Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

Sociologu Dragoti: Shqipëria ende në moshën e adoleshencës kulturore

Sociologu Edmond Dragoti konstaton një mungesë totale të përgjegjësisë shoqërore dhe të vetëdijes qytetare në Shqipëri, që favorizon fenomenet e krimit dhe të vrasjeve.DW: Z. Dragoti , duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë kur katër persona u vranë në Tiranë a mund ta cilësojmë si një ngjarje që mund të ndodhë kudo, jashtë Shqipërisë, apo është një shenjë e pasigurisë në Shqipëri?
Dragoti: Ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, më të sigurta se Shqipëria, por tek ne ka disa veçori të ndryshme që përcaktohen nga kushtet e zhvillimit aktual të vendit dhe shoqërisë. Pas “sigurisë” që ofronte sistemi i mbyllur i diktaturës së proletariatit, shoqëria jonë u gjend e lirë, e hapur, pa kufij, por kaotike dhe krejt e pasigurt dhe e pa mbrojtur. Familja dhe individi shqiptar, për dy dekadat e fundit, kanë qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj krimit, dhunës, vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes, pasigurisë së jetës, pronës dhe punës, sepse kryesisht ka munguar rendi publik dhe barazia para ligjit. Klasa politike e deridjeshme ka drejtuar vendin pa vizion, pa perspektivë, por vetëm për zgjidhje të çastit, dhe kryesisht për përfitime personale. Prandaj edhe kanë mbizotëruar krimi, korrupsioni, vjedhja, e makutëria.
Si paraqitet niveli I kriminalitetit ne Shqipëri sipas jush? Ka shtim te veprave kriminale, ulje të tyre apo situata ka mbetur njësoj?
Vitin e fundit ka një përpjekje nga qeverisja aktuale për stabilitet social dhe ekonomik, dhe për të kontrolluar territorin e vendit dhe shoqërisë. Me gjithë problemet e mëdha që sjell korrupsioni skajor dhe politizimi i institucioneve të drejtësisë, fryma qeverisëse ka ndikuar në uljen e nivelit të krimeve në vend.
Cila formë e krimit është kthyer në një shqetësim serioz ne vend?
Më e ndjeshme është dhuna në familje, që shpesh shfaqet në formën më agresive të saj, deri në vrasje, si dhe veprimet terroriste me frymëzim kryesisht politik që drejtohen ndaj biznesit, objekteve me rëndësi publike apo drejtuesve të pushtetit vendor apo qendror.
Zoti Dragoti, përse vrasin shqiptarët?
Është një lehtësi karakteristike për shqiptarët që vrasin. Duket se është mungesë totale e përgjegjësisë shoqërore dhe e vetëdijes qytetare. Një mungesë kontrolli ndaj emocioneve, prandaj i dorëzohen instinktit agresiv të çastit; paaftësi për të llogaritur raportin e kostos dhe shpërblimit për një veprim të caktuar, dhe vrasin sot duke humbur gjithçka nesër; por edhe një tregues papjekurie sociale, që vjen nga infantilizmi i zhvillimit tonë kulturor, shoqëror, ekonomik etj. Që do të thotë, se ne vazhdojmë të jemi në moshën e foshnjërisë, ose të adoleshencës kulturore, kur veprojmë si rebelë , por mohues të vlerave tona; gjaknxehtë dhe impulsivë të pakontrollueshëm për veten dhe të tjerët; krenarë për identitetin tonë inferior, dhe të papërgjegjshëm për atë që bëjmë.
Si mund te ulet numri i veprave kriminale ne Shqipëri? Ne çfarë drejtimi duhet te fokusohen institucionet përgjegjëse apo dhe vete shoqëria shqiptare?
Të gjitha institucionet e shoqërisë shqiptare duhet të ruajnë kohezionin, bashkëpunimin, konsensusin e veprimeve të përbashkëta për të respektuar njeriun, pronën, shtetin, ligjin dhe vetveten. Dhe kjo nuk arrihet vetëm nëpërmjet hartimit të ligjeve të duhura, por më tepër, duke krijuar praktikën e zbatimit rigoroz të tyre. Dhe më tepër, duke ofruar modelin e barazisë para ligjit.
Po niveli i ndëshkueshmërisë për personat qe kryejnë krimin si paraqitet? A ndëshkohen mjaftueshëm kriminelet apo dënimet qe jepen nuk zbatohen njësoj për te gjithë? Nëse po, çfarë duhet te behet ne këtë drejtim?
Modeli i ndëshkueshmërisë nuk mund të krijohet vetëm me një vit qeverisje. Aq më tepër, që institucionet zbatuese të tij, që edhe e krijojnë këtë model, siç janë gjykatat, prokuroria, KLD-ja, etj., vazhdojnë të jenë krejtësisht të korruptuar ose të paaftë profesionalisht. Një reformë rrënjësore në këtë drejtim jo vetëm është e nevojshme, por edhe urgjente. Madje këto institucione, përfshirë edhe Presidentin e Republikës si Kryetar i KLD-së, nuk duhet të kenë imunitetin e madh që ofrojnë grupet e vogla, si psh., parlamenti, por duhet të zgjidhen nga populli, për të mos u korruptuar lehtësisht dhe për të dhënë llogari drejtpërdrejt para tij.
Një nga thirrjet me te rëndësishme qe vjen vazhdimisht për Shqipërinë nga Komisioni Evropian si dhe ambasadore te ndryshëm te Bashkimit Europian është : “”Luftoni krimin “”. Edhe raporti i fundit nga ministri i Brendshëm Gjerman Thomas de Maziere për vitin 2013 ishte me nota negative, veçanërisht për krimin e organizuar. Ju si sociolog si e vlerësoni vitin 2014 ne aspektin e sigurisë në Shqipëri? Po në vazhdim ?
Unë vlerësoj një frymë dhe përpjekje pozitive të qeverisjes aktuale për të krijuar shtetin e të drejtës dhe barazisë para ligjit. Kjo nuk është e lehtë, por shpresoj të jetë e vazhdueshme, për të krijuar sigurinë e zhvillimit shoqëror. Duket që ne jemi një popull vital, i ri dhe me shumë energji, por duhet të qeverisemi nga njerëz vizionarë, idealistë dhe me hapësirë mendimi dhe të vihemi në punë për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm fizik, moral, emocional, shoqëror, intelektual dhe kulturor që fle brenda individit dhe shoqërisë sonë. Shenjat e para janë optimiste, por të mos mbetemi gjithmonë në fillimin tonë. (dw)

Rama mbron Kosovën në Beograd, Vuçiç: Eshtë e jona, s’lejoj askënd të ulë Serbinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi në Beograd se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ka mjaftuar kjo fjali e kryeministrit shqiptar për të tensionuar konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë serbe, i cili ka hequr kufjen, duke mos e dëgjuar më deklaratën e homologut të tij.Kryeministri serb reagoi ashpër, duke e cilësuar si provokim deklaratën e Ramës për Kosovën. Duke përsëritur qëndrimin se Serbia do ta konsiderojë gjithnjë Kosovën si pjesë të sajën, Vuçiç tha se nuk do lejojë askënd që të ulë Serbinë në mes të Beogradit.

“Së pari nuk kam pritur një provokim dhe që do fliste për Kosovën. Nuk do ia lejoj askujt ta ulë Serbinë këtu në mes të Beogradit, më vjen keq që ka folur për tema që s’ishte parashikuar të flisnim. Kosova është pjesë e Serbisë. Është bukur të flasim hapur që t’i themi njëri tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”- tha Vuçiç.

Replikat mes dy kryeministrave zgjatën për disa minuta, ndërsa kryeministri Rama i qëndroi bindjes së tij, duke përsëritur edhe njëherë përpara homologut serb se çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj realitetit të Kosovës është i mirëpritur prej shqiptarëve.

Duke konfirmuar ftesën e tij për kryeministrin serb, që të vizitojë Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, kryeministri Rama tha se shqiptarët nuk do të ndjehen të provokuar nëse ai do të flasë në Tiranë për qëndrimin serb ndaj Kosovës.

“Ju siguroj se në Tiranë nuk do ndjehemi të provokuar nëse do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën , por do të ndihemi të keqardhur sepse është një realitet që sa më shpejt ta njohim aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. Por e përsëris që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke por ju siguroj se do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se do të jetë tërësisht e ndryshme nga ato çfarë mund të prisnim nga një temë apo një tjetër. E kam ftuar kryeministrin serb të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm.”- deklaroi Rama.

Burime nga Beogradi bëjnë të ditur se debati mes dy kryeministrave për çështjen e Kosovës ka vijuar edhe në hollin e pallatit “Serbia”, në mbyllje të konferencës. Kjo për faktin se sipas kryeministrit serb, ishte rënë dakord paraprakisht që Kosova nuk do të përmendej gjatë konferencës së përbashkët.

DRONI, VUCIC: I MIRËORGANIZUAR, RAMA: POLITIKA S’BËHET NË FUSHË FUTBOLLI
Në lidhje me hetimet e policisë serbe për dronin e ngritur në stadiumin “Partizan të Beogradit”, Vuçiç nuk ka dashur të komentojë. “Sa për temën nuk duam të flasim për të kaluarën por për të ardhmen. Droni ishte një ngjarje shumë mirë e organizuar, shumë ditë më parë ka pasur organizim. Ne e dënojmë këtë akt”, tha ai.

Ndërsa Rama, u shpreh se politika e shteteve kurrësesi nuk mund të bëhet në një fushë futbolli.
“Politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe diktohet në një fushë futbolli. Ajo që ndodhi është tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme, i një marrëdhënie të re që ne kemi synimin ta vendosim. Qeveria e Shqipërisë dhe unë si kryeministër kemi vullnet të plotë ta jetësojmë përmes një përpjekje të përbashkët konkrete që njerëzit tanë serbët dhe shqiptarët, fëmijët tan, serbët dhe shqiptarët të marrin përfitimin e madh nga potenciali i një paqeje të arritur. Ne nuk jemi armiq të njëri-tjetrit, kemi armiq të përbashëkët, varfëria, borxhi publik e deficiti. Sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat të flasim me një gjuhë, sic kemi ne nevojë për Europën, Europa ka nevojë për Ballkanin”.

RAMA: PRESHEVA TË SHËRBEJË SI URË, KOSOVA E PAVARUR REALITET I PAMOHUESHËM
Në një deklaratë më të gjatë se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të parë nga e ardhmja e përbashkët evropiane, duke nënvizuar se shqiptarët kanë kurajën, vizionin dhe besimin se bashkë me Serbinë duhet të ecin përpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë shqiptare nuk la asnjë temë pa prekur, duke përmendur edhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën theksoi se tashmë është një realitet i pamohueshëm, i ligjëruar dhe që i ka shërbyer sigurisë së Ballkanit.

“Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme. Por realiteti është një dhe i pandryshueshëm, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë dhe promovojmë dialogun Kosovë-Serbi. Ky dialog është një sukses evropian.”- deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se shpreson që gjenerata e re që qeveris Serbinë do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë me rëndësi strategjike për lidhjen e fateve evropiane të dy vendeve.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se shqiptarët kanë kurajën, besimin dhe vizionin për të shtrirë dorën e bashkëpunimit të sinqertë.

“Rastësia desh që një ditë pas kremtimit të 25 vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet sot këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parin takim mes dy kryeministrash pas 68 vitesh. Sa shumë varet sot e ardhmja jonë nga sa mundet të bëjmë së bashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë v vështirë për secilin prej nesh. Do të na duhet vizion, kurajo, besim i ndërsjellë, por sidoqoftë nuk do të jemi vetëm nëse nuk do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh dhe qëndrimin e Europës ndaj nesh. Ne Ballkani kemi nevojë për Europën e bashkuar, por edhe Europa ka po aq nevojë për ne. Vizioni i Europës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes. Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion dhe këtë kurajo. Ju shtrijmë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë saç është e sinqertë bindja jonë se fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë prej së shkuarës. Të krijojmë së bashku kushte të reja të favorshme për zhvillimin ekonomive dhe shoqërive tona”- deklaroi Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se paqja erdhi bashkë me ambicien për të qënë pjesë e BE, ndërsa nuk nguroi ta ftonte homologun Vuçic për një vizitë në Tiranë

“Lejomëni të shpreh të gjithë vullnetin dhe vendosmërinë time për një proces intensiv komunikimi mes Shqiqprisë dhe Serbisë, të kapërcejmë të shkuarën e dasive ekstreme, të shkëmbejmë eksperienca në funksion të BE, të bashkëpunojmë në sektorë të ndryshëm, të mbështesim procesin e nxitur në Berlin me bindjen se rruga drejt Europës është një korsi në rrugën e madhe të BE. Le të mos harrojmë se 100 vite pas Luftës së Dytë Botërore jetojmë në një rajon me mundësi të mëdha që i ka sjellë paqja. Paqja erdhi jo se u bëmë engjej por se na e solli ambicja e BE, paqe që ia vlen të jetohet. Uroj që vitin tjetër t’ju kem mik në Tiranë”.

VUCIC: KA ARDHUR KOHA TE SHOHIM NGA E ARDHMJA
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qënë i qartë gjatë deklaratës së tij në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, kur tha se ka ardhur koha që dy vendet tona të shohin nga e ardhmja nga BE. Problemet tona tha Vuçiç mund të zgjidhen vetëm me komunikim.

“Është një lajm i rëndësishëm se pas kaq 68 vitesh takohen kryeminsitat e dy shteteve. Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar për të nënshkruar marrëveshje të tjera për shkëmbime, do punohet edhe në marrëveshjen ku qytetarët tanë do lëvizin vetëm me karta identiteti. Duam që komunitetet tona të jenë në nivelet më të larta, në kuadër të integrimit të vendeve tona në BE. Kemi biseduar për hekurudhën që do kalojë nga Beogradi Podgorica dhe Tirana, një projekt që presim të marrim fonde nga BE”, tha Vuçiç.

Vizitën e Ramës ai e konsideroi një moment tejt të veçantë që hap një kapitull të ri marrëdhëniesh mes dy shteteve

“Sot edhe në Shqipëri edhe në Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shovisniste, sepse kjo sjell edhe pikë politke por unë kam zgjedhur të sjell mendime demokratike të mendoj për zhvillimin e Serbisë përsa i përket ekononmisë dhe intergrimit në BE. Kjo i takon prespektivës së re të rajonit, të mos shohë nga e shkuara por të shikojmë nga e ardhmja dhe një rrugë që na çon drejt BE”, tha Vuçiç.

NENSHKRUHEN 3 MARREVESHJE NE SERBI
Takimi Rama-Vucic zgjati rreth 40 minuta, u pasua nga nënshkrimi i tre marrëveshjeve me palën serbe, një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.

RAMA DHE VUCIC TAKIM KOKE ME KOKE NE PALLATIN “SERBIA”
Ora 12:00 – Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me nderime në Pallatin “Serbia”, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç. Takimi i dy kryeministrave ka nisur rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Në oborrin e pallatit “Serbia” janë luajtur himnet e të dy vendeve, ndërsa kryeministri Rama ka mbajtur dorën në zemër gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar.

Zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Tedi Blushi raportoi nga Beogradi se në atë që konsiderohet si toka e nderit është mbajtur vetëm flamuri serb, përpara të cilit janë përkulur të dy kryeministrat, ndërsa pas tokës së nderit është ngritur edhe flamuri shqiptar. Mësohet se të dy palët kanë preferuar të komunikojnë në gjuhën e tyre kombëtare dhe jo në anglisht.

Sipas gazetarit Blushi, kryeqyteti serb është “blinduar’ nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitorojnë nga ajri. Udhëtimi i kryeministrit shqiptar nga aeroporti i Beogradit drejt pallatit “Serbia” ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Vizita e Ramës në Serbi është shoqëruar me polemika të shumta, pas incidentit të 14 tetorit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku kombëtarja shqiptare u bë pre e dhunës dhe racizmit në stadium, pas valëvitjes së një droni me simbole shqiptare, që u cilësua si provokim nga ana e serbëve. Pikërisht ky incident, shtyu vizitën e parë të Ramës, e parashikuar më 22 tetor. Vizita pritet të normalizojë marrëdhënit në rajon dhe shihet si një parakusht për përparimin në integrimin evropian të të dy vendeve.

RAMA PRITET PA FLAMUR SHQIPTAR NE AEROPORTIN E “BLINDUAR’ TE BEOGRADIT
Ora 10:00- Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit, i cili ishte blinduar nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitoronin nga ajri.

Gazetari Tedi Blushi raportoi se kryeministri Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, ndërsa kryeministri shqiptar shoqërohet nga 6 truproja shqiptare. Mësohet se në aeroport nuk është ngritur flamuri shqiptar, por valëvitej vetëm flamuri serb.

Ajo që të bie në sy është veshja e kryeministrit shqiptar, një kostum i zi dhe kollare të kuqe. Nërkaq, mediat nga Beogradi raportojnë për një interesim të madh për vizitën në fjalë, e cila do të ndiqet nga rreth 200 gazetarë.

RAMA DHE DELEGACIONI SHQIPTAR NISET DREJT BEOGRADIT
Ora 08:45 – Vizita dy ditore e kryeministrit Rama është e para e kreut të qeverisë shqiptare pas 68 vjetësh në Serbi. Avioni me të cilin udhëtoi delegacioni shqiptar u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, në orën 08.45, ndërsa kryeministri shoqërohet prej një delegacioni që përbëhet nga: Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Me të mbërritur në Beograd Edi Rama, do të ketë takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës, e banuar nga shqiptarë, ku do të takohet me drejtuesit vendorë si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.

AXHENDA E VIZITËS SË RAMËS
Sipas axhendës, me arritjen e Kryeministrit shqiptar, në orën 11:00, në selinë e qeverisë serbe do të fillojë ceremonia zyrtare. Më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë mes dy kryeministrave dhe më pas do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve nga Ministrat e Jashtëm”.

Në 12:15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët.

Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhendën e Kryeministrit për ditën e pare.

Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit.

Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar

Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës. Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetëra gazetarë shqiptarë. Gjatë qëndrimit të delegacionit shqiptar në Beograd pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve dypalëshe. (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Edi Rama në Beograd – vizitë (jo)historike

Edi Rama është kryeministri i parë i Shqipërisë, pas Enver Hoxhës në vitin 1946 që viziton Serbinë. Vizita e shumëpritur zhvillohet nën hijen e incidenteve të fundit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.Vizita e Edi Ramës në Serbi nuk do të ketë karakterin historik, si qe shpresuar para incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor. Këtë e dëshmon edhe atmosfera “relativisht e ftohtë” në Serbi dhe fakti që kësaj vizite deri dje as 35t nuk i kanë kushtuar rëndësinë e një ngjarje historike.
Vetë kryeministri Aleksandar Vuciq deklaroi të shtunën se për këtë vizitë ditët e fundit nuk ka menduar shumë, sepse “këto ditë në Beograd ka pasur takime me tre kryeministra të tjerë”. Eksperti Predrag Simiq pohon se kjo vizitë mund të ishte shtyrë për një periudhë më të qetë në raportet shqiptaro-serbe. Por me kërkesë të qarqeve perëndimore duhet të zhvillohet tani. Autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie, në mënyrë që vizita të kalojë pa incidente. Ndërkohë që interesimi i gazetarëve nga Serbia, Shqipëria de Kosova është bukur i madh. Nga burimet tona marrim vesh se kryeministri Rama do të ketë edhe një intervistë në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS.
Karakteri historik
Edhe pse vizita e Ramës në Beograd ka shumë elemente të një ngjarjeje historike, ajo nuk do të ketë peshën historike. Simiq pohon se ky do të jetë hapi i parë në radhën e hapave të tjerë që duhen ndërmarrë. Ndërsa analisti dhe një nga organizatorët e aktiviteteve të Ramës në Beograd, Dushan Janjiq, tha për Deutsche Wellen se impulset e kësaj vizite duhet të shfrytëzohen për përmirësimin e raporteve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vizita e Ramës në Beograd është e para e këtij niveli pas asaj të Enver Hoxhës, në vitin 1946. Analistët thonë se vizita është një ngjarje e posacme, sepse pa normalizimin e plotë të raporteve shqiparo-serbe në Ballkan nuk do të ketë paqe të qëndrueshme.
Fillimisht vizita e Ramës në Beograd ishte parashikuar të zhvillohej më 22 tetor, por Aleksandar Vuciq dhe Edi Rama kanë rënë dakord, pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, që vizita të shtyhet për 10. Tetor.
Mos)marrëveshjet rreth agjendës
Drona me flamurin e “Shqipërisë së madhe” e ngritur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, incidentet e rënda në ndeshje, sulmet ndaj dyqaneve të shtiparëve në Serbi dhe fjalët e rënda të njërës dhe palës tjetër, kanë bërë që cdo detaj i kësaj vizite të planifikohet mirë. Plani i vizitës është harmonizuar deri në detaje, deri të dielën. Në fund, pala serbe bëri të ditur vetëm disa pjesë të agjendës së vizitës së kryeministrit Rama në Beograd. Rama do të mbërrijë në Aeroportin e Beogradit në orën 09:30. Takimi i kryeministrave Vuciq dhe Rama fillon në 11:00. Ata të dy do të kenë një takim të ndarë kokë më kokë, që do të zgjatë 20 minuta. Më pas do të takohen delegacionit e dy vendeve, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi dhe në fund Rama dhe Vuciq do të dalin para gazetarëve. Me drekën zyrtare që shtron pala serbe, të paktën sa i përket protokolit të bërë publik nga zyra e kryeministrit serb, përfundon pjesë zyrtare e vizitës. Rama nuk do të pritet nga presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq.
Aktivitetet e tjera
Megjithatë Rama do të ketë edhe aktivitete të tjera gjatë gjithë ditës. Në orën 17 do të mbahet një panel iI organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, i Dushan Janjiq dhe Fondit për Shoqëri të hapur, me titull: “Kooperimi mes Shqipërisë dhe Serbisë”. Në këtë takim, ku fjalën kryesore do të ketë kryeministri Rama, do të marrin pjesë delegacione të mëdha ekonomike (rreth 20-anëtrëshe) të Shqipërisë dhe Serbisë. Më pas Rama do të pritet edhe tek kryetari i Bashkisë së Beogradit. Me darkën e shtruar në ambasadën e Shqipërisë merr fund edhe dita e parë e vizitës së Ramës në Serbi.
Vizita në Preshevë
Në ditën e Dytë Rama dhe delegacioni nga Shqipëria do të shkojë në Luginë të Preshevës. Delegacioni do të pritet para godinës së Këshillit komunal në Preshevës. Organizatëort thonë se Rama do t’u drejtohet qytetarëve, ndërsa më pas do të ketë edhe takim me anëtarët e Këshillin Komunal të Preshevës. Përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës janë duke u përgatitur që kjo vizitë të kalojë sa më mirë dhe qetë. Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Ramiz Latifi tha se “vizita e kryeministrit Edi Rama, është dëshmi e përkrahjes dhe kujdesit të Shqipërisë për bashkëkombësit e vet.”
Pas Luginës së Preshevës, diku nga mesdita, delegacioni i Shqipërisë do të kalojë në pikën kufitare të Konculit kufirin dhe do të futet në Kosovë. Në delegacionin shqiptar do të jenë edhe Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme, Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe shumë këshilltarë e afaristë. (dw)

Janjiq: Rama mund të sjellë një frymë të re

Intervistë me Dushan Janjiq, koordinator i panelit, ku do të flasë kryeministri Edi Rama. Vizita e Ramës në Beograd mund të sjellë një frymë të re pozitive në raportet shqiptaro – serbe.Deutsche Welle: Zoti Janjiq, çfarë mund të pritet nga viztia e Edi Ramës në Beograd?
Dushan Janjiq: Në opinion nuk ka ndonjë interesim dhe debate tepër të mëdha rreth kësaj vizite. Por personalisht mendoj se vizita është shumë e rëndëishme, jo vetëm për faktin që në Beograd vjen një kryeministër i Shqipërisë, gati pas shtatë dekadash. Kjo dëshmon se qeveritë e dy vendeve po kthehen drejt ardhmërisë – pra drejt bashkëpunimit në rajon. Kjo vizitë, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve, duhet të hapë komunikimin mes këtyre vendeve dhe duhet të hapë rrugën e bashkëpunimit ekonomik. Nuk mendoj se brenda një nate do të ndodhë dicka spektakolare, por kjo vizitë do të ketë mesazhe dhe efekte shumë të rëndësishme pasuese.
DW: Cili do të jetë mesazhi kryesor i kësaj vizite?
Dushan Janjiq: Mesazhi kryesor është që qeveritë dhe në radhë të parë qeveria serbe dhe Aleksandar Vuciq do të përcaktohen shumë qartë për rrugën euroatlaktike. Pra për integrime euroatlantike. Ky mesazh nuk do të dëgjohet, por vetë vizita dhe normalizimi i mëtejmë i raporteve me Kosovën do të nënvizojnë këtë mesazh. Këto mesazhe shpjegojnë edhe nervozizëm dhe tensionimet shumë të madhe të Rusisë në prag të kësaj vizite. Efekti tjetër është bashkëpunimi mes ekspertëve dhe shoqatave të ndryshme nga Shqipëria dhe Serbia. Më duhet të them se në Serbi dihet shumë pak për Shqipërinë, ndërsa në Shqipëri dihet më shumë për Serbinë. Shqiptarët kanë një qëndrim më pozitiv ndaj Serbisë, ndonjëherë madje qëndrim më pozitiv se unë. Ndaj është shumë me rëndësi që në Serbi të vjen një person si Rama: me energji, edukim dhe komunikim të drejtpërdrejtë. Ai mund të jetë një promovues shumë i mirë për përmirësimin e raporteve mes vendeve tona.
DW: Për çfarë nervozizimi dhe tensionimesh të palës ruse e keni fjalën?
Dushan Janjiq: E kam fjalën për një presion shumë të pranishëm që kjo viztië të mos realizohet. Vizita është dashur të ndodhë para një viti, por nuk është realizur. Më pas kemi pasur edhe deklarata të diplomatëve rusë dhe disa politikanëve prorusë në Serbi, me mesazhet se neve nuk na duhet bashkëpunimi me Shqipërinë, se Shqipëria po ndërton Shqipëri të madhe dhe se në këtë rajon do të kemi konflikte të përhershme. Kjo do të thotë se BE nuk do të mund të përhapej në këto rajone pa pasur pasoja të rënda.
DW: Sa do ta ngarkojë çështja e Kosovës këtë vizitë?
Dushan Janjiq: Kryeministrat do të përpiqen që cështjet për të cilat nuk janë dakord t’i lënë anash. Por nuk do të kenë sukses të plotë sepse normalizimi I raporteve Kosovë – Srerbi, është pjesë e agjendës evropiane për normalizimin e gjendjes në këtë rajon. Rama ka mbështetur Marrëveshjen e Brukselit. Por dallimi mbetet që Shqipëria e njeh Kosovën ndrsa Serbia jo. Mendoj se kjo vizitë do të ketë efekt pozitiv drejt normalizimit të raporteve. Për këtë me siguri që nuk do të flitet hapur, por këto do të jenë efektet anësore.
DW: Ju edhe vetë jeni pjesë e organizimit të kësaj vizite, sepse keni organizuar në forum ku Rama do të mbajë një fjalim. Cili ishte qëllimi juaj?
Dushan Janjiq: Ne kaherë si Forum për Marrëdhënie Etnike jemi të përfshirë në dialog dhe në përpjekjet për shensionimin e gjendjes. Për ne është me rëndësi të theksohet: bashkëpunimi është shumë i rëndësishë dhe kemi shumë interesa të përbashkëta. Të jem shumë i hapur: bashkëpunimi i serbeve dhe shqiptarëve si dhe i Serbisë dhe Shqipërisë – duke përfshirë këtu edhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – ka për Ballkanin Perëndimor të njëjtën peshë sikur edhe raportet gjermano – franceze për Evropën Perëndimore, e më pas për krijimin e Bashkimit Evropian. Ndaj jam i bindur se përmes këtyre projekteve të inicuara në Berlin, do të vazhdojmë rrugën e normalizimit dhe do të krijojmë një lloj Beneluksi ballkanik.

Masakra, Xhuvani lihet në burg, në gjykatë me pranga, braktiset nga familjarët

Nën masa të rrepta sigurie, Kostandin Xhuvani dhe shoku i tij Erald Sida janë shoqëruar rreth orës 10:25 në Gjykatën e Tiranës, ku u njohën me masën e sigurisë. Seanca ka filluar ashtu siç parashikohej, nën gjykimin e Entela Pajo. I pari ka dalë para gjykatës ishte Konstadin Xhuvani, për të cilin u dha masa arrest me burg, për 4 vrasje.Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se Xhuvani ka qendruar në kafazin e hekurt para gjykatës me pranga në duar. Reagimi i gazetarëve për një trajtim të barabartë para gjykatës ka detyruar oficerët e policisë t’i hiqnin prangat.
Xhuvani u mbrojt nga avokati Violent Coniku që i ka vendosur gjykata, edhe pse ka kërkuar mbrojtësin ligjor që ka pasur në çështjet e mëparshme, Ardian Leka.

Në sallën e gjyqit nuk ka pasur asnjë familjar të Xhuvanit, ndërsa vetë ai nuk ka dhënë shpjegime për vrasjen, ashtu sic e ka këshilluar avokati.

AVOKATI: SHKELEJ PROCEDURALE, XHUVANI NË KAFAZ ME PRANGA
Avokati mbrojtës i Kostandin Xhuvanit, Violent Coniku tha në përfundim të seancës që vërejti shkelje procedurale, pasi i akuzuari për 4 vrasjet u mbajt i lidhur me pranga gjatë kohës që qëndronte brenda kafazit të hekurt.

Avokati sqaron ndër të tjera, se i ka këshilluar 26-vjeçarit të mos flasë për ngjarjen, ashtu si edhe ka rezultuar.

“Nuk ka rëndësi ka vrarë 4 apo 400, avokati ka bërë betim që të mos i shkelet asnjë e drejtë procedurale. Xhuvani i kishte prangat vënë, kjo është shkelje procedurale. Unë si avokat i rekomandova të mos jepte asnjë shpjegim si ndodhi ngjarja”.

Po sot gjykata vendosi të lërë në burg edhe Erald Sidën, mikun e Xhuvanit, i cili natën e krimit ndodhej në një tavolinë me Xhuvanin, edhe pse sipas avokatit mbrojtës, Vladimir Gërmenji ai nuk ka qenë prezent në momenin e vrasjeve.

Ai akuzohet pë fshehje të krimit dhe shfrytëzim prostitucioni, pasi ka deklaruar se në tavolinë ndodhej me një femër, të cilën e kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale.

Mbrojtja madje ka këmbëngulur se Sida ka tentuar t’i vijë në ndihmë viktimës, Arbër Demiraj duke e nxjerrë nga lokali.

“Mbrojtja kishte qëndrim të kundërt me akuzën. Klienti im Erald Sida është gjendur në kohën dhe vendin e gabuar nuk ka fare të bëjë me akuzat nuk ka parë ngjarjen as autorin. Nuk ka pse caktohet masë ndaj tij” tha avokati i tij.
PROKURORIA
Prokuroria nuk ka pasur më asnjë dyshim, se Kostandin Xhuvani, është autor i vrasjes së katërfishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë, duke kërkuar për të arrest me burg. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se të katër viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë, pikërisht arma që iu gjet në duar Xhuvanit, teksa pas masakrës që shkaktoi, tentoi ti shpëtonte policisë.

Si për të përforcuar më tej këtë fakt, në dosjen e prokurorisë, thuhet se në duart e 25-vjeçarit janë gjetur gjurmët e barutit. Në dosjen e zbardhur thuhet se pistoleta që është përdorur në ngjarje nga Kostandin Xhuvani, është gjetur e zbrazur dhe pa asnjë plumb, çka dëshmon se ai i ka derdhur të gjithë plumbat mbi katër viktimat në lokalin e natës, ndërsa me armën tjetër të gjetur në lokalin e natës nuk është kryer asnjë qitje.

TE DYSHUARIT
-Kostandin Xhuvani
I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
-Erald Sida
I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Prostitucioni”.

DOSJA E PLOTE E PROKURORISE
PROKURORIA TIRANE KËRKESË
Për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit.

Në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në datë 05.11.2014 janë sjellë materialet që kanë të bëjnë më arrestimin në flagrancë të shtetasve;
- Kostandin Xhuvani i datëlindjes 1989, lindur me banues në Tiranë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.
- Erald Sida, i datëlindjes 1990 lindur dhe banues ne Tirane, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Prostitucioni” parashikuar nga nenet 300/1 dhe 113/3 te Kodit Penal

Nga aktet e procedimit penal nr.8078, rezulton se, me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit në lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas këtij momenti autopatrulla e Komisariatit të Policisë nr.1 , e cila ka qenë në afërsi ka shkuar në afërsi të lokalit ku në rrugën kryesore ka konstatuar një automjet Mercedes ML me targa TR0250N në të cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrullës është bërë bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe në këtë moment një person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe është larguar me vrap duke mbajtur një pistoletë në dorë. Ky person është ndjekur nga punonjësi i policisë, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqërimit në polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person është shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani i datëlindjes 24.06.1989.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar se : Vendi i ngjarjes eshte Bar “Ante Grand” ne rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit te Gjuhëve të Huaja. Vendi i ngjarjes eshte konkretisht lokali i sipërcituar i cili është nje bodrum i përshtatur si lokal natë. Për të hyrë në lokal janë shkallët zbritëse. Në ambientin e brendshëm përballë shkalleve janë gjetur të shtrirë me shpinë ngjitur njëra tjetrës kufomat e dy shtetasve dhe konkretisht te Edison Jahaj dhe Enea Xhaj. Prane kufomave është gjetur një armë zjarri pistolete model 54 me një fishek në fole dhe gjashtë fishekë me kreher te kalibrit 7.62mm. Gjithashtu ne ambientin e brendshem te lokalit jane gjetur te shperndara ne forme te ç’rregullt gjashte gezhoja dhe predha te demtuara. Nga kqyrja e ketij ambjenit jane gjetur fiksuar dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa gota qelqi, shishe birre, paketa cigaresh, bishta cigaresh te cilat mendohet se jane konsumuar nga personat e dyshuar dhe viktimat. Ne ambientet e jashtme te ketij lokali dhe konkretisht ne anen veriore te rruges se Elbasanit përballë hyrjes se lokali eshte gjetur nje automjet me targa TR0250N me dyer te hapura ku ne ndenjesen e pasme eshte gjetur i pajete trupi i shtetasit Arber Demiraj. Po keshtu, ne distance 52 metra nga hyrja e lokalit ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, eshte gjetur e hedhur ne toke nje armë zjarri pistolete model 54 me numra te fshire ne menyre mekanike me kreher te vendosur dhe pa fisheke. Vendi ku eshte gjetur pistolete korrespondon me vendin ku eshte bere neutralizimi i shtetasit Kostandin Xhuvani.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij, e cila rezulton se ishte pranë një koltuku në të cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit Anton Binaku, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjari ka qënë shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Sipas aktit të ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Në natribanët objekt ekspertimi marrë shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, Arben Shuaipi, Admir Hyseni, Anton Binaku dhe Andrea Omiro, nuk u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.
Në naterbanin e dorës së djathtë, objekt ekspertimi, marrë shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Sipas aktit të ekspertimit tekniko balistik datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Gjashtë gëzhojat objekt ekspertimit i përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të përdorura nga fishekët standartë luftarake të model 54 me kaliber 7.62.
Në sipërfaqen e jashtme të gëzhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurmë të lëna nga pjesë dhe mekanizma të armës që i ka qitur ato.
Katër predhat objekt ekspertimi përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të modelit 54 kalibër 7.62
Në sipërfaqen e jashtme të këmishuar të katër predhave dhe një këmishë predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurmë vjaskash të lëna nga vjaskat e tytës ë armës që i ka qitur ato..
Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numër trup 14053073. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.
Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.
Në të dy armët objekt ekspertimi u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes.
6 gëzhojat objekt ekspertimi janë qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës.

Pra qitjet me të cilat është realizuar vrasja e katër shtetasve janë kryer nga arma e zjarrit, e cila i është sekuestruar shtetasit Kostandin Xhuvani.

Në mbështetje të kërkesave tona i paraqesim për shqyrtim gjykatës këto akte të hetimeve paraprake.
Procesverbal i kapjes në flagrancë.
Procesverbal për arrestin në flagrancë.
Procesverbal i sekuestrimit të sendeve.
Procesverbal i deklarimit të shtetasit.
Vendimet e ekspertimit .
Aktet e ekspertimit
Në rastin konkret, duke qënë se sanksionet ligjore që parashikon vepra penale e kryer përputhen me kriteret e parashikuara nga neni 251 e 252 të Kodit të Procedurës Penale, arrestimi në flagrancë i kryer ndaj të dyshuarit është kryer konform me ligjin.
Po kështu ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta për vendosjen e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues, që parashikohen nga nenet 228, 229 e 230 të K.Pr.Penale.
Përsa i përket masës së sigurimit cmohet se masa e sigurimit arrest në burg parashikuar nga neni 238 i K.Penal është e vetmaj masë që i përgjigjet nevojave të sigurimit për vepat penale të kryera dhe për rrezikshmërinë penale të autorit të dyshuar të kryerjes së tyre, person me precedentë kriminale dhe i dënuar disa herë nga Gjykata.
Për sa më sipër bazuar i parashtrojme Gjykatës këtë

KËRKESË;
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë të kryer më datën 04.11.2014, ndaj të dyshuarit Kostandin Xhuvani, lindur dhe banues ne Tirane
Caktimin e masës së sigurimit arrest në burg sipas nenit 238 të K.Pr.Penale për të dyshuarin Kostandin Xhuvani.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë të kryer më datën 04.11.2014 ndaj të dyshuarit Erald Sida i datelindjes 1990, lindur dhe banues ne Tirane .
Caktimin e masës së sigurimit arrest në burg sipas nenit 238 të K.Pr.Penale për të dyshuarin Erald Sida.
(ma.ar/BalkanWeb)

Rama personi i duhur për vizitë në Beograd – pas Nanos!

Vizita e Edi Ramës në Beograd nuk do të sjellë rezultatet që janë pritur. Kështu pohon për DW, profesori i njohur serb për çështjet ndërkombëtare, një nga njohësit më të mirë të raporteve shqiptaro-serbe, Predrag Simiq.Ballkani në këtë moment është i qetë, por shihet shumë qartë se ende ekzistojnë tensione të mëdha si në raportet shqiptaro-serbe, ashtu edhe në rajonet e tjera. Vizita e parashikuar e Ramës, me 22 tetor, ka qenë një rast i shkëlqyeshëm për shtendosjen e raporteve jo vetëm në linjën Tiranë-Beograd, por edhe në rajon, pohon Predrag Simiq. Për fat të keq, sipas tij, incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri u kanë dhënë gjërave një kah tjetër. Ndaj vizita e Ramës në Beograd, me 10 nëntor, “nuk do të sjellë rezultatet që ka mundur të sjellë në tetor”.
DW: Kjo vizitë do të realizohet pas gati shtatë dekadash dhe shumëkush e ka cilësuar si historike. Mendoni se pas të gjithave që kanë ndodhur kohët e fundit, mund të flitet për një moment historik, dhe për një mundësi kthese në përmirësimin e raporteve shqiptaro-serbe, apo kjo vizitë do të theksojë edhe më shumë dallimet?
Predrag Simiq: Nuk mendoj se kjo vizitë paraqet rrezik, por me siguri do të sjellë më pak, se sa do kishte mundur të sillte para incidenteve. Vizita do të ketë një rëndësi simbolike, sepse për herë të parë dhe të fundit një vizitë e kryeminitrit shqiptar në Beograd, ka qenë, nëse më kujtohet, në vitin 1946. Megjithatë vizita duhet të realizohet. Incidente kësaj radhe nuk do të ketë, sepse të dy palët do të kenë shumë kujdes që të mos keqësohet gjendja. Nuk pres që të ndodhë diçka që do të cënonte edhe më shumë raportet mes këtyre vendeve. Por mendoj se vizita nuk do të sjellë rezultatet e pritura.
DW: Nëse që tani duket qartë se vizita nuk do të sjellë rezultatet e pritura, pse të mos shtyhet atëherë, për një kohë më të qetë. Kur është pritur gati shtatë dekada, mund të pritet edhe ndonjë muaj?
Predrag Simiq: Kjo është një pyetje shumë e mirë, për të cilën nuk ka ndonjë përgjigje të mirë. Kryeministrat do të takohen, sepse kjo është dëshirë e Brukselit. Evropa nuk dëshiron shtyrjen e vizitës, sepse kjo do të shënonte një dështim të politikës evropiane në Ballkanin Perëndimor. Sikur kryeministrat të vendosnin vetë, me siguri që do të mendonin edhe për shtyrjen e saj, dhe do të takoheshin në një kohë më të qetë.
DW: Ju personalisht, mendoni se vizita duhet të shtyhet?
Predrag Simiq: Jo, nuk mendoj. Vizita nuk do të shënojë rezultate historike, por le të jetë vetëm hapi i parë në radhën e hapave të shumtë që duhen bërë për rihapjen e komunikimit dhe përmirësimin e raporteve mes këtyre vendeve. Ne edhe më parë kemi pasur komunikim mes vete, por jo në nivelin e kryeministrave. Në kohën e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, kur unë kam qenë këshilltar i tij, në Beograd ka qenë për vizitë Ilir Meta, i cili kishte mesazhe shumë të mira. Më kujtohet që gjatë kësaj vizite kemi biseduar edhe për autostradën Ibrahim Rugova (që lidh Kosovën me Shqipërinë). Kur e kemi pyetur, a do të thotë kjo autostradë krijim të Shqipërisë së Madhe, Meta u përgjigj: e çfarë do të ndodhte sikur kjo austradë të lidhej me Nishin (qytet në jug të Serbisë)? Në konferencën e fundit të kryeministrave të rajonit në Berlin, pikërisht Aleksandar Vuçiq ishte ai që ka kërkuar lidhjen e Serbisë me këtë austradë. Ne me siguri që gjatë vizitës së ardhshme nuk do t’i hidhemi njëri-tjetrit në përqafim dhe nuk do të kërkojmë falje për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në të kaluarën. Por duhet të jemi racional dhe duhet të rihapim komunikimin mes nesh, me synim ndërtimin e raporteve sa më të mira mes vendeve tona.
DW: Mendoni se pikërisht Rama, i cili ka pasur disa deklarata të ashpra pas ndeshjes, është personi më adapt për të filluar një epokë të re në raportet me Serbinë?
Predrag Simiq: Kryeministri Rama është me origjinë nga jugu i Shqipërisë, nga një rajon i cili është shumë më pak i ngarkuar me paragjykime dhe me urrejtje ndaj serbëve. Ai mbase është personi më i duhur për këtë vizitë – pas mikut tim të vjetër, Fatos Nanos, me të cilin në kohën kur kam qenë ambasador në Paris, kam pasur një komunikim të shkëlqyeshëm. (dw)

Guvernatori i ri, Nishani takime me krerët e politikës, Meta: Bashkëpunojmë

Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka nisur sot konsultimet me krerët më të lartë të politikës për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. I pari që ka nisur takimin me Presidentin, është kryeparlamentari Ilir Meta. Rreth orës 11:45 takimit konsultativ iu bashkua edhe kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa rreth pasdites është parashikuar një takim edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në përfundim të takimit të tij Rama nuk ka bërë asnjë koment për 35t.

Gazetarja e News 24, Elda Menga deklaron sekreu i Kuvendit ka takuar Presidentin për 30 minuta. Po sipas saj, janë disa temat me për të cilat Nishani do të diskutojë me krerët e politikës. Përveç zgjedhjes së Guvernatorit të ri, pritet të diskutohet edhe në lidhje me plotësimin e vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, reforma në drejtësi , etj.

Vetë Ilir Meta një ditë më parë bëri me dije se ishte i thirrur nga kreu i Shtetit në këtë takim, për të cilin uronte të ishte konstruktiv dhe i efektshëm. Edhe kryeministri Edi Rama e konfirmoi në një emision televiziv se do të ishte në takimin me kreun e Shtetit për cështjen e guvernatorit të ri.

Meta: Bashkëpunojmë për Guvernatorin e ri me Presidentin
Menjëherë pas takimit me Nishanin, kryeparlamentari Meta tha për gazetarët se pikërisht zgjedhja e Guvernatorit të ri, ishte tema kryesore që u diskutua me Presidentin, ndërsa nuk bëri të ditur nëse është përfolur ndonjë emër konkret për këtë post.

Sipas tij, për Presidentin por edhe për të rëndësi ka mbarëvajtja e procesit që do çoja tek zgjedhja e Guvernatorit.

Një figurë gjithëpërfshirëse dhe që do ruajë e thellojë më tej pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, ishte profili që do të ketë Guvernatori i ri, siç shtoi ai.

“Natyrisht që çështja kryesore për të cilën biseduam ishte ajo e zgjedhjes së Guvernatorit të ri të BSH dhe presidenti ka bërë një ekspoze të mënyrës si ka proceduar deri tani, për të realizuar në kuadër të përmbushjes së detyrimit të tij kushtetues, emrin e guvernatorit të ri, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Presidenti është i hapur të bashkëpunojë në kuadër të ruajtjes së integritetit dhe pavarësisë së këtij institucioni”, tha Meta.

I pyetur për një emër konkret, Meta shtoi se, “Në takim u fol për procesin dhe rëndësinë e vajtes tek një emër nëpërmjet procesit”.

Duke folur në emër të opozitës për këtë çështje, Meta tha: “Ne do respektojë të drejtën Kushtetuese të Presidentit. Do ofrojmë gjithë bashkëpunimin tonë, që ky emër të jetë garant për drejtimin e BSH dhe ruajtjen e pavarësisë. Në themel qëndron vullneti i mirë për të garantuar një zgjedhje sa më profesionale, që ndihmon në thellimin e mëtejshëm të pavarësisë”, tha ai më tej.

(ma.ar/BalkanWeb)

Masakra, Xhuvani dhe shoku para gjykatës: “S’pranojmë krimin, s’mbajmë mend gjë’

Prokuroria i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg’ për Kostandin Xhuvanin dhe Erald Sidën, dy prej të arrestuarve pas masakrës së djeshme në lokalin e natës Ante Grand. Kostandin Xhuvani akuzohet “për 4 vrasje’, për “vrasje për shkak të cilësive të vecanta të viktimës’ dhe “për armbëmbajtje pa leje’, ndërsa për mikun e tij Erald Sida, nuk ka ende një akuzë përfundimtare, pasi pritet ekspertiza e armës tjetër të gjetur në vendngjarje, por deri më tani, ai akuzohet për bashkëpunim në vrasje, përkrahje të autorit dhe për shfrytëzim prostitucioni. Nga 3 arrestimet që policia bëri dje, pas hekurave kanë mbetur vetëm Xhuvani e Sida, ndërsa miku i tyre Albano Ballcaj, është lënë i lirë, pasi hetuesit nuk kanë gjetur elementë, që e përfshijnë atë në konfliktin me armë. Sipas burimeve, Albano është djali i tezes së Arbër Demirajt, një nga viktimat e djeshme, i cili me sa duket u vra gabimisht gjatë masakrës.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje i dyshuari kryesor Kostandin Xhuvani dhe miku i tij Erald Sida, i qëndrojnë versionit se nuk mbajnë mend asgjë dhe nuk pranojnë autorësinë e krimit.

2 personat në fjalë u arrestuan dje herët në mëngjes, pas masakrës që ndodhi në lokalin e natës “Ante Grand” ku nga armët e zjarrit mbetën të vrarë 4 persona. (Ballkanweb)

Masakër në Tiranë, 4 të vrarë në një lokal. Pranga djalit të Luiza Xhuvanit e 2 të tjerëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. News24 në vendgjarje sjell pamjet e para pak pas krimit të rëndë, video që BalkanWeb e publikon si më poshtë. Ndalohen si autorë 3 persona, mes tyre djali i një deputeteje të PS.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në bar “Ante Grand”, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.

Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Paolo Azzolo, 60 vjec me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemrës. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Kurse Edison Jaho dhe Enea Xhaj, janë qëlluar me plumba ne koke brenda lokalit.

Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.

Ndërkohë një grup hetimor me tre prokurorë është ngritur për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen. Në lokalin ku ndodhi masakra janë sekuestruar dy pistoleta dhe 3 gëzhoja fishekësh si dhe dy makina tip Mercedez-Benz.

Pas kryerjes së ekspertizës mjekoligjore Ambasada Italiane në Tiranë tërhoqi nga morgu trupin e Paolo Azzola, nderkohe janë terhequr edhe trupat e dy nga viktimat e tjerë.

Viktimat
Arbër Demiraj, 19 vjec djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj,
Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,
Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Paolo Azzolo, 60 vjec me shtetësi dhe kombësi italiane.

Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i Drejtorisë së Policisë Artan Didi dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Autoret
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit Kostandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sina 24 vjeç, si dhe Albano Bllacaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.
Kostandin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policise. Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sina është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëvizte në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Në vendngjarje vec patrullave të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, shkoi edhe kreu i drejtorisë së policisë Artan Didi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Autoret
Kostandin Xhuvani, 25 vjeç
Erald Sina 24 vjeç,
Albano Bllacaj, 19 vjeç

Motivi i ngjarjes
Burime nga Policia bëjnë të ditur se sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale. Autorët dhe viktimat kanë qenë ulur në tavolina përballë njëri-tjetrit. Ora 04:00 e mëngjesit i ka gjetur të dehur dhe burime të brendshme pohojnë se konflikti ka nisur pas një sherri te castit. Mesohet se Arber Demiraj ka qene ne nje tavoline me Kostandin Xhuvanin dhe 2 miqte e tij, Albano Bllaca dhe Erald Sida.

Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

Banorët: Të mbyllen lokalet poshtë pallateve
Banorët shprehen se janë trembur nga ngjarja e rëndë dhe kërkojnë që të mbyllen lokalet poshtë pallatit. “Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk na zuri gjumi gjithe naten. Policia të jetë në gadishmëri dhe të mbyllen lokalet poshtë pallatit”- shprehen banorët.

Detajet nga policia: Xhuvani u kap me pistoletë në dorë, bëri rezistencë
Ditën e sotme rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish-punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal ‘Gjeta’, ka ndodhur një vrasje.

Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja.

Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sina është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parëpasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.

Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.

Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.

Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona.

Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giaampaolo Azzola.

Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :

1. Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola, 53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.

Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.

Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruatjes e fizike, ndërkohë shtetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.

Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.

Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :

• Kostandin Xhuvani, 25 vjeç
• Erald Sina 24 vjeç
• Albano Ballcaj, 19 vjeç

Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ekspertiza
4 trupat e pajetë të 3 të rinjve shqiptarë dhe një italiani i janë nështruar ekspertizës mjeko-ligjor. Kanë qenë 3 të rinjtë shqiptarë që kanë humbur jetën në vend ndërsa shtetasi italian ka pasur shenja jete, por rrugës për në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë pasi plumbi kishte depërtuar pranë zemrës. Mjekësia ligjore ka dokumentuar fillimisht shkaqet dhe rrethanat e vrasjes për 19 vjecarin Arber Demiraj, pasi trupi i tij ka qenë i pari që u tërhoq nga familjarët dhe personalisht nga babai i tij, ish-prokurori i Tiranës Skënder Demiraj dhe më pas morgun e lanë edhe dy të rinjtë e tjerë Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Për shtetasin Italian Paolo Azzolo, 60 vjec pas transportimit nga Spitali i Traumës drejt Morgut të Tiranës kanë qenë përfaqësues të ambasadës italiane që verifikuan dhe konfirmuan gjeneralitetet e viktimës dhe nisën mandej procedurat për rikthimin e tij në atdhe. Sipas burimeve nga Mjekësia ligjor 3 të rinjtë shqiptarë kanë marrë plumbin në kokë, nga ku dy prej tyre brenda lokalit ndërsa i treti na makinën e tij Mercedez Benz tip ML me targa 0250N gjë e cila u ka shkatuar vdekjen e menjëhershme. Familjet shqiptare që morën lajmin e kobshëm pas tërheqjes së trupave nisën cermoninë mortore, ndërsa për shtetasin italian procedura pritet të vonojë tërheqjen e trupit.

Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit
Kostandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.
Kostandin Xhuvani eshte emer I perfolur pasi ne vitin 2011 kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.

datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.

Gjykata e denoi vetem me dy vite burg
Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policies. Pas kryerjes se denimit, Konstandin Xhuvani lirohet. (a.n/d.b/News24/BalkanWeb)

Buxheti 2015, rriten të ardhurat

Qeveria synon të mbledhë 43 miliardë lekë të ardhura më shumë vitin e ardhshëm përmes mirëadministrimit dhe rritjes së taksave mbi qytetarët dhe biznesin. Top Channel publikon draftin paraprak të buxhetit 2015, tashmë i përgatitur dhe që së shpejti pritet të miratohet në Qeveri. Sipas tij, të ardhurat totale rriten nga 367.9 miliardë lekë këtë vit në 410.9 miliardë vitin e ardhshëm. Sipas Qeverisë, pjesa më e madhe e kësaj rritje, rreth dy të tretat vijë nga lufta ndaj evazionit, ndërsa 13 deri në 15 miliardë lekë do të jenë rritje direkte e taksave.

Por ku qytetarët do të paguajnë më shumë? Sipas draftit, janë katër zëra taksash ato që sjellin pjesën dërrmuese të shtesës. Së pari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku Qeveria synon të mbledhë rreth 9.5 miliardë lekë më shumë se këtë vit nga administrimi dhe lufta ndaj evazionit dhe informalitetit. Të ardhurat nga akciza dhe tatimi mbi të ardhurat personale do të rriten me nga 7 miliardë lekë secila. Ndërsa ato nga taksat kombëtare me mbi 8.5 miliardë lekë. Akcizat, taksat kombëtare, dhe tatimi mbi të ardhurat personale, janë taksa që vitin tjetër pritet të rriten në disa zëra si tek cigaret, qiratë apo karburantet përmes taksës së qarkullimit.

Këto janë ndryshimet në të ardhurat. Në krahun e shpenzimeve, rritja do të jetë më e përmbajtur. Sipas draftit shpenzimet totale shkojnë në 469.9 miliardë lekë nga 456.4 miliardë që janë këtë vit. Thuajse e gjithë kjo rritje shkon tek shpenzimet korrente dhe vecanërisht tek pagesat për interesat e borxhit që rëndohen me rreth 13 miliardë lekë. Ndërsa investimet, zëri më produktiv i shpenzimeve qeveritare do vijojnë të tkurren sërish ndonëse me vetëm 1.5 miliardë lekë.

Nis ulja e borxhit

Drafti paraprak i buxhetit tregon se përballë angazhimit të shpallur për uljen e borxhit, vitin tjetër politika fiskale hyn në një raund të fortë konsolidimi. Deficiti buxhetor ulet nga 6.4 për qind e Prodhimit Kombëtar që është këtë vit në 4 për qind vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se në 2015, hapsira e Qeverisë për të marrë borxh ngushtohet me 2.3 për qind ndaj Prodhimit Kombëtar. Por si do të kompensohet ky korrektim? Shifrat tregojnë se pjesa dërrmuese, vjen nga krahu i të ardhurave. Përkatësisht Qeveria angazhohet që vitin tjetër t’i rrisë të ardhurat me 1.5 për qind ndaj Prodhimit Kombëtar, ndërsa shpenzimet konsolidojnë pjesën e mbetur prej 0.8 për qind.

Por kjo politikë ngre dy pyetje? Së pari objektivi për të mbledhur 43 miliardë lekë më shumë të ardhura duket ambicioz, aq më tepër kur pjesa më e madhe e tij synohet nga lufta ndaj informalitetit. Qeveria ka nisur se fundi disa aksione kunder evazionit dhe informalitetit, por përballë këtij plani mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Fondit Monetar, i cili zakonisht ka një qëndrim me te rezervuar ndaj programeve optimiste.Se dyti, përtej opinionit të fondit pyetja tjetër lidhet me efektet që ky korrektim i fortë mund të ketë në rritjen ekonomike. Ajo çka shifrat tregojnë është se përballë detyrimit për të ulur borxhin, vitin tjetër kontributi sektorit publik në rritjen ekonomike do të jetë me i ulet se viti qe po leme pas. Tashmë mbetet për t’u parë se a do të mundet sektori privat të rritet mjaftueshëm për të kompensuar këtë efekt, por edhe për të gjeneruar përshpejtimin e rritjes ekonomike, të cilën Qeveria e parashikon 3.3 për qind vitin e ardhshëm.
/ Top Channel