Gërmimet në një varrezë të dyshuar masive në Serbi

vareza masiveTë premten ekspertët e Serbisë dhe të Kosovës hynë në ditën e pestë të gërmimeve në Kizhevak të Rashkës, në Serbinë jugperëndimore, ku besohet se ka një varrezë të dyshuar masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Gërmimet filluan më 30 nëntor pak ditë pasi që hetuesit mjeko-ligjorë duke përdorur pamje satelitore, thanë se ka gjurmë të trupave në një minierë të hapur në Kizhevak.

Shefi i delegacionit të Beogradit në bisedimet për të zhdukurit, Velko Odalloviç, tha të premten se “mund të hamendësojmë se këtu ka midis 15 dhe 17 trupa dhe se procesi i zhvarrosjes dhe identifikimit do të sigurojë përgjigjet për numrin e trupave dhe kush janë ata”.

Shefi i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli, tha se në Kizhevak “gjenden eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët janë transferuar këtu për të mbuluar krimin”. Ai nënvizoi se duhet të jetë përparësi që të gjenden përgjegjësit për krime të tilla dhe të “marrin dënimin e merituar”.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës.

Zoti Makolli tha se beson që ka vende të tjera në Serbi me varreza masive dhe se dy vendndodhje të tilla mund të jenë në afërsi të Novi Pazarit dhe Sjenicës.

Edhe 21 vjet pas luftës, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e një mijë e 643 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës është ndër trashëgimitë më të dhimbshme të saj dhe ndriçimi i fatit të të zhdukurve vlerësohet si një nga kushtet për ripajtim dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>