Aksioni në veri, konfiskohen në `bankë` 1.6 milion euro e 74 milionë dinarë

para mitrovicePolicia e Kosovës në një komunikatë shtesë për aksionin e zhvilluar sot në veri, ku u mbyllën gjashtë filiale të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore”, ka njoftuar se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

 

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se në filialet e kësaj “banke” janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre.

Gjashtë filiale të të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ky aksion është zhvilluar nga Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>