Bildt: Gjërat do të nxehen kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

BildtIsh kryeministri i Suedisë në vitet 1991-1994 e më vonë edhe ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi në vitet 2006-2014, Carl Bildt, është deklaruar për situatën e krijuar në veri të vendit.

 

Me një postim në llogarinë e tij në Twitter, Bildt i cili ka qenë i përfshirë shumë në zhvillimet në Ballkan, deklaroi se situata mund të tensionohet edhe më shumë.

Sipas tij, kjo pasi Kosova ka paralajmëruar se këto ditë do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës”, shkroi ai.

“Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>