Kosovë: Akuzë ndaj katër deputetëve të opozitës

kuvendi i ksProkuroria Themelore në Prishtinë, ngriti të mërkurën aktakuzë, kundër katër deputetëve të parlamentit të Kosovës nën dyshimet për vepra penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nga lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  akuzohen që secili veç e veç për vepra penale.

Trembëdhjetë deputet të partive opozitare përballen me akuza, arrest shtëpie apo detyrime tjera ligjore lidhur me veprimet e tyre në parlament gjatë tre muajve të fundit. Ata hodhën gaz lotsjellës në të paktën shtatë raste për të penguar punën e parlamentit në përpjekje për të shtuar trysninë e tyre ndaj qeverisë për anulimin e marrëveshjes me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij kanë përshkuar protestat ndaj këtyre marrëveshjeve të cilat sipas opozitës cenojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Qeveria u ka bërë thirrje partive opozitare që të hapin dialogun, ndërsa është zotuar se do të pres dhe do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, zbatimi i së cilës është pezulluar në pritje të këtij vendimi. Qeveria është shprehur e gatshme që duke përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë, të diskutojë lidhur me shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi.

Opozita kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga këto marrëveshje, referendum ose zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor, ndërsa Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën të hënën më 14 dhjetor. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>