Shqiptarëve në FYROM, dhe të tjerëve…
Nga Amerika, Aurel Dasareti, dasaretiaurel@yahoo.com.auTë nderuar bashkëkombës,
qysh para shumë kohësh, portali “Lajm” e ka publikuar një shkarravinë me të cilën kontribuojnë në boshatisjen e trojeve shqiptare sidomos nga rinia. Me mashtrime kinse Norvegjia kërkon punëtorë (nga ju) edhe atë paga fantastike, 4500 euro e jo mahi.
Prandaj unë, para dy ditësh, redaksisë së Lajm i dërgova një letër reagimi për ta fshirë plehun. Por ata nuk e bënë këtë. Pse?! Sepse përfitimet nga ky “haber” fals janë të lezetshme.
Apeloj që prej sot ta bojkotoni këtë portal të shakaxhinjve.
Më poshtë po e botoj letrën time dërguar stafit të LAJM:
***
“E nderuar redaksi,
Mashtrimi:
http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/28515-norvegjia-kerkon-punetore-paga-4-500-euro.html
ia ulën vlerën portalit të juaj. Është kjo një rrenë e madhe që ndihmon kontrabandistët me qeniet e gjalla, nxit boshatisje të vendit, prandaj nëse këtë nuk e keni bë me qëllim përfitues, atëherë fshijeni”
Nga Fritz Radovani
“Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit! Enver Hoxha”
1945…DOSJA Nr…
■Isha fëmijë në Nandor të vitit 1945 kur shkova me Nanën me rregullue varrin e Babës, javën e të Vdekunve në Rrëmaji. Dikush tregoi se janë rregullue Varre mbas murit aty ku per çdo ditë ndigjohej shkrepja e automatikëve të “çlirimtarëve tanë trima”…
Si fëmijë shkuem me pa ata varreza që vërtetë ishin të veçanta, ishin tre me Kryqa dhe tre përballë me shenjën e Muslimanëve, sipër me zhovor të bardhë, gjashtë foto të mëdha dhe rreth varrit me cigare. Kush vinte aty, njena nga Nanat që ishte tek Koka e djalit saj, u epte cigare vizitorëve… Kujtoj se tek varri i Kolë Sokolit kishte edhe fruta… Mbas pak minutash u ndigjue një zhurmë makinash me disa ushtarë të armatosun … Kujtoj si tashti tmerrin e ardhjes së atyne kamjonëve me ushtarë të armatosun, kur po shihnim ata Varre, pra, janë plot 70 vjetë nga ajo ditë që nuk e harroj kurrë, mbas Murit të Varrezave të Rrëmajit… Kur ushtarët me armë në dorë vrrisnin si bishat e terbueme: “Largou…largou…!” e Nanat e Atyne djelmëve që ishin pushkatue, mbulue me futa të zeza e degermia të bardha, pranë atyne varrezave të rregullueme me aq kujdes, rrokën fotot e mëdha të Atyne djelmëve si sokola për gjoks… Kur ushtarët shkrepën armët e tyne vrastare në ajr, ne ikëm nga frika… Gjithshka aty u kthye në zallishtë si përpara…
Melbourne, Mars 2015.
Qendra Informative Shqiptare "Liria"