LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinë

    1 Gusht, 2022

    BarikadaKërkesa që për një muaj të shtyhet vendimi i reciprocitetit me Serbinë u bë nga SHBA-së pas tensioneve në veri. Qeveria e Kosovës tha se kusht për shtyrje të vendimit është heqja e barrikadave serbe.

     

    Qeveria e Kosovës e shtyu për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit me Serbinë për dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të ...

  • Qeveria: Jemi të përkushtuar që t’i përgjigjemi çdo situate të sigurisë

    1 Gusht, 2022

    AlbinInstitucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë, u tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

     

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të mbajtur më 31 korrik, u diskutua për dy vendimet e Qeverisë lidhur me targat ...

  • Petkoviq: Po nisim formimin e Asociacionit

    1 Gusht, 2022

    PetkovicDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më 30 korrik se përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

     

    Gjatë një konference për media në Serbi, ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin dorë nga synimi ...

  • Hulumtim i REL-it: Milionat e Serbisë dhe Kosovës për persona dhe kompani nga lista e zezë e SHBA-së

    29 Korrik, 2022

    investimet serbeIndividë dhe kompani nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat u sanksionuan nga Uashingtoni për shkak të dyshimeve për krim të organizuar ndërkombëtar, marrin miliona nga buxheti i shtetit serb, tregon një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
    Sanksionet e Departamentit të Financave të SHBA-së, të cilat u shqiptuan në dhjetor të vitit 2021 kundër ...

  • Kurti: Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke

    29 Korrik, 2022

    KurtiKryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të re, duke qenë se sfidat në botë janë duke u shtuar.

     

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington, zoti Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë ...

  • Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

    29 Korrik, 2022

    EscobarI dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.

     

    “Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompentent në marrëdhënien tonë në rajon. ...

  • Nënshkruhet Marrëveshja mes Kosovës dhe MCC, vlera 236.7 milionë dollarë

    27 Korrik, 2022

    Nënshkruhet Marrëveshja mes Kosovës dhe MCCKa përfunduar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

     

    Nënshkrimi është bërë në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, nga Alice P. Albright, shefe ekzekutive e MCC-së dhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ...

  • Kosovë: Osmani dhe Kurti në SHBA

    27 Korrik, 2022

    Vjosa Albin AntonyPresidentja e Kosovës Osmani dhe kryeministri Kurti po qendrojnë në SHBA, ku marrin pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes për Programin MCC, një projekt ky nga i cili Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë.

     

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin euroatlantik ...

  • Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti takohen me Sekretarin Blinken

    27 Korrik, 2022

    Osmani Kurti BlinkenPresidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u takuan të martën në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

     

    Pas takimit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se falënderoi dy udhëheqësit për mbështetjen e tyre për Ukrainën ...

  • Presidentja e Kosovës për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt: Mos prisni përshëndetje speciale

    22 Korrik, 2022

    Meta VjosaE pyetur për rezolutën që miratoi Kuvendi i Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, Osmani është shprehur se nuk duhet pritur një përshëndetje speciale sepse rezoluta thotë atë që çdo shqiptar e thotë çdo ditë.

     

    Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që çdo shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri apo kudo qoftë e ka thënë deri sot, që  lufta çlirimtare ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"