LAJMET NGA KOSOVA

  • Ambasadat gjermane përgatiten për fluksin e vizave

    18 Tetor, 2019

    punetoretShumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.

    Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së ...

  • Dy te arrestuar në veri të Kosovës për rastin Ivanoviq

    16 Tetor, 2019

    policePolicia e Kosovës ka arrestuar sot një oficer policor në veri të vendit dhe një person tjetër të dyshuar për lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, në fillim të vitit 2018.

    Aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të ditës së mërkurë në veri të Kosovës. Policia bën të ditur se është në kërkim ...

  • Ndërpritet verifikimi i votave nga Serbia – zyrtarët ankohen për alergji

    14 Tetor, 2019

    kqzNë Kosovë, autoritetet ndërprenë të dielën procesin e verifikimit të votave të dërguara me postë nga Serbia, pasi që një numër i zyrtarëve që ishin në kontakt me zarfet e hapura shfaqën shenja alergjie.

    Besnik Buzhala nga Divizioni i shërbimit të votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se “tek disa zyrtarë u shfaqën disa shenja alergjie në fytyrë dhe ...

  • Kosovë: Hetime rreth zarfeve që dyshohet se shkaktuan helmim

    14 Tetor, 2019

    Votimet9 persona u dërguan në qendrën spitalore në Kosovë, pas kontaktit me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Tani në hetimet për ekzaminimin e zarfeve do të përfshihen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

    Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po presin rezultatet e hetimeve të policisë rreth zarfeve të votimeve të ardhura nga Serbia, numërimi i të cilave tani duhet të ...

  • Joseph: Shtëpia e Bardhë beson se Grenell do ta bindë Gjermaninë

    9 Tetor, 2019

    JosephAnalisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell, së bashku me të dërguarin tjetër amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, qëndrojnë të mërkurën në Kosovë. ...

  • Richard Grenell, viziton Kosovën

    9 Tetor, 2019

    GrenellI dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd.

    Nuk janë dhënë hollësi rreth takimeve që do të zhvillojë ai përveç njoftimit nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do ta pres zotin Grenell pas mesditës së të ...

  • Bashkim kombëtar? Albin Kurti flet për idenë e federatës

    8 Tetor, 2019

    albiniAlbin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka folur për mundësinë e bashkimit kombëtar si dhe për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.

    “Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Kemi 50 të tilla që ...

  • SHBA: Presim që qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë

    8 Tetor, 2019

    Departament of StateNë deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

    Shtetet e Bashkuara tha zëdhënësi, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.

    “Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me ...

  • Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

    8 Tetor, 2019

    Analistet Edward dhe JanuszUdhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, i thanë Zërit të Amerikës se vazhdimi ...

  • Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje kryeson

    7 Tetor, 2019

    Albin KurtiZgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, shënuan ndryshim të madh në skenën politike. Pas 12 vjetësh në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës do të kalojë në opozitë.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me mbi 98.15 për qind të votave të numëruara, lëvizja Vetëvendosje është në epërsi me 25.55 për qind të votave e pasuar nga Lidhja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"