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetëm shëtitshin?

358. Xhavit Haliti, a më thu se sa vëllezër ke pasur në luftë?

359. Pse jo?? Po prej familjes Haliti, sa kanë qenë në luftë?

360. Po Hashimi kë ka pas në luftë prej familjes së tij?

361. A jeni ju qe jeni munduar të shtinit përçarje mes patriotëve dhe familjeve patriotike?

362. Njerëzit me ndikim patriotik në popull jeni munduar t’i izoloni në familjet e veta, apo jo?

363. A është kjo punë e Serbisë?

364. SHIK-u i ka bërë këto punë, apo jo?

365. SHIK-u nuk është marrë kurrë me serbët, apo jo?

366. Ju jeni munduar me i përça familjet e forta, apo jo?

367. Ju pas luftës keni martuar disa komandantë si në kohën Serbisë, për t’i kontrolluar ma lehtë, apo jo?

368. Ju jeni munduar t’i fundosni personat e fortë që ishin kundër qëllimeve tuaja të fshehta, apo jo?

369. Ju si SHIK apo si PDK jeni munduar me çdo kusht të përulni Murat Rifat Jasharin, apo jo?

370. PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen?

371. Kjo punë a është bërë nga PDK-ja “patriotike”?

372. Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte në FSK, apo jo?

373. Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit” në FSK, apo jo?

374. Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo?

375. Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kundër Muratit, apo jo?

376. Ju i shtini familjet dhe vllaznin njëri kundër tjetrit, apo jo?

377. Kush u nxit dhe interesi i kujt është kjo punë?

378. A jeni ju që shpallet Republikë në territor të Serbisë?

379. A është kjo arsye që flitet për rastin e dy Gjermanive?

380. Dy Gjermanit u bashkuan përsëri, apo jo?

381. Serbia dhe Kosova a do te bashkohen përsëri, ose janë të bashkuar por nuk i thuhet popullit ?

382. Pse shpallja është bërë në Parlament?

383. Pse nuk është bërë shpallja me Referendum të Shtetit të Republikës së Kosovës dhe ndarja nga Serbia, pas tri vjetësh, sikundër deklaruat nga Rambujeja?

384. Pse nuk keni kërkuar ndarjen nga Serbia, siç bëri Mali i Zi?

385. A është bë kjo gjë me qëllim në Parlament, duke e vendos edhe në Kushtetutë se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet që e rrethon?

386. A është shumica e Parlamentit të Kosovës me njerëz të SHIK-ut dhe të UDB-ës?

387. A është Parlamenti i Kosovës që votoi Amendamentin për ta hequr autonomin në 1989?

388. A është ky Parlament i sotëm më i mirë se Parlamenti i 1989?

389. A është në këtë Parlament shoku i familjes së Milosheviqit, Behxhet Pacolli me AKR?

390. A është në këtë Parlament shefi i KOS-it në LDK?

391. A janë në këtë Parlament xhelatët e UÇK-së, Xhavi Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi me një pjesë të spiunëve të Kadri Veselit në PDK e kompani?

392. A është kështu, apo jo?

393. A është e vërtetë se kjo qeveri është ardhë në pushtet me hajni?

394. A është e vërtetë se 70% e popullit nuk ka votuar?

395. A është logjike që kjo qeveri të jetë legjitime e cila vjen me hajni dhe me 30% të votuesve? A për këtë « demokraci » u luftua në Kosovë, ku pakica të sundoi shumicën ? Pse e bëtë në këtë formë ligjin e zgjedhjeve ti Xhavit dhe ti Jakup që drejtoni Parlamentin ?

396. A është legjitime të vendosë kjo qeveri e 30 përqindëshit për shumicën shqiptare duke qeverisur me serbët ?

397. A është mirë që agjentet e Serbisë bashkë me serbët të qeverisin shumicën shqiptare?

398. A janë kokat e partive politike të Kosovës agjentë të Serbisë LDK, PDK, AKR dhe satelitët e tyre?

399. A janë në gjendje këta politikanët të pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, mbasi arrestohen e likuidohen patriotët deri sipas planeve në 2020, për të hyrë në BE ?

400. Plani i Ahtisarit a ishte plani për kantonizim i Çoviqit?

401. Pse planet bëhen në Beograd dhe i shërbehen popullit shqiptar si plane ndërkombëtare?

402. Plani i Çoviqit a e pamundëson fleksibilitetin e ekonomisë së Kosovës?

403. Plani i Çoviqit i garanton popullsisë prej 2% të Kosovës (serbëve) mbi 32% të territorit të Kosovës?

404. Plani i Çoviqit ua garanton ekonominë serbëve, e shqiptarëve jo?

405. Plani i Çoviqit a u garanton një grushti serbësh të Graçanicës zonën industriale të Prishtinës?

406. A do të thotë kjo se firmat Kompanitë shqiptare do t’ia paguajnë taksat komunës së Graçanicës?

407. A do të thotë kjo se serbët e Graçanicës do të jetojnë më mirë se në perëndim, apo jo?

408. A është e vërtetë se Graçanica ka me shumë territor se Prishtina me gjysmë milioni banorë?

409. A është e njëjta gjë në Prizren dhe në komunat e tjera?

410. A është e vërtetë se kur është krijuar Kushtetuta e re e Serbisë ishte prezent përfaqësuesi i Bese Javier Solana?

411. A është e vërtetë se BE ka ndihmuar në redaktimin e Kushtetutës së Serbisë pas ndarjes së Malit të Zi?

412. A është e vërtetë se në Kushtetutë të Serbisë Kosova është pjesë e saj?

413. A është e vërtetë se për Kushtetutën e Kosovës është punuar në Beograd mes qeveris serbe dhe BE?

414. A është e vërtetë se keni krijuar një komision përpilues të Kushtetutës së Kosovës për të mashtruar popullin e Kosovës?

415. A është e vërtetë se keni thënë, ndërkombëtarët nuk po pranojnë shumë gjëra?

416. A është e vërtetë se kjo Kushtetutë e Kosovës definitivisht është krijuar në Beograd?

417. A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?

418. A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd?

419. A është vërtetë se jeni munduar t’i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes flamurit?

420. A e keni ndigjuar ndonji herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?

421. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Titos?

422. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Millosheviqit?

423. A e kemi sot Flamurin Kombëtar në kohën e Hashim Thaçit e Xhavit Halitit?

424. Çka nuk ka mund Millosheviqi t’i realizojë me luftë, Hashim Thaçi i realizojë me paqe, apo jo?

425. A keni bë shumë më shumë se Millosheviçi kundër shqiptarëve?

426. A jeni të kënaqur me rezultatin e juaja të deritashme?

427. A do të thotë se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetutë e Republikës në kuadër të Serbisë?

428. Në Kushtetutë a është referenca e rezolutës 1244?

429. Në Kushtetutë a është plani Ahtisarit ose plani Çoviqit?

430. Në Kushtetutë a është akti final i Helsinkut ku nuk lejohet ndryshimi i kufijve?

431. Në Kushtetutë të Kosovës në mënyrë implicite a jemi pjesë e Serbisë, zotëri?

432. A është ajo arsyeja pse Tadiçi për bisedimet thotë secili nga ne të respektoi Kushtetutën e vetë dhe nuk do të ketë probleme?

433. A është Kushtetuta e Kosovës kushtetutë rajonale në kuadër të një pushteti qendror?

434. Kosova a është masakruar materialisht, ekonomikisht, politikisht nga ish përbërja e Drejtorisë Politike?

435. Sa herë SHBA kanë bërë presion në vitet 2008-09 që të lobon qeveria e Thaçit për pavarësinë e Kosovës?

436. Sa herë Rose Mary di Carlo ka kërkuar më shumë lobim?

437. Qeveria serbe në vitet 2008-2009 a ka vizituar 92 shtete?

438. Qeveria e Kosovës në vitet 2008-2009 a është e vërtetë se nuk ka vizituar asnjë shtet për lobim?

439. Mbasi nuk loboj Qeveria e Kosovës, Kryetari amerikane Bush a ftoj Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun për çështjen e 6 pikave të Samarqiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?

440. Çka tha Bushi?

441. A ju tha s’keni vepruar hiç për lobim?

442. A ju tha që Amerika ka telashe tjera (Irak, Avganistan) dhe nuk mund me u shty me Serbi, Rusi dhe BE?

443. A ju tha Bushi që do ta voton në KS të OKB-së 6 pikat e Samargjiqit?

444. A i tha Hashim Thaçi popullit të Kosovës se nuk ekziston 6 pikëshi?

445. Në KS të OKB-së a e votuan gjitha shtetet ma te forta te botes Kine, Rusi, France, SHBA, Britani?

446. Tani Hashimi a tha ekziston por nuk e aplikoi?

447. Sot apo del se edhe ekziston dhe aplikohet në Kosovë?

448. A janë 6 pikat e Samargjiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?

449. Çka jane 6 pikat?

450. Sipas Catherine Limdal janë marrëveshjet të cilat janë bërë me UNMIK-un, por tash në vazhdim me Republikën e Kosovës, apo jo?

451. Do të thotë se është Serbia ajo që përsëri propozon prokurorët dhe gjykatësit, apo jo?

452. Si rasti i prokurorit antikorrupsion Z. Mustafi i ardhur nga Beogradi, apo jo?

453. Do të thotë emërimet në shtabin e Policisë së Kosovës bëhen me propozime nga Beogradi, apo jo?

454. Do të thotë në kryesi të shërbimin sekret të Kosovës në AKI propozimet bëhen nga Beogradi, apo jo?

455. A është e vërtetë për në AKI është thënë vazhdimisht se duhen njerëz profesionist dhe me eksperiencë?

456. Njerëzit profesionist dhe me eksperiencë në shërbim, a janë ata që kanë punuar në UDB ose në KOS të Serbisë?

457. Kjo, a ishte deviza e UNMIK-ut për AKI-n «duhet marrë njerëz me eksperiencë»?

458. Eksperiencë kanë vetëm ata që kanë punuar në shërbimet sekrete serbe, apo jo?

459. A është e vërtetë se në kryesi të AKI mbi 32 vetë janë njerëz të MUP-it, KOS-it, UDB-ës?

460. Me një fjalë 6 pikat, sipas Tadiçit, a janë arritja më e madhe politike e Serbisë, apo jo?

461. A do të thotë kjo, që Kosova ka shpallë Republikë në territor të Serbisë dhe Serbia kontrollon çdo institucion të sigurisë në Kosovë?

462. Me një fjalë, a është vendi ynë Republika e Kosovës Serbe (RKS) a po?

463. A është Republikë Autonome?

464. Më shumë se autonomi?

465. Republikë ma pak se pavarësi, sipas Tadiçit, apo jo?

466. Qeveria e Kosovës a pranoi që kufiri mes Serbisë dhe Kosovës është vijë administrative?

467. Çka nënkupton kjo punë?

468. A do të thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk paska kufi shtetërorë sepse jemi një shtet?

469. Mos është kjo arsye që në momentin e shpalljes së pavarësisë, qeveria Hashim Thaçit nuk kërkoi ndarjen nga Serbia?

470. Do të thotë kanë pranuar zyrtarisht që Kosova është pjesë e Serbisë, apo jo?

471. A i thuet kësaj pune: Tradhti?

472. Cili njeri ndëgjohet në Kosovë duke thënë se këta janë tradhtar?

473. Pse?

474. Dikush frikohet, dikush e humb punën, dikush nuk dinë, dikush interesin dhe këta tradhtarët rrejnë popullin se gjoja jemi të pavarur, kalojnë kështu lehtë, apo jo?

475. Serbia në negociata në Vjenë a ka kërkuar moratorium për Kosovën, apo jo?

476. Serbia a ka kërkuar 20 vjet për mos të definohet statusi ji Kosovës?

477. Tani Serbia ka kërkuar 10 vjet, apo jo?

478. Pse?

479. Mos për të fituar kohë?

480. Sot Serbia a ka arritë t’i pozicionon njerëzit e vetë në të gjithë institucionet e Kosovës, apo jo?

481. Sot Serbia nëpërmes njerëzve të vetë dhe SHIK-ut dhe tash të AKI a arriti t’i burgosë shumicën e djemve të UÇK-së?

482. Por edhe 10 vite në 2020?

483. Çka do të ndodhë?

484. Atdhetarët në Kosovë me institucionet e Serbisë a i kanë vetëm dy vende o burgun, o varrin?

485. Ambasadori anglez a deklaroj se Britania e Madhe kishte bllokuar 2 vite rezolutën 1244?

486. Qeveria e Kosovës çka i tha anglezëve?

487. Qeveria e Kosovës a tha që ne si shqiptar jemi fleksibil dhe e pranojmë rezolutën 1244?

488. Francezët a ndërhynë tek anglezët duke thënë mos u bëni më katolik se Papa, mbasi shqiptarët po pranojnë të jenë nën Serbi çka keni ju?

489. A është për këtë arsye se Bou de Marnac ju mbron?

490. A njihet Bou de Marnak për një serbofil i përbetuar?

491. A është e saktë se bashkëpunëtori i ngushte Bou de Marnakut shante dhe përdorte forcën kundër punëtorëve shqiptarë?

492. A është e saktë se ai është antishqiptar i përbetuar?

493. Kur janë rrezikuar Kadri Veseli dhe Azem Syla nga deklarimet e Nazim Bllacës, a është intervenuar për t’i lënë rehat?

494. A është e vërtetë se Kermabon ushtarak i thjeshte (do të thotë jo i shërbimit) edhe ai francez është munduar në kuadër të EULEX-it t’i arrestoj?

495. Kur deshti ta arrestojë Azem Sylën a ndërhyri Bou de Marnac duke e përjashtuar nga posti i shefit të EULEX-it?

496. Me ardhjen e Bou de Marnac si shef të EULEX-it, a u pastruan gjithë punëtorët e vet, të cilët akuzonin Azem Sylën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin?

497. Mos harroni se këta njihen minimumi nga koha e Rambujes, apo jo?

498. Ky ekip, me gjithë ju, a e keni futë Kosovën në këtë derexhe, apo jo?

499. A jeni ju që para luftës, gjatë luftës, pas luftës keni vrarë atdhetarë idealist të çlirimtares UÇK?

500. A jeni ju që para luftës, gjate luftës, pas luftës keni vjedhë popullin e Kosovës?

501. A jeni ju që keni bllokuar armatimin në Shqipëri?

502. A jeni ju që çarmatosët UÇK-ën (një punë që nuk kishte mundur Serbia aq lehtë me e bërë)?

503. A jeni ju që grumbulluat informacionet për t’i dërguar djemtë e UÇK-së në burgje?

504. A jeni ju që na prezantuat planin e Çoviqit si planin Ahtisari?

505. A jeni ju që na prezantuat 6 pikat e Samarqiqit si 6 pikat e Ban Ki Munit?

506. A jeni ju që na sollët flamurin nga Beogradi për Kosovën?

507. A jeni ju që na kthyet nën Serbi?

508. A jeni ju që keni shkelë popullin?

509. A jeni ju që do të na detyroni të luftojmë edhe një herë, ndoshta për të realizuar një shtet si duhet, pa këlyshët e Serbisë sikur ju?

510. Xhavit & Co, fatura është tuj ecë prapa për të gjitha dëmet, vrasjet dhe keqpërdorime të fondeve të luftës! Nuk shkon edhe shumë kohë dhe Fatura ka me ju trokitur në derë, apo e ndini?

Faktura ju shkoi edhe Sadam Huseinit e Muhamer Ell Gadafit, ashtu ka me ndodh edhe me ju, mos u haitni? Fëmijët e anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së si dhe të dëshmorëve të kombit dhe të luftëtarëve të burgosur e të anatemuar nga ju janë rritur dhe po rriten! Të gjithë janë bë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, këtë fiksojeni mirë. Unë me këtë pyetësor kam paraqitur vetëm 5% të bëmat tuaja me & Co!

Shqiptarët, sidomos ata që dalin në krye të ngjarjeve historike në mënyrat si dolët ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, janë shumë të aftë për intriga dhe mashtrime dhe për pabesi. Këtë e ka treguar historia dhjetëra herë. Kur vjen puna te rreziku, ose kur bëhet fjalë për përfitime financiare, në këtë rast ato udhëheqësi (skundër ju & Co), e braktisin lehtësisht idealin, prandaj dhe i kemi humbur të gjitha kryengritjet ndër shekuj!

Fribourg (CH), 28 Korrik 2012
MURAT JASHARI
BACA
Orizare-Kumanovë