LAJMET NGA KOSOVA

  • Reuters: Në më pak se një vit, normalizim i plotë marrëdhëniesh Kosovë-Serbi

    7 Dhjetor, 2022

    VjosaBashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve.

     

    Kështu ka thënë të martën një diplomat i lartë i BE-së, duke folur në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

    Projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti. Presin që dy ...

  • Borrell: Kosovës dhe Serbisë u kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit për marrëveshje

    7 Dhjetor, 2022

    BorellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën në Tiranë se ka një moment të rëndësishëm në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë të dyja palëve u është dorëzuar versioni i fundit i propozimit për një marrëveshje, duke ju referuar propozimit që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e ...

  • Kurti: Kosova ndanë orientime dhe interesa të përbashkëta me SHBA-të

    5 Dhjetor, 2022

    Albin usaid McKeePas presidencës, adresë e ndihmës administratores së USAID-it, Erin E. McKee ka qenë Qeveria e Republikës. Në zyrën kryeministrore, McKee u prit nga shefi qeveritar, Albin Kurti. Pas takimit dyshja folën para gazetarëve.

     

    Sipas kryeministrit ndihma e USAID-it deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollar dhe përshkon secilën fazë të historisë si shtet.

    Ai tha se fushëveprimi i ...

  • Vuçiç fyen Albin Kurtin dhe kërcënon se nuk do të shkojë në takimin e Tiranës

    5 Dhjetor, 2022

    VucicPresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kërcënon se nuk do të shkojë në Tiranë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Arsye për pakënaqësinë në Beograd është reagimi i vakët i BE-së.

     

    Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitetet në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviçin si zëvendësen e tij, ka shkaktuar ...

  • Dështon rezoluta që kërkon dialog me serbët për rikthim në institucione

    30 Nentor, 2022

    AlbinNë Kuvendin e Kosovës të mërkurën, më 30 nëntor, nuk ka kaluar një rezolutë e propozuar nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që kërkonte veprime të Qeverisë në lidhje me rikthimin e serbëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës.

    Qindra serbë të Kosovës nga katër komunat veriore të vendit, që nga fillimi i nëntorit kanë dhënë dorëheqje nga ...

  • Kurti: Shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit është obligim kushtetues

    30 Nentor, 2022

    AlbinKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku është ftuar në interpelancë ka folur rreth zhvillimeve të fundit për targat në veri dhe arritjes së ujdisë në Bruksel.

     

    Kryeministri Kurti tha shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit nuk është diçka e jashtëzakonshme, por është obligim kushtetues e ligjor, i institucioneve të sigurisë dhe është ...

  • BE dakordohet për liberalizim të vizave për Kosovën

    30 Nentor, 2022

    beAmbasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё pёr për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

     

    Konform mandatit tё miratuar, Presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, thuhet ne komunikatën pёr shtyp lёshuar nga BE.

    Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky lidhur ...

  • Marrëveshjet e Berlinit krijojnë lehtësira për njohjen e diplomave

    29 Nentor, 2022

    Ballkani perendimorMarrëveshjet e nënshkruara nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, do të mundësojnë njohjen e diplomave universitare dhe mundësi punësimi në këto vende. Në një përgjigjeje për Radio Kosovën, Ministria e Arsimit thekson se, tashmë do të ketë procedura të thjeshtësuara për njohjen e tyre. Ndërsa, ekspertët thonë se lehtësira do të ketë ...

  • Gëzuar 28 Nëntorin!

    28 Nentor, 2022

    flamuri

    Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

    Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

    Gëzuar e për Shumë Vjet Festën e Flamurit!

    Gëzuar festën e pavarësisë!

  • Kurti: 28 Nëntori, data më e madhe e shqiptarëve

    25 Nentor, 2022

    AlbinAmbasada e Shqipërisë në Kosovë i ka bërë bashkë liderët shtetëror e politik, deputetë e ambasadorë të akredituar në Kosovë për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

     

    Kryeministri, Albin Kurti 28 Nëntorin e ka quajtur datën më të madhe të shqiptarëve.

    “Sot, kjo është data më e madhe e shqiptarëve si datë e themelimit të shtetit të kombit, andaj ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"