Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut

BiberPolitologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber në magazinën “Lajmet e fundit” tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë e më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Sipas tij ajo ka qenë më e zëshme sesa shefi i deritashëm, Borell.

 

“Është gjë e mirë që sapo e mori mandatin brenda pak ditësh i mbajti takime, pak ditë pas vizitës së saj në Kijev gjë që konfirmon që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri janë lart në listën e prioriteteve të shefes së re të BE-së”, tha ai.

I pyetur rreth mesazheve të Kallas për zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, Bieber tha se pala e Kosovës duhet t’i përmbushë disa zotime duke përfshirë Asociacionin e gjithashtu pala serbe duhet t’i përmbushë zotimet e saj.

“Nuk kemi pasur ndonjë përkushtim nga ana e Serbisë për zbatim të marrëveshjes së Ohrit, këtë duhet të presim ta shohim. Pyetje është se çka do të jetë vazhdimësia, çka do t’i kërkohet palëve në kuptimin e ripërkushtimit që Serbia të ndalë fushatën e ç’njohjeve apo bllokimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, sa më shumë që Vuçiqi ballafaqohet me opozitën në Serbi, sa më shumë protesta të ketë në Serbi, do të ketë më shumë gjasa që qeveria në Serbi të shkaktojë telashe më shumë në Kosovë që të shpërqendrojë vëmendje.

I pyetur se a do të  SHBA një rol më proaktiv në procesin e dialogut, ai tha se nuk sheh një shenjë të qartë ende sa i përket interesimit të administratës Trump në Ballkan.

Bieber e quajti lajm të mirë që Grenell nuk u bë Sekretar i Shtetit.

“Grenell nuk është emëruar Sekretar Shteti dhe kjo besoj është lajm tejet i mirë për Kosovën e për Ballkanin. Roli i tij ka qenë shumë destruktiv, shumë negativ”, tha ai.

Bieber tha se gjëja më e mirë që do të mund të ndodhte është që SHBA-ja ta injoronte Ballkanin për 4 vite që BE-ja të mos jetë ne defansivë.

“Kur ka qenë Trump president kemi pasur shumë diskutime edhe për shkëmbim territoresh që ka qenë e rrezikshme dhe do ta dëmtonte vetëm Kosovën e do të qonte vetëm në më shumë tensione në rajon. Shpresoj që kjo të mos ringjallet si ide në Administraten Trump”, tha tutje politologu Bieber në RTK.

I pyetur nëse ekziston ende ky rrezik, Bieber tha se nuk beson që qeveria Kurti është e interesuar për këmbim territoresh. “Ka ndërmarrë hapa për të vendosur më shumë autoritet në veri”, tha Bieber.

Ai tha se do të priste që kur te ketë një të dërguar të posaçëm, siç mund të sipas tij, për shembull Grenell, kjo mund të ringjallet.

Kur foli për sulmin në Ibër-Lepenc, Bieber e quajti akt me konotacion terrorist.

“Është një akt i qartë që ka konotacion terrorist me një rol destabilizues, kërcënues, është pjesë e incidenteve që kemi parë. Është gabim i qeverisë që ta fajësonte menjëherë Serbinë. Mendoj që duhet të bëheshin hetime shumë serioze. Edhe për Banjskën, jo që nuk kemi parë, janë një sërë hetimesh të pavarura”, tha ai.

Sipas tij, duket shumë e mundshme që Serbia të mund të jetë e përfshirë, por që nuk duhej gjykuar pa e ditur plotësisht sepse siç tha, ky sulm do të mund të kryhej edhe nga individ e grupe që mund të kenë agjendat e tyre të posaçme dhe për këtë sipas tij, duhej një hetim më serioz.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>