Daçiç: Pozita jonë në Kosovë është forcuar

ivica-dacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, para se të nisej për sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se pozicioni i Serbisë në Kosovë është forcuar.

Ai ka shtuar se nuk ka justifikime për mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për të cilat janë arritur marrëveshjet.

Daçiç ka shtuar se sjellja konstruktive e Listës Serbe ka ndikuar në forcimin e pozitës së serbëve në Kosovë, transmeton “Lajmi”.

“Pozicioni ynë është forcuar, duke pasur në mendje konfliktin e brendshëm, destabilitetin, protestat. Lista Serbe kishte sjellje shumë konstruktive, gjë që është në interesin tonë”, ka deklaruar Daçiç për “Radio Beograd”-in para se të nisej për në New York.

I pyetur nëse zgjedhja e Thaçit si president i Kosovës do të jetë temë e diskutimit në takimin e OKB-së, ai ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë, por se mund të përmendet nga ndokush.

Megjithatë, ai theksoi se për Beogradin është shumë e rëndësishme që Prishtina të përmbushë atë që ka premtuar në Bruksel.

“Dhe tani, pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë, nuk ka më justifikime se diçka nuk mund të implementohet dhe Serbia e populli serb po presin që të përmbushet çfarëdo për të cilën është arritur marrëveshje”, theksoi Daçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>