LAJMET NGA KOSOVA

  • Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    28 Tetor, 2021

    EscobarZëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

    Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ...

  • Less: Serbia mund t’i përdorë Rusinë, Kinën e Turqinë kundër Shba-ve

    27 Tetor, 2021

    LessSHBA-të janë në një pozitë të vështirë, të cilës të emëruarit e rinj nuk mund t`i shpëtojnë, thotë Timothy Less, ekspert britanik nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Cambridge.

    Ambasadori i ri i SHBA-ve në Beograd, Christoher Hill në veçanti do ta gjejë mjedisin strategjik të transformuar nga hera e fundit që ai punoi në Ballkan.

    Asokohe SHBA-të ishin në ...

  • Ambasadori gjerman: Politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë

    26 Tetor, 2021

    Jörn RohdeAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.

    Duke komentuar vendimin e fundit të autoriteteve serbe, që t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen ekipit të Kosovës në Kampionatin Ndërkombëtar të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, Rohde ka cituar reagimin e Bashkimin Evropian duke thënë se normalizimi afatgjatë i ...

  • Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

    25 Tetor, 2021

    BoksReagon Federata Ndërkombëtare e Boksit, AIBA dhe autoritetet e Kosovës pasi Serbia ndaloi në kufi dhe nuk lejoi përfaqësuesen e Kosovës që të merrte pjesë në Kampionatin e Boksit që zhvillohet në Beograd.

    Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të  Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që zhvillohet në ...

  • Kamberi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen në Serbi

    25 Tetor, 2021

    KamberiNë një intervistë për Zërin e Amerikës deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen në Serbi. Deputeti Kamberi foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të clën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar.

    I ndodhur ...

  • Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

    23 Tetor, 2021

    OsmaniKosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten (22 tetor) se dy diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë janë shpallur persona të padëshiruar (non grata) dhe janë urdhëruar të largohen nga vendi.

    Ajo tha se i ka kërkuar zëvendëskryeministres, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme ...

  • Kupchan: Ballkani të përgatitet për rikthim të angazhimit intensiv amerikan

    23 Tetor, 2021

     

    Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se rajoni i Ballkanit gjendet në listën e prioriteteve të administratës amerikane.

    Kupchan, njëherësh profesor në Universitetin Georgetown në Uashington, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkojnë forcat për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në rajonin e Ballkanit, në ...

  • BB: Në Shqipëri e Kosovë rimëkëmbje e fortë e ekonomisë

    22 Tetor, 2021

    WorldBankGroupShqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur sot raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga ...

  • Pak përparim: Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën

    20 Tetor, 2021

    Tomas Szunyog dhe Albin KurtiNë raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.

    Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve ...

  • Albin Kurti: Koprrac me pare private, dorëshlirë me pare të shtetit!

    19 Tetor, 2021


    Seanca e Kuvendit të Kosovës – fjala e Kryeministrit Albin Kurti: “Keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global. A e dini pse keni nënshkruar këtë dhe që do t’ia bleni gjithë energjinë elektrike që e prodhojnë pavarësisht sa na duhet? Sepse ju me para të shtetit jeni shumë dorëshlirë e me para tuaja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"