Ambasadorja Viets: Gjermania do t’i kthejë brenda javësh të ikurit nga Kosova

Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se ata që po migrojnë nga Kosova, po mashtrohen sepse nuk mund të përfitojnë strehim në Bashkimin Evropian.Sipas saj, brenda pak javësh, Kosovën e pret vala e kthimit të atyre që, muajve të fundit, kanë migruar në rrugë të paligjshme në vendet e BE-së.
Viets ka thënë se vendi i saj është përballur me shumëfishim të numrit të strehimkërkuesve nga Kosova, të cilët nuk kanë pothuajse asnjë mundësi që të sigurojnë qëndrim në Gjermani.
“Në muajin nëntor të vitit 2014 ishin 600 veta, në dhjetor ishin 1 mijë e 956 dhe në janar 3 mijë e 630. Përqindja e atyre që mund të përfitojnë është 1.1 apo 1.2 për qind. Kjo do të thotë se presim një valë të kthimeve brenda pak javësh dhe kjo do të jetë një sfidë për qeverinë”, ka thënë pos tjerash Viets

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>