Kurti: Reciprociteti për letërnjoftime fillon me 1 shtator

KurtiKryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të ndërrojnë targat e automjeteve në RKS. Këtë thirrje kryeministri Kurti e bëri nga Mbledhja e Qeverisë, në fjalën hyrëse të tij.

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila filloi në ora 10:00, Kurti tha se reciprociteti me palën serbe për targat dhe letërnjoftime do të fillojë të zbatohet më 1 shtator, ai tha se ekzekutivi po përballet me lajme të rreme për këtë çështje.

“Konvertimi i targave të automjeteve nga ilegale në RKS i shërben rendit, ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve mund të përfitohet nga lirimi nga taksa doganore, taksa administrative, tarifa për targën etj, që në vlerë totale kapin shifrën rreth 5 mijë euro”, tha Kurti.

Ai tha se nuk është e vërtetë që serbëve do t’iu konfiskohen dokumentet në kufi në këmbim me ato të Kosovës për hyrje dalje. “Dokumenti në hyrje dalje është dokument shtesë dhe pa pagesë”.

“Dezinformimi sot paraqet rrezik për sigurinë kombëtare… Ju bëj thirrje edhe njëherë që të përcillni me vëmendje njoftimet nga Qeveria jonë, t’i verifikoni burimet e lajmeve dhe mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin. Fushata jonë e informimit për regjistrimin e tabelave të veturave nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit, kur edhe do të rifillojmë së zbatuari edhe dy vendimet”, tha kreu i ekzekutivit.

Ja vendimet e Qeverisë së Kosovës:

Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Ndërkaq përmes një vendimi tjetër, Qeveria mundëson regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>