LAJMET NGA KOSOVA

  • Vetëvendosje hedh ngjyrë mbi makinën e ministrit të brendshëm

    22 Korrik, 2016

    vetura supLëvizja Vetëvendosje tha se veprimtarët e saj kanë hedhur ngjyrë mbi makinën e ministrit të punëve të brendshme, Skënder Hyseni, në një “aksion simbolik” në shenjë protestë ndaj “ndalimit të hyrjes në Kosovë të dy veprimtarëve të kësaj lëvizjeje nga Shqipëria.

    Vetëvendosje tha se autoritetet u kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Dejona Mihalit dhe Bashkim Rodonit si dhe ka ...

  • Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

    21 Korrik, 2016

    thaci perkulet xhelatvePoezia e Çun Lajçit për vizitën dhe përkuljen e kreut të shtetit Hashim Thaçi në Grackë të Lipjanit, para pllakës përkujtimore të 14 serbëve të vrarë 17 vjet më parë.

    Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

    Ti përkulesh pranë varreve, ata na vranë
    Krenarinë tonë e bane urë,
    E shpërlanë ndergjegjen tande e fajin e tyne,
    Ata na çnjerzuen!

    Ti ...

  • Pas 3 gushtit, Demarkacioni drejt ratifikimit apo anulimit

    21 Korrik, 2016

    kuvendi ksMarrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti pritet të marrë një përgjigje definitive nga Kuvendi i Kosovës. Opsionet janë ratifikimi apo anulimi i saj.

    Pas shumë deklaratave për dhe kundër të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të ...

  • Përndjekja e aktivistëve nga Republika e Shqipërisë – Qeveria e Kosovës sot, si ajo e Serbisë dikur

    21 Korrik, 2016

    LVVKonferenca e sotme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u fokusua në masat që ka ndërmarrë pushteti lidhur me dëbimin nga Kosova të aktivistëve që kanë përgjegjësi të caktuara në VETËVENDOSJE! e që janë nga Republika e Shqipërisë. Para dy ditësh, Policia e Kosovës ka ndaluar në kufi Koordinatoren e Komiteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Dejona Mihali, e ka mbajtur për tri ...

  • Lëvizja turke Gylen me ndikim në sistemin e arsimit në Kosovë

    20 Korrik, 2016

    Mehmet Akif CollegeTurqia ka shtrirë ndikimin e saj në Kosovë dhe përgjithësisht në rajonin e Ballkanit përmes hapjes së shkollave, kryesisht në nivel fillor dhe atë të mesëm. Këto shkolla funksionojnë në disa komuna të Kosovës, kurse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ato janë të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe veprojnë sipas plan programeve shkollore të ...

  • Përplasjet politike shtyjnë reformën zgjedhore

    20 Korrik, 2016

    parlamentiReforma zgjedhore nuk do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës, përpara se të zgjidhen problemet apo çështjet, për të cilat ka kundërshtime të skajshme ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike të Kosovës, në pushtet dhe opozitë.

    Kuvendi i Kosovës, pas përplasjeve të forta dhe punës në kushte të rënduara gjatë disa ...

  • Turqia shtrinë ndikimin në Kosovë

    18 Korrik, 2016

    rama erdogan thaciTurqia është vendi që ka shtrirë në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit ndikimin e saj të madh.

    Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Turqia zë vendin e parë sa i takon investimeve në Kosovë me mbi 290 milionë euro. Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të agjencive turke që ndihmojnë në zhvillimin e projekteve ...

  • Zbulohet “Plani Special” për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi!

    16 Korrik, 2016

    kufiriDemarkacioni me Malin e Zi, një nga çështjet më problematike gjatë muajve të fundit, ka gjasa që shumë shpejt të marrë një rrjedhë krejt tjetër. Gazeta Blic nga burime të saja të përfshira në këtë proces ka marrë vesh se, është duke u diskutuar një “plan special” se si të zgjidhet përfundimisht ky proces.