Koment: Presidenti i ri i Kosovёs nёn hijen e refuzimit

Hashim Thaçi vjen nё krye tё shtetit, kur ky duket mё i pёrçarё se kurrё. Nёse ai nuk ia del t’i nxisё forcat politike pёr kompromise, kaosi ёshtё i paraprogramuar, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

hashimi GargameliNuk ёshtё ogur i mirё pёr njё vend, kur zgjedhja e presidentit eklipsohet prej protestёs masive: forca policie dhe snajperistё rreth godinёs parlamentare, gazlotsjellёsi i opozitёs nё sallёn plenare dhe rrugёt e mbushura me protestues qё duan ta parandalojnё kёtё zgjedhje. Kёtё imazh ofroi Kosova nё ditёn qё Hashim Thaçi, deri mё tani kryetar i partisё mё tё madhe popullore PDK, ish-kryeministёr dhe aktualisht ministёr i Jashtёm, u zgjodh pёr postin mё tё lartё tё shtetit. Ish-udhёheqёsi i UҪK i cilёsuar si hero popullor dhe kryeministёr i pavarёsisё pёr njё dekadё ka luajtur fijet e politikёs nё Kosovё. Bilanci ёshtё pёr fat tё keq i zymtё: shpёrthime dhune, konflikt serbo-shqiptar ende i pazgjidhur, krime lufte tё pazbardhura, korrupsion galopant, varfёri e skajshme, emigracion masiv.

Thaҁit do t’i duhet gjithashtu ta pёrfaqёsojё Kosovёn nё kohёn kur frontet pozitё opozitё janё tё ngrira dhe Kosova faktkisht qё pas zgjedhjeve parlamentare mё 2014 duket se nuk mund tё qeveriset. Parlamenti pёr muaj ёshtё paralizuar prej tri partive tё opozitёs. Partia mё e madhe opozitare Vetёvendosja, qё kundёrshton pavarёsinё e kushtёzuar, dialogun me Serbinё dhe tё drejtat pёr mё shumё autonomi tё serbёve nё Kosovё, pёrdor gazin lotsjellёs si mjet pёr arritjen e qёllimeve tё saj. Qysh nga janari pёrmes protestave masive nё rrugё Vetёvendosja, AAK dhe Nisma synojnё tё imponojnё zgjedhjet e parakohshme.

Pa orientim dhe tё pёrҁarё

Zgjedhjet e reja vёrtetё qё mund t’i pёrzienin kartat nga e para, por ato nuk do tё mund tё sjellin hovin e shpresuar pёr reformat, qё i ka aq tё nevojshme vendi: Asnjёra nga partitё popullore (PDK e LDK) nё koalicionin qeverisёs dhe as patitё nё opozitё („Vetëvtevendosja“, „Allianz für die Zukunft Kosovos“ und „Nisma“) deri tani nuk kanё dhёnё pёrgjigjet e duhura pёr zgjidhjen e problemeve thelbёsorё qё preokupojnё qytetarin. Ato vazhdojnё tё mbeten tё mbёrthyera nё darёn e luftёs sё egёr pёr pushtet. Asnjёra palё nuk ka ofruar deri mё tani opcione konstruktive pёr daljen nga ngёrҁi poltik. Kosova dhe elita drejtuese e saj duken tani pa shpresё tё pёrҁara si kurrё mё parё.

Figurё integruese me shumё pikёpyetje

Por Kosova nuk ka alternativё: vetёm elita politike mundet dhe duhet t’i gjejё zgjidhjet mes vedi. Njё kontribut tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim duhet tё japё presidenti i sapozgjedhur Thaçi. Por ёshtё e dyshimtё nёse ai do t’ia dalё t’i bindё pёr arsyen forcat politike nё vend. Thaçi konsiderohet si autokrat, klientelist, konfliktnxitёs nё raport me kundёrshtarin dhe sipas opozitёs ai nuk mund tё jetё figurё integruese. Gjithashtu ai pёrflitet edhe pёr korrupsion e lidhje me krimin e organizuar. Emri i tij madje lakohet edhe nё raportin e Kёshillit tё Europёs lidhur me tregtinё ilegale tё organeve dhe vrasjet me porosi gjatё luftёs sё Kosovёs. Nё fakt tё gjitha kёto akuza nuk janё zbardhur ende nga drejtёsia. Tetёmbёdhjetё vjet pas luftёs Kosova ende nuk ёshtё pёrballur me tё shkuarёn e vёshtirё tё saj. Me gjasё vet elita politike nё vend nuk ka interes pёr zbardhjen juridike tё krimeve tё pandehura tё luftёs, kjo sepse me gjasё nё listat e hetimit tё Gjykatёs Speciale pёrfshihen edhe emrat e disa prej figurave drejtuese tё pozitёs dhe opozitёs.

Dialogu nё politikёn e brendёshme domosdoshmёri

Shumё nga protagonistёt nё skenёn politike sot kanё qenё luftёtarё, qё populli i quan heroj tё pavarёsisё. Por ёshtё njё dёshtim i turpshёm qё kёta “heroj popullorё” nuk janё nё gjendje sot tё veprojnё bashkarisht nё mёnyrё racionale pёr ta pёrkryer procesin e shtetformimit tё Kosovёs. Nёse politika e ka seriozisht me pavarёsinё, ajo duhet t’u pёrgjigjet detyrimeve tё brendёshme dhe atyre ndёrkombёtare tё saj. E kёtu bёjnё pjesё dialogu nё politikёn e brendshme, mё shumё tё drejta minoritetit serb nё Kosovё dhe kompromiset e dhimbshme me Serbinё. Nёse Thaçi do ta prezantojё me sukses vendin e tij ai duhet t’i orientojё forcat politike dhe qyetaret e qytetarёt e Kosovёs drejt diaogut dhe kompromiseve. Nёse ai nuk ia del kёsaj, kaosi ёshtё i paraprogramuar dhe pavarёsia rrezikon tё mbetet e papёrkryer. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>