Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).
Të dhënat që u publikuan përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Ndërkaq, gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.
Në publikimin e rezultateve, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se kjo është një ditë rëndësishme për Kosovën, duke shtuar se procesi i regjistrimit do të ndihmojë në shume procese vendimmarrëse.
“Tash kemi një bazë të re për ta ndërtuar nje të ardhme të përbashkët, është një pasqyrë për ne. Ato na ndihmojnë të kemi të dhëna për shumë fusha e cila do të na ndihmojnë në hartim të politikave”, tha ai
Ud. Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, tha se sipas të dhënave Kosova ka 1 602 515 milionë banorë.
“ Për ndërtesat për banim ka kanë rritjen 21.5%, krahasuar me vitin 2011. Numri i banesave të përgjithshme: është rritur me 41.3%, ndërsa numri banesave të zakonshme është rritur me 35% Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 ne vitin 2011 ne 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Jemi ndër top vendet me grup moshat më të reja. Në arsim kemi ulje të shkallës së analfabetizmit nga 3.85% në 2.27% ne 2024, dhe është një tregues i përparimit të konsiderueshëm të Kosovës në fushën e arsimit. Kurse sa i përket nga demet e luftës janë 154.272 janë të prekura ekonomitë familjare” ne vlerë prej 5 miliardë. Dëme e luftës në njerëz kemi 11.417”, tha ai.
Procesi i regjistrimit u vlerësua edhe nga ekspertët ndërkombëtar.
Kurti: Regjistrimi, thelbësor për planifikim dhe zhvillim kombëtar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke folur për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, tha se po prezantohen rezultatet e para nga regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, teksa falënderoi punën e ASK-së që, sikundër tha ai, ky regjistrim është realizuar brenda 7 javëve, nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti.
“Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, kur është fjala për regjistrime, përbën një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistika në kohë janë me vlerë shumë të madhe”, tha Kurti.
Tutje, ai bëri të ditur se regjistrimi i fundit ishte realizuar në vitin 2011.
Kurti tha se falë standardeve të avancuara dhe të teknologjisë është bërë një pasqyrë e saktë e raritetit tonë dhe bazë e re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen e vendit tonë.
Ai më tej shtoi se regjistrimi i popullsisë është më shumë sesa mbledhja e statistikave, që, sipas tij, është pasqyrë e qartë që evidenton se kush jemi, çka jemi, sa jemi e si jemi dhe si mund të ecim përpara.
“Të dhënat e regjistrimi janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe zhvillimit kombëtar”, tha Kurti, teksa shtoi se ato na mundësojnë ta kuptojmë kushte demografike, kushte ekonomike e sociale, si dhe sfidat që na presin përpara.
rtk