Kryeministri Albin Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, para fillimit të forumit, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

 

Sipas njoftimit të Qeverisë tema qendrore të takimit ishin dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale, teksa në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

“Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, njofton zyra e kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se për zhvillimet e fundit në veri të vendit, kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

 

Në Paris u takuan Kurti e Borell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell janë takuar tashmë në Paris. Ky takim i paralajmëruar më herët vjen pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës dhe pas propozimit franko-gjerman që u është dhënë palëve në dialog.

Pamjet nga ky takim i ka publikuar Shërbimi Audiovisual i Komisionit Evropian.

E për këtë takim kishte paralajmëruar më herët edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter. “BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>