LAJMET NGA KOSOVA

  • Dyshohet për varrezë masive në oborrin e UP-së, vërtetohet ditëve në vijim

    13 Qershor, 2016

    upPas dyshimeve të ngritura ditë më parë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës, konkretisht në hapësirën mbrapa Rektoratit, ekziston një varrë masiv me trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë ditëve në vijim të nisin gërmimet në këtë hapësirë.

    KosovaPress ka filmuar zonën në të cilën dyshohet ...

  • Edhe historianët kundër demarkacionit me Malin e Zi

    10 Qershor, 2016

    demarkacioni ksShenjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk po ratifikohet në Parlament. Kjo vijë demakracioni vazhdon të kundërshtohet nga ana e ekspertëve, sepse në dëm të Kosovës janë rreth 8 mijë hektarë të rrethinave të Pejës, Rugovës dhe Podgurit.

    Pikërisht delimitimi i kufijve të trevave shqiptare ka qenë fokusi i kumtesave ...

  • Fajon: Demarkacioni kusht absolut për liberalizim

    10 Qershor, 2016

    Tanja FajonRaportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën,Tanja Fajon, i ka bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, me qëllim të hapjes sëprocesit të liberalizimit të vizave.

    Ajo tha se brenda javës së ardhshme komiteti i Parlamentit të Evropës për liritë civile, drejtësinë dhe sigurinë, ...

  • VV-ja e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet Kosovë-Serbi

    9 Qershor, 2016

    Kuvendi i KSPas rreth dy muajve kur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e bojkotuan Kuvendin e Kosovës, sot Lëvizja Vetëvendosje si e vetme iu kthyen sërish Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje para se të hynin në sallën ku pritej të fillonte seanca e rregullt, janë shprehur do të marrin pjesë ...

  • Deputetët të shqetësuar me vendimin për zonën rreth manastirit të Deçanit

    9 Qershor, 2016

    Manastiri i DecanitNë Kuvendin e Kosovës, disa deputetë, qoftë nga radhët e partive në pushtet, apo edhe në opozitë,kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të dy vendimeve të qershorit të vitit 2015 të Gjykatës Supreme në lidhje me pronat e manastirit të Deçanit.

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kishte sjellë si efekt ...

  • Fjalimi i Visar Ymerit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

    9 Qershor, 2016

    VisarTash e sa kohë përballemi me dy lloj uzurpimesh të territorit, tokës, e pronës në Kosovë.

    Në njërën anë ky regjim koncesionarësh i krijon Zajednicë Serbisë, i fal toka Malit të Zi, ndërsa në anën tjetër pjesën e mbetur e ndajnë mes vete.

    Kjo është e vërteta e këtij vendi – i cili do të duhej të ishte Republikë e qytetarëve, ...

  • Opozita kërkon komision të veçantë për Demarkacionin

    6 Qershor, 2016

    harta demarkacioniPërderisa Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur të procedojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, partitë politike opozitare, thonë se do të angazhohen që kjo marrëveshje, siç qëndron aktualisht, të mos kalojë.

    Sipas tyre, për të zgjidhur ketë çështje duhet të formohet një komision i ri qeveritar me pjesëmarrje të ekspertëve ...

  • Marrëveshjet e dëmshme do t’i kundërshtojmë edhe më fuqishëm

    6 Qershor, 2016

    Visar dhe GlaukNë mbledhjen e sotme të kryesisë dhe të Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, u morr vendim që t’i kthehemi punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    “Ne do ta bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë përherë në Kuvend, ku do të marrim pjesë në diskutimet dhe votimet e dokumenteve që nxirren nga Kuvendi. Çfarëdo tentimi i regjimit për ...

  • Nga takimi i kryetarit Visar Ymeri, me presidentin e Republikës së Shqipërise, Bujar Nishani

    3 Qershor, 2016

    nishani vetevendosjeDeklarimi i kryetarit të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri, pas takimit me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. 

     

    Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

    I thashë Presidentit se kufijtë ...

  • Shqipëri-Kosovë, qeveritë diskutojnë rrugën e përbashkët të së ardhmes

    3 Qershor, 2016

    Qeveri-Shqiperi-KosoveKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në këto dy vite “fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën amë me të njëjtën abetare, duke njehsuam sistemin parauniversitar, kurrikulat tona, duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar”. “Kemi nxitur bashkëpunimin universitar në fushën e kërkimit shkencor”, tha ai.

    Më pas, duke folur në hapje të mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës, ai shtoi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"