LAJMET NGA KOSOVA

  • Vuçiç: Platforma e Prishtinës për dialog me Beogradin -“fund i dialogut”.

    9 Mars, 2019

    VucicNënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Serbisë u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun.

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot në Beograd se Platforma e dialogut me Beogradin, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës “në thelb paraqet vendimin e Prishtinës për ...

  • A janë opsion real zgjedhjet e parakohshme?

    6 Mars, 2019

    zgjedhjetZgjedhjet e parakohshme po shihen nga partitë më të mëdha opozitare, jo vetëm si opsion për realizimin e ambicieve të tyre për të marrë pushtetin, por edhe për rritjen e efikasitetit dhe vendimmarrjes në institucionet e Kosovës.

    Ndërkohë që koalicioni aktual qeverisës, me gjithë mospajtimet e brendshme rreth disa çështjeve, po e vazhdon punën duke mos i marrë parasysh zgjedhjet ...

  • Përpjekje për marrëveshje. I dërguari amerikan në Beograd dhe Prishtinë për të nxitur palët

    5 Mars, 2019

    David-HaleZëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

    Në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “në Beograd ai do të zhvilloje bisedime me ...

  • Kosovë, manifestime për 20 vjetorin e fillimit të luftës

    5 Mars, 2019

    Në Kosovë u mbajtën të martën manifestimet për të shënuar fillimin e luftës gati dy vjeçare që u kurorëzua me pavarësinë e vendit. Njëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë së arritur me përkrahjen e partnerëve të saj: Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, vendosja e tarifave ndaj Serbisë ka bërë që marrëdhëniet me aleatët të bien nivelin më të ulët. Kjo ka çuar ne përplasje brenda udhëheqjes ...

  • McAllister: Qeveria e Kosovës ta pezullojë taksën ndaj Serbisë

    4 Mars, 2019

    Mcallister RamushKryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha në Prishtinë se Parlamenti Evropian e do Kosovën dhe Serbinë shumëetnike.

    Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me një grup eurodeputetësh që po qëndrojnë në Kosovë, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj produkteve ...

  • Kritikohet ashpër platforma e Prishtinës për dialog me Serbinë

    27 Shkurt, 2019

    parlamenti ksKomisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, përkundër opozitës, procedoi platformën për dialog me Serbinë. Ndërkohë një deklaratë e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, gëzon Haradinajn e nervozon Vuciqin.

    Kritika të ashpra i janë bërë  platformës së dialogut  me Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, platformë kjo që megjithatë pa përkrahjen ...

  • Florian Hahn: Nuk ka pse të refuzohet marrëveshja e ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi

    27 Shkurt, 2019

    HahnNë intervistë ekskluzive me DW, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe dialogun Kosovë-Serbi

    Deutsche Welle: Zoti Hahn, disa ditë më parë, ju patët  një deklaratë për Shqipërinë, ku kritikonit hapin e opozitës për dorëzimin e mandateve. Cilat ishin reagimet që morët nga partia partnere ...

  • Haradinaj: Tarifat ndaj mallrave serbe pengojnë formalizimin e ndarjes së Kosovës

    25 Shkurt, 2019

    HajredinajKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se tarifat ndaj mallrave serbe po e pengojnë formalizimin e ndarjes së Kosovës, ndërsa kritikoi një pjesë të politikanëve në Kosovë e Bruksel se e kanë shndërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në atë për territore.

    Ai i bëri këto komente gjatë një akademie përkujtimore kushtuar veprimtarit shqiptar për ...

  • Kosovë-Serbi, mund të ketë destabilizim të rajonit

    20 Shkurt, 2019

    Instituti RIDEANë konferencën e organizuar në Prishtinë nga Instituti RIDEA u tha se 62 % e qytetarëve të Kosovës e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi. Por politikanët patën dallime në qëndrime lidhur me dialogun me Serbinë.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën, se “mund të ketë destabilizim të rajonit, nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë”. Prandaj presidenti  tërhoqi  vërejtjen se ...

  • Mogherini: Nuk do të ketë bisedime pa u hequr tarifat ndaj Serbisë

    19 Shkurt, 2019

    MogheriniShefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"