Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

Prenga dhe Ndoka, flet ambasada amerikane

Përfaqësia diplomatike shprehet se mirëpret dorëheqjen e deputetit të PS, Ndoka dhe lejen e parlamentit për arrestimin e deputetit tjetër Prenga. “Përparim i mirëfilltë për një sistem politik me drejtues të standardeve më të larta etike”

ambasada USA tiraneNë Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi sot në mbrëmje se “mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga”.

Deputeti socialist Ndoka, i cili njoftoi një ditë më parë tërheqjen nga mandate parlamentar, ishte akuzuar shpesh për të kaluarën e tij dhe dënimin e marrë në Itali në akuzën e trafikut të prostitucionit. Madje, ndonëse nuk përmendej me emër, rasti i tij u citua dhe në raportin e fundit të Departamentt amerikan të Shtetit për Trafikimin e personave. Ndoka në letrën e tij të dorëheqjes pretendonte se ai është dënuar gabimisht dhe se do të kërkonte me të gjitha rrugët ligjore të pastronte emrin e vet të njollosur sipas tij padrejtësisht.

Deputeti tjetër socialist Armando Prenga përfundoi në pranga pasi dyshohet se u përfshi të shtunën në një konflikt të dhunshëm ku pati 7 të plagosur mes të cilëve dhe dy me armë zjarri. Pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij dhe autorizimin për të kërkuar arrestin, Gjykata e Lartë rikonfirmoi sot mbajtjen e tij në qeli.

Për të dy rastet, ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson se “këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”. Përfaqësia diplomatike amerikane dhe ambasadori Donald Lu prej muajsh kanë kërkuar me forcë që politika shqiptare të pastrohet nga elementët e inkriminuar. (voa)

 

Shqipëria drejt Francës pa asnjë humbje

futboll shqiperiaShqipëria është e pamposhtur. As në “Telia Parken”, kuqezinjtë e Xhani De Biazit nuk janë dorëzuar, duke hedhur edhe një hap para Francë 2016. Para Danimarkës, skuadra jonë ka arritur zyrtarisht dhe matematikisht në “play-off”, por vazhdon të mbetet e treta më e mirë, teksa ka barazuar 0-0 me Danimarkën dhe është në Europian për momentin. Një ndeshje ku kemi vuajtur, por që në fund i ka dhënë një pikë skuadrës tonë që duhet thënë se ka dhënë më të mirën e fushë. Ashtu siç ishte deklaruar, De Biazi ka hedhur në fushë debutuesin Gjimshiti dhe Gashin djathtas.

Gjithçka pothuajse perfekte, por që mund të kishte qenë edhe më e bukur nëse Roshi do të kishte bërë surprizën. Në fillim ndeshja ka qenë e vështirë, sepse skema e re e ekipit donte kualifikim në fushë. Ndeshja nis me danezët më agresivë që fillojnë të ushtrojnë menjëherë presion në mbrojtjen e kuqezinjve. Djemtë e De Biazit qëndrojnë të tërhequr dhe presin kundërshtarin. Megjithatë, Danimarka ka vështirësi të kërcënojë, kjo edhe për meritë të mbrojtësve tanë. Në minutat në vazhdim, Shqipëria fillon të shtyjë disi përpara dhe në minutën e 24-ët vjen rasti më i mirë.

Lenjani kroson rrezikshëm shpëtimtar, portieri kuqezi tregohet edhe njëherë vendimtar me pritjen e tij. Tre minuta më vonë zbritje e shpejtë e Shqipërisë me Gashin, që pason në të majtë për Migjen Bashën, por ky i fundit me zor e mbërrin dhe topi përfundon në fundore. Nëse Berisha shpëton një herë rezultatin, është tani kapiteni Cana që e bën për herë të dytë. Pasim perfekt për Bentdner që gjendet i pazbuluar brenda zonës. Në momentin final, kur sulmuesi do gjuante, vjen nga mbrapa Lorik Cana dhe i largon topin nga këmbët. Shqipëria në vështirësi. Ndeshja kthehet me një portë.

Vendësit mundohen që të shënojnë gol, por e kanë të pamundur. Dhe kur nuk pritej vjen shansi që mund të kishte qenë vendimtar. Është minuta e 92-të. Roshi ka shansin më të mirë për të shënuar, që mund të ishte një “deja vu” kuqezi. Mesfushori niset i vetëm drejt portës dhe nuk shërben në qendër por gjuan, duke i dhënë mundësinë portierit të presë topin. Më pas një rast drejt portës tonë nga danezët, por që nuk sjell asgjë. Danimarkë- Shqipëri mbyllet në barazim pa gola.

Ashtu si pritej, në Danimarkë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik, sidomos në pjesën e parë, kur Danimarka nuk goditi asnjëherë drejt kuadratit tonë dhe ne i shkuam pranë golit me Cikalleshin, ndërsa në stadium më shumë dëgjoheshin brohoritjet e tifozëve të shumtë kuqezinj. Në pjesën e dytë, ashtu si pritej, Danimarka u hodh e tëra në sulm, pasi ishte e qartë që barazimi për ata ishte si humbje. Përfundimisht kthehemi në Tiranë me një pikë dhe shansin e madh kundër Portugalisë për të fituar. Kuqezinjtë tani në tre ndeshjet e mbetura kanë në dorë kualifikimin direkt. Janë në lojë edhe 9 pikë, tre më shumë se danezët që do të thotë se kuqezinjtë kanë mundësi reale për t’u kualifikuar në Francë 2016.

De Biazi: Portugezët? T’i mundim edhe ne të hënën

Njëshi i stolit kuqezi optimit për ndeshjen e ditës së hënë në “Elbasan Arena”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi qan rastin e Odise Roshit. Trajneri pas ndeshjes ka qenë i qetë, por gjithashtu edhe i kënaqur me atë që kanë arritur kuqezinjtë. Ndoshta e ka pritur që skuadra të merrte këtë pikë dhe në fund ia ka dalë. Tani është Portugalia dhe De Biazi kërkon me ngulm fitoren. “Ndeshje shumë e vështirë pasi skuadra është shumë fizike, ne bëmë një ndeshje të mirë, luajtëm ashtu siç duhej të luanim. Një ndeshje e vuajtur, por besoj që u munduam me ndërrime të ndryshojmë skuadrën dhe ta sulmojmë Danimarkën. Këtë e bëmë më futjen e Sadikut dhe Roshit dhe me pak fat mund ta fitonim ndeshjen.

Një ndeshje është ndeshja më e vështirë. Pas humbjes që ka bërë sot mund ta mundim edhe ne ditën e hënë, por do të jetë e vështirë. Ishte një pikë me vlerë dhe aq më tepër përballë një ekipi rival që sot e kërkoi fitoren me ngulm. Ne menduam më shumë për t’u mbrojtur dhe për fat të keq nuk ka funksionuar kundërsulmi. Ne kishim një mundësi të mirë për ta mbyllur ndeshjen me rastin e Roshit në fund, por nuk e arritëm. Megjithatë, rëndësi ka kjo pikë që na vlen shumë.

Dy barazime ndaj Danimarkës do të thonë shumë për ne dhe na japim më shumë besim. Ekipi luajti mirë, sidomos reparti i prapavijës ku arriti me sukses të largonte me sukses çdo rrezik. Tashmë na pret një ndeshje akoma më e vështirë si ajo ndaj Danimarkës, dhe duhet të jemi shumë herë më lart se sot. Kemi pak kohë në dispozicion, por do mundohemi të japim më të mirën. Është shpejt për të folur për rinovimin, pasi vëmendja jonë është te rezultatet dhe te objektivi i madh që kemi. Shpresoj të ecim kështu dhe gjithçka të shkojë mirë”, deklaroi De Biazi.

Duka: Dua fitoren me Portugalinë 

“Ishte një ndeshje e vështirë me emocion. Ndofta kemi bërë ndonjë gabim, por arritëm objektivin, dhe na jep më shumë forcë dhe siguri për të ardhmen. Nëse do të kishim shënuar me Roshin do të ishim të kënaqur. Gjithsesi, kemi bërë shumë mirë. Ne jemi skuadër për të shkuar në Francë, por kemi edhe tre ndeshje për të luajtur me kundërshtarin më të fortë të grupit dhe përse të mos e fitojmë këtë ndeshje. Dua të falënderoj të gjithë ata që erdhën në stadium dhe në rrugët e Kopenhagenit”.

canaCana: Franca? Jemi akoma më pranë

“Kemi pasur një sërë rezultatesh pozitive, por e dinim që kjo ndeshje do të ishte mjaft e vështirë për ne. Sot kemi hasur vështirësi në lojën tonë, pasi Danimarka e kërkoi me ngulm fitoren por për fat ia arritëm t’ia dalim duke marrë një barazim më vlera. Megjithatë, nuk do ndalemi këtu por do të vazhdojmë ëndrrën tonë të madhe që tashmë jemi akoma edhe më pranë. Pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm në pjesën e dytë. Mendoj se mund të luajmë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Rëndësi ka që nuk humbëm dhe tashmë duhet të përqendrohemi te ndeshja me Portugalinë. Ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi kjo na mban shpresat tona ende gjallë. Barazhi është historik, por ne nuk do te ndalemi, pasi kemi force, dëshire dhe vullnet për ti fituar ndeshjet e ardhshme. Ndërhyrja te Berndter, ishte diçka që nuk shpjegohet, kur e pash atë në zonë ndërhyra duke provuar gjithçka. Por, në të ardhmen shpresoj mos të gjendemi në situata të tilla”.

Gjimshiti: Do ta ndal Ronaldon

Mbrojtësi  Berat Gjimshiti tregon emocionet për debutimin e tij me kombëtaren shqiptare. “U ndjeva shumë mirë, jam i lumtur për debutimin. 0-0 është një rezultat i mirë për ne. Kjo është një pikë e rëndësishme por duhet të qëndrojmë me këmbë në tok pasi që pas 3 ditëve kemi një tjetër ndeshje në të cilën duhet të marrim rezultat pozitiv. Ndaj Portugalisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Nëse unë do të luaj, atëherë premtoi se do të kujdesem shumë mirë për Kristiano Ronaldon pasi që ai është idhulli im dhe kam shikuar shumë video të tij në Youtube. I di pothuajse gjitha lëvizjet e tij”.

Basha: Do ta shkruajmë historinë

“Danimarka është një kundërshtar shumë i vështirë dhe një pikë në këtë stadium do të thotë shumë. Është herët të flasim për Evropianin në Francë. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të jemi të qetë, me këmbë në tokë. Ne kemi treguar se kjo kombëtare mund të arrij të shkruaj historinë, por duhet të jemi të qetë pasi që ka edhe shumë pikë në lojë”.

Marvraj-Meha japin zemër

Mërgim Mavraj, në një postim të tijin në faqen personale në rrjetin social Facebook, u jep zemër shokëve të ekipit dhe të gjithë tifozëve shqiptarë anembanë botës. “Shqiponja ka hapur krahët, le të fluturojmë drejt ëndrrës! Me Zotin dhe besim, do ktheheni me fitore në vendin e shqipeve! Fitorja sonte, inkurajim për sfidat e radhës”, shkruan Mavraj. Edhe Alban Meha i ka uruar djemtë e kombëtares shqiptare. “I uroj kombëtares shqiptare shumë sukses në përballjen me Danimarkën dhe Portugalinë. Shpresojmë se do të fitojmë. Edhe pse jam larg, me zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria!”, shkruan njeriu i asisteve në klubet ku ka luajtur, por edhe në përfaqësuesen shqiptare.

 

Shqipëria dhe tregu rajonal i energjisë

Në Shqipëri po kryen një seri investimesh për projektin e transportit të gazit TAP si dhe në transmetimin e energjisë elektrike midis vendeve të Ballkanit.

Ministri Damian GjiknuriMinistri i energjisë dhe industrisë, Damian Gjiknuri, thotë se këto investime po shndërrojnë Europën jug-lindore në një rajon me interes të madh në fushën e energjisë.

Disa ditë u miratua në Vienë projekti i inter-koneksionit të Shqipërisë me Maqedonië, ndërsa ai me Kosovën përfundon vitin e ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Z. Minister, si paraqitet aktualisht situata me mbrojtjen e minierave, kushtet e sigurisë, sepse në zonat minerare ndodhin shpesh vdekje të punëtorëve, apo të banorëve pranë tyre?

Damian Gjiknuri: Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave mori një vendim, bllokoi duke e shpallur si zonë pashfrytëzueshme nga pikëpamja minerare një pjesë të zonës D. 18 subjekte minerare që zhvillojnë aktivitete aty, nuk do t’i zhvillojnë më për shkak të rrezikshmërisë së zonës. Këto janë zona që janë shfrytëzuar ndër vite dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë shembjeje. Mendoj se është zgjidhja më e mirë për të evituar tragjeditë e vazhdueshme që ndodhin në këtë sektor, i cili për nga natyra është një sektor i rrezikshëm. Puna në miniera kudo në botë është e rrezikshme, por ndër vite, për shkak të mungesës së sigurisë teknike, kontrollit të dobët apo shfrytëzimit të zonave që nuk duhen shfrytëzuar këto viktima kanë qenë më të shumta. Gjatë dy viteve të fundit, për herë të parë pas 20 vjetësh po investojmë për mbylljen e galerive të braktisura. Galeri që janë në fakt burim rreziku për jetën e njerëzve, të cilët për arsye ekonomike hyjnë gjoja për të marrë minerale me vlerë minimale apo për të marrë edhe skrap por në të tilla raste kanë ndodhur tragjedi njerëzore. Brenda këtij viti, besoj se numri i përgjithshëm i grykave të galerive të braktisura që do të jenë mbyllur të shkojë afro 200 dhe ky proces do të vazhdojë. Sa i përket sektorit minerar, ne duam që të shmangim këtë fragmentimin e tepërt të punimeve minerare. Kemi adresuar përmes ndryshimeve ligjore problemin e zgjerimit të zonave minerare në mënyrë të pakontrolluar. Është adresuar çështja e territorit minerar në tërësi, për të vendosur rregulla se si do të shfrytëzohen rrugëkalimet në galeritë minerare, sepse edhe këto kanë qenë shpesh burime konfliktesh. Janë nxjerrë udhëzimet përkatëse edhe për rehabilitimin mjedisor. Javës tjetër do të kalojë për miratim në qeveri vendimi për shfrytëzimin e fondit të garancisë për rehabilitimin mjedisor. Pra, kur nuk e kryejnë subjektet rehabilitimin, me fondet e bllokuara nga garancitë e subjekteve, autoritetet shtetërore të bëjnë rehabilitimin e zonave minerare. Të gjitha këto janë masa që rrisin sigurinë. Së shpejti do ndryshojmë ligjin për të rritur autoritetin e inspektimit në miniera, sa i takon rritjen e sigurisë në punë.

Zëri i Amerikës: Si po ecën aktualisht puna e kompanive në minierat shqiptare?

Damian Gjiknuri: Në Shqipëri ka dy-tre industri të trashëguara, që janë edhe prodhuesit kryesorë të mineraleve në vend. Në industrinë e kromit përfaqësohet zona e Bulqizës me koncensionarin ACR; industria e bakrit, që ka një koncensionar tjetër – edhe kjo një kontratë e dhënë para shumë vitesh, i cili ka kryer investime dhe do të vazhdojë të kryejë. Së fundi, kemi afruar edhe një kompani kanadeze në zonën e Rehovës. Zona e Selenicës me bitumet, ka edhe aty kompani të huaja. Te zona e bakrit ju e dini që gjysmën e paketës së aksioneve në këtë aktivitet minerar e zotëron kompania më e madhe në botë për bakrin, një kompani kineze e listuar në klasifikimin e “Fortune 500”, një nga kompanitë më të mëdha dhe kjo është një element domethënës. Industria minerare është shumë e varur nga konjukturat ndërkombëtare të tregjeve dhe bursave. Fatkeqësisht, vitet e fundit, çmimet e mineraleve kanë rënë shumë, gjë që ka sjellë edhe një lloj frenimi në kërkesën e investitorëve për sa u përket mineraleve të ngurta. Por nga ana tjetër, qeveria nuk ka ndenjur duarkryq. Meqenëse çmimet e mineraleve bazë kanë rënë, qeveria ka stimuluar përpunimin e mineraleve në vend dhe rafinimin e tyre siç është rasti i ferrokromit. Po të shihni shifrat e ferrokromit, ato janë impresionuese sa i takon prodhimit të viteve të fundit. Parashikohet që me kapacitetet e reja që po shtohen, me uzinat e reja që u vunë në punë në Burrel dhe një kapacitet shtesë që do të bëhet në Elbasan, Shqipëria të prodhojë mbi 100 mijë ton ferrokrom. Pra, do të shesim me çmime jashtëzakonisht të larta dhe në tregje të afërta si Europa dhe jo më vetëm në Lindjen e Largët, siç shkojnë zakonisht mineralet e ngurta apo thjesht kromi deri diku i pasuruar.

Zëri i Amerikës: Ndoshta një pjesë e këtyre burimeve kanë shterruar, minerale të ngurta dhe të lëngshme. Ato po shfrytëzohen prej 70-80 vjetësh…

Damian Gjiknuri: Një pjesë e burimeve janë shfrytëzuar dhe një pjesë e burimeve minerare mund të shterrojnë pasi nuk janë të pashterrshme. Investimet që po bëhen në industrinë e kromit në Bulqizë nga koncesionari aktual, pra hapja e pusit të thellësisë, i shtojnë mbi 20 vjet jetë minierës së Bulqizës. Në mungesë të këtij investimi, ajo për disa vite ishte drejt fundit. Ne këmbëngulëm që kompania të investonte në atë pus për thellësi të re, sipas kontratës. Shtresat e reja të pashfrytëzuara mund të shkojnë mbi 2 milionë ton çka e shton jetëgjatësinë e minierës edhe për 20 vjet të tjera pasi investimet që po kryhen garantojnë jetëgjatësinë e sektorit minerar. Të njëjtën gjë mund të themi te industria e bakrit. Ka kërkesa për kërkim – zbulim, mendoj se Shqipëria ka një rezervë shumë të madhe të hekur-nikelit. Nikeli është një metal me interes në të ardhmen dhe tregu ka kërkesa interesante për të. Do investime për sa i përket përpunimit të tij derisa të bëhet i tregtueshëm, por po punojmë në këtë fushë me investitorë të huaj, në mënyrë që edhe nikeli të ketë fushën e vet në ekonomi dhe punësim.

Zëri i Amerikës: Po nafta dhe gazi, si paraqiten? Janë disa zona të shfrytëzuar fort për shumë dekada, por ka edhe burime të reja.

Damian Gjiknuri: E ardhmja e naftës vendase është e mirë dhe e sigurtë. Kjo do të varet edhe nga zbulimet e reja, por disa elementë janë shumë shpresëdhënës. Së pari, prodhimi i naftës sa vjen e shtohet në Shqipëri falë punës së madhe, pavarësisht dështimeve që ka patur në sektor në të shkuarën. Nga ana tjetër, kemi zbulimet që ka bërë kompania SHELL dhe Petromanas të cilat janë në fazën e vlerësimit të rezervuarit dhe kjo do të dojë kohë, por mendohet se do të jetë një basen shumë i mirë në tokë. Kjo do të sjellë rritje të prodhimit të naftës dhe një shtim të burimeve për ekonominë e vendit. Nga ana tjetër, në bisedimet e fundit për blloqet e reja janë ofruar përsëri kompani shumë serioze. SHELL ka marrë një bllok shtesë për kërkim dhe për këtë jemi krenarë, që një kompani e tillë vazhdon ta shohë Shqipërinë me interes. Është afruar edhe një tjetër kompani e fuqishme izraelite, e cila në zonën mesdhetare njihet si një nga lideret e prodhimit sidomos të gazit. Ajo është kompani e Delek Group, një kompani shumë serioze dhe e listuar në bursë. Pikërisht një nga synimet e qeverisë, deklaruar që në fillim, ishte afrimi në naftë i kompanive me histori, që kanë përvojë në industri dhe janë të njohura. Ka ndodhur shpesh më parë, që fusha të Shqipërisë kanë rënë në dorë të ca njerëzve thjesht tregtarë letrash, që vinin gjoja për të bërë sizmikë dhe mundoheshin t’ia shisnin letrat dikujt tjetër. Kjo ishte bërë një pengesë për të hyrë investitorët seriozë në Shqipëri. Dihet se çmimet e naftës kanë rënë shumë dhe interesi i kompanive rritet kur edhe çmimi i naftës rritet. Gjithësesi, kompani serioze, edhe në kushtet e çmimeve të ulta, kanë interes për të investuar në sektorin e naftës në Shqipëri. Kjo është shumë domethënëse për ne, po të shohësh se në shumë vende të botës ka një tërheqje në investimet për kërkime zonash të reja. Naftë është zbuluar shumë këto vitet e fundit dhe çmimet e saj janë luhatur shumë.

Zëri i Amerikës: Po me energjitikën si po veproni?

Damian Gjiknuri: Energjitika ishte barra më e rëndë që trashëgoi kjo qeveri. Borxhet në sektorin energjitik përbënin 7-8 për qind të PBB-së. Qe një situatë katastrofale. Sektori i shpërndarjes nuk zotërohej nga qeveria dhe palët ishin në një konflikt të thellë ligjor me ish-investitorët çekë. Humbjet ishin alarmante; gati 46 për qind e energjisë së hedhur në rrjet nuk materializohej në para, pra vidhej e shpërdorohej. Buxheti i Shtetit ishte krejt i ekspozuar ndaj gjithë kësaj grope që kishte krijuar sektori energjitik. Një arritje shumë e madhe është ndalimi i gjithë kësaj hemoragjie dhe kthesa pozitive për ringritjen e sektorit. Ne, tashmë kemi një plan të qartë për rimëkëmbjen, hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Morëm në pronësi të gjithë sektorin e shpërndarjes dhe kërkuam financime për të, të cilat i shoqëruam me reforma. Rezultatet janë mbresëlënëse, ndonëse sektori nuk është çliruar krejt nga problemet. Mjafton tu them se vetëm në këto 7 muaj të pare të vitit 2015 janë arkëtuar 104 milionë dollarë më shumë se periudha e një viti më parë. Lufta ndaj informalitetit është gërshetuar me ndërgjegjësimin e qytetarëve. Humbjet janë reduktuar ndjeshëm; nga humbjet 45 për qind në 2013 tani ato janë 30-31 për qind. Tani sektori po mban vetveten, sepse deri tani ka qenë i subvencionuar, ka thithur para dhe garanci që mund të shkonin në sektorë të tjerë. Jemi në një plan të reformave strukturore, të cilat sjellin rezultat të ngadaltë dhe të sigurtë. Në sistemin energjitik shqiptar, ka qysh në 1970 që nuk është investuar, kur në fakt ato janë struktura që kërkojnë vazhdimisht investime. Paratë për këto investime tani po dalin nga arkëtimet e rritura. Në 4 vitet e ardhshme, vetëm sektori i shpërndarjes do të marrë çdo vit 50 milionë dollarë investime. Reformuam tarifat e energjisë, ulëm abuzimet, rritëm arkëtimet dhe tani sektori i energjisë elektrike po merr investime në të gjithë territorin.

Tani po krijojmë një treg dhe bursë rajonale të energjisë me ndihmën e qeverisë norvegjeze. Kjo do të hapë mundësi edhe për investitorët privatë. Qeveria e mëparshme dha në mënyrë kaotike një numër të palimituar licensash për ndërtim hidrocentralesh pa studiuar ndikimin ekonomik dhe atë mjedisor. Nuk u mendua fare për të ardhmen. Ato duhet të ishin pjesë e një modeli ekonomik të caktuar, por për këtë nuk u mendua. Kjo qeveri po përballet me faturat e politikave të papërgjegjshme. Prej reformave që ndoqëm, ne siguruam arkëtime më të mira, po gjëjmë një gjuhë mirëkuptimi me ata investitorë që kanë realizuar investime. Kemi bërë një marrëveshje, rishikuam edhe tarifat e blerjes së energjisë nga hidrocentralet private për ti sjellë në parametra të pranueshëm dhe për ti përgatitur këta investitorë për të dalë në treg. Synimi i vërtetë i investitorëve, sidomos në pjesën e energjisë është konkurueshmëria, dhe qëndrueshmëria e tyre afatgjatë në biznes, pra të konkurrojnë një treg likuid të energjisë.

Zëri i Amerikës: Po interkonektiviteti elektrik me rajonin, si është? Bashkëpunimi me Kosovësn, me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe Greqinë?

Damian Giknuri: Të gjitha vendet e Europës Juglindore janë në një proces integrues jo vetëm fizik, por edhe në aspektin rregullator; ato duhet të bëjnë të ngjashme ligjet dhe rregullat me ato të BE-së. Kjo do të sjellë atë që vet vendet e Ballkanit do të krijojnë një treg energjie. Tani që flasim, kjo po ndodh; një zyrë në Podgoricë koordinon dhe alokon kapacitetet transmetuese të rajonit. Kjo ka sjellë ulje të kostove të transmetimit të energjisë, pra edhe përfitim për konsumatorët. Vendet e rajonit po punojnë për ndërlidhjen mes tyre. Shqipëria nuk ka mbetur prapa por ka investuar dhe po investon për konektivitetin më të mirë. Linja me Malin e Zi është funksionale për disa vite, po punohet për linjën me Kosovën, e cila përfundon në vitin 2016. Në Vjenë u sigurua plotësisht financimi, edhe me një pjesë të parave grant është projekti për interkonektivitetin me Maqedoninë. Projekti i tërë kushton 87 milionë euro sepse linja do të vijë deri në Fier. Kemi bërë një zgjatim të projektit deri në Fier sepse në perspektivë hapet edhe mundësia e lidhjes me Italinë me një linjë nëndetare. Për të patur interes do të duhej një treg më i madh se sa Shqipëria, ndaj lidhja me Italinë dhe Maqedoninë krijon mundësinë edhe në tregun bullgar, një nga prodhuesit më të mëdhej të energjisë elektrike. Kjo rrit mundësinë e kapaciteteve të tepërta dhe burimeve të tjera shtesë në Shqipëri prej investimeve që do të vazhdojnë.

Me lidhjen fizike krijohen edhe mundësitë e një tregu të përbashkët. Me harmonizimin e rregulloreve, legjislacionit dhe tarifave të tregtisë “Cross-Border”, ka më shumë mundësi që Ballkani të harmonizojë burimet energjitike mes vetes; Shqipëria me energji ujore, Kosova dhe Serbia me energji qymyrgurore. Kjo do të rregullojë bilancin energjitik mes vendeve dhe do të harmonizojë konsumin e energjisë edhe në bazë të fluktuimeve natyrale, pra atëherë kur nuk ka ujë të përdoret qymyri etj. Këto janë drejtimet për të cilat Shqipëria po punon dhe është në avangardë. Jemi vendi i dytë në Europën Juglindore që kemi miratuar një ligj për sektorin e energjisë sipas standarteve të BE-së. Kemi nisur punën reale për krijimin e një tregu rajonal të energjisë por për të gjitha këto reforma nevojitet disiplina financiare.

Zëri i Amerikës: Si po ecën puna me projektin TAP të gazit? Në fillim u pa me shpresë si një burim i madh punësimi, përfitmi etj.

Damian Gjiknuri: Puna ka filluar me hapjen e rrugëve, me ndërtimin e urave, pra pjesa infrastrukturore rrugore që krijon aksesin në kantier. Atje u zhvillua një ceremoni dhe sot që flasim aty po punohet. Po punohet në Skrapar, po punohet në Korçë, shumë shpejt do fillohet dhe në zonën e Fierit, pra ka filluar puna konkrete, paketa e parë e investimit që shkon rreth 70 milionë dollarë të cilat po hidhen në këtë drejtim. Nga ana tjetër, kompania TAP po zhvillon dhe prokurorimet për pjesët e tjera të projektit dhe në vitin 2016 parashikohet që të fillojë një intensitet më i madh pune me hapjen e vendeve për tubacionin, shtrimin e tubacionit, ndërtimin e stacioneve të presionit të pikave të daljes, një në Fier një në Korçë. Pra, të gjitha këto janë një proces që do të zhvillohet me më shumë intensitet gjatë viteve 2016-2017 kur kulmon edhe puna e projektit. Realisht puna ka filluar dhe nga kjo pikëpamje patjetër është një burim i rëndësishem investimi në Shqipëri edhe për punësimin e njerëzve edhe për investimin e huaj. Po kompletojmë një projekt shumë të rëndësishëm për Evropën dhe Shqipërinë siç është Korridori i Jugut pasi dhe Shqipëria parashikohet të përfitojë nga ky projekt. Po punojmë që ne ta materializojmë interesin tonë në këtë projekt duke përfunduar masterplanin e gazit dhe duke diskutuar me TAP-in për një mbështetje financiare edhe për lidhjen e termocentralit të Vlorës me pikën e daljes në Fier. Kjo në mënyrë që dhe termocentrali i destinuar për të punuar me naftë dhe me gaz, po që gaz s’kishte në Shqipëri, të mund të vihet në punë me gaz dhe të shërbejë si një kapacitet shtesë suporti për sistemin energjitik shqiptar, në raste të konsumit pik apo për nevojat kur situatat hidrike nuk janë të favorshme.

Zëri i Amerikës: Sa shpejt mund të realizohet vërtet instalimi i gjithë këtij rrjeti gazifikues në Shqipëri?

Damian Gjiknuri: Ky është një proces që do të marrë kohë. Pikërisht prandaj po bëjmë një studim parafizibiliteti dhe më vonë do të bëjmë një studim fizibiliteti. Kemi marë dhe një grant nga qeveria zviceriane për ndërtimin e kapaciteteve të gazit dhe insfrastruktures së madhe. Mbi të gjitha për kapacitetet njerëzore dhe është një proces i cili do të dojë kohë siç është dashur edhe në vende të tjera që kanë përjetuar të njëjtin problem si Shqipëria gjatë gazifikimit të vetes. Kjo ka ndodhur në Turqi ku dhe ky vend ka pasur periudhat e veta kaotike apo dhe raste të tjera ku përdorimi i gazit ka filluar të shtrihet në shumë sektore të ekonomisë por dhe te konsumatori familjar. Kuptohet është një proces që do të marë kohë por është e rëndësishme që Shqipërisë do ti hapë një sektor të ri të ekonomisë siç është gazi natyror. Do të jetë jo vetëm transmetimi, nesër do të jetë konsumi, qoftë për energji elektrike, për industri dhe për familjarë. (voa)

“Kuqezinjtë” në sprintin final drejt Francë 2016

kombetarja shqiperiaSot në mbrëmje Shqipëria do të fillojë sprintin final të ndeshjeve më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve të Europianit Francë 2016-të, për ëndrrën e madhe të kualifikimit.


Në Kopenhagen “Kuqezinjtë” do të përballen me Danimarkën, si rivalja direkte e kombëtares sonë për të siguruar një kualifikim direkt pa play off. Edhe pse në gjendje psikologjike shumë të mirë, nisur edhe nga pikët e marra me Serbinë, kundërshtari mbetet i një niveli shumë të lartë.

Vështirësitë e mëdha për skuadrën tonë mbeten mungesat në mbrojtje, si Mavraj apo Hysaj, por edhe gjëndja jo optimale e disa prej lojtarëve të formaconit.

Megjithatë, trajneri italian De Biazi, duket se ka vendosur të luajë me një formacion mbrojtës në Danimarkë 4-5-1. Në repartin e mbrotjes mungesa e dy titullarëve ka sjellë aktivizimin e dy lojtarëve të rinj, Ajeti i cili debutoi me Francën në miqësore dhe Xhimshiti, që debuton për kuqezinjtë në këtë ndeshje menjëherë me aktivizim në 11-shen e parë.

Në mesfushë situata duket disi më normale, nisur nga aktivizimi i lojtarëve që kanë luajtur gjithmonë si Kukeli, Xhaka, Abrashi, më pas në krahun e majtë Lenjani, ndërsa në të djathtin mendohet se do ta nisë lojën Shkelzen Gashi.  Të dy këta lojtarë krahu do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëm që është Cikalleshi.

Ndeshja e parë me Danimarkën në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që pas 4 ndeshjesh me 3 fitore dhe një barazim Shqiperia ndodhet në kuotën e 10 pikëve në vendin e tretë bashkë me Danimarkën, që ka një ndeshje më shumë.

Si gjithmonë, ndeshjen mes Danimarkës dhe Shqipërisë do të keni mundësi ta ndiqni drejpërtdrejtë në paketën SuperSport të platformës Digitalb falas, duke filluar nga ora 20:00.

/ Top Channel

Sheshi “Skënderbej” në pedonale

erion-veliajKreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në planet e tij është edhe një projekt për sheshin “Skënderbej”, që synon jo vetëm të zgjidhë trafikun por edhe të nxjerrë në pah atë që është simbol i çdo shqiptari.

“Patjetër që e ka një formë , por është një rreth-rrotullim, dhe në qoftë se ka njeri sot që ka një fije kulturë, edhe pak dinjitet publik që mund të thotë që simboli i shqiptarëve është një rrethrrotullim dhe një kryqëzim i pafund, është një lojë fjalësh që fyen inteligjencën e çdo shqiptari që meriton që në qendër të kryeqytetit të kombit të vet të ketë një hapësirë ku njerëzit të shkëmbehen me njëri-tjetrin dhe jo një rreth-rrotullim makinash.

Në një Intervistë për “Top Story”, Veliaj flet për rastin kur njerëzit, duhet të kapërcejnë si gardhin e ngritur për të pasur një fotografi me monumentin e Skënderbeut”

“Sot është një strapacim anti-qytet për të shkuar tek “Skënderbeu” dhe në qoftë se simbol i kombit tonë është  një rrethrrotullim dhe një kryqëzim, unë nuk jam krenar për këtë dhe besoj se edhe shumica dërrmuese e njerëzve, edhe atyre që nuk më kanë votuar, nuk janë krenarë që ky është simboli i kombit tonë”.

Intervista e plotë e kryebashkiakut:

Jemi sërish këtu nga sheshi kryesor i Shqipërisë dhe Tiranës do të thosha, sheshi “Skënderbej” me tashmë administratorin e tij të ri z. Erion Veliaj, kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Zoti Veliaj mirëmbrëma dhe faleminderit që jeni në “Top Story” sonte!

Mirë se erdhët në Bashkinë e Tiranës!

Mirë se ju gjetëm! Megjithatë kjo është bashkia jonë, është bashkia e qytetarëve. Në fakt kolegët e mi në fund të pjesës së dytë shprehin le të themi opinionet e tyre, dikush me skepticizëm, dikush me optimizëm se në fakt kjo bashki është trampolina më e mirë politike. Në fakt është provuar qoftë me z.Rama, qoftë me z.Basha dhe njerëzit ndoshta do të duan një farë sigurie, një farë garancie, megjithëse është provuar se deklaratat publike në Shqipëri nuk japin përgjegjësi më shumë politikanëve. Po realisht, së paku për momentin apo për një periudhë të caktuar kohe, ju dëgjova edhe në fjalimin tuaj kur morët detyrën, që deri diku latë të kuptoni që do të kandidoni edhe për një mandate të dytë apo jo? Në mos gaboj! Pra, a është e sigurt që tiranasit e një Tirane të madhe tashmë kanë investuar tek një kryetar që do të kujdeset realisht për ta dhe jo për karrierën e tij politike?

Unë kam 30 ditë në detyrë dhe besoj që në këto 30 ditë nuk kam lënë asnjë minutë, ose nuk kam anashkaluar asnjë minutë, detyrën për çështje të tjera politike dhe siç jam sjellë këto ditë do të sillem çdo ditë të mandatit tim për bashkinë e Tiranës. Brenda një muaji kemi pasur tre mbledhje të Këshillit Bashkiak, kam qenë personalisht në të tria mbledhjet për të treguar që është një rend i ri në Bashkinë e Tiranës dhe në këtë rend të ri unë nuk mendoj për asnjë trampolinë tjetër veçse të notoj në problemet që ka qyteti i Tiranës dhe besoj që ky muaji i parë ishte një test i kaluar mirë.

Natyrisht që është një detyrë e vështirë. Ju thatë, përmendët Këshillin Bashkiak që në fakt është një organ i rëndësishëm pasi është legjislativi i kryeqytetit ku ju do t’ju duhet të kaloni shumë nga vendimmarrjet. E dimë që nga kompetencat e reja të pushtetit lokal edhe këto që janë, edhe të tjerat që pritet të marrë ky pushtet lokal pas pak muajsh, në janar. Dihet që në një farë mënyre ju jeni vetë zot e vetë shkop. E thënë pozitivisht, apo në një farë mënyre “një mbret i vogël” i kryeqytetit. Realisht në kushtet kur aleanca juaj politike është e tillë që edhe ekuilibrat janë të brishta në Këshillin Bashkiak, brenda aleancës. Pra, mjafton një qejfmbetje le të themi mes dy të mëdhenjve dhe kjo automatiksht transmetohet kudo. E kemi parë këtë të ndodhë në 2007-ën. Realisht e keni menduar, e keni shqetësim faktin që mbarëvajtja e punëve në Tiranë mund të varet edhe nga një klimë mes PS-së dhe LSI-së?

Së pari, pavarësisht ndryshimeve të kompetencave e respektoj Këshillin Bashkiak, pavarësisht sesi reforma territoriale i ka ndarë kompetencat dhe fuqisë që i ka dhënë kryetarëve të rinj të Bashkisë, është sepse besoj në atë që i kanë votuar qytetarët. Në qoftë se qytetarët do të donin vetëm një parti, ose vetëm një mazhorancë atëherë do të kishim votuar një mazhorancë. Fakti që ka pluralizëm, ka katër parti në mazhorancë, janë tre parti në opozitë, do të thotë se Këshilli Bashkiak të përfaqësohet nga këto shtatë parti. Sigurisht që unë e bashkëdrejtoj Bashkinë e Tiranës bashkë me 4 nënkryetar, që përfaqësojnë katër forcat tona politike. Nga ana tjetër në çdo mundësi që kam pasur i kam shtrirë dorën opozitës sepse besoj që në të mirën e qytetit, disa gjëra bëhen mirë me konsensus dhe bëhen bashkë dhe asnjëherë nuk kam zgjedhur që të shfrytëzoj fuqinë e kartonave për të provokuar një klimë ku kufiri ndahet, ne dhe ata dhe punët qytetare përkthehen në punë partizane. Punët qytetare janë punë për mbledhjen e  mbeturinave, për autobusët që duhet të vijnë në kohë, për ujin e pijshëm që duhet të rrjedhë në çdo çezëm, për zhvillimet urbanistike të qytetit. Nëse këto transformohen në punë partizane, sigurisht që thyhet diçka shumë e rëndësishme në qytet dhe do të bëj çmos në fuqinë time që të vazhdoj kjo klimë që kemi pasur.

Megjithatë ju goditjen e parë z. Veliaj nuk e morët as nga PD-ja, as nga LSI-ja por nga vetë qeveria juaj.  Vetëm pak ditë pasi ju kishit marrë detyrën dhe befas i gjithë opinioni u befasua, nga paraqitja e një projekti, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial që mbetet mushkëria e vetme, aktualisht e gjelbër e kryeqytetit. Ndërkohë ai park prej shumë vitesh është rrethuar, dhe po rrethohet gjithnjë e më shumë nga ndërtimet dhe tashmë po ndërtohet mbi digë. Pyetja e parë që mund të bëjë një qytetar, që as nuk do të shijojë frytet e një investimi të mundshëm, siç është zona e Korpusit Universitar. Atëherë për çfarë e votuam Erion Veliajn që të zbatojë një vendim që ka marrë Edi Rama apo edhe të kundërshtojë një vendim të gabuar të kryeministrit? Pra, e thënë ndryshe  do të ndërtohet në Korpusin pranë sheshit “Nënë Tereza”? Do të ndërtohet  mbi digë, do të ketë ndërtime të tilla abuzive? Çfarë do të bëni për të çliruar Tiranën, jo për ta mbytur më shumë?

Nuk është nevoja ta themi ndryshe, ka nevojë ta themi siç është dhe ajo që është, është një projekt i cili muaj përpara zgjedhjeve ende pa dalë kandidatura dhe ende pa pasur debatin elektoral, pat marrë një vendim që Gardën e Republikës e cila është një hapësirë jo e parkut të Tiranës, por që ndodhet në park, është e kufizuar në tela me gjëmba, është një repart ushtarak në mes të qytetit dhe ka 10 godina. Dhe ajo që është propozuar, kur unë kam qenë anëtar i qeverisë, pra nuk ka ndodhur një vendim i qeverisë kundra kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Unë kam qenë pjesë e asaj qeverie, që ka marrë një vendim që 10 ndërtesat e Gardës që sot janë një terren i paaksesueshëm të transformohen në një qendër “One Stop Shop”, qendër me një ndalesë për të gjitha shërbimet publike, ku dikush mund të marrë edhe letrat e hipotekës, edhe ndihmën ekonomike, edhe pensionin, edhe pasaportën. Një projekt i ngjashëm ka ndodhur në Gjeorgji, një projekt fantastik. Është një lloj godine, ku me një hyrje mbaron të gjithë punët që ke me shtetin dhe zëvendësohen 10 godina, në një pjesë të madhe të degraduara të Gardës me një godinë. Për këtë zëvendëskryeministri kishte organizuar një konkurs për të marrë ide. S’ka as vendim, as fitues, fakti që s’ka as fitues do të thotë që asnjë ide nuk bindi që ishte një ide e mirë.

Pra, ju nuk përjashtoni mundësinë që një ditë mund të ndërtohet?

Jo! Ajo që unë jam duke thënë është që ne nuk kemi marrë asnjë vendim dhe nuk kemi marrë asnjë projekt. Dhe të më kërkosh vendimmarrje për një projekt që nuk ekziston. U kërkua mendimi i disa kompanive që sollën disa ide, asnjë prej tyre nuk u kualifikua. Por ajo që di të them është që të zëvendësosh 10 ndërtesa të Gardës me një ndërtesë dhe të hapësh të gjithë territorin e Gardës për t’ia rikthyer parkut është plus dhe jo minus. Ndaj dhe unë besoj që ne duhet të punojmë për një qytet ku bëhet me shumë histori sesa histeri dhe në rastin konkret kemi një mbidozë histerie.

 Pamë kërpudha, që në projekt dolën…

Kjo është arsyeja pse projektet nuk fituan sepse nuk përputheshin idetë që ne kishim.

 Ndërkohë që për ndërtimet mbi digën që kur ishit në fushatë patët një minifitoreme vendimin e gjykatës për pezullimin e ndërtimeve, por çdo të ndodhë më pas?

Më rezulton se kompania e ka çuar në një nivel tjetër të gjykatës. Sigurisht që diçka ka ndryshuar kësaj here, në ballafaqimin tonë të ardhshëm në gjykatë Bashkia e Tiranës do të jetë palë me qeverinë qendrore më përpara Bashkia e Tiranës ka qenë palë me ndërtuesit. Kështu që ka ndryshuar konfigurimi i padisë në gjykatë.

 Një qeveri qendrore që thuhet që në mos fajtore është përgjegjëse.

Nuk është ashtu sepse e kam investiguar atë proces. Komiteti i Digave i kësaj mazhorance pavarësisht spekulimeve dhe histerisë në fakt e ka rrëzuar. Pra, Komiteti i Digave sot në fuqi nuk e ka më atë projekt. Kjo do të thotë që kjo është një argument më shumë në gjykatë. E dimë si funksionojnë gjykatat ndaj dhe do të çdo gjë në fuqinë time që përfaqësimi ynë juridik të jetë në përballjen finale të jetë maksimal. Të paktën i ngelet publikut të gjykojë se ne kemi bërë maksimumin tonë. Unë them që dokumentet janë në favorin tonë dhe gjykata duhet të japi drejtësi që është në favor  të qytetarëve dhe jo të ndërtuesve.

Të rikthehemi pak z.Veliaj tek ajo që ju gjetët në Bashkinë e Tiranës, ne pamë një tavolinë të madhe me shumë dosje që ju lanë nga administrate në ikje e z.Basha. Tashmë që keni kaluar një muaj në këtë zyrë, cili është opinioni juaj dhe si ka punuar Bashkia e Tiranës. Mund të evidentoni një gjë pozitive që realisht kjo administratë ju la juve.

Duke qenë se nuk jemi në fushatë dhe  ne nuk kemi garë se kush bën impresione me shumë, do t’i themi të vërtetat siç janë. Nëse nuk kemi gjë për të thënë nuk mund ta reduktojmë në batutat në atë që kam gjetur në Bashkinë e Tiranës. Ju përmendet disa dosje, në fakt ishin dosjet e borxheve. Dosje të punëve të papaguara, dosje që në fakt kanë një vlerë prej 31 milionë dollarëve. Sigurisht që për efekt mediatik është si lënia e atij në derë. Kjo ndodhi në Bashkinë e Tiranës. Le të mos shitej si transferim detyre, ishte praktikisht lënie në derë e një fature shumë të kripur për qytetin e Tiranës sepse ato para nga diku do të vinin. Sa për t’ju bërë një sqarim qyteti i Tiranës çdo vit ka një fond investimesh, në vitin më të mirë 5 milionë dollarë. Në momentin që më ka lënë një faturë papaguar prej 31 milionë dollarësh, praktikisht do të thotë që nëse çdo vit 5 milionë dollarët e investimeve e çoj për të paguar këtë faturë, i bie që të jetë viti i tretë të mandatit të dytë që ne të fillojmë të bëjmë investimet tona kur ne të kemi paguar këto pagesa. Kështu që nuk jam aspak i lumtur për këtë, qyteti nuk duhet të ndihet aspak mirë për këtë.

Sigurisht, po ku do t’i gjeni paratë?

Sigurisht që ajo që ne kemi bërë është që po rikonceptojmë paketën fiskale, për të mbledhur më shumë të ardhura. Jo për të rritur taksat. Për të zgjeruar bazën e mbledhjes së taksave. Ky është një qytet që mbledh vetëm 5% të parkimit. Ky është një qytet që mbledh vetëm 7% të taksës së pronës. Ky është një qytet që mbledh vetëm 30% të tarifave vendore. Ky është një qytet që shumica që zënë hapësirën publike nuk i paguajnë qytetit asnjë cent. Kështu që në këtë sens besoj se ka mënyra për të rritur bazën por jo për të rritur peshën fiskale. Po kjo është një shenjë, fatkeqësi për opozitën, ndoshta edhe për vendin. Por ne kemi drejtues të opozitës një njeri që është absolutisht i paaftë sepse në momentin që nuk je besnik si administrator i këtij interesi që është Bashkia e Tiranës, atëherë sa 1/24  që ka sot, ai njeri sot i ka shanset zero që të jetë Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë dhe jo vetëm sepse nuk e bën dot kurrë punën apo vezën e Edi Ramës, por sepse e ka dëshmuar që nuk është i aftë të administrojë. Unë besoj që është fatkeqësi për atë parti që ka për drejtues një nga njerëzit më të paaftë që unë kam parë në këtë vend. Të shpërdorosh paratë publike në punë që s’je i aftë të paguash, të mos kesh lënë një gjë për qytetin. Të kesh lënë një administratë të politizuar dhe totalisht të mpirë. Një administratë që, meqë po bie sahati, që nuk rregullonte dot orën. Sahati është në rregull, dhe do të jetë në rregull përgjithmonë. Ajo është një ilustrim që nëse nuk je i aftë që rregullosh gjërat që janë në një rreze prej 3 metrash nga zyra jote nuk mund të pretendosh dhe të jesh i aftë që të jesh kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kështu që në fakt vetëm duke hyrë në bashki se në çfarë derexheje është ajo që sot quhet opozitë dhe se çfarë shansi historik humbi për të administruar një qytet dhe për të lënë të paktën në gjendje modeste.

Sot jemi në një situatë ku kompanitë e pastrimit të plehrave nuk ishin pastruar prej 8, 9, 10 muajsh respektivisht dhe sigurisht që nuk mund të pretendosh pastrim nëse nuk ke para të paguash. Në momentin që nuk mbledh të ardhura dhe nuk di të shpenzosh, atëherë ke treguar që je nuk në menaxhimin e interesit publik. Unë besoj se do të kemi një opozitë të gjatë të Partisë Demokratike në momentin që ka shpërdoruar besimin publik edhe pasi e mori në mënyrë të dhunshme mandatin në 2011-ën, la një bashki në një situatë që nuk bën krenare as militantin më të thekët.

Të jemi koshient që në Shqipëri zgjedhjet nuk fitohen por humben.

Meqë më pyetët vlerësimin, ky është vlerësimi im.

Për momentin zgjedhjet në Shqipëri kanë treguar se humben nga pala në pushtet sesa fitohen nga ajo që vjen. Në 2013-ën partia dhe koalicioni juaj erdhi me premtime të mëdha. Megjithatë Basha dhe administrata e tij ju kanë lënë në derë probleme sipas tyre janë bllokuar nga qeveria qendrore, i referohem këtu zgjerimit të Tiranës në bulevardin e ri. Çfarë do të ndodhë me të?

Nuk është kështu. Duhet të sqarohet. Marrim dy raste të ngjashme. Vështirësia financiare që u gjend administrata ime me 31 milionë dollarë borxh, e cila arriti të rehabilitonte 31 çerdhe me një kontribut në total 2 milionë dollarësh, dhënë nga 31 kompani apo organizata të qytetit të dhënë në formë solidariteti. Pra, ka dy mënyra sesi i qasesh problemeve: Një mënyrë është që ti të ngresh duart lart, edhe pse populli të ka votuar që të zgjidhësh pikërisht gjërat e vështira dhe një mënyrë tjetër që pavarësisht vështirësive ti do të gjesh një zgjidhje.

Mund të jetë zgjidhje me kosto z.Veliaj, meqë po i referohemi “twitter”-it, lypja nuk të lë pa gjë por mund të ketë bisht nga pas, sot vjen ndihma në formë solidare dhe nesër mund të kërkohet diçka. Si do të kalohet kjo ?

Ka instrumente për këtë. Çdo gjë bëhet me një garë të hapur ku sigurisht fiton oferta më e ulët dhe për sa kohë që këtu respektohet gara ku nuk ka asnjë vend për dyshim se po të ishte kështu i bie që po të gjithë ata bamirës që sot kanë bërë parqet e Londrës dhe New York-ut, do të ishin të gjithë të korruptuar, nuk është kështu. Ka pasur filantropi Shqipëria, edhe dje gjatë ceremonisë e përmenda. Dhimitër Tutulani, ish-kryetar i Bashkisë së Beratit në vitin 1925 në një mënyrë të ngjashme bëri Beratin dhe institucionet arsimore dhe nuk është se ndodhi ndonjë hata. Pra, edhe 100 vjet më përpara në Shqipëri ne kemi pasur gjeste të filantropisë. Shkollat e para shqipe janë ndërtuar nga filantropë, paratë i bënin në Bukuresht, në Rumani, shkollat i ndërtonin në Korçë. Kështu që në këtë sens le të mos paragjykojmë një proces që ka nisur në mënyrë shumë pozitive. Pra, qyteti në ditën e nevojës shtriu dorën për solidaritet dhe solidariteti nuk mungoi. Në një qytet që nxjerr 50% të PBB duhet të ketë mjaftueshëm bujari për të rregulluar 31 çerdhe. Në Tiranë ka shumë nevoja dhe ndoshta jo të gjitha i rregullojmë përnjëherë por duhet të filloni nga qytetarët më të vegjël, që s’kanë as të drejtë vote dhe as nuk paguajnë taksë, kështu që besoj se meritojnë trajtim dinjitoz.

Për të mos iu shmangur pyetjes tuaj. Në rastin e bulevardit të ri, qeveria kishte dhënë garanci sovrane këtu e vite më përpara, s’ka lidhje fare me qeverinë aktuale. Në rastin e kryetarit të bashkisë Lulzim Basha, qeveria e Edi Ramës, ku unë kam pasur nderin dhe privilegjin të shërbej ka dhënë një grant të pakushtëzuar më të madh se granti i Sali Berishës. E përsëris edhe një herë Edi Rama i ka dhënë Lulzim Bashës grant vjetor më të madh se qeveria e Sali Berishës. Pra, kur qeveria të ka dhënë grant për kredinë që ke, të ka dhënë një grant në vlerë absolute dhe relative. E vetmja gjë që janë ulur janë të ardhurat e Bashkisë që s’ke qenë i aftë t’i mbledhësh. Atëherë këtu duhet të ndajmë legjendën urbane nga fakti. Fakti është që qeveria e Edi Ramës ka paguar, i ka garantuar borxhin, ke qenë i paaftë për të mbledhur të ardhurat e tua. Ndërkohë që ti ke marrë çdo vit nga qeveria e Edi Ramës 10 milionë dollarë për të bërë çerdhe dhe ne gjetëm 31 çerdhe të Tiranës në këtë derexhe. Çfarë ka ndodhur me paratë? Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë një audit që qytetarët të kuptojnë se ku kanë shkuar paratë e  Bashkisë së Tiranës.

Tani ky auditi do të ketë një përfundim konkret, apo do të përfundojë siç përfundon si gjithmonë? Ka një pjesë edhe të elektoratit të majtë që shikon me skepticizëm këtë aksionin e dorës së fortë? Ju jeni pjesë, pjesë e kësaj qeverisje. Si mund ti fusësh në burg  apo penalizosh ata që shesin domate, ndërkohë që ju flisni për abuzime me dhjetëra miliona dollarë. 

Atëherë unë flas për punën time. E para punës nuk kemi futur në burg njeri që shet domate. Dua të sqarojmë diçka, si ministër i kësaj maxhorance kam adresuar çështjen e korrupsionit në ministrinë e Mirëqenies Sociale katër janë pas hekurave, dy janë dënuar, dy janë në pritje të hetimit. Dy janë arrestuar ditën që unë u betova. Kam çuar shumë veta, por deri më sot katër veta janë përpara drejtësisë. Pra, dy janë të dënuar, dy janë në paraburgim dhe di të them, sepse nuk di kujt i referoheni që thoni njerëzit janë zhgënjyer, por unë i referohem CV-së time…

Njerëzit i shohin me skepticizëm që ndërkohë shohin dikush që nuk paguan energjinë me të drejtë, penalizohet edhe ligjërisht, dhe ndërkohë që ju flisni për penalizime, për audite, jo vetëm ju por edhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë,  rezultati është ai që është.

Kur të vijnë pjesëtarë të tjerë të qeverisë pyesni ata, por meqë pyetët mua, si anëtar i qeverisë bëra këtë aksion dhe përfundoi në këtë rezultat, se në ç’gjendje është qeveria, drejtësia, këtë gjykojeni ju. Por di të them që edhe me këtë drejtësi, katër veta sot janë para drejtësisë duke qenë se bëmë një audit dhe i çuam përpara drejtësisë. Të njëjtën gjë do të bëj në Bashkinë e Tiranës. Kemi bashkëpunuar me Prokurorinë dhe më rezulton se prokuroria është e kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur ku edhe auditi për borxhet në vitin 2013, për të llogaritur borxhet dhe u refuzua nga Bashkia e Tiranës, ku qeveria bëri një audit të financave publike. Këtu edhe kërkesa e prokurorisë për të hetuar lejet e ndërtimit është refuzuar. Për herë të parë më rezulton që Bashkia e Tiranës është në sinkron të plotë me të gjithë organet ligjzbatuese. Ndërkohë që unë kam në dëshminë e eksperiencës time një përvojë ku kam çuar përpara drejtësisë njerëz në MMRS, s’ka asnjë arsye pse të paragjykohem që e  kemi filluar këtë proces dhe po bashkëpunojmë me prokurorinë. Sigurisht në qoftë se prokuroria apo gjykata do të ishte një institucion, apo ministri e qeverisë rezultatet do të ishin ndryshe. Arsyeja pse pushtetet janë të ndara është se secili institucion të bëjë detyrën e vet. Kam treguar se kam bërë detyrën time edhe atje ku kam qenë.

Megjithatë, jo më larg se këto ditë lidhur me aksionin e disa shembjeve që keni ndërmarrë në njësinë 5 që është të themi edhe “zemra” politike e mazhorancës që ju ka votuar juve, ka pasur protesta. Kur menduam më në fund që do të kemi një kryetar bashkie që do jetë sërish në paqe me ekipin e Tiranës, pamë një protestë të sport-klub Tirana, lidhur me mënyrën se si ju në mënyrë preferenciale sipas tyre po përdorni prishjen e ndërtimeve në kryeqytet, duke iu referuar kryesisht zonës së ish stadiumit Dinamo, siç njihet tani stadiumi Selman Stermasi, që të themi është edhe ai vetë në një fazë ringjallje, pas investitorëve që janë edhe në pronësi të klubit të Tiranës.

Së pari, pse filluam aksionin e pastrimit nga njësia 5? Ndërruam strategji. Mënyra se si kanë rezultuar këto aksione apo lirimi hapësire publike ka qenë në të gjithë territorin. Më është dukur e paqëndrueshme, pasi edhe stafi që Bashkia ka në dispozicion nuk është i tillë që të mbulojë në mënyrë të njëtrajtshme këtë territor që sot është 24 herë më i madh. Besova që më mirë t’i marrim njësitë me radhë, ku i shkojmë punës me themel në një njësi sesa të shpërndahemi si akull i hollë por që thyhet menjëherë, ndaj kam preferuar këtë strategji, që t’i marrim njësitë me radhë. Arsyeja pse filluam nga njësia 5 është pikërisht sepse është njësia ku jam votuar më shumë dhe nuk do të doja që dikush të thoshte, filloi në një njësi ku është bastioni x apo y partie dhe nuk filluan aty ku kanë zemrën e tyre dhe ku kanë gjithë njohjet e tyre.

Kjo mund të jetë edhe alibi.

Po e marrim me radhë, deri tani nuk ka asnjë provë që provon këtë që thoni, asnjë fakt. Kemi liruar disa rrugë dhe disa institucione, një shkollë që ishte mu në mes të trotuarit të shkollës

I referoheni shkollës…

Të shkollës “Komuna e Parisit””.

Shkollës që ka emrin Kristaq Rama, besoj?!

I referohem asaj shkolle.

Nuk u trembët pak nga mbiemri?

Së pari, Kryeministri i Shqipërisë kurrë nuk ka bërë ndërhyrje që lidhen me mbiemra, fis apo me kushërinj. Në rastin konkret e për të sqaruar opinionin publik, ajo shkollë nuk ka të bëjë fare me Edi Ramën. Është përdorur emri i artistit të madh, si emri i shkollës, por kjo nuk ka lidhje fare me kryeministrin sepse personi që e ka nuk është fare as në relata familjare me Kryeministrin. Së dyti, është zënë një trotuar dhe është zhbllokuar trotuari, siç është zhbllokuar për këdo tjetër në Komunën e Parisit dhe në atë lagje. Është zhbllokuar një hapësirë që ishte zënë nga një ish deputet i PD, përballë stadiumit Dinamo. Ajo është një pronë e klubit dhe e Bashkisë duke qenë se Bashkia është aksionere e klubit. Parkingu i është kthyer klubit për nevoja që ka klubi i Tiranës.

Tirana kështu është, diku parkimi i deputetit të PD, aty pranë është një restorant ku hanë drekë e darke ish-kryeministri dhe kryetari i PS.

Protesta në fjalë së cilës i referoheni i FK Tirana i referohet atij restoranti. Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjithë afatet ligjore. Fillimisht restorant “Pulëbardhës” tek stadiumi Dinamo, “Selman Stermasi”, që është sot pronë e FK Tirana, pra edhe e Bashkisë i është kërkuar të heqë të gjithë barrierat në rrugë, i është verifikuar dokumentacioni, i është kërkuar që edhe për çështje të sigurisë, bombolat e gazit që janë ngjitur tek dhomat e zhveshjes së lojtarëve duhet të hiqen dhe sigurisht pasi është verifikuar dokumentacioni, ai është një ndërtim pa leje. E përsëris, restorant “Pulëbardha” tek stadiumi Dinamo është një ndërtim pa leje.

Çka do të thotë që do të shembet?

Sigurisht që do shembet dhe FK Tirana ka të drejtë. Për sa kohë që kemi pastruar të gjithë njësinë 5, do të ishte e pafalshme dhe do ishte standard i dyfishtë, nëse e vetmja ndërtesë që do shpëtonte nga ky aksion do të ishte restoranti në fjalë. Nuk më intereson fare kush ha drekë, kush ish kryeministër apo politikan drekon aty, më intereson fakti që një çiban në trup të stadiumit dhe kuzhinë bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë.

Ka edhe një ndërtim që në fakt është kontestuar nga partia juaj kur keni qenë në opozitë. Çfarë do të bëni, me një pjesë të lejeve të ndërtimit…

Kurse pjesa tjetër e stadiumit është duke u rehabilituar. Për lejet e ndërtimit të dhëna, ne kemi çuar në prokurori të gjithë materialin për dosjet që na janë kërkuar dhe sigurisht kemi evidentuar një sërë shkeljesh, ia kemi prezantuar prokurorisë dhe duke qenë se e ka filluar këtë hetim prokuroria, do bëjmë bashkëpunim maksimal me të gjithë detajet që duan për të provuar këto shkelje.

I rikthehemi pak emergjencave që ka qyteti. Natyrisht ka disa emergjenca që janë objektive, fillimi i vitit të ri shkollor, çerdhet, kopshtet , shkollat, pastrimi i cili është një problem jetik dhe shëndetësor që prek direkt shëndetin publik dhe që është ndier që ishte kthyer në një të shkuar që donim ta harronim. Problemi tjetër i madh që në fakt ju është krijuar në mënyrë objektive nga qeveria ku ju bënit pjesë për hartën e re administrative dhe fakti që tashmë ju duhet të administroni një Tiranë të stërmadhe ku të themi bashkimi nuk është thjesht mekanik, ndonëse bashkim buxhetesh por ka edhe problematika të ndryshme që kanë edhe karakter të zhvillimit rural. Pra, ato janë zona ende të pazhvilluara nga pikëpamja rurale, lëre pastaj që ju doni të unifikoni të themi me sistemin e urbanizimit të metropolit të Tiranës. Tashmë që ju keni një muaj në këtë detyrë, çfarë shikoni si të pamundur nga ato gjëra që ju keni realisht premtuar?

Nuk do të thosha të pamundura por sigurisht që janë sfida, këto të tria janë të themi ato më emergjentet. Sfida më e madhe ishte mosndërprerja e shërbimeve publike me gjithë tranzicionin që ne do të shkonim nga një sistem komunash në një sistem njësish administrative me 24 administratorë të emëruar në një territor që sot është 24 herë më i madh. Ne sot jemi një popullsi në Tiranë më e madhe se i gjithë vendi ynë fqinj i Malit të Zi. Ndaj kur mendon se sa njerëz marrin shërbime në këto 24 njësi, sigurisht që sfida është jashtëzakonisht e madhe. Besoj se e kaluam me sukses, nuk kemi pasur asnjë orë të ndërprerjes së shërbimeve me futjen e sistemit të ri, si bazë e kësaj reforme. Sigurisht ka disa procese që duhet të kolaudohen, barra e administratorëve të rinj me ekipe të reduktuara (ju kujtoj që nuk ekzistojnë më këshillat e komunave apo këshillat e minibashkive), disa procese do të menaxhohen në qendër si tatim taksat, mbledhja e tarifave të Bashkisë, Policia Bashkiake, INUV ndaj sigurisht që ka një reduktim të personelit. Ky është një lajm i mirë për taksapaguesit. Po harxhojmë më pak para për rroga punonjësish shtetërorë dhe më shumë para për investime për qytetarin, nga ato që mbledh Bashkia. Gjykoj që ministri Çuçi por edhe i gjithë ekipi që punoi për reformën, duhet të dihet që të paktën në Tiranë patëm një histori suksesi dhe s’patëm asnjë ditë të ndërprerjes së shërbimeve dhe kjo ishte sfida jonë e parë.

Me sa di unë në prapaskenë, ka pasur debat lidhur me mënyrën se si do të ndaheshin këta administratorë edhe nga pikëpamja politike, LSI, FRD, PDIU kanë pretenduar të vetët. Realisht sa do të ndikojë kjo ndarje e “tortës” politike, sa u përket administratorëve, në administrimin integrues që do të bëjë Bashkia e Tiranës?

Më mjafton t’ju them faktin që asnjeri nuk e ka hamendësuar saktë se nga cila parti vijnë 24 administratorët, do të thotë që jemi prezantuar si ekip i Bashkisë së Tiranës dhe duke qenë se kemi funksionuar si një ekip. Më vjen mirë që asnjë nuk ia ka qëlluar se nga kanë ardhur propozimet. Fakti që kemi arritur me sukses të tejkalojmë paragjykimin më të madh të identifikimit të njerëzve me logot e partive, unë besoj se kemi futur një risi në Bashkinë e Tiranës. Unë kam intervistuar pa fund njerëz, mbi 90 vetë përpara se të arrija në konkluzionin se kush do të jenë 24 administratorët.

Fakti që kemi tejkaluar paragjykimin politik për 24 administratorët, besoj që është lajm i mirë. Çështja e pastrimit të Tiranës. Duhet të kuptojmë që çdo ditë, Tirana prodhon 800 tonë mbetje, pra në një vit kemi midis 230 -250 mijë tonë mbetje. Në një mandat, ne kemi një milionë mbetje të prodhuara gjatë katër viteve. Është një sfidë e jashtëzakonshme për të parë se ku shkojnë këto mbetje, 1 milionë tonë nuk janë pak, si përpunohen? Ne do të fusim një proces të ri riciklimi për mbetjet e Tiranës. Ne nuk do e kthejmë më Sharrën vetëm në një vend dumpingu, do të fillojmë me projekte pilot riciklimi në origjinë por edhe në destinacion, pra duhet të kemi ndarje të mbetjeve në dy ekstremet.

Ky është një proces që gjeneron edhe para, në fund të fundit!?

Për një pjesë të mbetjeve

Po, për një pjesë…

Por ka mënyra sot se si edhe alumini, letra, plastika, mbetjet organike për fermat sidomos në zonën përtej Sharrës, Vaqarr, Ndroq, Pezë që kanë edhe një bujqësi të zhvilluar mund të jenë të dobishme. Jemi në një proces rikonceptimi të një projekti me Bankën Botërore dhe IFC se si ne do të lançojmë një strategji të re dhe koncept të ri se si riciklohen mbetjet në Tiranë. Jam shumë i ndërgjegjshëm se njerëzit i duan zgjedhjet sot, jo nesër.

Kemi qenë bashkë në daljen tuaj të parë publike si kandidat dhe evidentuat një dosje me 3000 probleme të vogla dhe premtuat se do i zgjidhnit brenda vitit të parë të mandatit.

Absolutisht dhe pjesa e parë që u intereson njerëzve nuk është se çfarë ndodh në destinacion të mbetjeve se për 99% të publikut është larg syrit të tyre. Ajo që u intereson është çfarë është para syrit të tyre, rrugët e Tiranës, vendet e grumbullimit të plehrave të Tiranës, pastrimet e pallateve dhe hapësirat e zëna në lagjen e tyre. Kjo është arsyeja pse vëmendja jonë kryesore dhe dua të përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë qytetarët nesër, duke nisur nga ora 09.00. Secili aty ku banon me administratorët e pallateve, komshinjtë e tyre, organizatat që po ofrohen, ushtria do të vijë në ndihmë, e gjithë administrata e Bashkisë. Unë personalisht do të jem në çdo cep të Tiranës, për aq sa do të na lejojë dita, për tu siguruar që aksioni qytetar është një sukses. Besoj se në këto 4 javë të para, Bashkia ka bërë maksimumin e vet, për të sjellë një standard të ri të pastrimit. Sot, edhe ciniku më i madh, edhe kritiku më i madh mund të na akuzojë për çfarë të dojë por nuk na akuzon dot se qyteti është më i pistë se ai që gjetëm.

I referohemi kohëve të mëparshme kur miqtë nuk njoftonin me celular apo telefon apo vinin e i binin derës e kur gjenin shtëpinë rrëmujë, njerëzit e rregullonin shpejt e shpejt dhe i fusnin gjërat poshtë kolltukut. Njerëzit presin nga ju zgjidhje afatgjata.

Sigurisht…

I referohem aksionit që do të thosha unë pozitiv të “goditjes” së atyre individëve që ndotin qytetin, ata që përdorin urën për nevoja personale. Ura që mbaj mend edhe u ndriçuan një farë kohe, por shoh që tashmë nuk ekzistojnë më ndriçimet që edhe i shmangnin këta abuzues por shumica e tyre janë abuzues nga halli. Një qytet i madh si Tirana nuk mund të jetë një qytet pa banjo publike. Unë jam dakord që ju do mundoheni t’i ndëshkoni megjithëse nuk jam dakord për mënyrën siç jam dakord në thelb për mënyrën e ndëshkimit. Unë do të thosha jo me gjobë sepse është pak e ekzagjeruar, por ka mënyra të tjera për ndëshkimin e tyre, për shembull po shihja në televizionet italiane para pak ditësh se kryetari i Bashkisë së Vila Franca kishte problem me prostitucionin, zgjodhi një mënyrë për ta shmangur, tha përderisa këta njerëz shkojnë publikisht me këto femra, atëherë mënyra më e mirë nuk është për të ndaluar prostitutat por klientët, i fotografonte dhe i publikonte emrat e fytyrat e klientëve.

Ekzaktësisht këtë po bëjmë dhe ne.

Po, por nga ana tjetër ju po u ofroni qytetarëve dhe Fiks Fare tregoi dy ditë më parë një alternativë jo edhe aq të këndshme për momentin, këto banjot provizore që ju keni vendosur, shpresoj realisht të jenë provizore pasi nuk besoj se janë një zgjidhje, ndërkohë që bota i ka zgjidhur, kundrejt një pagese. Në Londër për shembull, për 20 cent (40 lekë të reja) mund të përdoreshin banjot publike, ndërkohë që në Shqipëri mund të ishte për shembull 1, 5 lekë, ndoshta edhe për t’i përdorur këto monedha që i hedhim.

Ju bëtë një rezume me argumente. Duhet të shpjegoj me fakte pse asnjëri prej argumenteve nuk qëndron. Unë nuk e kam fare problem, siç e kam treguar në këto aksione që me 1% e njerëzve të prishim, të prishim në kuptimin e fjalës që të mërziten nga veprimet tona, për sa kohë që 99% e njerëzve mbështet aksionet për pastrimin e qytetit.

Ky nuk është argument. Ju jeni zgjedhur edhe për atë 1% që ju kanë zgjedhur ..

Po jam zgjedhur dhe besoj se edhe ai 1% prej gjobës dhe publikimit është emancipuar sot më shumë dhe është bërë një qytetar më i mirë për Tiranën dhe ndoshta…

Po duhet t’i ofrosh një alternativë…

Do i shpjegoj me radhë.

Fiksi e tregoi, pamjet ishin dëshpëruese.

Unë e dëgjova dhe po ju a shpjegoj në detaje. Së pari, pra nuk e kam fare problem që 1% e njerëzve mërzitet për sa kohë që 99% e njerëzve dhe si një njeri që ka bërë fushatë në çdo cep të këtij qyteti nuk kam pasur një takim publik ku një zonjë, një zonjushë, gjyshe, nënë nuk më ka treguar se sa të lemerisur janë që në mes të Tiranës ndodhin akte të tilla. E dyta, ju thoni që pagesa e gjobës është e rëndë.

Jo e rëndë, më duket pak e ekzagjeruar si masë, për shembull kryetari i Bashkisë së Bogota për këta që shkelnin vijat e bardha i dilte me tabelë e u thoshte ju jeni shkelës të ligjit. Ky i Vila Franca zgjodhi këtë mënyrën tjetër, pra mënyra indirekte ndëshkimi.

Secili zgjedh mënyrën e vet, tani po ju them se pse mënyra ime është efektive dhe ju shpjegoj më pas edhe për Bogota edhe për New York po deshe. Së dyti, ai është një akt vandalizimi i cili ka një kosto në shoqëri. Së pari, ka një kosto që qytetarët e kanë për çështje etike, sidomos zonjat dhe zonjushat e këtij qyteti e kanë të vështirë kalimin në këto ambiente publike prej këtyre skenave. Së dyti, është një burim infeksioni, në momentin që fekalet dhe urina publikisht në vendet më të ecura të Tiranës qarkullojnë në ajër. Ka një kosto për qytetin dezinfektimi dhe ai ndriçimi që ju thoni. Në fakt shumica e gjobave janë vënë gjatë ditës, kështu që nuk është se i ka penguar drita e diellit për të urinuar. Të gjitha këto kanë kosto. Kryetari i Bashkisë nuk i pret me gërshërë, i merr nga taksat. Kam preferuar t’u jap prioritet çerdheve dhe jo hapësirave të urinimit, në muajin e parë , do gjykohem deri në fund të mandatit. Hoteli që shikoni, hoteli historik i Tiranës i ka banjot drejt edhe në korridor, nuk detyron asnjë të pijë kafe. Kompleksi Taivan tek Parku Rinia, aty ku ndodhin këto skena i ka në korridor. Nuk detyron asnjëri të blejë e të pijë kafe. Pra, edhe hapësira të tjera publike pa kosto janë. Sigurisht që kabinat provizore që kemi vënë nuk janë ambiente luksi.

Atë shatërvanin e shëmtuar pranë Taivanit kur do e ndryshoni?

Ajo është një temë tjetër. T’i marrim me radhë.

Pjesë e Tiranës estetike është edhe ajo…

Absolutisht, jam gati t’i përgjigjem sapo të mbaroj këtë fazë të parë. Pra, banjot portative janë aty për të hequr këtë alibi se vërtet nuk janë luks, nuk janë banjo me kolltuqe dhe kondicionuara. Sigurisht që janë aty prej hallit. Nëse dikush e ka të tillë hallin. Por të lutem që të thuash që ura është më komode se sa banjo plastike, kjo është një alibi që nuk qëndron dhe për sa kohë që nga 172 gjoba, 171 kanë paguar kesh në moment, 50 mijë lekë gjobë. Pra 30-50 mijë lekë, do të thotë që s’qenka më çështje financiare e 20 centëve.

Është çështje kulture po thoni.

Është çështje kulture dhe për sa kohë që jeni gati të paguash gjobën 50 mijë lekë dhe ju falenderoj në fakt për pjesën tjetër ku ishit dakord se jeni sot i pari ku s’e keni problem që ne po transmetojmë ata persona që urinojnë në hapësirat publike.

Jo për sa kohë ata janë në publik, nuk janë në privatësinë e tyre. Ky ka qenë edhe argumenti i kryetarit të Bashkisë së Vila Franca, në momentin që ti shkon publikisht në rrugë me një prostitutë, atëherë nuk ka privatësi.

Shumica e kritikëve në fakt na ka kritikuar për privatësinë dhe jo për gjobat. Ju jeni i pari që na kritikoni për gjobat dhe jo për privatësinë. Këtu jam dakord me ju, argumenti është shumë i thjeshtë, për sa kohë një njeri pjesët e tij intime i nxjerr në publik në urën e Lanës, do të thotë se nuk e ka problem fytyrën, fytyra është pjesa më publike që ka njeriu, nga fytyra e poshtë i mbulojmë. Fakti që fytyrën e kemi zbuluar do të thotë që është gjëja më publike që kemi dhe kur ti pranon që të bësh këtë akt, atëherë do pranosh edhe pasojat. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të tërhiqemi nga ky aksion, madje do i kërkoj Këshillit Bashkiak të jetë më i ashpër. Fakti që kemi vajtur nga 172 gjoba në tre ditë, në vetëm një gjobë dje dhe pardje do të thotë që kjo po funksionon dhe nëse do të më citonit një qytet shembull. Qyteti më shembull është New York, ku kryetari i Bashkisë gjobit, publikon edhe prangos në hekurat e metrosë kur hyn në metronë e New York pa paguar.

Ka vetëm një ndryshim, që Bashkia e New York është në një farë mënyrë eprore e policisë së New York.

Jemi shumë më të butë se New York.

Rama kur ishte kryetar bashkie i kërkoi qeverisë qendrore që shumë prej kompetencave të policisë të kryeqytetit, t’i kalonin Bashkisë, përfshirë edhe policinë rrugore. A keni ju edhe Kryeministri ndërmend një gjë të tillë?

Jemi duke diskutuar se si ne do të kemi një influencë më të madhe në administrimin e rendit në qytet dhe të kemi ose një bashkëemërim të komisariateve të qyteteve ku çdo kryetar bashkie…

Se normalisht edhe ai polici i Bashkisë që shkon poshtë urës për të vendosur gjobën duhet ta ketë kompetencë këtë punë.

Ai e ka kompetencë, polici bashkiak ka kompetencë të vërë gjoba..

Po, vë gjoba por nuk i ekzekuton ato.

Kjo është për shkelje administrative, jo për shkelje penale. Polici i Bashkisë nuk është aty për dikë që vret ose për dikë që kryen të themi vepra penale. Polici bashkiak është për ata që kryejnë vepra administrative.

Po nuk e ka forcën detyruese që duhet të ketë një rast i tillë.

Në rastin që ju përmendët,  ju thashë 171 nga 172 raste që qytetarët kanë shkelur dhe që urinojnë në vende publike e kanë paguar në moment. Kjo do të thotë që bie alibia që këta nuk kanë para. Këtu këta nuk kanë kulturë, se para kanë. Po këtu bie dhe alibia që polici bashkiak nuk e paska këtë autoritet se mesa duket autoriteti funksionon, dhe në të  vetmin rast kur nuk funksionoi erdhi dikush dhe e pagoi gjobën  dhe më pas qytetari vazhdoi në punë të vet.

Por di të them se po funksionon  dhe për sa kohë që  99% e njerëzve duan një qytet që nuk vjen era urinë dhe duan një qytet që nuk është burim infeksionesh, qendra e qytetit, le më periferia , atëherë unë do të vazhdoj të jem me shumicën që do këtë lloj qyteti.

Zoti Veliaj, megjithatë në kompetencat e reja edhe mbi shëndetin publik që në fakt i pat kërkuar dhe rivali juaj Kosova , edhe me zjarrfikëset, edhe me policinë. A mos vallë po përqendrohet shumë pushtet në duart e kryetarëve të bashkisë dhe aq më tepër të kryetarit të bashkisë së Tiranës. 

S`më duket kështu.

A duhet t`i druhen qytetarët këtij përqendrimi të pushtetit? Apo është thjesht në funksion të administrimit?

Unë besoj se është vënë re që në këto 30 ditë kemi bërë shumë  shumë gjëra që nuk u bënë për 4 vjet dhe  i kemi dhënë drejtim shumë punëve që për  4 vjet kishin ngecur.  Mendoj që reforma territoriale në fakt  prodhoi kryetarë bashkie më eficentë dhe iu dhanë më shumë instrumenta që të ishin më të zhdërvjellët për të bërë më shumë punë.

Po potencialisht dhe më shumë mundësi për të abuzuar.

Ka një sistem “Check and Balance” . Ka një sistem kontrolli edhe në mënyrën se si ligji ka kufizime për taksat dhe tarifat që vjel, edhe mënyrën sesi  Policia e Rendit ndihmon Policinë Bashkiake në rastet e nevojës , edhe për faktin se politikat, qofshin këto politikat arsimore ose shëndetësore, politikat dhe kontrolli janë kompetencë e qeverisë qendrore. Qeveria qendrore nuk mund të fiki zjarrin edhe në Gjirokastër edhe në Shkodër nga Tirana. Sigurisht që sa më afër autoriteteve lokale që janë shumë më të ndjeshëm se janë zgjedhur nga qytetarët e atyre qyteteve, aq edhe më të ndjeshëm për të ofruar shërbime më të mira për këta qytetarë që i kanë zgjedhur. Ju duhet të kuptoni  që qeveria qendrore gjithmonë e më shumë në modelin perëndimor është mbikëqyrëse e politikave. Qeveria lokale është ajo që ekzekuton shumicën e politikave të qeverisë qendrore dhe sigurisht që është  dhe më afër qytetarëve.

Artan Hoxha me skepticizëm  do të thoshte se s’paska nevojë  të shkoka  Erion Veliaj te posti i kryeministrit  se vjen posti i kryeministrit  te Erion Veliaj.

Veliaj:  Nuk e di, se nuk dua të komentoj njerëz që gjithmonë luajnë sportin e cinikut dhe të skeptikut, ndërkohë që e kishin këtu kryetarin e bashkisë së tyre dhe mund t`i kishin bërë disa këshillime pro bono për të pasur një qytet më dinjitoz. Kjo nuk ndodhi dhe nuk dua të merrem me këtë. Ajo që dua të them është që sot kemi 61 kryetarë bashkish të cilët nuk janë të gjithë të majtë, kemi dhe kryetarë bashkish të djathtë .

Tek tuk po.

Tek tuk prej perfomancës së opozitës po nuk jam këtu që të gjykoj opozitën , jam këtu që të bëj punën e kryetarit të bashkisë.

Ne patëm realisht një fitore të 3 nga 4 bashkive. Besoj se po tregojmë që nuk po e marrim për të mirëqenë këtë fitore, por po punojmë çdo ditë për të bindur qytetarët që kjo ishte një zgjedhje e duhur dhe kjo reformë ishte reforma e duhur dhe besoj se kolegu im Çuçi ka kopsitur një reformë historike e cila i ka dhënë dhe instrumenta kryetarëve të bashkive që të jenë të dobishëm  dhe të jenë dhe kreativë. Na është edhe hapësira për të qenë kreativë dhe duke qenë se kam qenë ministër e kam çmuar, e kam bërë me shumë dashuri punën si shërbëtor i vendit tim në qeverinë e Edi Ramës si ministër .

Jam gjithashtu i ndërgjegjshëm për faktin që qeveria qendrore aplikon për politika që efektin e japin pak më vonë.  Reforma e pensioneve për shumë njerëz efektin do ta japë kur t`i vijë koha të dalin në pension,  por reforma për pastrimin e qytetit efektin ka filluar ta japë që sot. Në këtë sens jo vetëm që gjykoj që kjo është puna më e bukur në botë që mund të bëjë një njeri në jetën publike por dhe puna që ka impaktin më direkt në jetën e qytetarëve dhe nëse bëhet mirë  ndryshon ndjeshëm cilësinë e jetës në një qytet. Unë besoj se gjithmonë e më shumë kombet  janë  bashkësia e qyteteve  të atyre kombeve dhe jo administratat shtetërore dhe nëse shohim sot Amerikën apo Anglinë apo Gjermaninë, kjo e fundit është koleksioni i qyteteve gjermane, sepse jeta më  e madhe ndodh në nivel qyteti, në nivel bashkie.

Sot kombi shqiptar është në fakt koleksioni i qyteteve të Shqipërisë, i qyteteve të Serbisë së Jugut me Preshevë, Medvegj e Bujanovë, i qyteteve të Maqedonisë Perëndimore dhe i qyteteve të Kosovës. Ky është sot kombi shqiptar, jeta që ndodh në këto qytete.

Megjithatë simboli i gjithë shqiptarëve është  padyshim sheshi  “ Skënderbej” dhe  ju keni dhe adresën më prestigjioze, pra  sheshi “Skënderbej” numër  1, është adresa zyrtare e bashkisë së Tiranës.  Një shesh “Skënderbej” i cili natën duket natyrisht bukur , megjithatë ka qenë viktimë të themi e stinëve politike, kush ka ardhur ka vënë dorë . Në fillim të emisionit iu referova pikërisht faktit që bashkia e vjetër e Tiranës ka qenë  diku pak më  tutje se Muzeu Historik Kombëtar , ashtu siç italianët e kishin planifikuar  në mbyllje të sheshit “Skëndëerbej” . Befas për një tekë të një kryefamiljari të një ish kryeministri  Shehu, ajo ndërtesë e mrekullueshme e Komunitetit Ekzekutiv siç  njihej, u shemb dhe u ndërtua kjo ndërtesë e stilit do thoja unë , neokomunist, siç është Muzeu Historik Kombëtar. Me gjithë respektin që kam për vlerat historike  tashmë të këtij Muzeu prej gati 30 e ca , 35   vitesh. Megjithatë ky shesh “Skënderbej” tashmë e ka një formë. E kishte një formë tjetër me zotin Rama dhe ju keni premtuar se ju do ta ndryshoni sërish atë. Çfarë do të ndodhë me sheshin “Skënderbej dhe kur?

Patjetër që e ka një formë , por është një rreth-rrotullim, dhe në qoftë se ka njeri sot që ka një fije kulturë, edhe pak dinjitet publik që mund të thotë që simboli i shqiptarëve është një rrethrrotullim dhe një kryqëzim i pafund, është një lojë fjalësh që fyen inteligjencën e çdo shqiptari që meriton që në qendër të kryeqytetit të kombit të vet të ketë një hapësirë ku njerëzit të shkëmbehen me njëri-tjetrin dhe jo një rreth-rrotullim makinash.

Duhet të jetë një zgjidhje e integruar, se edhe trafiku do zgjidhje.

Patjetër, dhe do iu them dhe përgjigjen. Në rastin më butaforik është një livadh për kalin e Skënderbeut . Në rastin kur njerëzit, ju e dini fare mirë, duhet të kapërcejnë si kaproj gardhin e ngritur për të pasur një fotografi apo tani që kanë dalë  edhe selfiet në modë për të pasur një moment  edhe  ta ndajnë me miqtë faktin që kanë qenë në Tiranë. Sot është një strapacim anti-qytet për të shkuar tek “Skënderbeu” dhe në qoftë se simbol i kombit tonë është  një rrethrrotullim dhe një kryqëzim, unë nuk jam krenar për këtë dhe besoj se edhe shumica dërrmuese e njerëzve, edhe atyre që nuk më kanë votuar, nuk janë krenarë që ky është simboli i kombit tonë.

Por ama ndihen të lehtësuar, për shkak të trafikut. Ndërkohë që ta bëni ju këtë, ta ktheni në pedonale  sërish duhet një projekt tjetër ndërkombëtar.

Jo, nuk duhet asnjë projekt tjetër.

Para të harxhuara. Duhet të zgjidhni Unazën e Vogël të Tiranës ,e cila ka mbetur gangrenë dhe nuk është zgjidhur , është e madhe

Situata është shumë më pozitive seç e përshkruani ju.  Sot kemi filluar procesin e shpronësimit  të gjithë pallateve që janë në zonën e Unazës së Vogël, pra mbas “Hotel Tiranës”  dhe midis “Hotel Tiranës”dhe “Rrugës së Barrikadave”. Procesi i shpronësimit do të ecë në kohë rekord  dhe ne brenda këtij viti do të kemi bërë një pjesë të madhe të punës për Unazës e Vogël. Pra, rendi i gjërave është zhbllokimi i Unazës së Vogël dhe hapja e një…

 Pra do vazhdojë projekti  i vjetër, te Rruga  e Barrikadave, te INSIG-u apo jo?

Veliaj:  Projekti  i vjetër e kishte Unazën e Vogël  aty ku sot është pedonale, te Kalaja e Tiranës.

Duke qenë se u zbuluan rrënojat e Kalasë…

Spostohet vetëm një bllok në Unazë, pra spostohemi vetëm 50 metra në atë brinjë dhe pastaj çajmë mes përmes ndërtimet duke i shpronësuar ato për të dalë mbas “Hotel Tiranës”.  Kemi një zhvendosje të Centralit Elektrik që është aty, të Nënstacionit  dhe kemi siguruar një hapësirë shumë më të madhe sesa  2 korsi , 3 korsi që kemi sot në “Sheshin Skënderbej”. Pra , i gjithë trafiku zhvendoset vetëm 50 metra nga ku është sot. Por ajo që fitojmë janë disa hektarë tokë  në mes të Tiranës për hapësirë publike, për pedonale.

Atëherë, t`iu jap një shembull  konkret, një projekti që funksionoi: Shikoni sot  sheshin “Nënë Tereza”, të gjithë ishin skeptikë, kritikë, cinikë  siç janë në përgjithësi njerëzit kur propozohet një ndryshim, megjithatë sot është hapësira më e frekuentuar, në fakt duhet të ishte qendra e qytetit.

Hapësira më e frekuentuar nga qytetarët  në këtë orë kur është ende ngrohtë duhet të ishte sheshi kryesor i Tiranës siç është secila prej shesheve të kryeqyteteve që përmendët ju dhe siç e shikoni sot, nuk ka këmbë njeriu në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar.

S`ka, janë të gjithë në makinë…

Janë të gjithë në makinë pra, duke nxituar për të ikur diku dhe jo duke  shijuar bashkësinë  që krijohet  kur njerëzit kanë një hapësirë publike. Ndaj dhe rendi i gjërave do të jetë: Të ecim shumë shpejt me Unazën e Vogël, vetëm pasi të jetë vënë në funksionim Unaza e Vogël  ne do t`i rikthehemi projektit të sheshit. Kemi verifikuar dhe me kompaninë që ka bërë punimet, 70 % e punimeve kanë mbaruar, pra janë nëntokë, kanë pasur vetëm mbulimin sa për të groposur investimin. 70 % e investimit është aty, ka mbetur edhe 30 % e investimit që është pjesa mbi tokë , të cilën gjithashtu do ta bëjmë në kohë rekord.  Ambicia jonë është që para zgjedhjeve të 2017-ës ne të mos kemi asnjë pengesë në “Sheshin Skënderbej”, të kemi një shesh ku qytetarët  mblidhen për të festuar  faktin që janë në qendër të Shqipërisë dhe në qendër të Tiranës dhe jo një shesh ku njerëzit nxitojnë  t`i bien përqark për t`i  ikur sheshit.  Sheshi është aty për t’i afruar, si magnet për njerëzit , jo si një mënyrë për t`i përzënë, një  centrifugë  për të përzënë njerëzit nga  sheshi.

Zoti Veliaj, ju nuk e keni premtuar tramin në fushatë.

Jo dhe kam  bërë mirë.

Por nuk e di keni premtuar edhe gjëra të tjera. Shpresoj që keni bërë mire dhe për ato se duhet ti mbani. Me gjithë atë fakti që bulevardi i ri do filloi shpejt apo jo? Zbatimi i bulevardit të ri sigurisht e çliron Tiranën nga ai qëndrimi nga i lindje perëndim dhe e shtyn drejt veriut. Po natyrisht kjo do të kërkojë një transport publik më efiçent dhe sigurisht njerëzit do të thonë OK.  Pavarësisht se trami ndoshta ne thonjëza mori një kuptim negativ për shkak se ishte një premtim i pa mbajtur. Trami apo trenat e lehtë siç njihen në një qytet kaq të madhe dhe qe do të behet edhe më i madh nuk janë më një luks por një domosdoshmëri. Pra a keni ju tashmë një projekt? Pavarësisht që ju nuk e keni premtuar…

Nuk e kam premtuar në fushatë. Dhe sa mirë që nuk e kam premtuar sepse kam ndërmend të mbajë çdo gjë që kam premtuar. Nëse bëj më shumë se aq OK. Por dua të rezervohem se dhe në fushatë kam qen i rezervuar sepse kisha ndërmend ta fitoja atë garë. Kur dikush e di që nuk do ta fitojë atë garë mund të premtojë çfarë të dojë se nuk ka detyrim ti mbajë. Por duke qen se kemi qen serioz në fushatë kemi qen edhe serioz në qeverisje. Pra bulevardi i ri ka një emër tjetër zyrtar në bashkinë e Tiranës, pra është projekti i parkut qendror dhe i parkut të lumit të Tiranës. Pra është projekti i dy parqeve dhe jo projekti i bulevardit me pallate. Vetëm me ndryshimet që i kemi bërë projektit të bulevardit me kompaninë britanike kemi shtuar 12.5 hektar gjelbërim Tiranës. Pra i kemi shtuar një sipërfaqe shumë më të madhe të gjelbër. Arsyet pse dhe njerëzit dhe ju bëtë pyetje për ndërtimet te liqeni, është se te liqeni ka park dhe se është bukur. Në vend që të ndërtojmë një tjetër tragjedi pallatesh dhe të hyjmë në historinë famëkeqe si ndërtues pallatesh, kemi kërkuar me një herë ndryshimin dhe mbajtjen e premtimin në fushatë. I kemi shtuar 12.5 hektar park qendror. Pra Tirana do ketë një “central park” që unë besoj që do të jetë më shumë popullor kur të ketë mbaruar ai projekt se parku rinia dhe parku i liqenit që është sot.

Si do shkojnë njerëzit deri atje? Edhe për argëtim edhe për bizneset?

Së pari në njësinë 11, pra në gjithë zonën rreth bulevardit të ri, në njësinë 9 dhe njësinë 4

tashmë ka njerëz, që në fakt shkojnë t gjithë tek parku i liqenit. Pra nuk është se zona përreth bulevardit nuk ka. Ka lagje të mëdha të Tiranës që sot janë respektivisht, njësia 3, 5 dhe 7 më e populluar e Tiranës. Pra në një far mënyre po ushtrojmë simetri urbane duke çuar një park të madh në atë pjesë. I kemi filluar tashmë punimet në zonën e lumit të Tiranës, pra për parkun e lumit. Lumi po rehabilitohet qe mos të ketë më përmbytje në të ardhmen. Dhe unë besoj duke çuar park, n fakt edhe vlerën e pronës të atyre lagjeve e kemi rritur duke e kthyer në një atraksion. Them se kemi marrë vendimin e mirë, për çështjen e tramit, nuk jam penduar aspak dhe nuk mund të kishim biletat e tramit 7 euro Kinostudio-Kombinat, ku bileta sot është 30 lek. Në këtë situatë kemi qen të hapur dhe jemi ende të hapur nëse ka kompani që janë të interesuar për një tram që na lidh me aeroportin. Nëse dikush është gati të paguaj 15 euro për taksi deri në aeroport sigurisht që mund ta bëjë të përballueshme biletën e tramit për ata që duan të bëjnë të shfrytëzueshme gjithë aksin ku do të kalojë. Jemi të hapur për projekte, kemi ftuar për bisedime dhe ata që kanë dizenjuar projektin fillestar. Por me një kusht kostot e pa përballueshme për qytetarët mes dy lagjeve të Tiranës ne nuk mund ti marrim përsipër. Sepse sigurisht tingëllon bukur pse mos kemi tram, pse mos kemi teleferik, pse mos kemi metro. Kam preferuar mos të jem i tillë dhe mos të flas për kosto që ky qytet nuk ka mundësi ti paguajnë në rrethanat që i ka financat sot.

Ky qytet z.Veliaj ndër të tjera ka nevojë që të shkëputet nga influenca politike e betejave që bëhen që pushtetin qendror. Dhe e dyta ka nevojë që ti kthehet buzëqeshja. Ky është një qytet i ri është qytet dinamik. Realisht nëse ma thoni dot shumë shkurt çfarë do bëjë Erion Veliaj që të rilind energjinë që ai ka tja transmetojë qytetit që tashmë ai ka detyrë ta administrojë

Ne kemi një plan shumë ambicioz, një prej tyre është sistemimi, po sigurisht dizenjimi i qytetit që sjell një lloj alegorie, sjell një frymë optimiste. Fillimisht duhet të sigurohemi që të kemi puseta përpara se ti lyejmë ‘

Ndoshta ai që do ta vjedh dhe shikon atë fytyrën nguron ta bëjë atë gjë…

Kemi ftuar një ekip shumë të mirë të studentëve të Akademisë së Arteve që të marri pjesë jo vetëm në rifreskimin e fasadave që është një projekt i bashkisë, jo vetëm në dizenjimin e pusetave dhe të mureve, jo vetëm në rehabilitimin që ndërmarrja jonë e gjelbërimit po bën disa nyje siç është Brryli, Selvia, disa punime që kanë një vlerë historike për qytetin. Dhe sigurisht që kemi një kalendar ambicioz të vendeve publike ku duam të brendojmë pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës të madhe. Kemi shumë shpejtë këtë fundjavë rreth 4000 delegatë që vijnë konferencën në kongresin e Sant E’gitios. Më vjen mirë që Shqipëria është vendi ku në një metër katror mund të gjesh kisha dhe xhamia dhe njerëz që bashkëjetojnë. Më vjen mirë që pas vizitës së Papës ky është eventi i dytë i përmasave kaq të mëdha, që unë besoj që mund ta kthejmë në një traditë vjetore pra për të sjellë këtë lloj turizmi që të shikojë këtë sens harmonie. Eshtë nj nga t paktat gjera që ne nuk debatojmë, por është nga të vetmet gjëra që gjitha vendet e tjera të botës shkojnë në luftë. Dhe në këtë sens ne e kemi një produkt tipik shqiptar për të demonstruar. Fill mbas kësaj do të kemi disa aktivitete të jashtëzakonshme në Pezë për të rikthyer traditën e festës së Pezës. Pas kësaj në Shën- Gjergj, q është zona me e largët dhe më e thellë e Tiranës, por që ka një bujqësi të zhvilluar dhe që duam ta promovojnë. Do të kthejmë maratonën e Tiranës, por jo në një event sa për sy e faqe që të vrapojnë stafi i bashkisë, por në një event që e kthen Tiranën dhe e vendos në hartë për aktivitet sportive. Tirana do të jetë qyteti i pesë parqeve parku i Dajtit, Kasharit, Vaqarrit dhe i Farkës. Do të jenë edhe tre valvula shkarkimi. Besoj se kemi një agjendë shumë ambicioze edhe në hapësira apo në aktivitete që i kthejnë më shumë buzëqeshje se sa vetëm deprimimi nga situata politike. Edhe në këtë drejtim kemi sjell një diferencë, kemi një harmoni të jashtëzakonshme. Unë kam një marrëdhënie ditore korrekte më Edi Ramën, me Ilir Metën, me Shpëtim Idrizin, me Bamir Topin, që kanë qen drejtuesit e kësaj fitore dhe këtij koalicioni. Kam nj harmoni të jashtëzakonshme në punët që bëhen në ekip dhe jo si një kryetar bashkie që e fut në autopilot bashkinë dhe nuk duket për dy vjet. Kështu që në këtë sens dorëza e debatit politik do të mungojë këto katër vite, sepse do të bej çmos ta ruaj bashkinë dhe ta mbaje të fokusuar në punët e qytetit dhe jo në debatet politike që e kanë vendin në parlament dhe jo në qytet.

Ballkan – Bavari dhe sërish kthim në Ballkan

Në një ish-kazermë në Ingolstadt do të strehohen 1500 refugjatë. Kjo qendër shërben enkas për azilkërkues nga Ballkani, të cilët nuk kanë asnjë perspektivë për të qendruar në Gjermani. Synimi janë procedurat e shpejta.

ish kazerma maxGjatë hapjes së strehimores së re nuk pati as shirit dhe as gërshërë për inagurimin e saj – kjo me sa duket për shkak të mungesës së kohës, gjithçka duhej mbaruar shpejt. Të martën (01.09) ministrja e Bavarisë për Çështjet Sociale Emilia Müller hapi në Manching pranë Ingolstadt qendrën e parë në Gjermani enkas për pranimin e refugjatëve nga të ashtuquajturit vende të sigurta origjine. Në ish-kazermën Max këtej e tutje do të strehohen 500 refugjatë nga Europa Juglindore.

Kjo qendër pranimi është ndërtuar enkas për njerëzit, që nuk kanë shanse t’u njihet kërkesa e azilit në Gjermani, thuhet në deklaratën e shtypit të ministrisë së landit. Fjala është për azilkërkuesit që vijnë nga Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia. Qeveria e landit të Bavarisë do të preferonte që në listën e vendeve të sigurta të origjinës të ishin të përfshirë edhe vende të tjera si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

“Të gjithë duan të vijnë në Gjermani”

Të hënën në mbrëmje si dhe gjatë natës qindra refugjatë mbërritën në Bavari me trena nga Hungaria dhe Austria. Policia hungareze në stacionin më të madh të trenave në Budapest papritur u tërhoq dhe nuk i pengoi refugjtaët të hipnin nëpër trena në drejtim të Perëndimit. Për këtë arsye hapja e kësaj strehimoreje u bë në kohën e duhur, u tha ministrja Müller gazetarëve. “Azilkërkuesit në Hungari duan të vijnë të gjithë në Gjermani.”

Ministrja e Çështjeve Sociale në Bavari Emilia Müller duke hapur strehimoren e re të pranimit të refugjatëve vizitoi për një orë resht bashkë me gazetarët mjediset e saj. Ndonëse të gjitha duken disi si provizore, mjediset janë të kompletuara me pajisjet e nevojshme. 250 azilkëkrues mund të strehohen në këtë ish-kazermë. 250 të tjerë do të pasojnë në ditët e ardhëshme.

Gjithsej në zonën e Ingolstadtit në tri qendra do të regjistrohen rreth 1500 refugjatë nga Ballkani. Të gjitha autoritetet përgjegjëse së bashku do të mund t’i realizojnë më shpejt se deri tani procedurat e nevojshme. Sepse qëllimi është që azilkërkeusit e refuzuar të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në vendet e tyre.

Nën një strehë

Nëse gjithçka ecën siç e ka parashikuar ministria, atëherë regjistrimet, kontrolli mjekësor dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme do të kryhen në një vend, në mënyrë që gjithçka të përfundojë brenda katër deri në gjashtë javë. Madje kthimi i azilkëkruesve të refuzuar mund të realizohet menjëherë nga aerporti i Ingolstadtit, nëse këtë e miraton Bundeswehri (ushtria gjermane).

Në kazermën në Maching punojnë edhe nëpunësit që kryejnë procedurën e nevojshme dhe marrjen në pyetje të aplikantëve. “Nëse refugjatët vijnë për arsye ekonomike dëgjimi nuk zgjat shumë – rreth një orë”, thotë Carsta Müller, një nëpunëse, e cila sapo është vendosur në zyrën e re. “Por nëse bëhet fjalë për njerëz, të cilët përndiqen, atëherë dëgjimi zgjat ndonjëherë edhe deri në pesë orë.”

Nisma e Bavarisë për të mundësuar kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani ka hasur edhe në kritika. Organizata Pro-Asyl që është kundër shpalljes së vendeve të sigurta të orijginës dhe vë në dukje, se ka shumë informacione të organizatave humanitare, sipas të cilave në rajonin e Ballkanit në mënyrë sistematike margjinalizohen romët dhe minoritete të tjera. “Debati për vendet e sigurta të origjinës e shkëput vëmendjen nga thelbi i kësaj sfide”, mendon Günter Burkhardt nga Pro Asyl. “Qindra mijëra refugjatët duhet të pranohen në Europë dhe të integrohen këtu.” (dw)

“Vende të sigurta origjine”

Në debatin aktual për refugjatët po shtohen thirrjet që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të konsiderohen si të ashtuquajtura «vende të sigurta origjine”. Landet federale janë skeptike nëse kjo mund t’i ndalë emigrantët.

“Mali i Zi është një vend i sigurt origjine” – tha Milo Gjukanoviç, kryeministri i Malit të Zi në një intervistë me gazetën Handelsblatt. Një klasifikim si “vend i sigurt origjine”, sikurse bën thirrje Gjermania, ka kohë që duhet të jetë i vlefshëm sipas Gjukanoviçit. “Pse largohen këta njerëz, kur ne të gjithë i kemi kaq mirë punët këtu?”, komenton me ironi gazeta “Vijesti” që botohet në Podgoricë.

Nga Kosova vijnë mesazhe të ngjashme. I ngarkuari për Ballkanin i Parlamentit Evropian, David McAllister, tregon për një letër nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në të cilën thuhet: “Ne jemi për atë që Kosova të klasifikohet si vend i sigurt origjine në ligjit gjerman”.

Në Kosovë, shkruan Mustafa nuk ka as persekutim politik as torturë. Për Shqipërinë mund të thuhet e njëjta gjë. Edhe aty politika bën thirrje që vendi të klasifikohet zyrtarisht si “vend i sigurt origjine”. Arsyet janë të qarta, aspirata e këtyre shteteve për t’u afruar me Bashkimin Evropian nuk përshtatet me stigmën e një vendi “të pasigurt”. Për Bernd Mesovic nga Organizata gjermane të drejtat e njeriut Pro Asyl këto deklarata publike, janë megjithatë një skandal: “Ne nuk e pyesim as pushtetmbajtësin e Koresë së Veriut, nëse vendi i tij është një vend i sigurt origjine. Se sigurisht ai do të thotë po. ”

Pengesë efektive?

Ruždija Sejdović është një shkrimtar malazez i popullsisë rome dhe i njeh problemet e bashkatdhetarëve të tij: “Shumë romë në Mal të Zi janë të integruar mirë dhe kanë shoqatat e tyre kulturore dhe mundësi për të zhvilluar. Problemi, megjithatë, janë shumë romë të cilët kanë ardhur si refugjatë nga Kosova në Mal të Zi.

Askush nuk kujdeset për ta, ata jetojnë pjesërisht në fushat e plehërave dhe sigurisht shumë prej tyre duan vetëm të largohen. “Një klasifikim i Malit të Zi si një “vend i sigurt origjine “nuk do t’i ndalë këta njerëz për të kërkuar azil në Gjermani, mendon Sejdovic. Ata përfundimisht nuk kanë asgjë për të humbur. Në Mal të Zi, thotë Sejdovic, këta romë pjesërisht nuk regjistrohen zyrtarisht dhe për këtë arsye edhe janë të përjashtuar nga arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Në Kosovë, ata nuk mund të kthehen për shkak se ata refuzohen nga shqiptarët e Kosovës. Por edhe në qoftë se do të kthehen, ata nuk do të jetojnë më mirë se kosovarët vetë, të cilët provuan në një valë të vërtetë eksodi në fillim të këtij viti të largohen nga vendi.

Një në njëmijë

Frank Hantke nga Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë, thotë se thirrjet e politikanëve gjermanë në shtypin vendas se nuk ka shpresa për azil shpesh ngjallin shpresa të rreme: “Një gazetar shqiptar erdhi njëherë tek unë,” tregon Hantke, “dhe tha se – ajo që bën qeveria juaj në Gjermani, është krejtësisht e gabuar. Ajo thotë se shqiptarët nuk kanë asnjë shans për azil, vetëm një në një mijë mund ta fitojë azilin.” “Ku është gabimi,” e pyeti Hantke i habituar gazetarin. “Me një në një mijë, shanset janë më të mira për të fituar llotari,” tha gazetari, “dhe për shumë shqiptarë, ia vlen ta marrin mundimin dhe rrezikun e udhëtimit të gjatë. Ndoshta mund të jenë ai njëri nga një mijë.” Problemi, sipas Hantkes, jo varfëria është faktor që nxit emigrimin e shumë shqiptarëve, por dhe sistemi politik në vend. Është e zakonshme që vendet e punës jepet sipas përkatësisë partiake. Ata që humbasin punën pas zgjedhjeve kur fiton partia tjetër e ndjejnë veten si viktimë e persekutimit politik dhe kërkojnë azil.

Sipas ekspertëve dhe vëzhguesve të rinjtë nuk do të heqin dorë nga kërkimi për një jetë më të mirë edhe në rast se vendet e tyre klasifikikohen si vende të sigurta origjine. (dw)

“Shqipëria tjetër”; “Malbardha”, kandidate për çmimin “Jacques Chirac”

marin memaReportazhi për fshatin Malbardhë, i ciklit “Shqipëria Tjetër” të gazetarit Marin Mema në Top Channel, është një ndër 5 kandidatët për të fituar çmimin ndërkombëtar të Fondacionit “Jacques Chirac” në Francë. Ai është kualifikuar për në fazën finale, mes mbi 100 kandidaturave nga e gjithë bota.

Për këtë çmim nominohen personalitete nga të gjitha vendet, por është hera e parë që nominohet një komunitet i tërë, si ai i fshatit Malbardhë.

Një vit më parë, gazetari Marin Mema solli realitetin e fshatit Malbardhë, një komuniteti me mbi 95 për qind myslimanë, i cili në bashkëpunim me pakicën dhe kishën katolike ka kontribuuar në mënyra të ndryshme, sipas mundësive, për ringritjen e kishës së vjetër të fshatit.

Një rast ky, tregues i tolerancës dhe bashkëjetesës, që bëri xhiron e mediave botërore. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, dhe një ndër intelektualët më në zë në vend, është një ndër 12 anëtarët e Komitetit të këtij çmimi, i përbërë nga personalitete botërore të fushave të ndryshme, rrëfen rrugëtimin e këtij reportazhi.

“U prit jashtëzakonisht mirë. Në 5 apo 6 raunde, nga mbi 100 kandidatura që ishin në fillim, në dhjetor të vitit të kaluar kur edhe filloi shqyrtimi i tyre, tashmë ka mbërritur në 5 kandidaturat më solide. Gjë që është një vlerësim shumë i madh, qoftë për shembullin që kanë dhënë banorët myslimanë të Malbardhës, ashtu edhe për punën që ka bërë gazetari për publikimin e këtij eventi”, tha Besnik Mustafaj.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij çmimi, thekson zoti Mustafaj, mjafton të shikosh fituesit e viteve të mëparshme.

“Për ta shpjeguar pak më mirë, përpara 3-4 vitesh fitues i këtij çmimi ka qenë drejtuesi i San Edigios, që ka një aktivitet tani në Vatikan, para 2-3 vitesh fituese ka qenë pakistanezja Malala Yousafzai, e cila mori vitin e kaluar edhe Çmimin Nobel për Paqe. Gjithashtu është edhe një çmim i shpërblyer shumë mirë, plot 100 mijë euro për fituesin, çmim që jepet në Paris në nëntor të këtij viti”, tha më tej Mustafaj.

Sipas zotit Mustafaj, kjo kandidaturë ka thyer tabutë e mëparshme.

“Ishte hera e parë që merrej shumë seriozisht një kandidaturë jo vetëm nga Ballkani, por edhe nga gjithë Europa, përveç europianëve që kanë punuar në Afrikë apo në Lindjen e Mesme. Flasim gjithnjë për europianë brenda kufijve të Europës”, theksoi Mustafaj.

Pas publikimit në ciklin “Shqipëria Tjetër”, Malbardha ishte edhe tema që u trajtua në Galanë e Fundvitit në Top Channel, ku u zyrtarizua edhe nisma për të mbështetur ndërtimin e rrugës në këtë fshat. Një rrugë, që ka nisur të ndërtohet si pasojë e kësaj nisme, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

/ Top Channel

Dr. Koço Danaj: Shovinizmi primitiv grek ushqehet nga shovinizmi “demokratik” i Brukselit

koco-danaj

Dr. Koço Danaj, kryetari i Platformës “Shqipëria Natyrale, në intervistën për gazetën “Telegraf” hedh tezat:

– Shovinizmi i Greqisë është i gjallë ndaj Shqipërisë dhe ushqehet nga doktrina e megallomanisë të 1864.

– Greqia përpiqet të destabilizojë Maqedoninë dhe Ballkanin, për të demonstruar forcën e shovinizmit.

– Shovinizmi primitive grek ushqehet nga shovinizmi “demokratik” i Brukselit.

– Brukseli përgatit geto të shqiptarëve në Kosovë dhe një “Bosnjë” të dytë, me shovinizmin “demokratik” ndaj shqiptarëve.

– Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Ulqin nuk kanë strategji kombëtare

– Ka politikanë shqiptarë të shitur në agjenturat e inteligjencës së shteteve fqinje

– Aleati strategjik i Kombit Shqiptar është SHBA dhe jo Brukseli.

– Brukseli përgatit luftë në Ballkan, duke e izoluar nga Evropa.

– Merkeli dhe Gjermania e diskriminojnë Ballkanin Perëndimor.

 

-Zoti Danaj, diplomacia greke tha se qeveria shqiptare vepron si ISIS, për prishjen e haurit në Dhërmi nga INUK. Ku është halli i grekëve?

 

– Ka një problem që është më i gjerë sesa këto marrëdhënie shqiptaro-greke, që lindën pas prishjes së një kishe, si figuracion, sepse si godinë nuk ishte kishë. Problemi më i madh nuk ka të bëjë thjesht me kishën që u prish në Dhërmi, por ka të bëjë me marrëdhëniet që duhet të krijohen në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, në Evropë, të cilat duhet të jenë marrëdhënie të barabarta. Duhet të jenë marrëdhënie jashtë të kaluarës, jashtë reminishencave të doktrinave ndryshme dhe duhet të jenë marrëdhënie të reciprocitetit midis shteteve njëri me tjetrin. Duke që qeveria greke, pavarësisht emërtimeve të qeverive të saj, ndjek të njëjtat politika ndaj Shqipërisë.

- Duhet të pohojmë që politika greke për çështjet e tyre kombëtare ka një bosht të qëndrueshëm, e nuk variacion nga ngjyrat e qeverisë…

– Pikërisht, në Greqi, politika nuk varet nga qeveritë. Qeveritë atje, venë e vinë, politika vazhdon të mbetet, fatkeqësisht e njëjtë e shtetit grek përballë Shqipërisë. Diplomacia greke, duke e njehsuar si ISIS qeverinë tonë, në fakt shpreh një mllef, është një inat, në fakt është një kthim në reminishencat e 1864, në kohën që u krijua doktrina e megalloidë e Janis Koletis. Çfarëdo lloj qeverie të vijë në Greqi, politika e tyre ndaj Shqipërisë, do jetë një. Siç ishte një, edhe në 1940, kur shpalli gjendjen e luftës me Shqipërinë, megjithëse, shqiptarët asokohe i ndihmuan ushtarët grekë kundër Italisë fashiste, siç ishte një në 1949, në kohën e provokacioneve fashiste të gushtit, siç ishte një në 1967 dhe siç vazhdoi të ishte një edhe gjatë qeverisë afatshkurtër trockiste xhekevariste, neokumuniste të Cipras. Ndaj ka nevojë të hiqen të gjitha dilemat në Shqipëri, nga të gjitha krahët politike. Shovinizmi grek nuk do një Shqipëri të barabartë me Greqinë, sepse një Shqipëri e barabartë me Greqinë do të thotë, që nesër, kjo Shqipëri të marrë Çamërinë. Një Shqipëri e barabartë me Greqinë do të thotë që nga sirtarët e ministrisë së Jashtme greke të nxirret e të digjet doktrina famëkeqe megallo idesë, ligji famëkeq i Luftës, gjë që asnjë qeveri nuk e dëshiron e pranon dhe pikërisht, kur nuk e pranon, kur u ndesh me një veprim, që s’kishte të bënte fare me Greqinë, reagoi, siç ka reaguar edhe në 1864, edhe në 1922, edhe në 1940, e po kështu në vitet e mëparshme.

 

- Kërcënimi ndaj kryeministrit shqiptar, nga metropoliti i Konicës, Andreas, që të rrijë urtë, se ndryshe në Himarë ka kapedanë “Spiromilo”, është një rast që i përket një personi të veçantë, apo është doktrinë e shovinizmit grek?

 

– Për mua, është përsëri një deklarim i njohur. Ndryshon njeriu që e ri-deklaroi tani, por këtë deklaratë unë e kam të ruajtur, qysh para 40 vjetësh. Se një mitropolit tjetër grek, në 1984, bëri të njëjtën deklaratë kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Ja pra, fakti që shovinizmi grek është pjesë e politikës greke në marrëdhëniet me Shqipërinë. Shovinizmi grek është pjesë e politikës greke në marrëdhëniet me Brukselin. Shovinizmi grek është pjesë e çdo politike të qeverive greke, që nga të djathta e ultra të djathta, e deri nga të majta e ultra të majta. Ndaj edhe Cipras, në politikën shoviniste ndaj Shqipërisë ishte i njëjti si me Averovin, me Caldaris, i njëjti me Jorgos Ralis, e Miçotaqis e Karamanlis.

 

- A nuk është e çuditshme që Kisha Greke, kërkon të mbajë lart flamurin e helenizmit, e lufton për Vorio Epirin, ndërkohë që nuk paguan asnjë lloj taksë shtetit grek për pasurinë e saj përrallore, edhe tani në këtë krizë të thellë?

 

– Edhe këtu ka një problem të tillë, që ka nevojë që ne të jemi më të qartë. Kisha greke nuk mund të pranojë që në Shqipëri të ketë një Kishë Ortodokse Autoqefale dhe për të mos pranuar këtë, shfrytëzoi dobësinë e politikës dhe të shtetit shqiptar në vitet 1990 dhe dërgoi një ndër njerëzit më të zotë të saj, Janullatos, i cili, deri më sot nuk ka bërë asgjë për konsolidimin e besimit ortodoks, por vetëm është përpjekur të forcojë helenizmin brenda kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Ka shumë fakte, por do mjaftojë një fakt. Janullatos nuk kishte arsye që të shkonte e të përqafonte Cipras dhe t’i kërkonte ndihmë për gërmadhat e Dhërmiut, por duhet të takonte kryeministrin shqiptar, te presidenti i Shqipërisë, te shefi i opozitës shqiptare dhe t’u kërkonte ndihmë e sqarime nëse vërtet Janollatosi ndjente shqetësim për ortodoksinë. Por shqetësimi i Janullatosis nuk është për ortodoksinë. Shqetësimi i Janullatosit sot është i njëjtë me shqetësimin e dhespot Fotit në 1908, në Korçë,i cili për të mbrojtur ortodoksinë greke, teorinë e Vorio Epirit, për të luftuar atë pjesë të shqiptarëve që nuk pranuan të vinin fenë mbi kombin, arriti deri aty, sa helmoi edhe Petro Nini Luarasin, e masakroi Papa Kristo Negovanin. Ju kujtoj 4 vargjet lapidare të Petro Nini Luarasit, një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar, por i lënë në harresë nga qeveritarët tanë, se mos i prishet qejfi Greqisë e Janullatosit. Petro Nini Luarasi e shprehu atdhedashurinë në këto vargje: Edhe Krishti në na thëntë/ Unë jam grek ejani pas meje/ Do t’i themi, pa mblidh mendtë/ Se shqiptari s’vjen pas teje! Pra kemi të bëjmë me një konstante të politikës shoviniste grek, që nuk ka lëvizur përgjatë 1 shekulli. Ka ndryshuar kostumi, ka ndryshuar frazeologjia, por thelbi vazhdon të mbetet e njëjtë, sepse nuk është problem i përdhunimit, tendencë e mohimit të fesë ortodokse. Këtu problemi është më i thellë. Kjo Greqi, që realisht, është e sëmura e Brukselit, tashmë kërkon të hiqet, kërkon të rezistojë, duke përhapur vatra artificiale konfliktesh në rajonin e Ballkanit, për t’i thënë Brukselit, që “ unë vërtet para jush jam vërtet e dobët, por jam shumë i fortë përballë Shqipërisë, përballë Maqedonisë, përballë Kosovës, përballë Malit të Zi.

 

-Pse e thoni këtë?

 

– Krahas me zhurmën për kishën e Dhërmiut, Greqia i çon 5.000 refugjatë Maqedonisë në kufi. S’kishte ndodhur më përpara. Nuk shkuan rastësisht aty emigrantët. Greqia i çoi për të destabilizuar Maqedoninë, duke përfituar edhe nga gabimet e Gruevskit, që në fillim donte të çonte ushtrinë e jo policinë, duke përfituar edhe nga injoranca e tij që e mbylli kufirin, dhe nuk donte t’i linte të kalonin, pra, Greqia u përpoq që të transferonte një konflikt brenda në Maqedoni dhe të krijonte imazhin te Brukseli, që “vërtet jam e dobët përballë jush, por unë kam në dorë që të destabilizoj Ballkanin”. Dhe kjo është fytyra reale e shovinizmit grek.

 

- Zoti Danaj, përse politika jonë, edhe në çështjet kombëtare është e parcelizuar partiakisht, derisa u përplasën edhe për gërmadhat e Dhërmiut?

 

– Ju keni shumë të drejtë të keni një perceptim të tillë, por kjo ndodh me politikanët tanë sepse ne nuk kemi strategji kombëtare, e kur them kombëtare, të kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar nuk është vetëm Shqipëria. Kombi shqiptar është edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Preshevë, edhe në Mal të Zi, kombi shqiptar është në Çamëri. Dhe ky është handikapi më i madh i politikës shqiptare. Ne në këtë çështje kaq jetike për kombin tonë, sot në këtë Evropë, që zien nga turbulencat, në këtë gjeopolitikë rajonale që është përkeqësuar, pavarësisht se ç’thonë nëpër samite, sepse kishte një Bosnjë, tani u bënë 2 “Bosnja”, u krijua edhe një “Bosnjë” në Kosovë. Kishte një vatër destabilizimi në Bosnjë, tashmë diskutohet destabilizimi i Malit të Zi, pas ikjes së Gjukanoviçit, sepse malazezët janë pakicë në Mal të Zi. Po tani çfarë do ndodhë? Kjo është një nga ato problemet që diskutohet në kancelaritë e Evropës, në shërbimet sekrete evropiane e botërore. Kemi një Maqedoni, së cilës nuk i dihet fati. Sot vetë analistët maqedonas flasin për luftë ndëretnike në Maqedoni, në qoftë se fiton sërish Gruevski. Dhe unë ju siguron se Gruevski, sa herë do bëhen zgjedhje, kaq herë do të rifitojë. Në këtë gjeopolitikë rajonale, botërore, me kaq turbulenca, me kaq të papritura, handikapi më i madh i politikës shqiptare në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Preshevë, në Ulqin është se nuk kemi një strategji kombëtare.

 

- Si duhet të veprohet? 

 

– Strategjia e politikanit nuk është strategjia e kombit. Politikani lufton për pushtet. Ne na duhet politikanë të luftojnë për kombin dhe për shtet.

 

- Mos vallë parcelizimi partiak i çështjes kombëtare nga politika jonë, është pasojë ngaqë nuk është formuar ndërgjegjja kombëtare e politikës tonë, apo në prapaskenën e politikës tonë janë agjenturat dhe interesat e fqinjëve dhe të të tjerëve?

 

– E para nuk qëndron. Ndërgjegjja kombëtare e kombit tonë e ka tejkaluar politikën e politikanëve të tij në çështjen kombëtare.

 

-Atëherë?

 

– Mos harroni një gjë. Fatkeqësia e këtyre politikanëve të të gjithë kombit tonë është se këta pandehin se në demokraci nuk ka agjentë të shërbimeve fqinjë. Pra, politikanët tanë pandehin se në Shqipëri nuk ka agjentë të shërbimit sekret grek, serb, malazez, maqedonas e të tjerë. Në fakt në demokraci, ajo që bëhet më imperativ, më urgjente, është forcimi i shërbimeve të sigurisë, për të mos lejuar depërtimin e agjenturave të fqinjëve. Nëse ne, me naivitet, diku me padituri, dike edhe me dëshirë, i kemi zbehur organet tona inteligjence, i kemi kaluar në plan të dytë e të tretë dhe ne sot ndodhemi edhe para një situate të tillë, që shpesh herë, për një gjë shumë të drejtë, për një veprim shumë të saktë, ne tërhiqemi e kalojmë në pozita pasiviteti, duke harruar: Kush na e bën këtë kritikë? Por menjëherë futemi nën guacën e kërmillit. Mos harroni se në këtë liri veprimi e qarkullimi, sot ne njihemi edhe më mirë me njëri-tjetrin, e kështu perceptohet, kullohet edhe më mirë ajo pjesë e jona që nuk janë për këtë ndërgjegje kombëtare, të bien në fund dhe lart të qëndrojë ai “ujë” i pastër i ndërgjegjes kombëtare. Edhe francezët, edhe gjermanët, para se të jenë evropianë, janë shtetas francezë e gjermanë. Ndërsa ne tani, flasim broçkulla, që para se të jemi shqiptarë, të jemi evropianë. Jo, zotëri! Në Evropë nuk mund të shkosh pa identitet kombëtar! Pse kroatët që kishin një handikap, më të madhin në Ballkan, që kishin shtetin e Ante Paleniçit në Luftën e Dytë Botërore, të shquar për masakrat e mëdha kundër hebrenjve, sot pranohen në Evropë?! E ndërsa kombi shqiptar, që rrezikoi veten e tij, për të shpëtuar hebrenjtë, sot përfiton më pak se të gjithë të tjetër, 4,5 milionë euro nga Samiti i Vjenës? Atëherë, çfarë është ky shovinizëm demokratik i Brukselit mbi kombin shqiptar? Pse të fshihemi e të mos themi që sot Brukseli është më shumë një klub i krishterë, sesa një bashkësi vlerash, siç e përmendin në propagandë?

 

- Mos ndoshta Merkel përpiqet më shumë ta ketë Ballkanin Perëndimor nën influencën e gjermanëve, sesa të BE?

 

– Besoj e mbani mend thënien e komisionerit Hahn: “BE nuk është bankomat”. BE kërkon para. Pra, BE nuk ka politikë të Jashtme. Më lejoni t’ju them, kush është shefe e politikës së Jashtme të BE. Federica Mogherini, nuk dua ta fyej, por nuk merr vesh, jo nga politika e Jashtme e BE, por as nga politika e Jashtme e Italisë. Krahasojeni pastaj me Sollanën, kur BE vërtet kishte politikë të Jashtme. As Gjermania nuk ka politikë të Jashtme. As në Ballkan nuk ka politikë të Jashtme. Të gjithëve u intereson vetëm një gjë. A ka euro? Nëse nuk ka euro, nuk ka politikë të Jashtme. Gjermania, nga njëra anë të thotë nuk do azilantë, nga ana tjetër, kërkon emigrantë të kualifikuar. Kjo është politikë destabilizuese. Mund të them që Gjermania luan rolin më destabilizues në Ballkan, sa kohë, që akoma Gjermania nuk ka vendosur se çfarë do bëjë me këtë BE?! Do jetë Shtetet e Bashkuara të Evropës, apo do mbetet Bashkimi Evropian. Si BE, Gjermania dështoi. Vizitat e koretezisë, deklaratat boshe për historinë, etj këto nuk të japin bukë, nuk të japin zhvillim, nuk të japin investime. Nëse Gjermania do të marrë rolin e lokomotivës të BE, le të na japë cilat janë projektet reale të shndërruara në para në Shqipëri? Në Maqedoni? Në Kosovë? etj. Mirë bën që i jep Greqisë 80 miliardë euro Greqisë, por, 6 vendeve të Ballkanit u premton vetëm 1 miliardë euro. A ka më diskriminim sesa kaq? Ja pra, që Evropën në Ballkan e diskriminon Gjermania. Kështu nuk stabilizohet Ballkani, kështu hapen korridoret për forcat e tjera jashtë Evropës, që të gjejnë terren në Ballkan e të shfrytëzojnë këtë pakënaqësi të popujve të Ballkanit për interesat e tyre.

 

-Faleminderit!

 

 

Ballkani është në prag lufte, e përgatit Brukseli

- Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të vonohen në integrimin e tyre në BE, sa është mundësia që të ketë cikël të ri gjakderdhje?

 

– E para, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është se ato vonohen dhe nuk është çështja që nuk duan. Është dikush tjetër që sot nuk i pranon. Dhe ky dikush e ka emrin Bashkimi Evropian. Kemi të bëjmë me një fobi të BE ndaj vendeve të Ballkanit.

 

- Ku e shikoni ju fobinë e BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor?

 

– Ju them një detaj. Pse duhej që vetëm Serbisë, Samiti i Vjenës t’i hapë derën e bisedimeve për anëtarësim? Pse nuk ia hapi edhe Shqipërisë? E dyta, pse BE duhet t’i hapte dyert Serbisë dhe përse nuk ia liberalizon vizat Kosovës? A e kuptoni se çfarë geto ka krijuar Brukseli në Ballkan? Geto me emrin Kosovë, të cilës jo vetëm që nuk i liberalizoi vizat, por e ndau, sikurse ndau edhe Bosnjën, e cili sot është shteti më jofunksional në Botë. Unë ju them që sot Ballkani është në prag lufte. Nuk dua të përmend fjalën “gjakderdhje”.

 

- Si mund ta argumentoni që Ballkani është në prag lufte?

 

– Këtë prag lufte e përgatit Brukseli.

 

- Si ka mundësi?

 

– Absolutisht, që po! Sepse ky Bruksel pranoi Rumaninë e Bullgarinë në BE, që ishin 10 herë më dobët se sa është sot Shqipëria. Asokohe BE tha që pranon me kritere politike anëtare të BE Rumaninë e Bullgarinë, që të mos binin nën ndikimin rus, edhe pse nuk plotësonin asnjë kusht. Pranoi Slloveninë dhe Kroacinë, sepse janë të bllokut Austro-gjerman. Dhe tani shpiku nocionin “Ballkani Perëndimor”. Kush ia jep të drejtën BE të specifikojë kështu vendet evropiane? Sot kanë mbetur pa u pranuar në BE, ato vende, që politikanët e Brukselit e formulojnë si krijimi i Jugosllavisë së re. Minus Slloveninë, plus Shqipërinë. Ballkani Perëndimor është Serbi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Komisioneri Fyle hodhi në tezë të tillë, por u pa që shqiptarët, edhe në këtë organizëm do ishin shumicë si numër deputetësh, ishte Daçiç nuk pranoi duke thënë se shqiptarët do na marrin edhe parlamentin, edhe presidencën, në bazë të formulës që serviri Fyle, sepse në gjithë atë Serbi 67 % janë serbë. Është BE që në Ballkanin Perëndimor vendin e shpresën e ka zënë jo shpresa. Politikanët shqiptarë nuk i qëndrojnë nocionit “Kush është aleati ynë strategjik”. Nëse themi që aleati ynë strategjik është SHBA, të mos fillojnë e ta përdredhin me shtete të tjera. Sa kohë që historia e afërt e tregoi që vetëm SHBA rrezikoi dinjitetin e saj, që të shpëtonte kombin tonë me bombardimet mbi Serbinë, atëherë SHBA është i vetmi aleati ynë strategjik. Fatkeqësisht, këtë politika shqiptare në Tiranë, Shkup, Prishtinë, nuk dinë ta bëjnë.

 

- Mos vallë në këtë kohë është tërhequr paska SHBA në ndikimin e saj në Ballkan, për ta zënë vendin BE?

 

– Jo, nuk është tërhequr SHBA, kemi luajtur gabim ne, politika jonë. Interesat afatgjatë të SHBA në Ballkan u puqën me interesat e kombit tonë, ndaj aleanca është strategjike. Por faji është te ne, që duam të luajmë me shumë porta, herë për naivitet, herë për mosdije, herë edhe për qëllime të mbrapshta dhe të dëmshme për kombin shqiptar. (telegraf)

Raporti i Zvicrës, pushtetarët shqiptarë çojnë paratë e aferave jashtë vendit

EURO MONEYRepublika e Shqipërisë renditet në krye të listës sa i takon nivelit të pastrimit të parave për vitin 2015.

Pushtetarët e korruptuar shqiptarë dhe krimi i organizuar po nxitojnë të pastrojnë dhe fshehin jashtë vendit paratë e krimit dhe të korrupsionit. Instituti i Bazelit për Qeverisjen, një institut zviceran mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me OKB, KiE, Bankën Botërore si dhe jep kontributin e tij për forcimin e shtetit ligjor, ka publikuar ditët e fundit raportin për indeksin e pastrimit të parave në rang global. Sipas të dhënave të tij, Shqipëria është ngjitur mes 5 shteteve të para në Evropë sa i përket këtij fenomeni.

Nga 152 shtete në total në rang botëror, vendi ynë renditet i 86-ti. Por sa i përket shteteve të Evropës, Shqipëria ndodhet në vendin e pestë, pas Ukrainës, Turqisë, Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Nëse bëhet një krahasim me fqinjët tanë Maqedoninë, Serbinë apo Malin e Zi ne ndodhemi në krye. Krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë, indeksi i korrupsionit ka pësuar rritje. Në vitin 2014 indeksi për Shqipërinë ishte 5.54, ndërsa në vitin aktual është 5.56. Sipas të dhënave të raportit, kjo tregon se numri i zyrtarëve a personave të tjerë që kanë bërë pastrim parash ka pësuar rritje.

Sa i përket renditjes së përgjithshme botërore, në krye qëndrojnë Irani me Afganistanin dhe pas tyre renditen shumica e shteteve afrikane, aziatike dhe amerikano-jugore. Ndërkohë vendet e Evropës, dhe më konkretisht ato skandinave, kanë indeksin më të ulët të pastrimit të parave. Vendet me një fenomen të tillë më të pakët janë Estonia e Finlanda.