LAJMET NGA KOSOVA

  • Fillon puna në themelimin e Asociacionit të komunave serbe

    5 Prill, 2018

    thaci mogherini vucicLista Srpska i ka dhënë ultimatum qeverisë së Kosovës që deri me 20 prill të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të shpallte njëanshëm një asociacion. Në Prishtinë nisen hapat e parë…

    Qeveria e Kosovës me mbështetje edhe të Presidentit Hashim Thaçi, riaktivizoi ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin ...

  • Kosovë: Parlamenti heton deportimin e gjashtë shtetasve turq

    5 Prill, 2018

    parlamenti ksKuvendi i Kosovës e ka mandatuar Komisionin Hetimor që të shqyrtojë përputhshmëritë e procedurave të ndjekura me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, lidhur me arrestimin dhe deportimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

    Pas një seance të jashtëzakonshme dhe debateve të gjata deri në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë (04.04), Parlamenti i Kosovës me shumicë votash miratoi ...

  • Ndalohen pas protestës së rrugës, 23 vetë nga Kukësi dhe rrethinat

    1 Prill, 2018

    protestaProtesta e djeshme e qytetarëve të Kukësit kundër taksës së kalimit në Rrugën e Kombit u zhvendos sot te komisariati i policisë për të kërkuar lirimin e të ndaluarve.

    Policia e Kukësit ka ndaluar 23 shtetas nën akuzat për shkatërrim prone me zjarr dhe kundërshtim i policisë gjatë protestës së djeshme në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit te Kalimashit.

    Sipas policisë, ...

  • Kosovë; shkarkime, shqetësime e reagime për deportimin e shtetasve turq

    31 Mars, 2018

    deportuaritMëngjesi i së premtes i gjeti familjarët e shtetasve turq të arrestuar e deportuar një ditë më parë me kërkesë të Ankarasë, para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, pasditja para ambasadës turke në Prishtinë, ndërsa nata në oborrin e aeroportit të vjetër të Prishtinës.

    As pritja nga zyrtarët e qeverisë nuk u ka mjaftuar atyre për të sqaruar se cili ...

  • Serbia mban ushtrime ushtarake pak ditë pas incidentit në veriun e Kosovës

    29 Mars, 2018

    ushtria serbeNën vështrimin e mprehtë të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të huaj, ushtria e Serbisë përveshi muskujt të enjten duke shtënë me municione lufte në një sulm të improvizuar ndaj pozicioneve të kryengritësve në një terren stërvitjesh në lindje të Beogradit.

    Stërvitja me emrin e koduar “Sinergjia 2018″, u krye tri ditë pasi policia e Kosovës përdori forcën ...

  • Qarqet diplomatike në Berlin: Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet

    29 Mars, 2018

    imagePas deklaratave të BE-së dhe SHBA-së edhe nga Gjermania vijnë tone apeluese në drejtim të Kosovës dhe Serbisë vijnë apele për qetësim dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Pas acarimit të kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, edhe nga Gjermania vijnë apele për normalizimi.  Nga qarqet diplomatike unë Berlin  bëhet  thirrje palëve që të tregohen konstruktive dhe ...

  • Lista Srpska “ultimatum” qeverisë së Kosovës

    29 Mars, 2018

    MitrovicaPrishtina zyrtare nuk pranon ultimatume dhe e cilëson të rrezikshme idenë që serbët e Kosovës në mënyrë të njëanshme ta themelojnë asociaiconin e komunave me shumicë serbe.

    Qeveria e Kosovës e ka hedhur poshtë “ultimatumin” e listës Srpska për themelimin në mënyrë të njëanshme të Asociacionit të komunave serbe. Qeveria e Kosovës tha se ajo “nuk funksionon nën ultimatume të ...

  • Presidenti serb këshillohet me presidentin rus për zhvillimet në Kosovë

    28 Mars, 2018

    putin vucicPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike këshilla se si “t’i kundërvihet dhunës dhe agresionit” të Kosovë ndaj serbëve.

    Në një komunikatë të zyrës së presidenti serb, thuhet se ai e ka informuar presidentin rus mbi “sulmin brutal” të policisë së Kosovës ndaj një zyrtari serb të ...

  • Përfaqësuesit serbë paralajmërojnë për asociacionin e komunave ku janë shumicë

    28 Mars, 2018

    ZSOPërfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë sot që nëse Prishtina dhe perëndimi nuk e themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, atëherë do ta bëjnë ata vet.

    Kjo u tha në një takim të kryetarëve dhe deputetëve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila u mbajt në veriun e Mitrovicës, dy ditë pasi ...

  • Federica Mogherini të martën në Beograd

    27 Mars, 2018

    MogheriniShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkon të martën pasdite në Beograd, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    Në një njoftim të zëdhënëses së saj Maja Kocijançiç, thuhet se “në kthim nga Tashkenti ku ndodhej në një konferencë për Afganistanin ajo do të qëndrojë në Beograd për të diskutuar me presidentin serb për të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"