Nuk ishte ky thjesht një udhëtim me tren. Do të ishte treni i parë direkt për gati dy dekada mes kryeqytetit serb, Beogradit dhe Mitrovicës veriore, qytet ky në veri të Kosovës i banuar me serbë.
“Shqiptarët treguan se duan luftë”, tha Nikolic. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, akuzoi Serbinë për provokim të shumicës shqiptare në Kosovë, me qëllim të përsëritjes, sic thotë ai, të Krimeas, për marrjen e kontrollit të veriut të Kosovës.
Në vend se të promovojë lëvizjen e lirë, treni për Mitrovicën veriore po kërcënon të heq nga binarët procesin negociator mes Kosovës e Serbisë të udhëhequr nga BE. Në këtë proces të dy palët kanë arritur marrëveshje në gjithcka, që nga strukturat e drejtësisë deri në një kod ndërkombëtar telefonik për Kosovën, të arrtur muajt e fundit.
Mirëpo, autoritetet serbe vendosën që ta mbishkruajnë trenin me shenja e figura. Brenda trenit, kishte piktura të të shenjtëve të Kishës ortodokse, kurse në pjesën e jashtme kishte slloganin “Kosova është Serbi” të shkruajtur në 21 gjuhë të ndryshme.
Autoritetet në Prishtinë e kapen karremin dhe dërguan policinë për ta parandaluar trenin të futej në Kosovë. Treni u ndal shumë më herët sesa të vijë në Kosovë, por kishte shkuar mjaftë larg për të mundësuar politikanët në të dy anët të shprehin mllefin.
Në shumë kuptime, kjo është një kontraversitet i projektuar. Beogradi dhe Mitrovica Veriore kanë lidhje direkte nëpërmjet disa linjave të rregullta autobusësh. Në të vërtet, ata bëjnë këtë rrugë për gjysmën e kohës që do ta bënin me tren.
Nuk është një sekret se sllogani “Kosova është Serbi” është një politikë e qeverisë serbe. Në këtë insistim ajo është e përkrahur jo vetëm nga Rusia, por nga një numër prej 80 shtetesh të OKB-së, përfshier këtu edhe Spanjen, Brazilin dhe Nigerinë.
Të gjitha këto shtete refuzojnë ta njohin deklarimin e njëanshëm të pavarësisë të bërë më 2008.
Tensionet eskaluan më herët kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë ër shkak të një urdhër-arresti serb për krime lufte. Ai eventualisht u lirua, por Kosova e pa këtë arrestim si provokim diplomatik.
Cinikët mund të thonë se koha e këtyre ngjarjeve është e lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen në prill, në të cilat zoti Nikolic përballohet me ultra-nacionalistin, Vojislav Sheshel.
Poashtu mund të jetë një element i theksimit nga Beogradi të faktit se Prishtina nuk po bën mjaftueshëm për të implementuar Marrëveshjen e Brukselit të 2013 që kishte për qëllim të normalizonte marrëdhënjet.
Në Kosovë, këto grindje mund të duken të mirëseardhura për zhvendosjen e vëmndjes nga përballimi i liderëve me tribunalin për krime të luftës, i cili mëton të bëjë akuza mbi krimet e supozuara të bëra nga Ushtria Clirimtare e Kosovës në fund të 1990.
ShBA-të jo befasueshëm ka marrë anën e Kosovës, kurse Rusia në të njëjtën masë përkrah Serbinë.
BE thjesht ka kërkuar nga Beogradi e Prishtina që të vazhdojnë bisedimet. Kryeministri serb ka thënë se dëshiron të vendosë një linjë komunikimi me homologët e tij Kosovar për të vendosur një marrëdhënje më të qetë. / ndryshe.net