Suedia nuk i pranon emigrantët nga Kosova

Me procedurë të përshpejtuar do të vendoset dhe do të kthehen prapa të gjithëPersonat që në Suedi kërkojnë strehim dhe që vijnë nga shtetet e Ballkanit, nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe nga Kosova.
Enti shtetëror për emigrim, Migrationsverket, i Suedisë do të ndjekë përvojat e Gjermanisë dhe do të kthejë prapa të gjithë personat që kërkojnë azil në Suedi e që vijnë nga shtete e gadishullit ballkanik. Këtu parasegjithash hyjnë shtetetasit që vijnë në Suedi për të kërkuar azil nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia dhe nga Kosova. Kërkesat e të gjithë emigrantëve që vijnë nga këto shtete do të shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar, më së gjati për pesë javë, dhe të gjithë do të kthehen prapa prej nga kanë ardhur.
Refuzimi në procedurë të përshpejtuar
Ministria përgjegjëse për emigrantët në Suiedi, rritjen e numrit të azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit e konsideron si fatkeqësi, por shkaqet që ata ofrojnë në kërkesdat për strehim nuk mjaftojnë për përgjigje pozitive. Në të njëjtën kohë kur karvane të tëra nga shtetet e Ballkanit ia kanë mësyer Perendimit, gjendja është shumë më e mjerueshme në shtetet tjera të rrozullit tokësor e parasegjitash ajo në Si ri dhe në Eritrea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>